Category: Lajme

  • Vetëm një gol larg shifrës 300, Ronaldinho pritet të rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare

    Vetëm një gol larg shifrës 300, Ronaldinho pritet të rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare

    Vetëm një gol larg shifrës 300, Ronaldinho pritet të rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare

    Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të rikthehet në fushat e blerta në moshën 46-vjeçare, duke i dhënë fund pensionimit nga futbolli profesionist.

    Sipas informacioneve të publikuara, ish-ylli i Barcelonës ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën italiane Ravenna, e cila garon në kategorinë e tretë të futbollit italian.

    Marrëveshja parasheh një rol të dyfishtë për Ronaldinhon, i cili pritet të jetë pjesë e klubit si futbollist, por edhe si investitor.

    Braziliani pritet të paraqitet në derbin rajonal ndaj Forlì FC, në stadiumin “Bruno Benelli”. Kjo ndeshje mund të shënojë rikthimin e tij në fushë dhe t’u japë tifozëve mundësinë ta shohin sërish në aksion njërin prej futbollistëve më spektakolarë të historisë së futbollit.

    Një tjetër detaj interesant lidhet me shifrat e karrierës së tij. Sipas të dhënave të publikuara, Ronaldinho ka realizuar 299 gola me klubet dhe përfaqësuesen e Brazilit, duke qenë vetëm një gol larg kuotës simbolike prej 300 realizimeve.

    Paraqitjen e fundit zyrtare në futbollin profesionist e kishte në vitin 2015, kur ishte pjesë e Fluminense. Rikthimi i mundshëm në moshën 46-vjeçare do të ishte një kapitull i veçantë në karrierën e legjendës braziliane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Only one goal away from 300, Ronaldinho is expected to return to the field at 46 years of age

    Brazilian football legend Ronaldinho is expected to return to the green fields at 46 years of age, ending retirement from professional football.

    According to published information, the former Barcelona star has signed agreements with Italian team Ravenna, who competes in the third category of Italian football.

    The deal envisions a double role for Ronaldinho, which is expected to be part of the club as a football player but also as an investor.

    Brazilian is expected to appear at regional derby to Forl ‘% FC, at Bruno Bellelli Stadium. This match could mark his return to the field and give fans the opportunity to see one of the most spectacular football players in football history again in action.

    Another interesting detail relates to his career figures. According to published data, Ronaldinho achieved 299 goals with Brazil clubs and representatives, being only one goal away from the symbolic quota of 300 realisations.

    The last official presentation in professional football was in 2015, when it was part of Fluminense. Possible recovery at 46 years of age would be a special chapter in the Brazilian legend’s career.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Jordania dënon me vdekje tre persona për sulmin në një kishë ku u vranë nëntë njerëz

    Jordania dënon me vdekje tre persona për sulmin në një kishë ku u vranë nëntë njerëz

    Gjykata e Sigurisë së Shtetit në Jordani ka dënuar me vdekje tre persona për sulmin e kryer muajin e kaluar në një kishë në provincën Karak, ku mbetën të vrarë nëntë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

    Vendimi është shpallur të dielën, ndërsa është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve Petra, raporton Reuters.

    Tre të dënuarit janë shpallur fajtorë për disa vepra penale, përfshirë kryerjen e akteve terroriste që kanë shkaktuar vdekje, posedimin e armëve dhe municionit për qëllime terroriste, si dhe promovimin e ideologjisë së një grupi terrorist.

    Vendimi mund të apelohet dhe do t’i nënshtrohet edhe shqyrtimit automatik nga Gjykata e Kasacionit.

    Sulmi ndodhi më 23 tetor, gjatë një ceremonie mortore në një kishë ortodokse greke në fshatin Hamoud, në provincën jugore të Karakut. Persona të armatosur hapën zjarr, duke vrarë nëntë njerëz dhe plagosur 34 të tjerë, sipas autoriteteve.

    Ky ishte një sulm i rrallë ndaj pakicës së krishterë në Jordani.

    Tre të dyshuarit u arrestuan më 26 tetor, pas një shkëmbimi zjarri me forcat e sigurisë në një shtëpi të braktisur në Karak. Të tre u plagosën gjatë operacionit, ndërsa asnjë pjesëtar i forcave të sigurisë nuk u lëndua.

    Pas arrestimeve, Jordania ndërmori sulme ajrore në jug të Sirisë kundër grupeve që i lidhte me sulmin në kishë. Autoritetet siriane njoftuan se nga këto sulme u vranë shtatë persona, përfshirë tre fëmijë dhe një grua.

    Më vonë, Jordania pranoi se sulmet ajrore kishin shkaktuar edhe viktima civile. Të dy vendet u pajtuan për krijimin e një komiteti të përbashkët të sigurisë, i cili do të shqyrtojë incidentin dhe pasojat e tij.

    Burimi: Dukagjini

  • Hugo Lloris shkruan historinë, bëhet francezi i parë me shifër rekorde

    Hugo Lloris shkruan historinë, bëhet francezi i parë me shifër rekorde

    Hugo Lloris shkruan historinë, bëhet francezi i parë me shifër rekorde

    Hugo Lloris ka hyrë në histori të futbollit francez, duke u bërë lojtari i parë nga Franca që arrin shifrën e 1000 ndeshjeve në karrierën profesioniste.

    Portieri 39-vjeçar e arriti këtë rekord më 26 tetor, në derbin ndaj LA Galaxy, që përfundoi me rezultat 2-2. Një moment historik për ish-kapitenin e Francës, i cili vazhdon të jetë aktiv në futbollin profesionist.

    Deri më tani, Lloris ka regjistruar gjithsej 1001 paraqitje, prej të cilave 856 në nivel klubesh dhe 145 me fanellën e Kombëtares së Francës.

    Një karrierë e jashtëzakonshme dhe një tjetër dëshmi e jetëgjatësisë së një prej portierëve më të njohur të gjeneratës së tij.

  • Hodhën vezë dhe sende të forta ndaj eskortës së kryeministrit Rama, kapen dy persona në Durrës

    Hodhën vezë dhe sende të forta ndaj eskortës së kryeministrit Rama, kapen dy persona në Durrës

    Hodhën vezë dhe sende të forta ndaj eskortës së kryeministrit Rama, kapen dy persona në Durrës

    Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht pas një incidenti të ndodhur në një aks rrugor në afërsi të Durrësit.

    Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, personat e prangosur janë E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

    Ndërkohë, nëntë persona të tjerë, tetë banues në Tiranë dhe një në Fier, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

    Ngjarja është regjistruar më 14 nëntor 2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras. Sipas policisë, personat e përfshirë kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin në rrugë, ndërsa kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve që transportonin personalitete të larta shtetërore.

    Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

  • Sulmohen anije tregtare në Detin e Zi

    Sulmohen anije tregtare në Detin e Zi

    Kryeministri rumun, Luca Niculescu ka thënë se gjatë së premtës dhe së shtunës, tri anije tregëtare të cilat gjindeshin në afërsinë e kanalit Surina, në Detin e Zi, janë goditur nga fluturake pa pilot.

     Ai shtoi edhe se dy prej anijeve të sulmuara, evia petrol V, dhe Marsol 4 u sulmuan kur ishin vetëm 7 apo 8 kilometra largë kanalit Sulina, brenda ujërave territoriale të Rumanisë. Edhe pse zyrtarët Rumun, nuk fajësuan Rusinë për këto sulme, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ata thanë se sulmet reflektojnë çrregullimin e mëtejmë të situatës së sigurisë si pasojë e agresionit të pandalur Rus ndaj UKraines.

    Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Rumanisë Radu Oprea ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të takohet me homologët e tij nga vendet tjera të NATO-s dhe se do të kërkon ndihmë ushtarake nga partnerët, përfshirë mjete për luftë kundër fluturakeve pa pilot dhe patrolla ajrore të aeroplanëve të specializuar për mbikqyrje.

    Sulmet e fundjavës, janë vetëm sulmet e fundit në serinë e incidenteve të ngjashme në Detin e zi ku, me javë, fluturake pa pilot sulmojnë anije tregëtare në afërsinë e brigjeve rumune apo bullgare.

    Sulmet kanë nxitur zyrtarët e dy vendeve si dhe një numër të diplomatëve të fillojnë të kërkojnë përgjigje më të fuqishme ndaj incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

    Burimi: RTKLive

  • Trade ships attacked in the Black Sea

    Romanian Prime Minister Lucas Nicuescu has said that during Friday and Saturday, three merchant ships that were found near the Surina Canal in the Black Sea have been hit by flightless butterflies.

     He added that two of the ships attacked, evia petrol V, and Marsol 4 were attacked when there were only 7 or 8 kilometers away from the Sulina Canal, within Romania’s territorial waters. Even though Romanian officials did not blame Russia for these attacks directly, they said the attacks reflect the latest security situation disorder as a result of unhindered Russian aggression against UKraines.

    Romania’s Defence Minister Radu Oprea, meanwhile, has indicated that during the coming days he will meet with his counterparts from other NATO countries and that he will seek military assistance from partners, including tools for combat against flying butterflies and air patrols of specialised aircraft for monitoring.

    The weekend attacks are only the latest attacks in a series of similar incidents in the Black Sea where, for weeks, flightless pilots attack merchant ships in the vicinity of the Romanian or Bulgarian coasts.

    The attacks have prompted officials of the two countries, as well as a number of diplomats, to begin seeking stronger answers to similar incidents in the future.

    Source Layer: RTKLive

  • Forcat qeveritare të Jemenit tërhiqen nga zona pranë ngushticës Bab el-Mandeb

    Forcat qeveritare të Jemenit tërhiqen nga zona pranë ngushticës Bab el-Mandeb

    Forcat qeveritare të Jemenit kanë njoftuar të dielën tërheqjen nga zona pranë ngushticës Bab el-Mandeb, me qëllim përqendrimin në mbrojtjen e bazës së tyre kryesore në Aden.

    Ky zhvillim përbën një goditje për fushatën e mbështetur nga Arabia Saudite kundër rebelëve Houthi, të cilët mbështeten nga Irani, transmeton Telegrafi.

    Njoftimi sinjalizon përfundimin e mundshëm të kundërofensivës gjashtëjavore të qeverisë, e cila synonte rimarrjen e bregdetit pranë hyrjes së Detit të Kuq. Kjo zonë ishte marrë nën kontroll nga Houthit në shtator, gjatë një avancimi të shpejtë që ndikoi në eksportet e naftës.

    Tërheqja e forcave qeveritare mund të hapë rrugën për përparime të reja të Houthive drejt Adenit, ndërsa nxjerr në pah vështirësitë me të cilat po përballet Arabia Saudite në përpjekjet për të ndalur sulmet me dronë dhe raketa ndaj territorit të saj.

    Forcat qeveritare janë vendosur në Aden, në bregdetin jugor të Jemenit, që nga viti 2015, kur Houthit morën kontrollin e kryeqytetit Sanaa.

    Përparimet e Houthive në Jemen, si dhe sulmet e tyre ndaj Arabisë Saudite dhe anijeve në Detin e Kuq gjatë muajve të fundit, kanë forcuar pozicionin e Iranit në konfliktin më të gjerë në Lindjen e Mesme, të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në shkurt.

    “Forcat e Armatosura Jugore njoftojnë zbatimin e një operacioni për ripozicionimin e trupave nga aeroporti Dhubab dhe zona e Bab el-Mandebit, në perëndim të provincës Taiz”, thuhet në deklaratën e forcës kryesore ushtarake që lufton në mbështetje të qeverisë jemenase në jug të vendit.

    “Ky hap ndërmerret duke pasur si përparësi sigurinë e kryeqytetit Aden dhe provincave fqinje, si dhe forcimin e vijave të frontit dhe përballjen me kërcënimet ekzistuese”, thuhet më tej në deklaratë.

    Deri më tani, Houthit dhe Arabia Saudite, aleati kryesor ndërkombëtar i qeverisë jemenase, nuk kanë reaguar ndaj njoftimit për tërheqjen. /Telegrafi/