Category: Lajme

  • Ishin kthyer në tmerr për banorët, katër shqiptarë dënohen me nga tre vjet burg në Francë

    Ishin kthyer në tmerr për banorët, katër shqiptarë dënohen me nga tre vjet burg në Francë

    Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me nga tre vjet burgim në Francë, pasi dyshohen për një seri vjedhjesh në banesa në rajonin e Haut-Rhin dhe në disa zona përreth. Grupi, i cili kishte shkaktuar shqetësim te banorët për shkak të vjedhjeve të përsëritura, u zbulua pas një hetimi disa javësh nga xhandarmëria franceze.

    Sipas gazetës franceze Remiremont Vallées, katër të dyshuarit, të gjithë rreth të 30-ave, dyshohet se kishin vepruar si grup i organizuar, duke hyrë në shtëpi dhe duke marrë bizhuteri, ora, para të gatshme dhe pajisje elektronike. Në disa raste, ata kishin dëmtuar dritaret dhe grilat e banesave, ndërsa ambientet e brendshme i kishin lënë tërësisht të përmbysura.

    Hetimet u zhvilluan nga njësia e kërkimeve e xhandarmërisë në Colmar, e cila për disa javë kishte vëzhguar lëvizjet e të dyshuarve, kishte analizuar të dhënat telefonike dhe kishte mbledhur dëshmi. Gjithashtu, hetuesit kishin ndjekur një automjet Audi që dyshohej se përdorej nga grupi gjatë lëvizjeve të tij.

    Pavarësisht ndërrimit të automjeteve, numrave të telefonit dhe vendeve të qëndrimit, policia arriti t’i lidhte katër shqiptarët me 18 raste të dyshuara të veprimtarisë kriminale.

    Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua më 6 nëntor 2026, në një objekt akomodimi në Mortagne, në rajonin Vosges. Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan rreth 20 mijë euro para të gatshme, një numër të madh bizhuterish dhe disa telefona mobilë.

    Para Gjykatës së Colmarit, katër të akuzuarit i kundërshtuan në masë të madhe pretendimet ndaj tyre. Megjithatë, gjykata vlerësoi provat e mbledhura gjatë hetimeve, përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet policore dhe dëshmitë.

    Në përfundim të procesit, gjykata vendosi t’i dënojë të katër me nga tre vjet burgim, me mbajtje të menjëhershme në burg. Po ashtu, ndaj tyre u shqiptua edhe ndalimi i përhershëm i hyrjes në territorin francez, i cili do të zbatohet pas përfundimit të dënimit.

    Autoritetet kanë konfiskuar sendet e sekuestruara gjatë operacionit, ndërsa objektet e vjedhura që janë identifikuar do t’u kthehen pronarëve. Të dënuarit gjithashtu duhet t’i dëmshpërblejnë viktimat për humbjet e shkaktuara.

    Rasti kishte shkaktuar shqetësim të madh te banorët e zonës, disa prej të cilëve kanë treguar se pas vjedhjeve kishin vazhduar të ndiheshin të pasigurt edhe brenda shtëpive të tyre./Telegrafi/

  • Biden e cilëson Zelenskyn mosmirënjohës, ndërsa Putinin e krahason me një adoleshent në librin e tij të kujtimeve

    Biden e cilëson Zelenskyn mosmirënjohës, ndërsa Putinin e krahason me një adoleshent në librin e tij të kujtimeve

    Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka zbuluar detaje nga marrëdhëniet e tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, në librin e tij të kujtimeve me titull Promise Me, America.

    Në librin që pritet të publikohet më 17 nëntor, Biden përshkruan tonin që përdorte Putin gjatë takimeve, duke e cilësuar atë si të pakëndshëm dhe shpesh të papjekur, transmeton Telegrafi.

    Në veçanti, ish-presidenti amerikan shkruan se udhëheqësit rus i pëlqente të rrinte i mbështetur në karrige gjatë takimeve, duke u shtirur si indiferent, “sikur të ishte një adoleshent”.

    Biden ka folur gjithashtu për përvojën e tij në bashkëpunimin me Zelenskyn. Sipas tij, përvoja e presidentit ukrainas në aktrim “rezultoi të ishte një përgatitje shumë e mirë” për ushtrimin e detyrës së tij politike.

    Megjithatë, ish-presidenti amerikan shkroi se Zelensky mund të ishte me humor të ndryshueshëm dhe kokëfortë gjatë bisedave private, si dhe “jo aq mirënjohës sa do të kisha pritur”.

    Në kujtimet e tij, Biden zbuloi edhe se anëtarë të ekipit të presidentit aktual amerikan, Donald Trump, i kishin kërkuar të nënshkruante një letër që do t’u mundësonte atyre të negocionin drejtpërdrejt me Putinin përpara se Trump të merrte sërish detyrën.

    Biden tha se e kishte refuzuar kërkesën, pasi nuk dëshironte t’u jepte atyre “autorizim të pakufizuar” për atë që, sipas pritjeve të tij, do të mund të përfundonte si një lloj kapitullimi në dëm të Ukrainës. /Telegrafi/

  • Biden names Zelensky ungrateful, while Putin compares him to a teenager in his book of memories

    Former US President Joe Biden has uncovered details from his dealings with Ukrainian President Voldymyr Zelensky, and Russian President Vladimir Putin in his book of memories entitled Promise Me, America.

    In the book, which is expected to be published on November 17th, Beden describes Putin’s tone during the meetings, labeling it unpleasant and often immature, the telegram broadcast.

    In particular, the former U.S. president writes that Russian leaders liked to be sitting on chairs during meetings, pretending to be indifferent, as if he were a teenager.

    Beden has also talked about his experience in co-operation with Zelensky. According to him, the Ukrainian president’s experience in acting resulted in a very good preparation for his political duty.

    However, the former US president wrote that Zelensky could be moody and stubborn during private conversations, and not as grateful as I would have expected.

    In his memories, Beden also found that members of the current American president’s team, Donald Trump, had been asked to sign a letter that would enable them to negotiate directly with Putin before Trump took office again.

    Biden said he refused the request because he did not wish to give them unlimited authorisation for what, according to his expectations, could end up as a kind of capitulation at the expense of Ukraine. /Telegraphy/

  • Raportohet se ish-ministri Astrit Haraqija u arrestua në aksionin “Heshtja” – dyshohet për trafikim të kokainës

    Raportohet se ish-ministri Astrit Haraqija u arrestua në aksionin “Heshtja” – dyshohet për trafikim të kokainës

    Raportohet se ish-ministri Astrit Haraqija u arrestua në aksionin “Heshtja” – dyshohet për trafikim të kokainës

    Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, raportohet se është arrestuar të shtunën në mbrëmje, në kuadër të një operacioni anti-drogë të Policisë së Kosovës, të koduar me emrin “Heshtja”.

    Raportohet se Haraqija është arrestuar së bashku me pesë persona të tjerë, nën dyshimet për përfshirje në një grup të organizuar të trafikimit të narkotikëve.

    Grupi i dyshuar kriminal, pjesë e të cilit raportohet se ishte edhe ish-ministri, dyshohet se merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike të llojit kokainë.

    Gjatë operacionit, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar 1.6 kilogramë kokainë, me vlerë të mundshme në treg prej rreth 111 mijë eurosh.

    Sipas Policisë, operacioni ishte rezultat i një hetimi të gjatë, të zhvilluar përmes masave të veçanta hetimore, i cili dyshohet se ka zbardhur funksionimin e një grupi me strukturë të organizuar dhe nivele të qarta hierarkike.

    Deri më tani, bëhet fjalë për dyshime dhe arrestime, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarve duhet të vërtetohet nga organet e drejtësisë.

    Burimi: Sinjali

  • Former Minister Astrit Haraqi was reportedly arrested in the action issue suspected of smuggling cocaine

    Former Culture Minister Astrit Haraqi, reportedly has been arrested Saturday evening, within the framework of an anti-drug operation by the Kosovo Police codenamed issue.

    It is reported that Harakia has been arrested along with five other people, under suspicion of involvement in an organised narcotics trafficking group.

    The alleged criminal group, part of which was reportedly the former minister, allegedly dealt with trafficking and distribution of narcotics substances of the type of cocaine.

    During the operation, Kosovo Police have reported that 1.6kg of cocaine, worth possible in the market of about 111 thousand euros, have been seized.

    According to the police, the operation was the result of a long-standing investigation conducted through specific investigative measures, which allegedly made the operation of an organised structure group and clear hierarchical levels.

    So far, it is about suspicion and arrests, while the criminal responsibility of the suspects must be proven by the justice organs.

    Source Layer: Signal

  • 24 kilogramë më pak në 48 javë – ilaçi i ri i Lillyt ul edhe dëshirën për ëmbëlsira e alkool

    24 kilogramë më pak në 48 javë – ilaçi i ri i Lillyt ul edhe dëshirën për ëmbëlsira e alkool

    24 kilogramë më pak në 48 javë – ilaçi i ri i Lillyt ul edhe dëshirën për ëmbëlsira e alkool

    Kompania farmaceutike amerikane Eli Lilly ka prezantuar rezultate premtuese nga një kombinim i ri i dy ilaçeve kundër obezitetit, i cili në një studim ka ndihmuar pacientët të humbin mesatarisht deri në 23.3 për qind të peshës trupore brenda 48 javësh.

    Kombinimi, i quajtur EloraTZP, përfshin tirzepatidin, substancën aktive të ilaçit Zepbound, dhe eloralintidin, një medikament eksperimental që vepron mbi mekanizmat hormonalë të ngopjes.

    Sipas të dhënave të prezantuara nga kompania në konferencën ObesityWeek në Uashington, pacientët me obezitet dhe diabet të tipit 2 humbën deri në 23.3 për qind të peshës së tyre pas 48 javësh trajtim. Për një person me peshë fillestare prej 105 kilogramësh, kjo përkthehet në rreth 24.5 kilogramë më pak.

    Rezultatet përfshijnë edhe përmirësime në treguesit shëndetësorë. Deri në 60 për qind e pjesëmarrësve nuk i plotësonin më kriteret për obezitet, ndërsa deri në 77 për qind arritën nivele normale të sheqerit në gjak.

    Një tjetër aspekt i studimit lidhet me ndryshimin e marrëdhënies me ushqimin. Rreth 74 për qind e pacientëve që morën eloralintidin raportuan më pak dëshirë për të ngrënë, veçanërisht për ëmbëlsirat. Gjithashtu, 41 për qind e pjesëmarrësve që konsumonin alkool thanë se kishin reduktuar sasinë e tij, ndërsa gjysma raportuan më pak mendime të vazhdueshme për ushqimin, të njohura si “zhurmë ushqimi”.

    Lilly prezantoi gjithashtu të dhëna për retatrutidin, një tjetër ilaç eksperimental që vepron mbi tri objektiva hormonale. Te pacientët me obezitet dhe apnea të gjumit, trajtimi uli ndërprerjet e frymëmarrjes gjatë natës deri në 60.6 për qind. Ndërsa te personat me artrozë të gjurit, u raportua ulje e dhimbjes me rreth 75 për qind.

    Kompania solli edhe të dhëna për përdorimin e Zepboundit te adoleshentët e moshës 12 deri në 18 vjeç. Pas 72 javësh, indeksi i masës trupore u ul mesatarisht 21.4 për qind dhe më shumë se gjysma e pjesëmarrësve nuk i plotësonin më kriteret e obezitetit.

    Megjithatë, rezultatet e EloraTZP dhe retatrutidit mbeten në fazën e studimeve dhe këto ilaçe nuk janë të aprovuara për përdorim. Të dhënat janë prezantuar nga vetë kompania dhe ende nuk janë publikuar në një revistë shkencore. Efektet anësore të kësaj familjeje medikamentesh, përfshirë të përzierat, diarrenë dhe të vjellat, mbeten një shqetësim i rëndësishëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 40 pounds [24 kg] in 48 weeks ] Lilly’s new drug also reduces the desire for candy and alcohol

    The American pharmaceutical company Eli Lilly has presented promising results from a new combination of two anti – obesity drugs, which in a study has helped patients to lose up to 23.3 percent of their body weight in 48 weeks.

    The combination, called Elora T ZP, includes tyrzepatide, the active substance of the Zepbound drug, and eloralintide, an experimental medicine that operates on hormonal mechanisms of saturation.

    According to data presented by the company at the ObbetyWeek conference in Washington, obesity and Type 2 patients lost up to 23.3 percent of their weight after 48 weeks of treatment. For a person who has an initial weight of 105 pounds [ 105 kg], this is translated into about 245 pounds [24.5 kg] less.

    The results include improvements in health indicators. Up to 60 percent of the participants failed to meet their obesity criteria, while up to 77 percent reached normal blood sugar levels.

    Another aspect of study relates to a change in relationship with food. Some 74 percent of patients who received eloalinthide reported less desire to eat, especially for dessert. Additionally, 41 percent of those who consumed alcohol said that they had reduced its amount, while half reported a steady diet of food known as food cooking.

    Lilly also presented data on the reform, another experimental drug that operates on three hormonal objectives. In patients with obesity and sleep appensities, treatment reduced respiratory shortages at night to 60.6 percent. While knee – arrhesives were reported as a loss of pain by about 75 percent.

    The company also brought information on the use of Zepbound in teenagers aged 12 to 18. After 72 weeks, the body mass index dropped by 21.4 percent, and more than half of the participants no longer met obesity criteria.

    However, the results of Elora TZP and reform are still in the study phase and these drugs are not approved for use. The data was presented by the company itself and has not yet been published in a scientific magazine. The side effects of this family of medications, including nausea, diarrhea, and vomiting, remain an important concern.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mbrëmje spektakli në Ligën e Kombeve, Shqipëria luan për kreun e grupit, Spanja dhe Anglia në superduel

    Mbrëmje spektakli në Ligën e Kombeve, Shqipëria luan për kreun e grupit, Spanja dhe Anglia në superduel

    Mbrëmje spektakli në Ligën e Kombeve, Shqipëria luan për kreun e grupit, Spanja dhe Anglia në superduel

    Ndeshje të mëdha në Ligën e Kombeve

    Liga e Kombeve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së grupeve, ku në program janë disa përballje interesante, me shumë rëndësi për renditjen përfundimtare dhe objektivat e kombëtareve pjesëmarrëse.

    Vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë te Kombëtarja e Shqipërisë, e cila nga ora 18:00 përballet me Bjellorusinë në një ndeshje vendimtare për vendin e parë në Grupin C1.

    Kuqezinjve u mjafton edhe një barazim për ta siguruar kreun e grupit dhe promovimin në Ligën B, ndërsa Bjellorusia kërkon vetëm fitoren për ta kaluar Shqipërinë në renditje. UEFA.com+1

    Në të njëjtën orë, Finlanda do të përballet me San Marinon, në një tjetër ndeshje të Grupit C1.

    Programi nis nga ora 15:00, me dy takimet e Grupit C2: Qipro – Mali i Zi dhe Letoni – Armeni.

    Megjithatë, vëmendja kryesore pritet të jetë në orën 20:45, kur zhvillohen katër përballje të mëdha në Ligën A.

    Belgjika pret Italinë, Franca përballet me Turqinë, Kroacia luan kundër Çekisë, ndërsa Spanja dhe Anglia do të përballen në një duel që pritet të dhurojë spektakël.

    Këto janë të gjitha ndeshjet e sontme:

    Ora 15:00

    Qipro – Mali i Zi
    Letoni – Armeni
    Ora 18:00

    Bjellorusi – Shqipëri
    Finlandë – San Marino
    Ora 20:45

    Belgjikë – Itali
    Francë – Turqi
    Kroaci – Çeki
    Spanjë – Angli

    Burimi: Insajderi

  • Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli

    Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli

    Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli

    Spanja dhe Anglia do të ndeshen sonte në ndeshjen kryesore në Ligën e Kombeve.

    Dy kombëtaret favorite në këtë garë do të përballen nga ora 20:45, duke e bërë mbrëmjen e së dielës një natë magjike të futbollit.

    Kjo ndeshje pritet të jetë një nga më spektakolaret e mbrëmjes, me dy skuadra që synojnë ta dëshmojnë forcën e tyre në arenën evropiane.

    Gjithashtu, ndeshja interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Blegjikës dhe Italisë.  

    Derisa, Franca do ta pret Turqinë në një ndeshje tjetër interesante në kalendarin për përballjet në Ligën e Kombeve.

    Shqipëria luan si mysafire ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Budapest të Hungarisë, ndërsa Finlanda përballet me San Marinon në Bolt Arena, në Helsinki. Kuqezinjtë synojnë ta mbyllin fazën e grupeve me rezultat pozitiv dhe të konfirmojnë paraqitjen e mirë në këtë edicion.

    Ndërkohë, Qiproja përballet me Malin e Zi, e Letonia pret Armeninë, kurse, Kroacia pret Çekinë në Osijek, në një duel ku të dyja kombëtaret synojnë ta përfundojnë sa më mirë këtë fazë të garës.

    Me këto tetë përballje, Liga e Kombeve i afrohet fundit të fazës së grupeve, ndërsa rezultatet e kësaj të diele do të përcaktojnë përfundimisht renditjen dhe fatin e shumë kombëtareve në vazhdim të garës.

  • OBRM-PDUKM: Pas hyrjes së Alta Bankës në Maqedoni, qëndrojnë interesa biznesi të BDI-së dhe LSDM-së

    OBRM-PDUKM: Pas hyrjes së Alta Bankës në Maqedoni, qëndrojnë interesa biznesi të BDI-së dhe LSDM-së

    Partia në pushtet OBRM-PDUKM pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa biznesi të ish-partnerëve qeverisës, LSDM-së dhe BDI-së, duke kërkuar hetim të plotë të transaksioneve dhe rolit të ish-funksionarëve në këtë proces.

    OBRM-PDUKM pretendon se një kompani e lidhur me familjen e një krushku të Ali Ahmetit ka marrë kredi prej pesë milionë eurosh nga “Alta Banka” në Serbi, ndërsa një kompani tjetër e të njëjtit rreth biznesi ka shitur aksione të një banke në Maqedoninë e Veriut te biznesmeni serb Davor Macura.

    Sipas partisë, këto transaksione ngrenë dyshime për lidhje të mundshme mes kreditimit, shitjes së aksioneve dhe marrjes së kontrollit mbi bankën në Maqedoninë e Veriut.

    “Rasti ‘Alta Banka’ është dëshmi e mënyrës së qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, të udhëhequra nga Ahmeti dhe klani Zaev. Për ta, shteti dhe qytetarët nuk kanë qenë të rëndësishëm, ndërsa interesi i vetëm kanë qenë skemat e biznesit, marrëveshjet jotransparente dhe pasurimi i individëve brenda natës”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

    Në qendër të akuzave të VMRO-DPMNE-së është kompania “AS Senjak” nga Kërçova, në pronësi të Selaudin Arifit, të cilin partia e identifikon si krushk të Ali Ahmetit. Sipas kronologjisë së paraqitur në kumtesë, në tetor të vitit 2024 kjo kompani ka blerë një paketë të konsiderueshme aksionesh në Bankën Komerciale të Manastirit.

    OBRM-PDUKM pretendon se në qershor të vitit 2025, një kompani e lidhur me të njëjtin rreth biznesi ka marrë kredi prej pesë milionë eurosh nga “Alta Banka” në Beograd. Tre muaj më vonë, më 17 shtator 2025, sipas partisë, “AS Senjak” ia ka shitur aksionet e saj në bankën e Manastirit biznesmenit serb Davor Macura dhe “Alta Banka”-s, duke mundësuar marrjen e kontrollit mbi bankën, e cila më pas u riemërtua “Alta Banka Maqedoni”.

    Partia në pushtet i lidh akuzat edhe me veprimtarinë e ish-funksionarëve të BDI-së, Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Artan Grubi.

    Sipas OBRM-PDUKM-së, këta ish-funksionarë kanë mbështetur në mënyrë aktive hyrjen e “Alta Banka”-s në sektorin financiar të vendit.