Category: Lajme

  • U thirr në shkollë për vajzën 9-vjeçare, burri dyshohet se e poshtëroi para drejtorit e psikologes – më pas e nxori gruan nga shtëpia

    U thirr në shkollë për vajzën 9-vjeçare, burri dyshohet se e poshtëroi para drejtorit e psikologes – më pas e nxori gruan nga shtëpia

    U thirr në shkollë për vajzën 9-vjeçare, burri dyshohet se e poshtëroi para drejtorit e psikologes – më pas e nxori gruan nga shtëpia

    Një takim në shkollë për mbarëvajtjen e mësimit të një vajze 9-vjeçare dyshohet se ka përfunduar me një incident të rëndë familjar në Pejë. Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj, duke deklaruar se ai fillimisht e kishte denigruar para stafit të shkollës, ndërsa më pas e kishte kapur për krahu dhe e kishte larguar nga shtëpia, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 10 nëntor, në rrugën “Myrvete Maksutaj”, ndërsa personat e përfshirë janë V.Z. 38 vjeçar dhe bashkëshortja e tij M.Z. 34 vjeçare.

    Çifti janë të martuar prej 12 vitesh dhe kanë dy fëmijë të përbashkët.

    Gjithçka dyshohet se ka nisur kur shkolla që ndiqte vajza e tyre 9-vjeçare e kishte ftuar nënën për të diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e mësimit.

    Pasi kishte mësuar për takimin, bashkëshorti dyshohet se kishte shkuar në shkollë, ku në prani të drejtorit dhe psikologes kishte bërë komente denigruese ndaj gruas së tij.

    Sipas deklarimit të viktimës, situata ishte përkeqësuar pas kthimit në shtëpi, ku bashkëshorti kishte vazhduar me fyerje dhe komente poshtëruese.

    Kur ajo kishte kundërshtuar mënyrën se si po trajtohej, ai dyshohet se e kishte kapur për krahu dhe e kishte nxjerrë jashtë shtëpisë.

    Një ditë më vonë, sipas denoncimit, burri ia kishte dërguar edhe vajzat dhe gjësendet personale në shtëpinë e prindërve të saj.

    Gruaja është paraqitur në Polici dhe ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjen.

    Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, ndaj bashkëshortit është iniciuar hetim penal për veprën “Dhuna në familje”.

    I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gruaja ka qëndruar te prindërit e saj me dëshirën e vet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • He was called to school for the nine-year-old girl, the man allegedly humiliated her in front of the psychologist director.

    A school meeting for the welfare of a nine-year-old girl allegedly ended up with a serious family incident in Pec. A woman has denounced her husband, claiming that he had originally denigrated her in front of the school staff, while then had held her arm and had her away from home, the Signal newspaper reports.

    According to signal sources, the case occurred on November 10th on Maxutaj Street, while the people involved are the 38-year-old V.Z. and his wife, M.Z. 34 years old.

    The couple have been married for 12 years and have two children in common.

    Everything was allegedly started when the school their nine-year-old daughter attended had invited Mother to discuss the prosperity of learning.

    After learning about the meeting, the husband was suspected of going to school, where he had made denigrative comments about his wife before the principal and psychologist.

    According to the victim’s statement, the situation had deteriorated after returning home, where the husband had continued with humiliating insults and comments.

    When she had rejected the way she was being treated, he allegedly had held her by the arm and had thrown her out of the house.

    One day later, the man had sent his daughters and personal items to her parents ‘ home, according to the indictment.

    The woman appeared at the police station and issued a statement on the story.

    After consulting with the guardian prosecutor, criminal investigation into the family’s work has been initiated against the husband.

    The suspect was interviewed and then released in regular procedure, while the woman stood with her parents on her own.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dy vëllezër përfshihen në incident të dhunshëm në Gjakovë, njëri përfundon në spital – tjetri ndalohet për 48 orë

    Dy vëllezër përfshihen në incident të dhunshëm në Gjakovë, njëri përfundon në spital – tjetri ndalohet për 48 orë

    Dy vëllezër përfshihen në incident të dhunshëm në Gjakovë, njëri përfundon në spital – tjetri ndalohet për 48 orë

    Një konflikt mes dy vëllezërve në fshatin Damjan të Gjakovës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, trajtimin mjekësor të njërit prej tyre dhe ndalimin 48-orësh të tjetrit, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 nëntor, rreth orës 17:30.

    Sipas burimeve të Sinjalit, viktima Xh.Th. 33 vjeçar ka raportuar se ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nga vëllai i tij, K.Th. 34 vjeçar.

    Në deklarimin e tij, viktima ka përmendur edhe probleme të shëndetit mendor të të dyshuarit, pretendim që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

    Pas incidentit, viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas është kthyer në shtëpi me dëshirën e tij.

    Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka intervistuar lidhur me rastin.

    Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pse Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes së vitit 2023, konsiderohet edhe autonomi territoriale?

    Pse Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes së vitit 2023, konsiderohet edhe autonomi territoriale?

    Pse Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes së vitit 2023, konsiderohet edhe autonomi territoriale?

    Shkruan: Albert Prenkaj

    Komunat pjesëmarrëse në këtë asociacion të komunave me shumicë serbe, sipas statutit, do të mund t’i ushtronin kolektivisht kompetencat e tyre nëpërmjet kësaj strukture. Fushat e përmendura përfshijnë:

    -Arsimin e nivelit të mesëm dhe universitar, kompetenca të cilat nuk i ushtrojnë komunat e tjera në të njëjtën formë;

    -Shëndetësinë e nivelit dytësor, madje me vazhdimin e pjesëmarrjes së Serbisë;

    -Përzgjedhjen e shefit të policisë nga strukturat e Asociacionit, përgjegjësi e cila, sipas modelit të autonomisë së decentralizuar, u takonte komunave veç e veç, por që nuk u është dhënë në këtë formë komunave me shumicë shqiptare;

    -Planifikimin urban dhe rural, etj.

    Po të mbeteshin përgjegjësitë e lartpërmendura në kuadër të autonomisë së dekoncentruar/decentralizuar, do të vazhdonim të ishim brenda kornizës së përcaktuar nga Dokumenti i Ahtisaarit.

    Madje, fushat e përmendura të asociacionit/bashkësisë së komunave me shumicë serbe, përfshirë strukturat vendimmarrëse dhe rregullative, sipas kushtetutës duhet të kenë përfaqësues të komuniteteve joshumicë (shqiptat, boshnjak etj), të cilët pa dyshim ndikojnë në procesin e vendimmarrjes, ashtu siç parashohin dispozitat kushtetuese dhe ligjore që kërkojnë shumicën e dyfishtë (2/3) kur bëhet fjalë për çështje që prekin interesat e komunitetit serb dhe të komuniteteve të tjera joshumicë, kur preken interesat e tyre.

    Mendoj se një element i rëndësishëm që mund ta ngrejë autonominë në nivel territorial është planifikimi urbanistik.

    Kjo përgjegjësi autonome ishte paraparë në kuadër të decentralizimit të përcaktuar nga Plani i Ahtisaarit. Kompetenca e dhënë komunave me shumicë serbe për planifikimin urbanistik përbënte një nga përgjegjësitë e autonomisë së decentralizuar.

    Por, kur kjo përgjegjësi trajtohet dhe ushtrohet përmes strukturave të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, atëherë planifikimi urbanistik merr një dimension tjetër, pasi prek vendimmarrjen dhe ushtrimin e kompetencave  përgjegjësi autonome ishte paraparë në kuadër të decentralizimit të përcaktuar nga Plani i Ahtisaarit. Kompetenca e dhënë komunave me shumicë serbe për planifikimin urbanistik përbënte një nga përgjegjësitë e autonomisë së decentralizuar.

    Një zhvillim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në rastin e Kosovës, e cila, pas kalimit nga organizimi administrativ në nivelin e “Oblast”-it (1968, 1972) ndër të tjera, fitoi përgjegjësinë për planifikimin hapësinor. Kjo ishte një nga kompetencat që kontribuoi në konsolidimin e autonomisë së vitit 1974, kur Kosova, si njësi autonome, kishte dy lidhje vertikale institucionale: njërën me pushtetin federal dhe tjetrën me atë republikan.

    Andaj, mendoj se vetmenaxhimi si nivel i autonomisë, me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit (2023), e ngrit nivelin e autonomisë nga autonomia e decentralizuar, e dekoncentruar, në autonomi të centralizuar.

  • Dogana në Merdare gjen mbi 8 kilogramë argjend të fshehur në një lavatriçe

    Dogana në Merdare gjen mbi 8 kilogramë argjend të fshehur në një lavatriçe

    Dogana në Merdare gjen mbi 8 kilogramë argjend të fshehur në një lavatriçe

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të metaleve të çmuara në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Merdare, ku gjatë kontrollit të një automjeti janë zbuluar dhe sekuestruar përkohësisht rreth 8.274 kilogramë argjend i pastër investues, me pastërti 99.9%.

    Rasti është zbuluar të shtunën, pas dyshimeve të ngritura nga zyrtarët doganorë gjatë kontrollit fillestar të një furgoni me targa të huaja, i cili ishte në tranzit përmes territorit të Republikës së Kosovës, nga Belgjika drejt një vendi fqinj.

    “Pas vlerësimit të dyshimeve fillestare, automjeti është përzgjedhur nga Njësia e Skanerëve për kontroll përmes pajisjeve të skanimit. Gjatë analizimit të imazheve të skanimit, zyrtarët doganorë kanë identifikuar parregullsi të mundshme në ngarkesën e automjetit, çka ka çuar në kontrollin e detajuar në vijën e dytë”.

    “Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi e konsiderueshme e argjendit të padeklaruar, e fshehur në pjesën e sipërme të një lavatriçeje të përdorur. Malli ishte kamufluar në atë mënyrë që mund të identifikohej vetëm pas çmontimit të pajisjes”, tha Dogana në njoftim.

    Sasia e zbuluar përbëhej nga 6 monedha investuese argjendi, të prodhuara nga Australian Perth Mint (Kookaburra, Koala dhe Lunar Series), me peshë nga 1 kilogram secila, gjithsej 6 kilogramë; 1 lingotë argjendi, e markës Umicore, me peshë 1 kilogram (1,000 gramë); dhe 2 tuba plastikë, me nga 20 monedha argjendi secili, me peshë nga 1 ons (31.1 gramë) për monedhë.

    “Pesha e përgjithshme e argjendit të zbuluar është rreth 8.274 kilogramë, ndërsa vlera e tij e përafërt në treg vlerësohet nga 8,000 deri në 10,000 euro”, theksoi Dogana.

    Ky institucion shprehu mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Amerikane në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve teknologjike dhe operative të institucionit.

    “Në veçanti, pajisja me teknologji moderne të skanimit, e mundësuar përmes këtij bashkëpunimi, ka kontribuar drejtpërdrejt në identifikimin e këtij rasti, si dhe në zbulimin e rasteve të tjera të parregullsive dhe tentativave për kontrabandë”, u tha në njoftim.

    Malli, sipas Doganës, është sekuestruar përkohësisht, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme dhe për zhvillimin e procedurave përkatëse kundërvajtëse doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Klankosova.tv

  • Dy të rinj sulmojnë një 14-vjeçar në banesë në Gjakovë, ia dërgojnë videon vëllait në Snapchat – i mituri gjendet pas disa orësh

    Dy të rinj sulmojnë një 14-vjeçar në banesë në Gjakovë, ia dërgojnë videon vëllait në Snapchat – i mituri gjendet pas disa orësh

    Dy të rinj sulmojnë një 14-vjeçar në banesë në Gjakovë, ia dërgojnë videon vëllait në Snapchat – i mituri gjendet pas disa orësh

    Një rast shqetësues është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Gjakovë, ku një 14-vjeçar është raportuar i zhdukur, pasi familjarët kanë marrë informacion se ai ishte sulmuar nga dy persona në një banesë. Pamjet e sulmit dyshohet se i janë dërguar vëllait të viktimës përmes rrjetit social Snapchat, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja është raportuar më 13 nëntor, rreth orës 20:00, në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë.

    Sipas burimeve të Sinjalit, familjarët e të miturit T.A. 14 vjeçar janë alarmuar pasi vëllai i tij kishte marrë një video në Snapchat, ku shiheshin dy persona duke e sulmuar atë brenda një banese në qytet.

    Pasi ia kishin dërguar videon, personat që dyshohet se qëndronin pas sulmit e kishin bllokuar vëllain e viktimës në këtë rrjet social, duke ia pamundësuar komunikimin e mëtejshëm me ta.

    I shqetësuar për fatin e 14-vjeçarit, familjari B.A. e ka raportuar rastin në Polici, duke deklaruar se nuk kishte informacion se ku ndodhej i mituri dhe kush ishin personat që e kishin dërguar videon.

    Në kuadër të veprimeve fillestare është intervistuar edhe një dëshmitar i mitur, i cili është paraqitur në Polici i shoqëruar nga prindi.

    Pas konsultimit me prokurorin kujdestar për të mitur, Policia ka iniciuar rastin “Person i zhdukur” dhe ka nisur veprimet për gjetjen e tij.

    Rreth mesnatës, 14-vjeçari është gjetur nga njësia e hetimeve e stacionit policor.

    Pas gjetjes është konstatuar se i mituri kishte qenë viktimë e një sulmi fizik dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor, të cilin edhe e ka pranuar.

    Për incidentin e dhunshëm është iniciuar edhe një rast i veçantë penal për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

    Rrethanat e sulmit dhe identiteti i personave të përfshirë mbeten objekt i hetimeve policore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two young men attack a 14-year-old resident in Gjakova, send the video to the brother in Snapchat é, the minor is in a few hours

    A disturbing case was recorded Friday evening in Gjakova, where a 14-year-old was reported missing after family members received information that he was attacked by two people in a flat. The images of the attack were allegedly sent to the victim’s brother through the Snapchat social network, the Signal newspaper reports.

    The event was reported on November 13th, about 8:00 p.m., on the Chen Stilian Nolié street in Gjakova.

    According to signal sources, the families of the minor T.A. The 14-year-old was alarmed after his brother had taken a video in Snapchat, where two people were seen attacking him inside a residence in town.

    After they had sent the video to him, allegedly after the attack, the victim’s brother had been blocked on this social network, unable to communicate with him further.

    Concerned about the fate of 14-year-old family member B.A. has reported the case to the police, claiming that there was no information about where the minor was and who were the people who had sent the video.

    Under initial action, a minor witness has also been interviewed, who has appeared in the police officer accompanied by the parent.

    After consulting with the custody prosecutor for minors, police have initiated the missing person’s case and initiated actions to locate him.

    About midnight, the 14-year-old has been found by the police station’s investigation unit.

    After the finding, it was found that the minor had been the victim of a physical attack and needed medical treatment, which he has also accepted.

    A special criminal case for the small – scale body relief work has also been initiated for the violent incident.

    The circumstances of the attack and the identity of the involved remain the target of police investigations.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shkoi ta pastronte hyrjen e banesës në Gjakovë, gjeti një qese me marihuanë – Policia sekuestron drogën, pronari misterioz

    Shkoi ta pastronte hyrjen e banesës në Gjakovë, gjeti një qese me marihuanë – Policia sekuestron drogën, pronari misterioz

    Shkoi ta pastronte hyrjen e banesës në Gjakovë, gjeti një qese me marihuanë – Policia sekuestron drogën, pronari misterioz

    Një grua në Gjakovë është përballur me një situatë të pazakontë kur, teksa po pastronte hyrjen e objektit ku banon, ka zbuluar një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike. Ajo që fillimisht i kishte tërhequr vëmendjen ishte një aromë e pazakontë, ndërsa pak më vonë ka gjetur qesen me marihuanë të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 nëntor, rreth orës 17:00, në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Gjakovë.

    Sipas burimeve të Sinjalit, rastin e ka zbuluar T. B. 43 vjeçar, e cila sapo kishte përfunduar punën dhe ishte kthyer në banesën e saj.

    Derisa po hynte në objekt, ajo kishte ndier një aromë të dyshimtë. Gjatë pastrimit të hapësirës së përbashkët, kishte vërejtur një qese najloni, brenda së cilës ndodhej një sasi e substancës që dyshohet të jetë marihuanë.

    Pas zbulimit, është njoftuar Policia, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar substancën si provë materiale.

    Nga peshimi ka rezultuar se në qese ndodheshin 34.5 gramë substancë e dyshuar narkotike.

    Pavarësisht gjetjes së drogës, personi që e kishte lënë qesen në hyrje të objektit ende nuk është identifikuar.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Policia po heton për të zbuluar se kujt i përkiste substanca e sekuestruar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hajni me maskë e thikë tentoi ta grabisë pompën “Exfis” në Prishtinë, kur nuk gjeti para, tha se ishte shaka – Prokuroria e liron në procedurë të rregullt

    Hajni me maskë e thikë tentoi ta grabisë pompën “Exfis” në Prishtinë, kur nuk gjeti para, tha se ishte shaka – Prokuroria e liron në procedurë të rregullt

    Hajni me maskë e thikë tentoi ta grabisë pompën “Exfis” në Prishtinë, kur nuk gjeti para, tha se ishte shaka – Prokuroria e liron në procedurë të rregullt

    Një 21-vjeçar dyshohet se ka tentuar ta grabisë pompën e derivateve “Exfis” në Prishtinë, ku ka hyrë i maskuar dhe me thikë në dorë, duke kërcënuar dy punëtorë që t’ia dorëzonin paratë. Por, kur punëtorët i kanë thënë se nuk kishin para, ai ka hequr maskën dhe ka pretenduar se gjithçka ishte vetëm shaka. Pavarësisht rastit të raportuar si tentimgrabitje, i dyshuari është liruar pas intervistimit, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 13 nëntor, rreth orës 21:30, në pompën e derivateve “Exfis”, në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë.

    Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Muhamed Mehmeti, 21 vjeçar, ndërsa dy punëtorët që janë përballur me kërcënimet janë Zef Gjokaj dhe Naim Kalaja.

    Me maskë në fytyrë dhe thikë në dorë, Mehmeti dyshohet se ka hyrë në hapësirën ku ndodheshin punëtorët dhe ka kërkuar vazhdimisht që t’ia dorëzonin paratë.

    “Qitni paret!”, dyshohet se u ka bërtitur ai disa herë, duke i kanosur me thikë.

    Njëri nga punëtorët ka deklaruar se i dyshuari e kishte kapur për dore dhe ia kishte drejtuar thikën, duke e vënë përballë një kërcënimi të drejtpërdrejtë.

    Por situata ka marrë një kthesë të pazakontë kur punëtorët i kanë thënë se nuk kishin para.

    I dyshuari ka hequr maskën dhe ka pretenduar se po bënte shaka, përpara se të largohej nga pompa e derivateve pa arritur të merrte para apo sende të tjera.

    Policia është njoftuar pak minuta më vonë dhe një patrullë ka dalë në vendin e ngjarjes.

    Derisa zyrtarët policorë po merreshin me rastin, i dyshuari i ka vërejtur nga larg, është kthyer dhe është paraqitur vullnetarisht para tyre.

    Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në incident.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Mehmeti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku ka pranuar se kishte marrë një thikë nga banesa e tij, kishte shkuar në pompën e derivateve dhe u kishte kërkuar para punëtorëve.

    Pas njoftimit për rastin dhe veprimet hetimore, prokurorja kujdestare ka udhëzuar që çështja të iniciohet si “Grabitje në tentativë”.

    Megjithatë, ndonëse dy punëtorët kishin raportuar kërcënime me thikë dhe njëri prej tyre kishte deklaruar se ishte kapur për dore nga i dyshuari, Prokuroria ka vendosur që 21-vjeçari të lirohet pas intervistimit.

    Rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • DJ Khaled humbi rreth 40 kg – Zbulon se çfarë e ndihmoi të humbiste peshë

    DJ Khaled humbi rreth 40 kg – Zbulon se çfarë e ndihmoi të humbiste peshë

    DJ Khaled humbi rreth 40 kg – Zbulon se çfarë e ndihmoi të humbiste peshë

    Producenti amerikan i muzikës, DJ Khaled, zbuloi se ka humbur rreth 40 kilogramë gjatë vitit të kaluar, një vendim që e mori pasi nuk mundi të ngrihej në këmbë gjatë një performance.

    Siç i tha ai revistës People në një intervistë, përpara se ta merrte seriozisht shëndetin e tij, peshonte midis 134 dhe 136 kilogramë. Pika e kthesës erdhi në tetor të vitit të kaluar, gjatë një koncerti.

    “Ka një pjesë të performancës sime ku gjunjëzohem dhe them faleminderit, tregoj mirënjohjen time”, tha Khaled. Pastaj, siç thotë ai, nuk mund të ngrihej lehtë në këmbë dhe miqtë e tij më vonë i thanë se po merrte frymë me vështirësi.

    Khaled thotë se më parë bënte ushtrime fizike dhe përpiqej të ushqehej më shëndetshëm, por kishte nevojë për më shumë ndihmë. Pasi u konsultua me një mjek, ai filloi të përdorte Wegovy, një ilaç për humbje peshe nga grupi GLP-1, të cilit ia atribuon 34 kilogramët që humbi vitin e kaluar.

    Ai e quajti planin e tij “Ecje, Golf dhe Wegovy”. Ai luan golf deri në gjashtë herë në javë, mbulon të 18 vrimat në këmbë në vend që të përdorë karrocë dhe bën më shumë se 10,000 hapa në ditë.

    “Jam shumë më i shëndetshëm. Kam më shumë energji. Jam më i motivuar për gjithçka”, tha Khaled.

    Pika e kthesës erdhi në tetor të vitit të kaluar, gjatë një koncerti. Ai shtoi se mjeku i tij i kishte thënë më parë se ishte i shëndetshëm pavarësisht peshës së tij, por tani thotë se duhet të studiohet për të parë se sa i shëndetshëm është. Ai përmendi djemtë e tij si motivimin për ndryshimin.

    “Ne jetojmë për fëmijët tanë dhe fëmijët tanë na bëjnë të jetojmë”, tha ai. Qëllimi i tij, thotë ai, është të ulë peshën deri në 91 kilogramë.

    Khaled ka vite që lufton me peshën e tepërt. Në fillim të vitit 2018, ai u bë ambasador i programit Weight Watchers, dhe në fillim të vitit 2019, njoftoi se kishte arritur qëllimin e tij prej 113 kilogramësh nga 133 kilogramë. /Telegrafi.

    Burimi: Insajderi