Category: Lajme

  • A e keni vendosur shtratin në vendin e gabuar? Ja si ndikon pozicioni i tij në cilësinë e gjumit

    A e keni vendosur shtratin në vendin e gabuar? Ja si ndikon pozicioni i tij në cilësinë e gjumit

    Pozicioni i shtratit në dhomën e gjumit nuk ndikon vetëm në pamjen dhe organizimin e hapësirës, por edhe në ndjesinë e rehatisë dhe cilësinë e gjumit.

    Ekspertët e dizajnit të brendshëm këshillojnë që organizimi i dhomës të nisë nga vendosja e shtratit, duke marrë parasysh ndriçimin, zhurmat dhe hapësirën për të lëvizur.

    Sipas tyre, është mirë që pjesa e kokës së shtratit të mbështetet në një mur të fortë dhe të qëndrueshëm, pasi kjo krijon ndjesi sigurie. Gjithashtu, rekomandohet që nga shtrati të mund të shihet dera e dhomës, por pa qenë i vendosur drejtpërdrejt përballë saj.

    Lini hapësirë të mjaftueshme për lëvizje

    Një nga gabimet më të zakonshme është vendosja e shtratit në mënyrë që të pengojë kalimin. Ekspertët këshillojnë që të paktën njëra anë e gjatë e tij të jetë lehtësisht e aksesueshme. Në dhomat më të mëdha, është praktike që shtrati të ketë hapësirë të lirë nga të dyja anët, veçanërisht për çiftet.

    Vendosja poshtë dritares nuk është gjithmonë gabim

    Shtrati mund të vendoset edhe poshtë dritares, për sa kohë që kjo nuk ndikon në rehatinë gjatë natës. Para se të zgjidhni këtë pozicion, kontrolloni nëse dritarja izolon mirë, nëse hyn zhurmë nga jashtë apo krijohen korrente ajri dhe ndryshime të temperaturës.

    Perdet cilësore, një kokë shtrati pak më e lartë dhe hapësira e lirë për radiatorin mund ta bëjnë këtë vendosje më praktike.

    Nuk ka prova shkencore për drejtimin nga veriu apo jugu

    Disa besime tradicionale sugjerojnë që shtrati duhet të jetë i orientuar nga veriu ose jugu. Megjithatë, këto këshilla nuk janë mbështetur nga prova të mjaftueshme shkencore. Më të rëndësishme për një gjumë cilësor janë temperatura, ndriçimi, qetësia dhe rehatia.

    Dhoma duhet të jetë e errët, e qetë dhe e freskët

    Sipas Fondacionit Amerikan të Gjumit, ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të pengojë prodhimin e melatoninës, hormonit që ndihmon organizmin të përgatitet për gjumë.

    Edhe Shërbimi Shëndetësor Britanik (NHS) rekomandon që dhoma e gjumit të jetë e errët, e qetë dhe e freskët. Perdet që bllokojnë dritën, maskat për sytë dhe tapat për veshët mund të ndihmojnë në krijimin e kushteve më të mira për pushim. /Telegrafi/

  • Gjykatësja bllokon përkohësisht planin e Trumpit për mbylljen e një fushe golfi në Washington

    Gjykatësja bllokon përkohësisht planin e Trumpit për mbylljen e një fushe golfi në Washington

    Një gjykatëse federale ka bllokuar përkohësisht vendimin e administratës amerikane për mbylljen e një fushe historike golfi dhe parkut përreth saj në Washington DC, ku presidenti Donald Trump planifikonte të kryente rinovime të mëdha.

    Gjykatësja federale Ana Reyes, e cila prej muajsh po shqyrton kundërshtimin ligjor ndaj planeve të presidentit për fushën “East Potomac Golf Links”, ka vendosur se Trump nuk mund ta mbyllë parkun dhe fushën e golfit. Megjithatë, ajo theksoi se administrata nuk është e detyruar të vazhdojë menaxhimin aktiv të tyre.

    Trump, i njohur si pasionant i golfit, ka deklaruar se rinovimi i fushës 106-vjeçare do ta shndërrojë atë në “njërën prej fushave më të mira dhe më spektakolare të golfit kudo në botë”. BBC ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për një koment lidhur me vendimin.

    Në tetor, presidenti e cilësoi fushën aktuale si “Ishulli i Mbeturinave” dhe njoftoi se ajo do t’i nënshtrohej një rinovimi 15-mujor. Sipas tij, projekti do të krijonte një hapësirë që do të mbetej e hapur për publikun, por njëkohësisht do të kishte standarde të larta dhe do të mund të priste turne të nivelit botëror.

    Vendimi i gjykatëses Reyes, i publikuar të shtunën në një dokument prej 30 faqesh, thekson se arsyetimet e administratës Trump për mbylljen e propozuar ishin vetëm një pretekst. Ajo konstatoi se qeveria kishte shkelur të paktën dy ligje federale për të përmbushur një afat kohor të vendosur në mënyrë arbitrare.

    “Qeveria propozon mbylljen e një parku historik, të cilin banorët e Washingtonit, nga të gjitha shtresat shoqërore, e shfrytëzojnë çdo ditë, dhe atë për një periudhë të pacaktuar”, shkroi Reyes, transmeton Telegrafi.

    Ajo shtoi se mbyllja bie ndesh me interesin publik për shfrytëzimin e hapësirave që janë pjesë e parqeve kombëtare. Sipas gjykatëses, administrata nuk kishte paraqitur ndonjë dëm të besueshëm që mund t’i shkaktohej nga një urdhër i përkohshëm për ruajtjen e gjendjes ekzistuese deri në vazhdimin e procedurave gjyqësore.

    Urdhri i saj do të jetë në fuqi deri më 28 nëntor. Përplasja ligjore nisi në shkurt, kur organizata “DC Preservation League” dhe palë të tjera paditën administratën për planet e rizhvillimit të parkut.

    Fusha historike, e vendosur rreth tre kilometra në jug të Shtëpisë së Bardhë, është njëra prej tri fushave publike të golfit që menaxhohen nga Shërbimi i Parqeve Kombëtare (NPS) në kryeqytetin amerikan.

    Çështja u përshkallëzua në tetor, kur NPS-ja nisi prerjen e qindra pemëve pa e njoftuar paraprakisht gjykatësen Reyes. Ajo u informua vetëm 15 orë para fillimit të punimeve.

    Pas prerjes së pemëve, gjykatësja urdhëroi administratën Trump që t’i ndërpriste punimet deri të paktën më 26 tetor dhe që ta njoftonte atë tri ditë pune përpara çdo ndryshimi tjetër të përhershëm në park.

    Pavarësisht pezullimit të punimeve, Trump njoftoi se fusha do të mbyllej për 15 muaj, duke filluar nga 15 nëntori, për t’u mundësuar rinovimet. Ai publikoi gjithashtu një pamje ilustruese të projektit të ri.

    Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, presidenti pretendoi se fusha aktuale ishte e vjetër, e dëmtuar dhe jashtë funksionit. Ai përmendi gjithashtu gjendjen e dobët të pemëve, të cilat sipas tij ishin të rrezikshme dhe të prekura nga sëmundjet, si dhe murin mbrojtës të bregut, për të cilin tha se po shembej.

    Ndërkohë, Reyes ka nisur një hetim të veçantë për të përcaktuar nëse avokatët e Departamentit të Drejtësisë kanë paraqitur informacione të pasakta në gjykatë ose kanë shkelur rregullat etike.

    Hetimi përfshin shqyrtimin nëse njoftimi i vonuar për planet e rinovimit ishte bërë qëllimisht dhe në keqbesim, si dhe nëse avokatët kishin dështuar të korrigjonin deklarata të mëparshme të pasakta apo kishin fshehur informacione.

    Gjykatësja tha se këtë proces do ta zhvillojë me ndihmën e një eksperti të posaçëm të pavarur, i cili do të shqyrtojë veprimet e përfaqësuesve ligjorë të qeverisë. /Telegrafi/

  • The judge temporarily blocks Trump’s plan to close a golf course in Washington

    A federal judge has temporarily blocked the US administration’s decision to close a historic golf course and its surrounding park in Washington DC, where President Donald Trump planned to carry out major renovations.

    Federal Judge Anna Reyes, who has been considering legal opposition to the president’s plans for the East Potomac Golf Links, has decided that Trump cannot close the park and golf course. However, she stressed that the administration is not obliged to continue their active management.

    Trump, known as a golf lover, has declared that renovation of the 106-year-old field will turn it into one of the best and most spectacular golf fields anywhere in the world. The BBC has contacted the White House for a comment on the decision.

    In October, the president named the current field as the waste rule and announced that it would undergo a 15-month renovation. According to him, the project would create a space that would remain open to the public, but at the same time there would be high standards and could host world-level tours.

    Judge Reyes’ decision, published Saturday in a 30-page document, stresses that the administration’s reasons for the proposed closure were only a pretext. She found that the government had violated at least two federal laws to meet an arbitrary timetable.

    The government proposes closing down a historic park, which Washington residents of all walks of life use every day, and for an indefinite period, Reyes wrote, it broadcast Telegragraphy.

    She added that the closure conflicts with public interest in exploiting spaces that are part of national parks. According to the judge, the administration had not presented any reliable damage that could be caused by a temporary order to preserve the existing situation until judicial procedures continue.

    Its order will be in effect until November 28th. The legal clash began in February, when the organization began DC Preservation League) and other parties indicted the administration for the park’s reconstruction plans.

    The historic area, located about three miles [3 km] south of the White House, is one of three public golf courses managed by the National Park Service ( NPS in the American capital.

    The issue escalated in October, when the NPS began cutting down hundreds of trees without publicly announcing Judge Reyes. It was only informed 15 hours before the work began.

    After cutting down the trees, the judge ordered the Trump administration to cease the work until at least October 26th and to announce that three working days before any other permanent change in the park.

    Despite the suspension of the works, Trump announced that the area would be closed for 15 months, starting on November 15th, to enable renovations. He also published an illustrative picture of the new project.

    In a post on his Social Truth network, the president claimed that the current area was old, damaged and out of office. He also mentioned the weak condition of trees, which he claimed were dangerous and vulnerable to disease as well as the protective wall of the shore, which he said was coming down.

    In the meantime, Reyes has launched a separate investigation to determine whether justice department lawyers have presented incorrect information to the court or violated ethical rules.

    The investigation includes considering whether the delayed announcement of renovation plans had been made deliberately and in uncertainty, as well as whether lawyers had failed to correct previous incorrect statements or had hidden information.

    The judge said this process would be conducted with the help of an independent special expert who would consider the actions of the government’s legal representatives. /Telegraphy/

  • Shkencëtarët krijojnë krehërin elektrik që nxit rritjen e flokëve, testet te minjtë japin rezultate premtuese

    Shkencëtarët krijojnë krehërin elektrik që nxit rritjen e flokëve, testet te minjtë japin rezultate premtuese

    Shkencëtarët krijojnë krehërin elektrik që nxit rritjen e flokëve, testet te minjtë japin rezultate premtuese

    Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një pajisje të veçantë në formën e një krehëri elektrik, e cila synon të luftojë rënien e flokëve dhe të stimulojë rritjen e tyre.

    Sistemi, i quajtur “Detangle”, është prezantuar në një studim të publikuar në revistën shkencore “Nature Communications”. Pajisja kombinon stimulimin elektrik me një mekanizëm që mundëson dërgimin e substancave terapeutike në thellësi të lëkurës, pranë folikulave të flokëve.

    Sipas studiuesve nga Universiteti Beihang në Pekin, impulset elektrike ndihmojnë në aktivizimin e folikulave, ndërsa teknologjia e integruar mundëson depërtimin më të thellë të molekulave që synojnë trajtimin e rënies së flokëve.

    Në eksperimentet e kryera te minjtë me rënie të flokëve të shkaktuar nga testosteroni, rezultatet ishin veçanërisht premtuese. Pas 28 ditësh, kafshët që nuk morën trajtim rigjeneruan vetëm rreth një për qind të flokëve në zonën e rruar.

    Ndërkohë, te minjtë që iu nënshtruan vetëm stimulimit elektrik, rritja arriti në rreth 40 për qind. Rezultate edhe më të mira u regjistruan kur pajisja u kombinua me substanca eksperimentale që synojnë stimulimin e enëve të gjakut përreth folikulave dhe pengimin e mekanizmave hormonalë që shkaktojnë tkurrjen e tyre.

    Rezultati më i lartë u arrit te kafshët që morën trajtimin e plotë, ku stimulimi elektrik u kombinua me të dyja terapitë eksperimentale. Sipas studiuesve, rigjenerimi i flokëve në këtë grup arriti në rreth 97.85 për qind.

    Megjithatë, kjo teknologji është testuar deri më tani vetëm te minjtë. Përpara se të mund të përdoret te njerëzit, nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e saj.

    Nëse rezultatet konfirmohen edhe në provat e ardhshme, krehëri elektrik mund të hapë një rrugë të re për trajtimin e rënies së flokëve dhe tullacërisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Scientists create electric combs that stimulate hair growth, tests in mice produce promising results

    Scientists in China have developed a special device in the form of an electric comb designed to fight hair loss and stimulate growth.

    The system, called Detangle, was presented in a study published in the scientific magazine Nature Communications. The device combines electrical stimuli with a mechanism that allows for sending therapeutic substances deep into the skin, close to hair buds.

    According to researchers from Beihang University in Beijing, electrical impulses help activate the folics, while integrated technology enables deeper insight into molecules aimed at handling hair loss.

    The results of testosterone – based hair – dropping mice were especially promising. After 28 days, animals that did not receive treatment regenerated only about one percent of their hair in the shaved area.

    Meanwhile, in mice that were subjected only to electrical stimuli, the increase reached about 40 percent. Even better results were recorded when the device was combined with experimental substances aimed at stimulating blood vessels around folices and preventing hormonal mechanisms that cause their contraction.

    The highest result was reached by animals who received full treatment, where electrical stimulus was combined with both experimental therapies. According to researchers, the regeneration of hair in this group reached about 97.85 percent.

    However, this technology has been tested only on rats so far. Before it can be used in humans, further studies are needed to prove its security and effectiveness.

    If the results are confirmed in future trials, electrical combs can open a new way to treat hair loss and baldness.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • USKKKKK reports four employees after irregularities in drug management and relief materials.

    Hospital service and University Clinic of Kosovo ( The USKKUK has announced that four employees have been suspended following the investigation of irregularities in drug management and rescue material at the University Clinical Centre in Kosovo ( BUCH).

    According to the USKKUK report, the decision to suspend four employees was made by the KKUK Disciplinary Commission, following the recorded irregularities.

    Kosovo Hospital Service Director and University Clinic ( At the eighth meeting, led by leader Dr. Faik Shatri, reported on the first disciplinary measures taken following the identification of irregularities in drug management and relief materials. USKKKUK Director General Elvir Azizi, announced that the KKUK Disciplinary Commission has made a decision to suspend four employees in connection with the registered irregularities. ‘{0}’, the report said.

    According to the announcement, the Steering Board requested from the Directorate General regular reporting at each meeting to conduct disciplinary procedures and actions taken.

    ) The SHSKUK will continue handling each case seriously and in line with the procedures in force, to further strengthen institutional responsibility in the management of medicines and extenuating material.) is said further in the statement.

    Source Layer: Insander

  • SHSKUK njofton se ka suspenduar katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

    SHSKUK njofton se ka suspenduar katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

    SHSKUK njofton se ka suspenduar katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Sipas njoftimit të SHSKUK-së, vendimi për suspendimin e katër punonjësve është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, pas parregullsive të evidentuara.

    “Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e tetë, të udhëhequr nga kryesuesi Dr. Faik Shatri, u njoftua për masat e para disiplinore të ndërmarra pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, njoftoi se Komisioni Disiplinor i QKUK-së ka marrë vendim për suspendimin e katër punonjësve në lidhje me parregullsitë e evidentuara.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, Bordi Drejtues kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme raportim të rregullt në çdo mbledhje për ecurinë e procedurave disiplinore dhe veprimet e ndërmarra.

    “SHSKUK do të vazhdojë trajtimin e çdo rasti me seriozitet dhe në përputhje me procedurat në fuqi, për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë institucionale në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.”, thuhet tutje në njoftim.

    Burimi: Insajderi

  • Kaos në miqësoren mes amerikanëve dhe meksikanëve, gjyqtari ndëshkon pesë lojtarë me të kuq

    Kaos në miqësoren mes amerikanëve dhe meksikanëve, gjyqtari ndëshkon pesë lojtarë me të kuq

    Një ndeshje miqësore mes New York Red Bulls dhe skuadrës meksikane América përfundoi në kaos, pasi në minutat e fundit shpërtheu një përleshje masive mes futbollistëve të të dyja ekipeve.

    Ndeshja, e zhvilluar në New Jersey, përfundoi me fitoren 1-0 të ekipit amerikan, por rezultati mbeti në plan të dytë pas incidentit të rëndë që ndodhi në minutën e 85-të.

    Gjithçka nisi pas një faulli pranë vijës së portës. Një debat verbal mes lojtarëve u përshkallëzua shpejt në shtyrje dhe më pas në shkëmbim goditjesh. Në përleshje u përfshinë futbollistë nga të dyja skuadrat, ndërsa shokët e ekipit dhe anëtarët e stafit teknik u përpoqën të qetësonin situatën.

    Një nga momentet më të rënda të incidentit u regjistrua kur Andy Rojas, futbollist i New York Red Bulls, goditi në pjesën e pasme të kokës Dagoberto Espinozën e América.

    Pas rikthimit të qetësisë, gjyqtari ndëshkoi me kartonë të kuq pesë futbollistë. Ronald Donkor dhe Nehuen Benedetti u përjashtuan nga skuadra vendase, ndërsa Emilio Lara, Ramón Juarez dhe Dagoberto Espinoza u larguan nga loja te América.

    Situata u tensionua edhe më shumë kur disa tifozë nga tribunat nisën të hedhin objekte në fushë. Pamjet e përleshjes u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa ende nuk dihet nëse Andy Rojas do të përballet me ndonjë masë disiplinore për veprimin e tij.

    Pas ndeshjes, trajneri i New York Red Bulls, Michael Bradley, nuk shfaqi shqetësim të tepruar për incidentin, duke theksuar se edhe në ndeshjet miqësore futbollistët hyjnë në fushë me dëshirën për të fituar.

    “Dëgjon njerëz që thonë se nuk ka miqësore të vërteta. Lojtarët ende duan të garojnë dhe të fitojnë, pavarësisht se çfarë lloj ndeshjeje është. Kjo është pjesë e futbollit në netë të caktuara”, deklaroi Bradley. /Telegrafi/

  • Chaos in friendly between Americans and Mexicans, the judge punishes five players with red

    A friendly match between New York Red Bulls and the Mexican team América ended in chaos after a massive clash between footballers of both teams erupted in recent minutes.

    The match, held in New Jersey, ended with the American team’s 1-0 victory, but the result remained second after the serious incident took place in the 85th minute.

    It all started after a foul near the gate line. A verbal debate among players escalated rapidly into postponement and then in exchange for shocks. Football players from both teams were involved in the clashes, while teammates and technical staff members tried to calm the situation.

    One of the worst moments of the incident was recorded when Andy Rojas, a New York Red Bulls football player, hit the back of Dagoberto Espinoza of América.

    After restoring the calm, the judge punished five football players with red cards. Ronald Donkor and Nehuen Benedetti were expelled from the local team, while Emilia Lara, Ramón Juarez and Dagoberto Espinoza were removed from the América game.

    The situation was further tense when some fans from the stands began throwing objects into the field. The images of the clash spread rapidly on social networks, while it is still unknown whether Andy Rojas will face any disciplinary measures for his action.

    After the match, the coach of New York Red Bulls, Michael Bradley, showed no excessive concern about the incident, stressing that even in friendly matches football players enter the field with a desire to win.

    People who say there’s no real friend. Players still want to race and win, no matter what kind of game it is. This is part of football on certain nights, Bradley said. /Telegraphy/

  • Tre burra dënohen me vdekje në Jordani për sulmin e përgjakshëm ndaj një kishe

    Tre burra dënohen me vdekje në Jordani për sulmin e përgjakshëm ndaj një kishe

    Një gjykatë në Jordani ka dënuar tre burra me vdekje me varje, pasi i shpalli fajtorë për sulmin e armatosur ndaj një kishe muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë nëntë persona dhe u plagosën 34 të tjerë.

    Sulmi ndodhi më 23 tetor, gjatë një ceremonie mortore të komunitetit të krishterë në një kishë ortodokse greke në provincën Karak, transmeton Telegrafi.

    Forcat e Armatosura të Jordanisë njoftuan të dielën se tre të dënuarit u shpallën fajtorë për kryerjen e “akteve terroriste”, posedim të armëve, “promovim të ideve të një organizate terroriste” dhe “komplot për kryerjen e akteve terroriste”.

    Tre burrat, dy vëllezër jordanezë dhe kunati i tyre, u larguan nga vendi i sulmit dhe u arrestuan tri ditë më vonë. Identitetet e tyre nuk janë bërë publike.

    Provinca Karak është shtëpi e një komuniteti të konsiderueshëm të krishterë, në një mbretëri ku shumica e popullsisë është myslimane.

    Pamjet e kamerave të sigurisë nga dita e sulmit treguan tre persona të armatosur që iu afruan kishës së Shën Gjergjit, në fshatin Hmoud, dhe hapën zjarr ndaj saj.

    Në një video tjetër shiheshin persona të vrarë dhe të plagosur të shtrirë në tokë, ndërsa në kishë mbretëronte kaos.

    Deri më tani nuk është bërë e qartë se përse autorët kishin zgjedhur pikërisht këtë kishë si objektiv të sulmit.

    Menjëherë pas ngjarjes, mbreti i Jordanisë, Abdullah II, shkroi në platformën X se sulmi terrorist në Karak do të merrte përgjigjen më të ashpër.

    “Ata që mashtrohen duke menduar se mund t’i përçajnë jordanezët me plumbat e tyre, nuk kanë asnjë shans përballë unitetit tonë”, deklaroi ai.

    Pas sulmit, tre të dyshuarit u lokalizuan në një shtëpi të braktisur në provincën Karak, në jug të kryeqytetit Aman.

    Sipas Drejtorisë së Sigurisë Publike, ata refuzuan të dorëzoheshin dhe hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë, të cilat kundërpërgjigjën duke i plagosur të tre. Asnjë pjesëtar i forcave të sigurisë nuk u lëndua gjatë shkëmbimit të zjarrit.

    Mbreti Abdullah vlerësoi forcat e sigurisë për ndjekjen e të dyshuarve deri në arrestimin e tyre.

    Një javë pas sulmit në Karak, ushtria jordaneze ndërmori sulme në Siri ndaj, siç i cilësoi, “organizatave terroriste”, në shenjë hakmarrjeje për sulmin ndaj kishës.

    Zyrtarët shëndetësorë sirianë i thanë mediave shtetërore se nga sulmi në një fshat të provincës jugore Daraa u vranë pesë persona, përfshirë gra, fëmijë dhe një të moshuar.

    Ndërkaq, Jordania deklaroi se avionët e saj luftarakë kishin vrarë dhe plagosur “disa terroristë”, pa dhënë detaje të tjera.

    Ammani tha se operacioni ishte koordinuar me qeverinë siriane, por autoritetet e Sirisë deklaruan se nuk ishin njoftuar paraprakisht.

    Në Jordani, ekzekutimet kryhen me varje. Mbretëria kishte respektuar më parë një pezullim jozyrtar të ekzekutimeve nga viti 2006 deri më 2014, si dhe një tjetër ndërprerje nga viti 2017 deri në qershor të këtij viti. /Telegrafi/