Gjermania po luan aktualisht në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të raundit të pestë të Ligës së Kombeve, ku po triumfon me rezultat 3-1.
Në një ndeshje ku ‘Pancerat’ kanë shfaqur dominimin absolut që nga minuta e parë, ‘valles’ së golave i është bashkuar edhe Brajan Gruda.
Futbollisti shqiptar realizoi në minutën e 50-të për ta çuar në 3-0 epërsinë e mysafirëve, pas një asistimi nga Joshua Kimmich.
Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Gjermanisë në atë që është gjithashtu edhe debutimi i tij me fanellën e ekipit kombëtar gjerman./Telegrafi/