Manchester United është pranë shkarkimit të trajnerit Michael Carrick, pas rezultateve të dobëta që e kanë dërguar skuadrën në zonën e rënies nga Liga Premier.
Sipas mediumit britanik “The Athletic”, drejtuesit e klubit kanë nisur të shqyrtojnë kandidatët për pasuesin e tij, ndërsa vendimi mund të merret para ndeshjes me Liverpoolin, që zhvillohet më 22 nëntor në “Anfield”.
Në mesin e emrave që përmenden për ta marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” janë Mauricio Pochettino, aktualisht përzgjedhës i SHBA-së, Eddie Howe, ish-trajner i Newcastle Unitedit, dhe Julian Nagelsmann, përzgjedhës i Gjermanisë.
Carrick është nën presion prej disa javësh. Pas humbjes 3-0 nga Bournemouthi, drejtuesit vendosën t’i japin edhe tri ndeshje kohë, por në këtë periudhë Unitedi regjistroi vetëm një fitore, ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, si dhe barazimin 4-4 me Aston Villën.
I emëruar trajner i përhershëm në maj, Carrick kishte përfunduar sezonin e kaluar në vendin e tretë, pasi grumbulloi 39 pikë në 17 ndeshje.
Megjithatë, këtë edicion skuadra ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e para në Ligën Premier dhe është eliminuar nga Kupa e Ligës prej Brightonit.
Për momentin nuk ka vendim zyrtar për shkarkimin e tij, por e ardhmja e Carrickut në “Old Trafford” duket gjithnjë e më e pasigurt. /Telegrafi/