Category: Lajme

  • Nuk fliste me gruan prej tre muajsh, 46-vjeçari denoncohet për dhunë psikike në Gjakovë – ajo kërkon strehim

    Nuk fliste me gruan prej tre muajsh, 46-vjeçari denoncohet për dhunë psikike në Gjakovë – ajo kërkon strehim

    Nuk fliste me gruan prej tre muajsh, 46-vjeçari denoncohet për dhunë psikike në Gjakovë – ajo kërkon strehim

    Një rast i pazakontë i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin për dhunë psikike, duke deklaruar se prej rreth tre muajsh ai nuk komunikonte me të dhe nuk i kërkonte asgjë. Gruaja ka marrë trajtim mjekësor dhe ka kërkuar strehim, ndërsa bashkëshorti është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja është raportuar të shtunën, më 14 nëntor, rreth orës 09:00, në lagjen “Ali Ibra” në Gjakovë.

    Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për F.B. 47 vjeçare, e cila është paraqitur në Polici dhe ka deklaruar se po përjetonte dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, G.Ç. 46 vjeçar.

    Sipas deklarimit të saj, bashkëshorti nuk kishte komunikuar me të për rreth tre muaj dhe gjatë kësaj periudhe nuk i kishte kërkuar asgjë.

    Gruaja e ka përshkruar këtë sjellje si dhunë psikike, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

    Pas raportimit, ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe ka kërkuar strehim.

    Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka intervistuar edhe djalin e saj në cilësinë e dëshmitarit.

    Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar lidhur me denoncimin.

    Pas konsultimit me Prokurorinë, është vendosur që 46-vjeçari të lirohet në procedurë të rregullt.

    Rasti është iniciuar si “Dhuna në familje” dhe mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • He didn’t talk to his wife for three months, 46-year-old was denounced for psychic violence in Gjakova. She wants shelter.

    An unusual case of domestic violence has been reported to Gjakova, where a woman has denounced her husband for psychic violence, claiming that for about three months he had no communication with her and did not ask for anything. The woman has received medical treatment and has sought refuge, while the husband has been arrested and later released in regular procedure, the Signal newspaper reports.

    The event was reported on Saturday, November 14, about 09 a.m., in the neighbourhood of Ali Ibraʹ in Gjakova.

    According to signal sources, it’s F.B. 47 years old, who appeared in the police and claimed to be experiencing psychic violence from her husband, G.C. 46 years old.

    According to her statement, her husband had not communicated with her for about three months and had not asked her for anything during this period.

    The woman has described this behaviour as psychic violence, demanding the intervention of institutions.

    After the report, she received medical treatment and sought refuge.

    Within the investigative actions, police have also interviewed her son in the quality of the witness.

    Meanwhile, the suspect has been arrested and interviewed in connection with the indictment.

    After consulting with the Prosecutor, it is decided that 46-year-old will be released in regular procedure.

    The case has been initiated as a family dhuna and remains under investigation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Demoloi gjësendet në shtëpi dhe shqetësoi babanë, 25-vjeçari përfundon në Polici në Prishtinë – hetohet për dhunë në familje

    Demoloi gjësendet në shtëpi dhe shqetësoi babanë, 25-vjeçari përfundon në Polici në Prishtinë – hetohet për dhunë në familje

    Demoloi gjësendet në shtëpi dhe shqetësoi babanë, 25-vjeçari përfundon në Polici në Prishtinë – hetohet për dhunë në familje

    Një 51-vjeçar në Prishtinë ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë, pasi djali i tij dyshohet se ka demoluar gjësendet brenda shtëpisë, duke shkaktuar shqetësim dhe dhunë psikike ndaj të atit. Rasti ka përfunduar me intervistimin e të dyve në stacion policor dhe inicimin e hetimeve për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 14 nëntor, rreth orës 12:00, në rrugën “Gani Bobi” në Prishtinë.

    Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesi A.A. 52 vjeçar ka raportuar se kishte probleme me djalin e tij, E.A. 25 vjeçar, i cili atë ditë kishte demoluar gjësendet brenda shtëpisë.

    Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me familjarët.

    Babai ka deklaruar se nuk kishte pasur dhunë fizike, por se veprimet e të birit i kishin shkaktuar shqetësim dhe përbënin, sipas tij, dhunë psikike.

    Të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu, ku kanë dhënë deklaratat lidhur me incidentin.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprën “Dhuna në familje”.

    Pas intervistimit, 25-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti do të trajtohet nga organet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Demolo is at home and upset Father, 25-year-old ends up in Pristina Police.

    A 51-year-old in Pristina has called for police intervention, as his son allegedly damaged the items inside the house, causing psychological concern and violence against his father. The case has ended with the interview of both of them at the police station and the initiative of domestic violence investigations, the Signal newspaper reports.

    The event took place on Saturday, November 14, at 12: 00 p.m., on Gani Bobi Street in Pristina.

    According to signal sources, the A.A. complainer. 52-year-old reported having problems with his son, the 25-year-old E.A., who had demented what was inside the house that day.

    After obtaining information, police units have come to the scene and contacted family members.

    Father claimed that there had been no physical violence but that his son’s actions had caused concern and, according to him, psychic violence.

    Both have been escorted to the North Police Station, where they have issued statements regarding the incident.

    The prosecution has been reported, which has instructed the initialisation of the criminal procedure for the work Dhuna in the family.

    After the interview, the 25-year-old has been released in regular procedure.

    The case will be handled by competent organs.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Do të të mbys ty dhe vajzën” – 33-vjeçari dyshohet se kërcënoi nënën në Gjakovë, arrestohet pas disa ditësh në arrati

    “Do të të mbys ty dhe vajzën” – 33-vjeçari dyshohet se kërcënoi nënën në Gjakovë, arrestohet pas disa ditësh në arrati

    “Do të të mbys ty dhe vajzën” – 33-vjeçari dyshohet se kërcënoi nënën në Gjakovë, arrestohet pas disa ditësh në arrati

    Një 67-vjeçare në Gjakovë ka denoncuar djalin e saj për dhunë fizike, keqtrajtim psikik dhe kërcënime me vdekje ndaj saj dhe vajzës së saj. I dyshuari, i cili ishte në arrati, është arrestuar pas disa ditësh kërkimesh dhe është ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për I.B. 33 vjeçar, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, S.B. 67 vjeçare, në periudha të ndryshme gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti.

    Rasti lidhet me fshatin Bec dhe rrugën “Qelë Binaku” në Gjakovë.

    Burimet bëjnë të ditur se viktima kishte deklaruar se ishte përballur me dhunë psikike, ofendime dhe sulme fizike nga djali i saj, por këto incidente nuk i kishte raportuar më herët në Polici.

    Situata kishte marrë një kthesë serioze më 9 nëntor, kur gruaja, gjatë një seance gjyqësore në Gjakovë, kishte deklaruar se ishte kërcënuar nga djali me vrasje.

    Sipas deklarimit të saj, i dyshuari e kishte kërcënuar se “do ta mbyste atë dhe vajzën e saj”, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e familjareve.

    67-vjeçarja kishte refuzuar trajtimin mjekësor dhe strehimin, duke vendosur të kthehej në shtëpinë e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, i dyshuari nuk jetonte me nënën që nga muaji qershor.

    Pas raportimit të rastit, Policia kishte nisur veprimet për lokalizimin e tij, por ai nuk ishte gjetur fillimisht.

    Të shtunën, më 14 nëntor, rreth orës 19:00, i dyshuari është arrestuar nga Policia.

    Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, 33-vjeçari ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje.

    Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Rasti është iniciuar si “Dhuna në familje” dhe mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bërtiti para tre fëmijëve dhe e goditi gruan me shuplakë në fytyrë – 34-vjeçari arrestohet në Pejë, nëna me fëmijët dërgohet në strehimore

    Bërtiti para tre fëmijëve dhe e goditi gruan me shuplakë në fytyrë – 34-vjeçari arrestohet në Pejë, nëna me fëmijët dërgohet në strehimore

    Bërtiti para tre fëmijëve dhe e goditi gruan me shuplakë në fytyrë – 34-vjeçari arrestohet në Pejë, nëna me fëmijët dërgohet në strehimore

    Një grua në Pejë ka përfunduar në strehimore së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, pas një incidenti të dhunës në familje, ku bashkëshorti dyshohet se e ka fyer dhe e ka goditur me shuplakë në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijëve, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur të shtunën, më 14 nëntor, rreth orës 22:00, në rrugën “Ded Krasniqi” në Pejë.

    Në këtë rast janë përfshirë S.B. 34 vjeçar dhe bashkëshortja e tij V.P. 25 vjeçare, të cilët kanë tre fëmijë të moshave 7, 6 dhe 4 vjeç.

    Sipas deklarimit të viktimës, gjithçka kishte nisur kur bashkëshorti ishte kthyer në shtëpi dhe kishte filluar t’u bërtiste fëmijëve, ndërsa ndaj saj kishte përdorur fjalë fyese.

    Situata më pas dyshohet se ka përshkallëzuar në dhunë fizike, kur 34-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me shuplakë në fytyrë.

    Pas raportimit të incidentit, Policia ka shoqëruar në stacion gruan së bashku me tre fëmijët, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për intervistim.

    25-vjeçarja ka dhënë deklaratën në prani të zyrtares së Qendrës për Punë Sociale. Ajo ka deklaruar se nuk kishte pësuar lëndime të dukshme dhe nuk kishte dëshiruar të merrte trajtim mjekësor.

    Gjithashtu, sipas deklarimit të saj, nuk ishte ndier e rrezikuar nga bashkëshorti.

    Për rastin janë njoftuar Mbrojtësi i Viktimave dhe Prokuroria, e cila ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa gruaja me tre fëmijët është vendosur në strehimore, në koordinim me Qendrën për Punë Sociale.

    Rasti mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ushtrim i madh në Kampin Vrella, KFOR-i njofton për lëvizje të automjeteve ushtarake

    Ushtrim i madh në Kampin Vrella, KFOR-i njofton për lëvizje të automjeteve ushtarake

    Ushtrim i madh në Kampin Vrella, KFOR-i njofton për lëvizje të automjeteve ushtarake

    Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin ushtarak “Golden Sabre” në Kampin Vrella gjatë ditëve në vijim, në kuadër të aktiviteteve të saj të rregullta trajnuese.

    Në këtë ushtrim do të marrin pjesë edhe Policia e Kosovës, EULEX-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në rolet e tyre përkatëse të sigurisë.

    KFOR-i ka njoftuar se gjatë zhvillimit të ushtrimit, banorët e zonës mund të vërejnë prani të shtuar të personelit ushtarak dhe automjeteve.

    Sipas komunikatës, qëllimi i ushtrimit është forcimi i koordinimit, bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse, si dhe avancimi i aftësisë së tyre për të vepruar së bashku në mënyrë efektive.

    Burimi: Insajderi

  • Musmurati pranon mungesën e komunikimit për “Ulpiana 2030 Legacy”: Pa pajtimin e banorëve, projekti nuk zhvillohet

    Musmurati pranon mungesën e komunikimit për “Ulpiana 2030 Legacy”: Pa pajtimin e banorëve, projekti nuk zhvillohet

    Nënkryetarja e Prishtinës, Besiana Musmurati, ka pranuar se vendimmarrja për projektin “Ulpiana 2030 Legacy” është shoqëruar me mungesë të komunikimit me banorët, ndërsa ka deklaruar se projekti nuk do të zhvillohet nëse kundërshtohet prej tyre.

    Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, Musmurati ka vlerësuar se paqartësitë rreth projektit janë shfrytëzuar politikisht nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, ajo ka pranuar se shqetësimet e banorëve janë të drejta dhe se Komuna është dashur të komunikonte më shumë për ndërhyrjet e propozuara në lagje.

    “Këtu ka qenë një mungesë e komunikimit, me thënë të drejtën, që pastaj shkaktoi shumë paqartësi, e pastaj është amplifikuar shumë edhe nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka deklaruar Musmurati, shkruan Telegrafi.

    Duke shpjeguar arsyetimin për projektin, Musmurati ka thënë se ai lidhet me nevojën për shtimin e kapaciteteve të akomodimit për Lojërat Mesdhetare. Sipas saj, ishte kërkuar që kampusi universitar të shfrytëzohej për akomodimin e rreth 5.000 sportistëve, ndërsa kapacitetet ekzistuese të konvikteve, sipas vlerësimit të saj, mund të siguronin rreth 2.600 vende.

    “Projekti të cilin e kemi votuar në Kuvend thotë shumë qartë: do të ndërtohet një objekt që u shërben Lojërave Mesdhetare dhe nuk do të ketë karakter komercial”, është shprehur ajo, shkruan Telegrafi.

    – YouTube youtu.be

    E pyetur se çfarë do të ndodhte me objektin pas përfundimit të lojërave, Musmurati ka përmendur mundësinë e përdorimit të tij për banim të përballueshëm për çiftet e reja. Këtë e ka paraqitur si mundësi për shqyrtim, jo si vendim përfundimtar.

    “Pastaj duhet të shikojmë. Në qoftë se ndërtohet, mund të jetë banim i përballueshëm për çiftet e reja, sepse ajo do të jetë e Komunës dhe do të jetë në shfrytëzim të Komunës”, ka thënë Musmurati.

    Duke iu përgjigjur kundërshtimeve të banorëve, ajo ka deklaruar se zhvillimi i projektit kushtëzohet me pajtimin e tyre.

    “Në qoftë se banorët e kundërshtojnë, atëherë ne kemi thënë që ajo nuk do të zhvillohet”, ka deklaruar ajo, shkruan Telegrafi.

    Musmurati ka theksuar se nga ky rast duhet të nxirret mësim për komunikimin me qytetarët përpara vendimeve që prekin lagjet e Prishtinës.

    Ndërkohë, Këshilli i Banorëve të lagjes Ulpiana i ka kërkuar Kuvendit Komunal të Prishtinës anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, të miratuar më 6 nëntor 2026.

    Në kërkesën drejtuar kryesuesit dhe të gjithë asamblistëve, me kopje edhe për kryetarin Përparim Rama, banorët kanë kundërshtuar lokacionet e përcaktuara për realizimin e projektit.

    Anulimin e vendimit për caktimin e hapësirës “Te Fontana” për këtë projekt e ka kërkuar edhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, duke vlerësuar se ndërtimet e reja do të rrezikonin trashëgiminë urbanistike të lagjes.

    Në deklaratën publike, Asociacioni ka theksuar se Ulpiana përfaqëson një nga shembujt më të rëndësishëm të urbanizmit modernist dhe të zhvillimit të planifikuar të Prishtinës. /Telegrafi/

  • U zhduk nga shtëpia në Ferizaj, familja e kërkoi për ditë të tëra – TikToku ndihmon në gjetjen e 31-vjeçarit në Prishtinë

    U zhduk nga shtëpia në Ferizaj, familja e kërkoi për ditë të tëra – TikToku ndihmon në gjetjen e 31-vjeçarit në Prishtinë

    U zhduk nga shtëpia në Ferizaj, familja e kërkoi për ditë të tëra – TikToku ndihmon në gjetjen e 31-vjeçarit në Prishtinë

    Pas disa ditësh ankthi dhe kërkimesh, një familje nga Ferizaj ka marrë lajmin që po e priste. Djali i tyre 31-vjeçar, i cili ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer më, është gjetur shëndoshë e mirë në Veternik të Prishtinës, falë një informacioni të siguruar përmes TikTokut, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Muhamet Osmanin, 31 vjeçar, largimi i të cilit nga shtëpia në rrugën “Xhemaj l Kada” në Ferizaj kishte alarmuar familjarët.

    Babai i tij, ishte paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj më 11 nëntor, duke raportuar se djali, i cili është person me aftësi të kufizuara, ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, rreth orës 14:00, dhe nuk ishte kthyer.

    Pas denoncimit, rasti ishte referuar te njësia e hetimeve për veprime të mëtejshme.

    Kthesa erdhi në orët e para të së dielës, më 15 nëntor, kur përmes TikTokut u sigurua informacioni se 31-vjeçari ndodhej pranë pikës së derivateve “Hib Petrol” në Veternik.

    Rreth orës 01:30, një person që kishte marrë informacionin për vendndodhjen e tij është paraqitur në Polici dhe ka njoftuar se i zhdukuri mund të gjendej në atë lokacion.

    Njësitë policore janë nisur menjëherë drejt Veternikut, ku edhe e kanë gjetur Muhametin.

    Fatmirësisht, 31-vjeçari ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në shtëpi.

    Për gjetjen e tij janë njoftuar edhe hetuesit rajonalë, ndërsa rasti është përmbyllur me kthimin e sigurt të personit që familja e kishte kërkuar prej disa ditësh.

    Pas disa ditësh ankthi dhe kërkimesh, një familje nga Ferizaj ka marrë lajmin që po e priste. Djali i tyre 31-vjeçar, i cili ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer më, është gjetur shëndoshë e mirë në Veternik të Prishtinës, falë një informacioni të siguruar përmes TikTokut, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Muhamet Osmanin (31), largimi i të cilit nga shtëpia në rrugën “Xhemaj l Kada” në Ferizaj kishte alarmuar familjarët.

    Babai i tij, ishte paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj më 11 nëntor, duke raportuar se djali, i cili është person me aftësi të kufizuara, ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, rreth orës 14:00, dhe nuk ishte kthyer.

    Pas denoncimit, rasti ishte referuar te njësia e hetimeve për veprime të mëtejshme.

    Kthesa erdhi në orët e para të së dielës, më 15 nëntor, kur përmes TikTokut u sigurua informacioni se 31-vjeçari ndodhej pranë pikës së derivateve “Hib Petrol” në Veternik.

    Rreth orës 01:30, një person që kishte marrë informacionin për vendndodhjen e tij është paraqitur në Polici dhe ka njoftuar se i zhdukuri mund të gjendej në atë lokacion.

    Njësitë policore janë nisur menjëherë drejt Veternikut, ku edhe e kanë gjetur Muhametin.

    Fatmirësisht, 31-vjeçari ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në shtëpi.

    Për gjetjen e tij janë njoftuar edhe hetuesit rajonalë, ndërsa rasti është përmbyllur me kthimin e sigurt të personit që familja e kishte kërkuar prej disa ditësh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • He disappeared from his home in Ferizaj, his family searched for days for Tik Toku helps find 31-year-old in Pristina

    After several days of anxiety and research, a family from Ferizaj has received the news that was coming. Their 31-year-old son, who had left home on November 10th and had stopped returning, was found safely in Pristina’s Veternik, thanks to information provided through TikTok, the Signal newspaper reports.

    According to signal sources, this is about Muhamet Osman, 31, whose departure from home on the Street of JEmaj l Qadhau in Ferizaj had alarmed family members.

    His father, appeared at the Ferizaj Police Station on November 11th, reporting that the boy, who is disabled, had left the house the day before, about 2:00, and had not returned.

    After reporting, the case was referred to the investigation unit for further action.

    The turnover came in the early hours of Sunday, November 15th, when information was obtained through TikTok that 31-year-old was close to the JHib Petrolʹ in Veternik.

    About 1:30 p.m., a person who had received information about his whereabouts appeared in the police station and announced that the missing one could be located in that location.

    Police units are headed straight for the Veternik, where they found Muhammad.

    Fortunately, 31-year-old was in good health and has returned home.

    Regional investigators have been notified about it, while the case has ended with the safe return of the person the family had been looking for for for for several days.

    After several days of anxiety and research, a family from Ferizaj has received the news that was coming. Their 31-year-old son, who had left home on November 10th and had stopped returning, was found safely in Pristina’s Veternik, thanks to information provided through TikTok, the Signal newspaper reports.

    According to signal sources, it’s about Muhamet Osmanin (31), whose departure from home on the street of Xhemaj l Qadah in Ferizaj had alarmed family members.