
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë bilancet për muajin tetor të këtij viti.
Sipas një njoftimi për media, ky institucion ka publikuar shifrat e veprave penale dhe të arrestimeve që janë kryer gjatë kësaj periudhe kohore.
Brenda një muaji në këtë rajon janë kryer 31 raste të vjedhjeve, kurse 16 të tjera të vjedhjeve të rënda.
Për dallim nga muaji tetor i vitit 2025, gjatë këtij viti ka shënuar rritje numri i rasteve të dhunës në familje.
Derisa, në tetor të vitit të kaluar brenda një muaji ishin raportuar 19 raste të dhunës në familje, gjatë këtij viti, në të njëjtin muaj janë raportuar 38 raste.
Prej veprave të tjera që kanë ndodhur gjatë këtij muajit janë 35 raste të lëndimit të lehtë trupor dhe një tjetër i lëndimit të rëndë trupor, 21 raste të kanosjes, dy të shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe 11 raste të posedimit ilegal të armëve.
Derisa, gjatë tetorit 2026, janë kryer gjithsej 154 arrestime, prej tyre 106 me urdhër gjykate dhe 48 sipas autorizimeve policore. /klankosova.tv