Category: Lajme

  • Olechka humb durimin me Nichin, e tërheq bashkë me çarçafin dhe e rrëzon nga krevati

    Olechka humb durimin me Nichin, e tërheq bashkë me çarçafin dhe e rrëzon nga krevati

    Situatat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova duket se po tensionohen gjithnjë e më shumë.

    Një moment i ndodhur mbrëmjen e kaluar, pasi u fikën dritat dhe banorët u shtrinë për të fjetur, ka shkaktuar reagime të shumta.

    Nichi duket se zuri krevatin e Olechkës dhe refuzoi të largohej prej tij. As përpjekja e Fuegos për ta larguar, duke i hedhur ujë, nuk pati rezultat.

    Në një moment, Olechka duket se humbi durimin. Ajo kapi çarçafin dhe e tërhoqi me forcë, duke marrë me vete edhe Nichin, i cili përfundoi në tokë. Pas kësaj, ai u largua nga krevati.

    Ngjarja u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale.

    Disa e përgëzuan Olechkën për reagimin, ndërsa të tjerë menduan se veprimi i saj ishte i tepruar. /Telegrafi/

  • ChatGPT Wallet u mundëson agjentëve të OpenAI të kryejnë blerje në emër të përdoruesve

    ChatGPT Wallet u mundëson agjentëve të OpenAI të kryejnë blerje në emër të përdoruesve

    OpenAI ka prezantuar ChatGPT Wallet, një veçori të re që u mundëson agjentëve të saj të inteligjencës artificiale, Dots, të kryejnë blerje në emër të përdoruesve.

    Shërbimi është zhvilluar në bashkëpunim me American Express, Mastercard dhe Visa, ndërsa fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm për abonentët e ChatGPT Pro në Shtetet e Bashkuara.

    Funksionimi i tij është i thjeshtë: përdoruesi regjistron një kartë pagese në Wallet dhe më pas mund t’i kërkojë agjentit të gjejë produkte ose shërbime për t’i blerë, si një veshje të re apo një hotel për udhëtimin e radhës.

    Kur vjen momenti i pagesës, përdoruesit i shfaqen emri i tregtarit, artikujt e përzgjedhur, shuma totale dhe karta me të cilën do të kryhet pagesa. Transaksioni duhet të miratohet nga vetë përdoruesi përmes një verifikimi biometrik, si Face ID apo skanimi i gjurmës së gishtit.

    Çdo miratim regjistrohet si dëshmi e blerjes që përdoruesi ka autorizuar, transmeton Telegrafi.

    Sipas OpenAI, të dhënat e vërteta të kartës nuk i bëhen të ditura as agjentit të inteligjencës artificiale dhe as biznesit ku kryhet blerja. Në vend të tyre, pasi përdoruesi miraton transaksionin, rrjeti i pagesave gjeneron një token me numër, kod sigurie dhe datë skadimi të veçantë, përmes të cilit kryhet pagesa nga karta e regjistruar.

    Kompania thotë se përdoruesit do të vazhdojnë të përfitojnë nga pikët dhe shpërblimet që ofron karta e tyre, si dhe nga mbrojtja për kontestimet e pranueshme të transaksioneve, për shembull në rastet kur produkti i blerë rezulton me defekt.

    Në të ardhmen, OpenAI synon t’u mundësojë përdoruesve t’ua delegojnë plotësisht blerjet agjentëve të tyre, duke përcaktuar paraprakisht kufijtë e shpenzimeve, kategoritë e produkteve dhe periudhat kohore gjatë të cilave mund të kryhen transaksionet. Megjithatë, kjo mundësi ende nuk është funksionale.

    Një tjetër sfidë lidhet me faqet e internetit që bllokojnë agjentët e inteligjencës artificiale. Për këtë arsye, OpenAI po publikon edhe një udhëzues për bizneset, të quajtur “Commerce Partner Playbook”, i cili shpjegon se si faqet dhe sistemet e pagesave mund të shmangin refuzimin e paqëllimshëm të blerjeve legjitime të kryera nga agjentët.

    ChatGPT Wallet ka nisur të shpërndahet në Dots për përdoruesit e ChatGPT Pro mbi 18 vjeç në SHBA, të cilët kanë karta të pranueshme të lëshuara në këtë shtet nga American Express, Chase, Mastercard ose Visa.

    Prezantimi i këtij funksioni vjen disa muaj pas lansimit të ChatGPT Finance, që u mundëson përdoruesve të lidhin llogaritë e tyre bankare me chatbotin, dhe më shumë se një vit pas prezantimit të ChatGPT Agent, i cili i dha platformës mundësinë të kryejë detyra në emër të përdoruesve. /Telegrafi/

  • Kosova me dy mungesa ndaj Irlandës, Zhegrova dhe Hoxha largohen nga grumbullimi

    Kosova me dy mungesa ndaj Irlandës, Zhegrova dhe Hoxha largohen nga grumbullimi

    Kosova me dy mungesa ndaj Irlandës, Zhegrova dhe Hoxha largohen nga grumbullimi

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Franco Foda ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares dy futbollistët, Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.

    Sipas njoftimit të FFK-së, Zhegrova është liruar për shkak të një lëndimi, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës.

    Ndërkaq, Hoxha nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit për shkak të pezullimit, pasi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë, në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.

    Kështu, Kosova do të përballet me Irlandën pa këta dy futbollistë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo with two shortages against Ireland, Zegrov, Hoxha leave gathering

    The Kosovo Football Federation has announced that selective Franco Foda has freed two football players — Edon Zegrova and Veldin Hoxha — from the gathering of the National.

    According to the WFF report, Zegrov has been released because of an injury he is unable to make available for his next fight against Ireland.

    Meanwhile, Hoxha will not be available to the selection because of the suspension, after being punished with red card, after two yellow cards, in yesterday’s match against Israel.

    Thus, Kosovo will face Ireland without those two footballers.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Qindra burra protestojnë në Bernë kundër dhunës ndaj grave

    Qindra burra protestojnë në Bernë kundër dhunës ndaj grave

    Qindra burra protestojnë në Bernë kundër dhunës ndaj grave

    Qindra burra kanë protestuar në sheshin Bundesplatz, para Parlamentit Federal në Bernë të Zvicrës, kundër dhunës ndaj grave, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe angazhim nga burrat në luftën kundër këtij fenomeni.

    Protesta, e cila zgjati rreth një orë, u organizua nga një aleancë e gjerë ku përfshiheshin Partia Socialdemokrate e Zvicrës (SP) dhe komiteti “Männer gegen Gewalt an Frauen” (Burrat kundër dhunës ndaj grave).

    Organizatorët u bënë thirrje burrave që të tregojnë solidaritet me viktimat, të mos heshtin përballë dhunës dhe të reagojnë kur përballen me raste të tilla në rrethin e tyre shoqëror.

    Sipas organizatorëve, dhuna ndaj grave në shumicën e rasteve ushtrohet nga burrat, prandaj ata duhet të marrin përgjegjësi dhe të kundërshtojnë hapur sjelljet e dhunshme, përfshirë edhe ato të personave të afërt, shkruan SRF, transmeton Telegrafi.

    Gjatë protestës u theksua edhe përmasat e ngacmimeve dhe dhunës seksuale në Zvicër.

    Sipas shifrave të përmendura nga organizatorët, më shumë se gjysma e grave në vend kanë përjetuar ngacmime seksuale, ndërsa një në pesë gra ka qenë viktimë e veprimeve seksuale të padëshiruara.

    Me këtë aksion solidariteti, pjesëmarrësit synuan të dërgojnë mesazhin se lufta kundër dhunës ndaj grave nuk është vetëm përgjegjësi e viktimave apo e institucioneve, por kërkon edhe angazhimin aktiv të burrave.

    Burimi: Insajderi

  • Hundreds of men protest in Bern against violence against women

    Hundreds of men have protested in Bundesplatz Square, ahead of the Federal Parliament in Bern, Switzerland, against violence against women, demanding more responsibility and commitment from men in the fight against this phenomenon.

    The protest, which lasted about an hour, was organised by a wide alliance involving the Swiss Social Democrat Party ( SP) and PHIMänner gegen Gewalt an Franen (Brits against violence against women).

    Organisers urged men to show solidarity with the victims, not to remain silent in the face of violence, and to react when facing such cases in their social circle.

    According to organisers, violence against women in most cases is exercised by men, so they must take responsibility and openly oppose violent behavior, including those of close relatives, writes the SRF, broadcast Telegrafi.

    The size of harassment and sexual violence in Switzerland was also highlighted during the protest.

    According to figures cited by organisers, more than half of women in the country have experienced sexual harassment, while one in five women has been the victim of unwanted sexual acts.

    With this solidarity action, participants intended to send the message that the fight against violence against women is not only the responsibility of victims or institutions, but also requires the active commitment of men.

    Source Layer: Insander

  • KFOR-i zhvillon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, pjesëmarrës edhe Policia e Kosovës dhe FSK-ja

    KFOR-i zhvillon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, pjesëmarrës edhe Policia e Kosovës dhe FSK-ja

    Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë gjatë ditëve në vijim ushtrimin ushtarak “Golden Sabre” në Kampin Vrella, në të cilin do të marrin pjesë edhe Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ushtrimi do të realizohet në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme trajnuese të KFOR-it, me synim forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë.

    Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti, banorët e zonës përreth Kampit Vrella mund të vërejnë prani të shtuar të personelit ushtarak dhe automjeteve.

    Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky aktivitet është pjesë e një ushtrimi të planifikuar, i cili synon avancimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet pjesëmarrësve dhe forcimin e aftësive të tyre për të vepruar së bashku në mënyrë efektive.

    Në ushtrim, institucionet pjesëmarrëse do të angazhohen në kuadër të roleve dhe përgjegjësive të tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

    Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtij aktiviteti. /Telegrafi/

  • LAMM: Prej sot fillon detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete

    LAMM: Prej sot fillon detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete

    Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, me rrugë të lagura, njofton LAMM.

    Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga vendi.

    Nga 15 nëntori 2026, fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2027.

    LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

  • U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

    U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

    U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të gjendet një person i raportuar i zhdukur në Ferizaj.

    Sipas policisë, më 11 nëntor të këtij viti, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e 31-vjeçarit, M. O. i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe më nuk ishte kthyer.

    “Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin. /Klankosova.tv

  • Missing report in Ferizaj, 31-year-old found safely in Pristina

    PKosovo’s olicia has announced that after four days of research, a reported missing person in Ferizaj has been found.

    According to police, on 11 November this year, at the Ferizaj police station, the disappearance of 31-year-old M. O. who, according to family, had left home on November 10th and had not returned.

    After four days of research, at 15,11,2026, around 1:30, the reported missing person was found in Pristina, in good health and then returned home.

    According to the announcement, the Regional Investigation Sector and the prosecutor of the case have been announced in the case, which are handling the case. /I did. tv