Category: Lajme

  • Tetë sjellje që i karakterizojnë të rriturit që kanë pasur prindër që nuk pranonin kritikat

    Tetë sjellje që i karakterizojnë të rriturit që kanë pasur prindër që nuk pranonin kritikat

    Të rritesh me prindër që i marrin personalisht kritikat dhe reagojnë keq ndaj çdo kundërshtimi mund të ndikojë në mënyrën se si fëmijët sillen edhe në moshë madhore.

    Edhe pasi bëhen të pavarur, ata mund të vazhdojnë të përballen me pasiguri, frikë nga konfliktet dhe nevojën për të kënaqur të tjerët. Disa nga këto sjellje mund të shfaqen në jetën e përditshme, shpesh pa e kuptuar se lidhen me përvojat e fëmijërisë, shkruan YourTango.

    1. Shpjegojnë çdo vendim në detaje

    Ata ndiejnë nevojën të justifikojnë vazhdimisht zgjedhjet e tyre, edhe kur askush nuk ua kërkon. Kjo ndodh sepse janë mësuar që në fëmijëri të tregohen të kujdesshëm ndaj reagimeve të prindërve dhe të shmangin çdo mundësi konflikti.

    2. Kërkojnë miratimin e të tjerëve

    Edhe për vendime të vogla, kanë nevojë të konsultohen me dikë tjetër. E kanë të vështirë t’i besojnë gjykimit të tyre dhe shpesh kërkojnë konfirmim përpara se të veprojnë, pasi janë mësuar të vlerësojnë çdo zgjedhje përmes reagimit të prindërve.

    3. Kërkojnë falje edhe kur nuk kanë faj

    Ata shpesh marrin përgjegjësi për gabimet e të tjerëve dhe kërkojnë falje për situata që nuk i kanë shkaktuar vetë. Ky zakon mund të krijohet që në fëmijëri, kur marrja e fajit ishte mënyra më e lehtë për të shmangur debatet dhe tensionet në familje.

    4. E ndëshkojnë veten për çdo gabim

    Në vend që t’i shohin gabimet si pjesë normale të jetës, tregohen tepër të ashpër me veten. Psikologu Guy Winch shpjegon se vetëkritika dhe ndëshkimi i vetes mund të shërbejnë si një mënyrë për të lehtësuar ndjenjën e fajit dhe për të rifituar qetësinë emocionale.

    5. Shmangin shprehjen e mendimit të tyre

    Të rriturit në familje ku kundërshtimet shkaktonin reagime negative, shpesh mësojnë të heshtin për të ruajtur paqen. Edhe në moshë madhore, mund ta kenë të vështirë të shprehin hapur mendimet dhe ndjenjat, nga frika se mos shkaktojnë konflikt.

    6. Përpiqen t’i bëjnë të gjithë të lumtur

    Ata ndihen përgjegjës për humorin dhe mirëqenien emocionale të njerëzve përreth. Terapistja Sarah Epstein shpjegon se në disa raste, fëmijët marrin përsipër përgjegjësi emocionale që u takojnë prindërve, duke shtypur nevojat e tyre për të ruajtur qetësinë në shtëpi. Ky model mund të vazhdojë edhe në marrëdhëniet e tyre si të rritur.

    7. Përgatitin paraprakisht çdo bisedë

    Përpara një bisede të rëndësishme, ata mendojnë gjatë se çfarë do të thonë dhe si mund të reagojë personi tjetër. Madje përgatitin përgjigje për pyetje që mund të mos bëhen kurrë. Kjo sjellje lidhet me frikën nga reagimet negative dhe nevojën për të pasur gjithçka nën kontroll.

    8. E kanë të vështirë të pushojnë

    Edhe kur janë të lodhur, vazhdojnë ta shtyjnë veten dhe e kanë të vështirë të ndalen. Mund të ndihen sikur duhet të jenë gjithmonë produktivë, të mos shfaqin dobësi dhe të mos krijojnë probleme për të tjerët. Si pasojë, shpesh lënë pas dore nevojat e tyre dhe e kanë të vështirë të gjejnë qetësi. /Telegrafi/

  • Lëvizte i armatosur me pushkë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

    Lëvizte i armatosur me pushkë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

    Lëvizte i armatosur me pushkë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

    Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë, pa lejen përkatëse.

    Arrestimi u krye në rrugën e fshatit “Allgjatë”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”, të finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

    Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja u bë pas administrimit të informacioneve operative për një person që lëvizte i armatosur në këtë zonë.

    Në pranga përfundoi i mituri, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke mbajtur armën e zjarrit, të dyshuar si pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekët luftarakë.

    Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

  • Armed with rifles, 17-year-old Tirana arrested

    – What?He has been arrested by Tirana police for 17 years after being caught moving armed with a semiautomatic rifle and 140 combat bullets, without proper permission.

    The arrest was carried out on the street of the village of Allongão, under the code-named police operation “Guns 3], finalised by Police Commissioner’s services No. 6.

    According to the Police report, the intervention was made after managing operational information for a person moving armed to the area.

    In handcuffs the minor, resident of Vaqarr, was caught in the flaggart holding the firearm, suspected as semiautomatic rifles, as well as 140 bullets.

    The procedure materials in the case are referred to the Prosecution for further investigative and legal actions.

  • Akili fut në “kurthet” e tij Editën? - “Ti je veç për kuzhinë”, reagon ajo (VIDEO)

    Akili fut në “kurthet” e tij Editën? – “Ti je veç për kuzhinë”, reagon ajo (VIDEO)

    Akili fut në “kurthet” e tij Editën? - “Ti je veç për kuzhinë”, reagon ajo (VIDEO)

    Banorët e shtëpisë më të famshme janë përfshirë në një debat.

    Kjo ka ndodhur pasi që Akili ka futur në “kurthet” e tij Editën.

    “Ti je veç për kuzhinë”, ka qenë fjalia e Akilit që ka nxitur reagimin e Editës.

    “Akili nuk e din dhe nuk mundet me më thënë që ti je veç për kuzhinë se unë mbaj njerëz, mbaj fëmijë…e jo me më sulmu mu katër meshkuj…unë mund me u mërzitë për momentin”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv

  • Achilles puts Edita in his fever? You’re just for the kitchen, she reacts ( V IDEO)

    BThe most famous householders are involved in a debate.

    That was after Achilles put Edita in his fever.

    You’re just for the kitchen, it was Achilles ‘ statement that prompted Edita’s reaction.

    Akili doesn’t know and he can’t tell me that you’re just about the kitchen because I keep people, you have kids… and not hit me with a four-man attack… I might get bored right now, she said. /I did. tv

  • David Cronenberg and movie stars close the Lisbon Festival a special night for film fans

    Lisbon Film Festival, LEFFEST, ends today, November 15th, with a special programme involving appreciated films, meetings with directors and the participation of international cinema’s known names.

    At the center of the evening is Canadian director David Cronenberg, who will participate in a discussion after his movie show. Butterfly.

    German actress Barbara Sukwa, one of the popular figures of European cinema, will also be in the event.

    The last day’s programme also includes the screening of Stanley Kubrick’s film Eyes Wide Shuttı, as well as a virtual meeting with British director Mike Leigh.

    The festival, which this year marks the 20th edition, has brought to Lisbon an international film selection, retrospectives and discussions with known creators.

    Organisers have also planned screenings of the award-winning films of this edition.

    LEFFEST is one of the important activities of the Portuguese Cultural calendar and aims to unite contemporary cinema with classical works and authors that have influenced film history.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • David Cronenberg dhe yjet e kinemasë mbyllin festivalin e Lisbonës – një natë e veçantë për adhuruesit e filmit

    David Cronenberg dhe yjet e kinemasë mbyllin festivalin e Lisbonës – një natë e veçantë për adhuruesit e filmit

    David Cronenberg dhe yjet e kinemasë mbyllin festivalin e Lisbonës – një natë e veçantë për adhuruesit e filmit

    Festivali i Filmit në Lisbonë, LEFFEST, përfundon sot, më 15 nëntor, me një program të veçantë që përfshin filma të vlerësuar, takime me regjisorë dhe pjesëmarrjen e emrave të njohur të kinemasë ndërkombëtare.

    Në qendër të mbrëmjes është regjisori kanadez David Cronenberg, i cili do të marrë pjesë në një diskutim pas shfaqjes së filmit të tij “M. Butterfly”.

    Në këtë aktivitet do të jetë edhe aktorja gjermane Barbara Sukowa, një nga figurat e njohura të kinemasë evropiane.

    Programi i ditës së fundit përfshin gjithashtu shfaqjen e filmit “Eyes Wide Shut” të Stanley Kubrickut, si dhe një takim virtual me regjisorin britanik Mike Leigh.

    Festivali, i cili këtë vit shënon edicionin e 20-të, ka sjellë në Lisbonë një përzgjedhje filmash ndërkombëtarë, retrospektiva dhe diskutime me krijues të njohur.

    Organizatorët kanë planifikuar edhe shfaqje të filmave fitues të çmimeve të këtij edicioni.

    LEFFEST është një nga aktivitetet e rëndësishme të kalendarit kulturor portugez dhe synon të bashkojë kinemanë bashkëkohore me veprat klasike dhe autorët që kanë ndikuar në historinë e filmit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Evropa frikësohet se po mbetet pas SHBA-së dhe Kinës në garën e inteligjencës artificiale – kërkohen miliarda euro investime

    Evropa frikësohet se po mbetet pas SHBA-së dhe Kinës në garën e inteligjencës artificiale – kërkohen miliarda euro investime

    Evropa frikësohet se po mbetet pas SHBA-së dhe Kinës në garën e inteligjencës artificiale – kërkohen miliarda euro investime

    Evropa po përballet me një sfidë të madhe në garën globale për inteligjencën artificiale, ndërsa udhëheqës politikë dhe përfaqësues të industrisë kanë paralajmëruar se kontinenti rrezikon të mbetet gjithnjë e më i varur nga teknologjitë amerikane dhe kineze.

    Në një samit të mbajtur më 13 nëntor në Dublin, përfaqësues të institucioneve evropiane, kompanive teknologjike dhe komunitetit shkencor diskutuan nevojën për investime të mëdha në zhvillimin e sistemeve evropiane të inteligjencës artificiale.

    Sipas Le Monde, në diskutime morën pjesë edhe drejtuesi i kompanisë franceze Mistral AI, Arthur Mensch, dhe studiuesi i njohur i inteligjencës artificiale Geoffrey Hinton.

    Evropa ka universitete, studiues dhe industri të fuqishme, por mbetet prapa Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në zhvillimin e modeleve më të avancuara dhe të infrastrukturës së nevojshme për funksionimin e tyre.

    Komisioni Evropian vlerëson se nevojiten investime prej të paktën 500 miliardë eurosh për zhvillimin dhe përhapjen e inteligjencës artificiale.

    Në qendër të debatit është edhe çështja e sigurisë dhe rregullimit të teknologjisë.

    Përfaqësuesit evropianë kërkojnë që zhvillimi i AI-së të shoqërohet me mekanizma mbikëqyrjeje dhe përgjegjësie, pa e penguar konkurrueshmërinë e kompanive të kontinentit.

    Diskutimet nuk kanë prodhuar një marrëveshje përfundimtare financimi, por kanë nxjerrë në pah presionin mbi Bashkimin Evropian për të vepruar më shpejt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Europe fears falling behind US and China in artificial intelligence contest, billions of euros in investment required

    Europe is facing a major challenge in the global race for artificial intelligence, while political leaders and industry representatives have warned that the continent risks growing dependent on American and Chinese technologies.

    At a summit held on November 13th in Dublin, representatives of European institutions, technology companies and the scientific community discussed the need for major investments in the development of European artificial intelligence systems.

    According to Le Monde, the chairman of the French company Mistral Al, Arthur Mensch, and noted artificial intelligence researcher Geoffrey Hinton were also involved.

    Europe has powerful universities, researchers and industries, but lags behind the United States and China in developing the most advanced models and infrastructure needed for their operation.

    The European Commission estimates investments of at least 500 billion euros are needed for artificial intelligence development and spread.

    The issue of security and regulation of technology is also at the heart of the debate.

    European representatives demand that AI development be associated with monitoring and responsibility mechanisms, without preventing the competitiveness of continent companies.

    Discussions have not produced a final financing agreement, but have highlighted pressure on the European Union to act faster.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Protesta në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

    Protesta në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

    Protesta në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

    Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar penalisht 18 të tjerë, për veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme në Tiranë. “Blutë” po ashtu bëjnë me dije se kanë vendosur 44 gjoba, dy prej të cilave në vlerën 500 000 lekë.

    “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

    -E. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset, si dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”;

    -I. R., 23 vjeç, pasi gjatë shoqërimit në Komisariat ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës;

    -Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”. Gjithashtu, 18 shtetas të tjerë u proceduan penalisht. Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të djeshëm, dy prej të cilave janë në vlerën 500 000 lekë”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Vlen për t’u theksuar se në total numri i gjobave shkon në 256. Nga këto 3 janë në shifrën 5 milionë të vjetra, të tjerat 50 mijë të vjetra. Vlera totale e gjobave të vendosura kap shifrën 27 milionë e 650 mijë lekë të vjetra.

    Burimi: Insajderi