Category: Lajme

  • “Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

    “Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

    “Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

    Avokati serb Bozho Prelleviq ka paralajmëruar se hapja e dosjeve të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) mund të shkaktojë tronditje të mëdha politike në Serbi, duke vënë në pikëpyetje lidhjet mes shërbimeve të sigurisë, pushtetit politik dhe strukturave kriminale.

    Në një intervistë për revistën serbe “Radar”, të publikuar të shtunën, Prelleviq ka thënë se një nga çështjet që do të duhej të sqarohej është nëse politikani dhe ish-drejtuesi i BIA-s, Marko Parezanoviq, mund t’i përgjigjet pyetjes nëse Olliver Ivanoviq ishte nën masa të përgjimit dhe vëzhgimit në kohën kur u vra, si dhe kush kishte urdhëruar vendosjen e tij nën këto masa, transmeton RTK.

    “Imagjinoni çfarë tronditjeje do të shkaktohej nëse do të hapeshin dosjet”, ka deklaruar Prelleviq, duke përmendur edhe mundësinë e zbulimit të përfituesve të parave nga Telekomi i Sllavisha Luçiqit.

    Ai ka vlerësuar se shërbimet e sigurisë në Serbi për një kohë të gjatë kanë funksionuar pa kontroll të mjaftueshëm institucional, ndërsa një pjesë e tyre, sipas tij, në vend që të merren me mbrojtjen e qytetarëve dhe shtetit, janë përdorur për mbrojtjen e interesave të partisë në pushtet.

    Prelleviq, ish-gjyqtar dhe ish-bashkëministër i Punëve të Brendshme në qeverinë kalimtare pas rrëzimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se shërbimet e sigurisë duhet të reformohen në themel dhe të vendosen nën kontroll efektiv parlamentar dhe gjyqësor.

    Sipas tij, një zgjidhje e mundshme do të ishte ndarja e funksioneve në tri struktura: shërbim informativ, kundërzbulim dhe shërbim teknik, i cili do të mund të vihej në shërbim të institucioneve të sigurisë dhe prokurorisë, sipas procedurave të qarta.

    Ai ka paralajmëruar gjithashtu se ndryshimi i drejtuesve apo i emrit të institucioneve nuk garanton reforma reale, nëse brenda tyre mbeten të njëjtat struktura dhe praktika.

    Në intervistë, Prelleviq ka përmendur edhe rastin e Millan Radoiçiqit dhe Zvonko Vesellinoviqit, duke pretenduar se gjatë kohës kur ai ishte në Ministrinë e Brendshme ishin iniciuar procedura penale ndaj tyre për drogë, por se, sipas tij, prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja, ndonëse, sipas tij, ata kishin pranuar veprat.

    Ai ka theksuar se lidhjet mes shërbimeve të sigurisë, drejtësisë, politikës dhe mediave përbëjnë një nga pengesat kryesore për ndryshimet demokratike në Serbi.

  • BIA files would shake Serbia, Serbian lawyer names Radoichi and Ivanoviqi

    ASerbian vocalist Bozo Prelevic has warned that opening Security and Information Agency files ( BIA could cause major political shocks in Serbia, questioning links between security services, political power and criminal structures.

    In an interview for Serbian magazineRadar), published on Saturday, Prelevic said that one of the issues he would have to clarify is whether the politician and former BIA leader, Marko Parrezanovic, could answer the question if Olver Ivanov was under surveillance and surveillance at the time he was killed, and who had ordered his deployment under these measures, RTK broadcast.

    Imagine what a shock would be caused if files were opened, Preleviq declared, citing the possibility of the discovery of cash beneficiaries by Slavisa Lucic’s Telecom.

    He has estimated that the security services in Serbia for a long time have worked without sufficient institutional control, while part of them, according to him, instead of dealing with the protection of citizens and state, have been used to protect the ruling party’s interests.

    Prelevic, former judge and former interior minister in the transitional government following the collapse of Slobodan Milosevic’s regime, has said that security services should be reformed on the ground and put under effective parliamentary and judicial control.

    According to him, a possible solution would be to divide functions into three structures: intelligence, counterintelligence and technical service, which could be put into the service of security and prosecutorial institutions, according to clear procedures.

    He has also warned that changing directors or the name of institutions does not guarantee real reforms, whether the same structures and practices remain within them.

    In the interview, Prelevic also mentioned the case of Milan Radojic and Zvonko Veselinovic, claiming that while he was in the interior ministry, criminal proceedings were initiated against them for drugs, but that, according to him, the prosecutor had resigned from prosecution, though, according to him, they had accepted the works.

    He has stressed that links between security services, justice, politics and the media constitute one of the main obstacles to democratic changes in Serbia.

  • Elegancë dhe stil dramatik, Florence Pugh bën një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq

    Elegancë dhe stil dramatik, Florence Pugh bën një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq

    Aktorja britanike, Florence Pugh, ka tërhequr vëmendjen me zgjedhjen e saj të fundit të modës, gjatë një shfaqjeje të serialit East of Eden, të mbajtur të premten në New York.

    30-vjeçarja u paraqit në tapetin e kuq me një fustan të zi prej sateni, të karakterizuar nga mëngë të fryra dhe voluminoze, të cilat ishin elementi më i spikatur i veshjes.

    Fustani me kopsa në pjesën e përparme ndërthurte elegancën klasike me një stil dramatik, ndërsa aktorja e kompletoi dukjen me këpucë të larta me platformë.

    Ngjyra e zezë dhe materiali prej sateni i jepnin veshjes një pamje elegante, ndërsa volumi i theksuar në pjesën e supeve krijonte një siluetë të veçantë.

    Paraqitja e saj erdhi në kuadër të promovimit të projektit të ri të Netflix, East of Eden, në të cilin Pugh interpreton personazhin kryesor, Cathy Ames, dhe është gjithashtu producente ekzekutive.

    Seriali me shtatë episode është një adaptim i romanit të njohur të John Steinbeck, të botuar në vitin 1952, ndërsa skenari është shkruar nga Zoe Kazan.

    Florence ka qenë aktive gjatë javëve të fundit në promovimin e projektit, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram materiale nga seriali. /Telegrafi/

  • ​Policia e Shtetit blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit ndjekin nga pas

    ​Policia e Shtetit blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit ndjekin nga pas

    Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa forcat e policisë kanë blinduar perimetrin e institucionit.

    Pas këtij veprimi, protestuesit i ndoqën nga pas dhe kanë nisur të brohorasin.

    Efektivët e policisë kanë krijuar një rrethim sigurie përreth ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa protestuesit ndodhen pas tyre.

    Disa protestues më parë kanë qëlluar me llastiqe, ndërsa tashmë ata janë distancuar larg policisë.

    Efektivët po qëndrojnë në gatishmëri pranë institucioneve shtetërore./Top Channel

  • Kurti reagon pas ndeshjes Kosovë-Izrael: Me një lojtar më pak, fitorja u bë më e vështirë

    Kurti reagon pas ndeshjes Kosovë-Izrael: Me një lojtar më pak, fitorja u bë më e vështirë

    Kurti reagon pas ndeshjes Kosovë-Izrael: Me një lojtar më pak, fitorja u bë më e vështirë

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar futbollistët e Kosovës për paraqitjen në ndeshjen ndaj Izraelit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ka vlerësuar lojën e “Dardanëve”, duke thënë se Kosova do të kishte mundësi të shënonte dhe të fitonte, sikur të mos ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 66-të.

    “Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Izraelit. Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutin 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka përfunduar mesazhin duke shprehur optimizëm për ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

    “Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Kurti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti reacts after the Kosovo-Israel match: With a player less, victory has become more difficult

    The incumbent Prime Minister, Albin Kurti, has praised Kosovo’s footballers for presenting the match to Israel, held at the Faldil Vokrriu Stadium.

    Through a Facebook post, Kurti has praised the country’s game, saying Kosovo would be able to score and win, as if not punished with red card at 66th minute.

    Praise Kosovo football players for today’s beautiful game at the Faldil Vokri Stadium towards Israel. If we didn’t get red carded in 66 minutes, we could score and win, but time doesn’t turn back, Kurt wrote.

    He has completed the message, expressing optimism for Kosovo’s upcoming matches.

    We go ahead for victory in the next fight, Kurt wrote.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tensione në Tiranë, Policia blindon Kryesinë e Kuvendit – protestuesit brohorasin

    Tensione në Tiranë, Policia blindon Kryesinë e Kuvendit – protestuesit brohorasin

    Tensione në Tiranë, Policia blindon Kryesinë e Kuvendit – protestuesit brohorasin

    Situata pranë Kryesisë së Kuvendit është tensionuar, ndërsa forcat e Policisë kanë blinduar perimetrin e institucionit.

    Pas këtij veprimi, protestuesit i ndoqën nga pas dhe kanë nisur të brohorasin.

    Efektivët e Policisë kanë krijuar një rrethim sigurie përreth godinës së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa protestuesit ndodhen pas tyre.

    Disa protestues më parë kanë qëlluar me llastiqe, ndërsa tashmë ata janë distancuar larg policisë.

    Efektivët po qëndrojnë në gatishmëri pranë institucioneve shtetërore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tensions in Tirana, police buy Parliament’s Headship

    The situation near the Parliament leadership has been tense, while police forces have armoured the institution’s perimeter.

    After that, protesters followed them and started cheering.

    Police effects have created a security siege around the Parliament’s Headship building, while protesters are behind them.

    Some protesters have previously shot by mortars, while they have already distanced themselves from the police.

    Effects are standing by state institutions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti: Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur

    Kurti: Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur

    Ai ka theksuar se po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, Kosova do t’i merrte pikët e plota.

    “Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit. Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutin 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa. Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Burimi: RTKLive

  • Deco e kërkoi gjatë verës, ylli i La Ligas zbulon dëshirën për t’u transferuar te Barcelona

    Deco e kërkoi gjatë verës, ylli i La Ligas zbulon dëshirën për t’u transferuar te Barcelona

    Georges Mikautadze ka shprehur sërish dëshirën për të luajtur te Barcelona, duke zbuluar se gjiganti katalunas ka qenë skuadra e tij e preferuar që nga fëmijëria.

    Sulmuesi 26-vjeçar i Villarrealit, në një intervistë për DAZN, ka pranuar se ëndërron të marrë një mundësi për të luajtur në Camp Nou dhe se po punon vazhdimisht për ta arritur këtë objektiv.

    Deklaratat e sulmuesit gjeorgjian vijnë pas interesimit që Barcelona kishte shfaqur për të gjatë afatit kalimtar të verës, kur drejtori sportiv Deco e kishte përfshirë emrin e tij në listën e alternativave për repartin ofensiv.

    Mikautadze nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për Barcelonën. Ai ka treguar se e përcjell klubin katalunas që nga fëmijëria dhe vazhdon t’i shikojë ndeshjet e tij.

    Sulmuesi ka pranuar se interesimi i Barcelonës gjatë verës ishte një motivim shtesë për të vazhduar punën dhe për të dëshmuar cilësitë e tij në fushë.

    Gjeorgjiani beson se ka potencialin për t’u shndërruar në një prej sulmuesve të spikatur të La Ligës. Synimi i tij është të ruajë vazhdimësinë në paraqitje dhe të fitojë mundësinë për t’iu bashkuar një skuadre që lufton për trofe.

    Kjo nuk është hera e parë që Mikautadze flet për admirimin ndaj Barcelonës. Disa ditë më parë, në një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, ai kishte përmendur veçanërisht gjeneratën e Xavit, Andres Iniestas, Sergio Busquetsit, si dhe treshen sulmuese Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

    Emri i tij ishte në listën e alternativave të Decos gjatë afatit kalimtar të verës, kur Barcelona kërkonte përforcime në sulm. Megjithatë, klubi katalunas në fund kishte zgjedhur Gabriel Jesusin.

    Mikautadze iu bashkua Villarrealit në shtator të vitit 2025, duke ardhur nga Lyoni. Në sezonin e tij të parë në La Liga regjistroi 15 gola dhe gjashtë asistime, por këtë edicion roli i tij në skuadër ka qenë më i vogël./Telegrafi/