
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, duke theksuar se një ndër prioritetet do të jetë mbështetja për kategoritë e shoqërisë që nuk janë pjesë e tregut të punës.
Gjatë diskutimit për projektbuxhetin, Murati tha se synimi është që mbështetja të orientohet te këto grupe shoqërore.
Ai bëri të ditur se Kosova vitin e ardhshëm do të ketë 8 për qind të Bruto Produktit Vendor, pa dhënë në deklaratën e tij më shumë detaje rreth kësaj shifre.
Sipas tij, qëllimi është që planifikimi të bëhet në mënyrë më të mirë, në mënyrë që të sigurohet edhe ekzekutimi më i mirë i projekteve.
Murati shtoi se, nëse tejkalohen sfidat globale, Kosova do të ketë një periudhë më të qetë.