Category: Lajme

  • Arrestohet në Australi shqiptari që u arratis gjatë funeralit të vëllait, u kap pas shtatë muajsh në arrati

    Arrestohet në Australi shqiptari që u arratis gjatë funeralit të vëllait, u kap pas shtatë muajsh në arrati

    Një 47-vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur nga mbikëqyrja e autoriteteve australiane gjatë funeralit të vëllait të tij, është arrestuar pas afro shtatë muajsh kërkimesh në një zonë të largët të Australisë.

    O.R u arrestua të premten në qytetin Bamaga, pranë gadishullit Cape York, në veri të shtetit Queensland. Arrestimi i tij u realizua nga policia e Queenslandit, në bashkëpunim me hetuesit e policisë së Victoria-s.

    Rukaj ishte në paraburgim në qendrën korrektuese Marngoneet, pranë qytetit Geelong, kur më 25 prill ishte lejuar të merrte pjesë në funeralin e vëllait të tij në varrezat Keilor, në Melbourne.

    Ai shoqërohej nga zyrtarë korrektues dhe ishte i prangosur, por pavarësisht masave të sigurisë arriti të largohej gjatë ceremonisë mortore.

    Sipas policisë, në funeral merrnin pjesë rreth 300 persona. Ai ishte edhe njëri nga personat që ndihmonin në bartjen e arkivolit, para se të arrinte të zhdukej pa u vënë re nga zyrtarët që e shoqëronin.

    Pas arratisjes, policia australiane kishte nisur një operacion të gjerë kërkimi, por për muaj të tërë nuk kishte arritur të siguronte informacione të konfirmuara për vendndodhjen e tij, shkruan ABC News edicioni në Australi, transmeton Telegrafi.

    Hetuesit kishin kontrolluar edhe rreth 20 adresa në zonën metropolitane të Melbournet dhe kishin marrë në pyetje persona të afërt me të.

    Në kohën e arratisjes, i dyshuari ndodhej në paraburgim për akuza të rënda që lidhen me importimin e drogës.

    Policia australiane kishte bërë të ditur më herët se ai dyshohej për lidhje me grupe të organizuara kriminale shqiptare, pretendime që nuk përbëjnë vendim fajësie.

    Pas arrestimit, ai është dërguar në paraburgim në Queensland. Policia e Victoria-s pritet ta marrë në pyetje dhe të kërkojë ekstradimin e tij në këtë shtet, ku duhet të përballet me procedurat gjyqësore.

    Rasti kishte tërhequr vëmendjen e mediave australiane për shkak të mënyrës së pazakontë të arratisjes, pasi ai kishte arritur të largohej nga një funeral ku ishte dërguar nën mbikëqyrjen e autoriteteve./Telegrafi/

  • Tre persona të arrestuar pas protestës në Tiranë – 18 të tjerë procedohen penalisht

    Tre persona të arrestuar pas protestës në Tiranë – 18 të tjerë procedohen penalisht

    Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë, ku pati akte vandalizmi dhe përplasje me policinë. Ndër të arrestuarit është edhe një 15-vjeçar.

    Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, njëri nga të arrestuarit, E.K., 33 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

    I arrestuari i dytë, I.R., 23 vjeç, dyshohet se gjatë shoqërimit në komisariat ka goditur një zyrtar policor për shkak të detyrës.

    Ndërkaq, 15-vjeçari akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, shkatërrim të pronës dhe mosbindje ndaj urdhrave të punonjësve të rendit publik.

    Policia ka bërë të ditur se gjatë protestës janë vendosur edhe 44 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ nr. 5, të datës 28 tetor 2026. Dy prej gjobave janë në vlerë prej 500 mijë lekësh secila, ndërsa 42 të tjerat janë për kundërvajtje të tjera administrative.

    Protesta e së shtunës u zhvillua me më pak pjesëmarrës krahasuar me të shtunat e tjera. Gjatë saj, disa protestues u vunë flakën koshave të mbeturinave para Ministrisë së Arsimit, bllokuan qarkullimin në zonat e Zogut të Zi dhe 21 Dhjetorit, ndërsa u tentua edhe thyerja e derës së Kryesisë së Kuvendit.

    Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

    Burimi: Dukagjini

  • Three arrested following protest in Tirana, another 18 prosecuted

    Three people have been arrested and another 18 have been prosecuted following the protest held Saturday in Tirana, where there were acts of vandalism and clashes with police. Among those arrested is a 15-year-old.

    According to the Tirana Police report, one of those arrested, E.K., 33, allegedly damaged traffickers and broke advertising billboards on Muhhamet Jolles street.

    The second detainee, I.R., 23, is suspected that during association with the commissioners, a police official has been hit due to the post.

    Meanwhile, the 15-year-old is accused of organising and participating in illegal gatherings and manifestations, disrupting public order and calm, obstructing transport means, destroying property and disobeying the orders of public order employees.

    Police have announced that 44 administrative measures have been imposed during the protest, according to the Normative Act No. Five, October 28, 2026. Two of the fines are worth $500,000 each, while the other 42 are for other administrative offences.

    Saturday’s protest took place with fewer participants compared to other Saturdays. During it, some protesters set fire to waste bins in front of the Ministry of Education, blocked circulation in the Black Bird and December 21st areas, while the opening door of the Parliament’s Headship was also attempted.

    Police and Prosecution are continuing investigations into the complete record of illegal acts and the identification of other persons involved.

    Source Layer: Dukeagini

  • After four days of searching, 31-year-old reported missing in Ferizaj

    A 31-year-old who was reported missing from family members in Ferizaj was found in Pristina after four days of research. He’s in good health and he’s home.

    According to the police report, the disappearance of M. O. It was reported on November 11th at the Ferizaj police station, since family members had announced that he had left home the day before and had not returned.

    After research, the person was found on November 15th, about 1:30 in Pristina.

    Police have announced that Regional Investigations Sector and the prosecutor of the case have been informed in the case, who are handling it.

    Source Layer: Dukeagini

  • Pas katër ditësh kërkimi, gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

    Pas katër ditësh kërkimi, gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

    Një 31-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët në Ferizaj, është gjetur në Prishtinë pas katër ditësh kërkimi. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në shtëpi.

    Sipas njoftimit të Policisë, zhdukja e M. O. ishte raportuar më 11 nëntor në stacionin policor në Ferizaj, pasi familjarët kishin bërë të ditur se ai ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë dhe nuk ishte kthyer.

    Pas kërkimeve, personi është gjetur më 15 nëntor, rreth orës 01:30, në Prishtinë.

    Policia ka njoftuar se për rastin janë informuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë atë.

    Burimi: Dukagjini

  • Të përjashtuara nga talibanët në Afganistan, vajzat afgane po mbesin pa arsimim edhe në Iran e Pakistan

    Të përjashtuara nga talibanët në Afganistan, vajzat afgane po mbesin pa arsimim edhe në Iran e Pakistan

    Qindra vajza dhe gra afgane që u larguan nga vendi i tyre për t’i vazhduar studimet, po përballen me pengesa edhe në Iran dhe Pakistan, për shkak të kufizimeve të qëndrimit dhe dëbimeve masive të shtetasve afganë.

    Pasi talibanët ua ndaluan shkollimin në Afganistan, shumë prej tyre shpresuan të vazhdonin arsimin në vendet fqinje. Por mungesa e dokumenteve të vlefshme po ua mbyll edhe këto dyer, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabul, kur talibanët ua ndaluan grave vijimin e studimeve universitare. Ajo u zhvendos në Iran bashkë me familjen, por katër vjet më vonë mbeti pa mundësi për të studiuar, pasi i skadoi viza.

    “Viza jonë skadoi shpejt dhe, pa leje qëndrimi të ligjshme, na u mohua e drejta për të studiuar”, tha ajo për REL-in.

    Zahra thotë se nuk është e vetmja që po përballet me këtë problem, pasi shumë vajza afgane në Iran nuk po arrijnë të regjistrohen në institucione arsimore.

    Një tjetër grua afgane, Roya, u largua nga vendi i saj për të vazhduar studimet master, por universitetet iraniane ia refuzuan aplikimin, pavarësisht se kishte diplomë bachelor, për shkak të mungesës së lejes së qëndrimit.

    Ndërkohë, rreth 1.9 milion afganë u kthyen nga Irani gjatë vitit 2025, përfshirë 1.26 milionë që u dëbuan. Dëbimet vazhduan edhe këtë vit dhe deri më 12 tetor, sipas të dhënave të OKB-së, afro 492 mijë e 300 afganë ishin dëbuar.

    Në mars të vitit 2025, skaduan edhe dokumentet që u kishin siguruar status të përkohshëm ligjor rreth dy milionë afganëve në Iran. Më pas, autoritetet kufizuan qasjen në shërbime, përfshirë arsimimin, për të huajt pa dokumente të vlefshme.

    Zyrtarët iranianë thonë se fëmijët afganë mund të ndjekin shkollën nëse prindërit e tyre kanë leje të vlefshme qëndrimi. Megjithatë, shumë familje nuk po arrijnë t’i plotësojnë këto kushte.

    Edhe në Pakistan mbeten jashtë shkollave

    Situatë të ngjashme po përjeton edhe Nilofar, e cila ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme në Afganistan kur talibanët ia ndërprenë arsimimin.

    Ajo u largua drejt Pakistanit me shpresën se do të vazhdonte shkollimin, por nuk arriti të regjistrohej në asnjë shkollë, pasi nuk siguroi leje qëndrimi. Aktualisht ndjek vetëm një kurs të gjuhës angleze.

    “Erdha në Pakistan për të marrë një arsimim të mirëfilltë. Tani, e vetmja gjë që mund të bëj është të ndjek kurse herë pas here”, tha ajo për REL-in.

    Kufizimet kanë prekur edhe qindra studentë afganë të mjekësisë që tashmë studionin në Pakistan. Këshilli Mjekësor dhe Dentar i këtij vendi urdhëroi kthimin e tyre në Afganistan dhe u kërkoi kolegjeve të mos ua mundësonin regjistrimin për këtë vit akademik.

    Gjykatat pakistaneze kanë nxjerrë vendime të përkohshme që i mbrojnë studentët nga dëbimi i menjëhershëm, por e ardhmja e tyre mbetet e pasigurt.

    Sipas UNHCR-së dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, më shumë se 2.39 milionë afganë janë kthyer nga Pakistani në periudhën nga shtatori i vitit 2023 deri më 16 maj 2026.

    Nilofar thotë se vitet e humbura të shkollimit kanë ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e saj.

    “Nëse do ta kisha vazhduar shkollën gjatë këtyre katër apo pesë viteve të fundit, tani do të isha në semestrin e katërt të universitetit”, tha ajo, duke shtuar se kursi i anglishtes nuk mund ta zëvendësojë shkollimin.

    2.4 milionë vajza të privuara nga arsimi

    Talibanët ua ndaluan vajzave vijimin e shkollimit përtej klasës së gjashtë në mars të vitit 2022, ndërsa në dhjetor të po atij viti ndaluan edhe studimet universitare për gratë. Në dhjetor të vitit 2024, atyre iu ndalua edhe ndjekja e kurseve të trajnimit mjekësor.

    Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 2.4 milionë vajza në Afganistan janë privuar nga arsimi i mesëm që nga rikthimi i talibanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021.

    Afganistani mbetet i vetmi vend në botë ku vajzave dhe grave u ndalohet zyrtarisht arsimi i mesëm dhe i lartë.

    Burimi: Dukagjini

  • Disfellowshipped by Taliban in Afghanistan, Afghan girls are failing education in Iran and Pakistan

    Hundreds of Afghan girls and women who left their country to continue their studies are also facing obstacles in Iran and Pakistan because of restrictions on the position and mass expulsions of Afghan citizens.

    After the Taliban banned their schooling in Afghanistan, many hoped to continue their education in neighboring countries. But lack of valid documents is also closing these doors, reports Radio Free Europe.

    Zahra was just months away from completing medical studies in Kabul when the Taliban banned women from attending university studies. She moved to Iran with her family, but four years later she was unable to study after her visas expired.

    Our visa soon expired, and without legal permission, we were denied the right to study, she told REL.

    Zahra says she is not the only one facing this problem, as many Afghan girls in Iran are failing to enroll in educational institutions.

    Another Afghan woman, Roya, left her country to continue master studies, but Iranian universities rejected the application, despite having a Bachelor degree, due to lack of residence permit.

    Meanwhile, some 1.9 million Afghans returned from Iran during 2025, including 1.26 million who were expelled. The deportations continued this year, and by October 12th, according to UN data, nearly 492 thousand and 300 Afghans had been deported.

    In March 2025, documents that had provided temporary legal status to some two million Afghans in Iran also expired. Authorities then restricted access to services, including education, for foreigners without valid documents.

    Iranian officials say Afghan children can attend school if their parents have valid residence permits. However, many families are failing to meet these conditions.

    Even Pakistan remains out of school

    Similar situations are being experienced by Niloffar, who was in his senior year of high school in Afghanistan when the Taliban discontinued his education.

    She left for Pakistan in the hope that she would continue her schooling, but she failed to enroll in any school because she did not obtain residence permits. Actually, I only attend an English language course.

    I came to Pakistan to get a real education. Now, the only thing I can do is follow back and forth, she said about the REL.

    Limitations have also affected hundreds of Afghan medical students who already studied in Pakistan. This country’s Medical and Dentary Council ordered their return to Afghanistan and urged the colleges not to allow the census for this academic year.

    Pakistani courts have made temporary decisions protecting students from immediate expulsion, but their future remains uncertain.

    According to UNHCR and the International Organisation for Migration, more than 2,39 million Afghans have returned from Pakistan to the period from September 2023 to May 16th 2026.

    Niloffar says that lost years of schooling have directly affected her future.

    If I had continued school over the past four or five years, I would now be in the fourth semester of university, she said, adding that the English course cannot replace schooling.

    2.4 million girls deprived of education

    The Taliban banned the girls from continuing their schooling beyond the sixth grade in March 2022, and in December of that year, they also banned university studies for women. In December 2024, they were also banned from attending medical training courses.

    According to the United Nations, some 2.4 million girls in Afghanistan have been deprived of secondary education since the return of the Taliban to power in August 2021.

    Afghanistan remains the only country in the world where girls and women are officially banned from middle and high education.

    Source Layer: Dukeagini

  • Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026 numri i viktimave në komunikacion është ulur për mbi 35 për qind

    Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026 numri i viktimave në komunikacion është ulur për mbi 35 për qind

    Rrugët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë 62 jetë njerëzish gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse bëhet fjalë për një numër shqetësues viktimash, statistikat tregojnë përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, kur në të njëjtën periudhë në aksidente komunikacioni kishin humbur jetën 96 persona. Kjo paraqet ulje prej mbi 35 për qind të numrit të viktimave në komunikacion.

    Këto të dhëna publikohen në prag të shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, e cila shënohet çdo të diel të tretë të nëntorit. Këtë vit, kjo ditë shënohet më 15 nëntor dhe synon të rikujtojë pasojat tragjike të aksidenteve, si dhe rëndësinë e masave për rritjen e sigurisë në komunikacion.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmirësimi i statistikave lidhet me sistemin “Qyteti i Sigurt” dhe kalimin nga kontrollet e herëpashershme në mbikëqyrje më të vazhdueshme dhe të parashikueshme të shpejtësisë së automjeteve.

    Nga MPB-ja vlerësojnë se kontrollet sistematike të shpejtësisë janë një nga instrumentet e rëndësishme për parandalimin e aksidenteve dhe uljen e numrit të viktimave. Megjithatë, të dhënat e paraqitura nuk mjaftojnë për të përcaktuar se sa nga ulja e viktimave i atribuohet drejtpërdrejt sistemit të ri të kontrollit.

    Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore u iniciua në vitin 1993 nga organizata britanike për mbështetjen e viktimave “RoadPeace”, ndërsa në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e njohu zyrtarisht si ditë ndërkombëtare përkujtimore. Kombet e Bashkuara kanë vendosur si objektiv përgjysmimin e numrit të viktimave dhe të lëndimeve në aksidentet rrugore deri në vitin 2030. Megjithatë, shumë shtete, përfshirë vendet e rajonit, vazhdojnë të përballen me sfida serioze në përmbushjen e këtij synimi.

    Pavarësisht përmirësimit të statistikave në Maqedoninë e Veriut, 62 jetët e humbura brenda tetë muajve dëshmojnë se siguria rrugore mbetet një çështje me rëndësi të veçantë për institucionet dhe qytetarët. Ulja e numrit të viktimave është një zhvillim pozitiv, por synimi përfundimtar mbetet që sa më pak familje të përballen me humbjen e më të dashurve të tyre në rrugë.

  • During the first eight months of 2026, the number of traffic victims has decreased by over 35 percent

    Northern Macedonia’s roads have claimed 62 lives during the first eight months of this year. While it comes to a disturbing number of victims, statistics show remarkable improvement compared to last year when 96 people had lost their lives during the same period in traffic accidents. This represents a reduction of over 35 percent of the number of victims in communications.

    This information is released on the eve of the World Day of the Memorial of Highway Accident Victims, which is marked every third Sunday in November. This year, this day is marked on November 15th and aims to recall the tragic consequences of accidents, as well as the importance of measures to increase security in communications.

    According to the Ministry of Internal Affairs, the improvement of statistics is linked to the Security City system and the transition from repeated checks to continued and predictable monitoring of vehicle speed.

    The MPB estimates that systematic speed controls are one of the important instruments for accident prevention and reduced number of victims. However, the data presented is not enough to determine how low the victims are directly attributed to the new control system.

    World Day of the Victims of Road Accidents Memorial was initiated in 1993 by the British organization for the support of victims, including the year 2005 The United Nations General Assembly officially recognized him as an international memorial day. The United Nations has targeted half the number of victims and injuries in road accidents by 2030. However, many countries, including the countries of the region, continue to face serious challenges in meeting that goal.

    Despite the improvement of statistics in northern Macedonia, 62 lives lost within eight months testify that road safety remains an issue of particular importance for institutions and citizens. The decline in the number of victims is a positive development, but the ultimate goal remains to make fewer families face the loss of their most loved ones on the street.

  • ​Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë – dëshmia tronditëse pas 27 vjetësh

    ​Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë – dëshmia tronditëse pas 27 vjetësh

    Një nënë që përkëdhelte për herë të fundit djalin e saj 11-vjeçar të vrarë nga serbët, dhe një abetare mes rrënojave të shtëpisë së Adem Jasharit në Prekaz. Janë këto disa nga pamjet që, edhe pas 27 vjetësh, vazhdojnë ta tronditin profesorin Ismail Ismaili, dëshmitar i krimeve të kryera ndaj popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

    Ai nuk mbante armë, por kishte një mision tjetër: përmes fjalës dhe përkthimit t’ua përcillte gazetarëve francezë dëshmitë e njerëzve që po përjetonin tmerrin e luftës. Në një kohë kur dhuna dhe frika mbizotëronin në Kosovë, Ismaili u bë ura e komunikimit mes viktimave shqiptare dhe gazetarëve të huaj, duke ndihmuar që rrëfimet e tyre të arrinin përtej kufijve.

    Me emocione të forta, ai rikthen kujtimet e atyre ditëve, kur përkthimi nuk ishte thjesht një profesion, por edhe përgjegjësi për të dëshmuar atë që po ndodhte. Nga Prekazi i shkatërruar deri te varrimi i një fëmije nën kërcënimin e të shtënave, Ismaili rrëfen histori që, siç dëshmon ai, nuk mund të harrohen.

    Gjithçka kishte nisur në vitin 1995, kur një koleg e kishte rekomanduar si përkthyes për gazetarët francezë. Megjithëse e njihte gjuhën frënge, Ismaili kishte një pasiguri: prej vitit 1979 nuk kishte komunikuar drejtpërdrejt me francezë dhe druhej nëse do të arrinte të shprehej siç duhej.

    “Isha pak më frikë sepse kishte kohë, prej vitit 1979 deri në të 1995-ën nuk kisha folur me asnjë francez, nuk e dija sa jam i aftë të shprehem, por kaloi mirë. Filloi truri t’i ripërtërijë fjalët dhe kemi biseduar mirë me ta”, tha Ismaili.

    Ai tregon se takimet e para me gazetarët francezë i kishin mbajtur tek Kodra e Trimave, në shtëpinë ku asokohe mbaheshin mbledhjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    E për herën e parë ishin të interesuar të shkonin në xhami për të parë se sa jemi popull fetar. Aty ishin përballur me mungesën e të rinjve në xhami, e një i moshuar u kishte thënë se “ata kanë punë më të mençura” sesa të luten për veten.

    “Herën e parë që jam takuar me ta, ata ishin të interesuar të shkonin në xhami, të shohin sa jemi ne muxhahedinë. Ishte e premte dhe shkuam te Xhamia e Madhe. Te dera e xhamisë dolën disa të moshuar, dy-tre të rinj, jo më shumë. Një i moshuar u ul në shkallë dhe i lidhte këpucët, më tha gazetari pyeti se pse nuk ka të rinj tash. U afrova, kishte pasë qenë shumë i mençur plaku, i thashë këta gazetarë janë me mua, po duan me ditë se ku janë të rinjtë. Tha të rinjtë kanë punë tjera mixhë, në kuptimin që ose janë në mal ose po merren me gjëra më të rëndësishme sesa të luten për vetveten”, tha ai.

    Pas xhamisë ata shkuan drejt tregut, ku u përballën me një situatë që i tronditi gazetarët e huaj. Ata panë drejtpërdrejt trajtimin që u bëhej shqiptarëve, pikërisht kur dy policë serbë ushtruan dhunë ndaj një të riu shqiptar që kishte dalë të shiste produktet e tij, ngjarje që ishte filmuar tashmë e tëra nga syri i kamerës.

    Pas rënies heroike të familjes Jashari, ata morën rrugën për Prekaz për të parë nga afër se si vendi kishte marrë pamjen nga lufta. Në shtëpinë e Jasharëve, gazetarët francezë kishin gjetur një abetare.

    “Shtëpia e Ademit ishte e shkatërruar… Çka me pa, oborri ishte i mbushur me ‘llasnika’, disa revista fetare të Sarajevës, i thashë gazetarit këto nuk janë të tonat. Fatmirësisht, duke i larguar ato e gjeti një abetare edhe tha po e fotografoj këtë. Një lloj forme, abetarja tregonte që një fëmijë aty ka filluar të shkruajë, t’i mësojë shkronjat dhe kësisoj tregonte jetën që ka ekzistuar dikur”, shtoi përkthyesi.

    Krimin që e panë në familjen Jashari, gazetarët e kishin përshkruar si masakër.

    “Kur erdhëm në Prishtinë, thanë kjo është masakër, kjo është diçka e paparë. Tha ne kemi parë gjithçka në Bosnjë, e njëjta gjë po ndodh te ju, bile me një ashpërsi edhe më të madhe”, tregoi ai.

    Ndërkohë, në fshatin Tërdevc, gazetarët e huaj u bënë “shpëtimtarë” të një të plagosuri që e kishte të domosdoshme të transferohej në spital për trajtim mjekësor, përndryshe rrezikohej të vdiste.

    “Një shtëpi që shërbente si ambulantë, mjeku po më thërret e më tha e kemi një të plagosur, ai i shkreti ishte i plagosur në krahë dhe në këmbë, nëse nuk e dërgojmë në spital, ky sot do të vdesë. Thashë ja ku e kemi një veturë, e kishim njëPinzgauer. Tha nëse nuk e vendosim këtu, ky ka me vdekur. Ishin disa gazetarë spanjollë më tutje e flisnin frëngjisht, i luta, u thashë ky njeri do të vdesë nëse nuk e dërgoj në spital. Thanë silleni, e morën ata. Nuk dimë asgjë për atë njeri tash”, theksoi ai.

    E të nesërmen, në Krajkovë serbët kishin vrarë një djalë 11-vjeçar, i cili kishte qenë nipi i të plagosurit në Tërdevc. Djalin e kishin vrarë dhe nuk po lejonin ta varrosnin nga të shtënat. Në këtë mes, gazetarët me veturat e tyre kishin rrethuar hapësirën ku gjendej varri dhe mundësuan varrimin e të miturit.

    “Të nesërmen u përhap lajmi që ishte vrarë një djalë i ri 11-vjeçar në Krajkovë. Ai kishte qenë bashkë me të plagosurin në Tërdevc, axha i tij. Kishin dalë në mal për të prerë drunj, serbët kanë shtënë në ta dhe kanë vrarë djalin. Ka qenë një pamje e hatashme sepse nëna ledhatonte djalin e vrarë. Ata të shkretit, babai i tij tha nuk po na lejojnë me e varrosur. Varrin e kemi punuar natën, por nuk po na lënë se po shtien serbët. Gazetarët mbetën të habitur, u tregova se nuk po e lejojnë me varrosur djalin se po duan me i vrarë. Thanë hajdeni me ne, ka pasur plot gazetarë. Kanë qenë pesë xhipa që e bënë një lloj rrethi dhe e varrosëm djalin”, rrëfeu ai.

    Të gjitha këto emocione e ndodhi, Ismail Ismaili i ka të shkruara në librin e tij të botuar që mban titullin “Në hijen e luftës, në dritën e fjalës”.

    Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë dhe periudhës së lidhur me të, janë vrarë 1 mijë e 24 fëmijë, ndërsa 109 të tjerë janë regjistruar si të zhdukur. /KP/