
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Franco Foda ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares dy futbollistët, Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.
Sipas njoftimit të FFK-së, Zhegrova është liruar për shkak të një lëndimi, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës.
Ndërkaq, Hoxha nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit për shkak të pezullimit, pasi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë, në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.
Kështu, Kosova do të përballet me Irlandën pa këta dy futbollistë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali