BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s

Written by

in

Sipas BQK-së, me miratimin e këtij ligji plotësohet një nga kushtet kryesore legjislative, duke i hapur rrugë vazhdimit të procesit të nisur me paraaplikimin në vitin 2024.

“Pas hyrjes së Ligjit në fuqi, BQK-ja do të nxjerrë rregulloret përkatëse që burojnë prej tij dhe do të finalizojë përditësimin teknik të aplikimit, duke reflektuar edhe ndryshimet e ndërkohshme në legjislacionin evropian, në koordinim me institucionet përkatëse të BE-së”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Banka Qendrore ka bërë të ditur se pas përmbylljes së këtyre hapave, aplikimi do të dorëzohet për shqyrtim sipas procedurave dhe afateve të institucioneve kompetente evropiane.

Ndërkohë, BQK-ja, në bashkëpunim me sektorin bankar, po vazhdon përgatitjet për zbatimin e skemave të pagesave SEPA.

BQK-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar që procesi të avancojë sa më shpejt, duke siguruar përmbushjen e kërkesave përkatëse dhe koordinimin me institucionet evropiane.

Sipas BQK-së, përfshirja e Kosovës në SEPA do t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës pagesa ndërkufitare në euro më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më të ulët, me kursime të vlerësuara në mbi 55 milionë euro në vit.

Burimi: RTKLive