Category: Lajme

  • Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste

    Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste

    Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste

    Elisa Spiropali është përjashtuar nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

    Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili përmes një postimi ka njoftuar se Spiropali është larguar nga të gjitha forumet e larta të partisë.

    Sipas Klosit, vendimi përfshin përjashtimin e saj nga Kryesia, Asambleja, si dhe nga pozita e drejtuese politike në një njësi të Tiranës.

    Ndërkohë, pritet të zyrtarizohet edhe përjashtimi i saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

    Pas këtyre vendimeve, Spiropali mbetet vetëm anëtare e thjeshtë e Partisë Socialiste, sipas deklarimit të Klosit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Elisa Spiropali is excluded from all positions in the Socialist Party

    Elisa Spiropali has been excluded from all positions in Albania’s Socialist Party.

    The news has been made known by SP Secretary General Blendi Klosi, who through a post has announced that Spiropali has left all senior party forums.

    According to Klosi, the decision includes her expulsion from the Chiefsia, Assembly, as well as from the political leadership position in a Tirana entity.

    Meanwhile, its expulsion from the Socialist Party’s parliamentary group is also expected to be formalised.

    After these decisions, Spiropali remains only a simple member of the Socialist Party, according to Klosi’s statement.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Italiа gjobit Meta-n me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë e përdoruesve

    Italiа gjobit Meta-n me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë e përdoruesve

    Italiа gjobit Meta-n me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë e përdoruesve

    Autoritetet italiane kanë gjobitur gjigantin e rrjeteve sociale Meta me 805 milionë euro, pasi kompania ka pasur qasje në fotografitë e përdoruesve të Android-it pa marrë pëlqimin e tyre të qartë.

    Sipas Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, rreth 20 milionë përdorues nuk janë informuar siç duhet se Facebook kishte qasje në fotografitë dhe videot e tyre përmes një funksioni të veçantë të aplikacionit, transmeton klankosova.tv

    Autoritetet i kanë dhënë Meta-s një afat prej 60 ditësh për ta çaktivizuar këtë funksion si parazgjedhje dhe për të kërkuar pëlqimin e përdoruesve në mënyrë të veçantë.

    Bëhet fjalë për një nga gjobat më të mëdha që një institucion italian ka shqiptuar ndonjëherë ndaj një gjiganti të teknologjisë.

    Funksioni në fjalë u mundësonte përdoruesve të shihnin sugjerime për postime, duke përdorur fotografitë dhe videot e ruajtura në galerinë e telefonit të tyre.

    Facebook kërkonte qasje në galerinë e fotografive përmes një autorizimi të vetëm për të gjithë aplikacionin. Megjithatë, sipas autoriteteve italiane, njoftimi paraprak nuk e bënte të qartë se ky autorizim i mundësonte platformës të krijonte edhe sugjerime bazuar në fotografitë personale të përdoruesve.

    Në arsyetimin për gjobën, rregullatori italian përmendi numrin e madh të personave të prekur, faktin se praktika vazhdon për përdoruesit që nuk e kanë përditësuar aplikacionin, si dhe mungesën e bashkëpunimit nga ana e Meta-s.

    Ndërkohë, BBC ka bërë të ditur se i është drejtuar kompanisë Meta për një koment lidhur me këtë vendim.

    Kjo nuk është goditja e vetme ligjore për kompaninë që qëndron pas Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Muajin e kaluar, Meta u përball me një tjetër gjobë rekord në ShBA, pasi një gjykatë në New Mexico e urdhëroi të paguante 25 miliardë dollarë, pas gjetjeve se kompania kishte mashtruar për vite me radhë publikun lidhur me mënyrën e trajtimit të të dhënave të përdoruesve të Facebook.

  • Italy fines Meta 805m euros for access to user photos

    AItalian rhetoric has fined social networking giant Meta at 805m euros, as the company has had access to photos of Android users without getting their consent.

    According to the Italian Authority for Personal Data Protection, some 20 million users have not been properly informed that Facebook had access to their photos and videos through a particular app function, broadcast I did. tv

    Authorities have given Meta a 60-day deadline to disable this post as pre-election and to seek the consent of users in particular.

    It’s one of the biggest fines an Italian institution has ever pronounced against a giant of technology.

    The function in question enabled users to see suggestions for postings, using photos and videos stored in their telephone gallery.

    Facebook wanted access to the photo gallery through a single authorization to the entire app. According to Italian authorities, however, the preliminary announcement did not make it clear that this authorization enabled the platform to create suggestions based on personal photos of users.

    In reasoning about the fine, the Italian regulator cited the large number of affected persons, the fact that the practice continues for users who have not updated the app, as well as Meta’s lack of co-operation.

    Meanwhile, BBC has made it known that Meta’s company has been addressed for a comment on the decision.

    This is not the only legal blow for the company standing behind Facebook, Instagram and Whatsapp. Last month, Meta faced another record fine in the United States after a court in New Mexico ordered him to pay $25 billion after finding out that the company had been cheating the public for years over the way Facebook users’ data handles.

  • Benita i bashkohet “Big Talk” si opinioniste: Erdha me Bugatti, s'e ndërroj (VIDEO)

    Benita i bashkohet “Big Talk” si opinioniste: Erdha me Bugatti, s’e ndërroj (VIDEO)

    Benita i bashkohet “Big Talk” si opinioniste: Erdha me Bugatti, s'e ndërroj (VIDEO)

    Sonte në emisionin “Big Talk”, emision ky që i dedikohet Big Brother VIP Kosova, përkrah dy opinionistëve Vlorijan Halilit dhe Sara Kolamit, e pranishme ishte edhe Benita, e cila do të jetë pjesë e formatit në rolin e ri si opinioniste.

    Gjatë emisionit, prezantuesja Loredana e pyeti Benitën nëse kishte ardhur me Bugatti, ndërsa ajo u përgjigj: “Po, me Bugatti, s’e ndërroj!”.

    E pyetur për përvojën e saj të re si opinioniste, Benita u shpreh e entuziazmuar, duke theksuar se formati kishte pasur nevojë për të dhe për opinionet e saj.

    “Shumë mirë, ka pasë nevojë ky format për Benkin, për opinionet e saj super të sakta edhe pak thumbuese…”

    Për më shumë:

  • Tri fuqi ushtarake bashkojnë forcat – Turqia zyrtarizon marrëveshjen e mbrojtjes me Pakistanin dhe Arabinë

    Tri fuqi ushtarake bashkojnë forcat – Turqia zyrtarizon marrëveshjen e mbrojtjes me Pakistanin dhe Arabinë

    Një ligj që miraton ratifikimin nga Turqia të marrëveshjes për mbrojtje të përbashkët me Pakistanin dhe Arabinë Saudite është publikuar në Gazetën Zyrtare të vendit.

    Ligji ka të bëjë me “Marrëveshjen e Mekës për Mbrojtje të Përbashkët ndërmjet Republikës së Turqisë, Republikës Islamike të Pakistanit dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite”, e nënshkruar më 7 gusht 2026 në Mekë të Arabisë Saudite.

    Sipas legjislacionit, ligji hyn në fuqi me publikimin e tij.

    Parlamenti turk e miratoi këtë ligj më 5 nëntor, me 279 vota pro dhe 119 kundër.

    Në votim morën pjesë gjithsej 398 deputetë nga 592 anëtarët e parlamentit.

    Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan Marrëveshjen e Mekës për Mbrojtje të Përbashkët gjatë një samiti trepalësh të mbajtur më 7 gusht në Mekë.

    Në kuadër të marrëveshjes, të tre vendet u zotuan të forcojnë sigurinë kolektive, të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të promovojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. /AA/

  • Riparohet defekti në rrjetin elektrik, rikthehet furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës

    Riparohet defekti në rrjetin elektrik, rikthehet furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka njoftuar se është riparuar defekti në rrjetin e energjisë elektrike, i cili kishte shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të pompave në Fabrikën e Filtrimit.

    Sipas njoftimit, defekti ishte shkaktuar nga erërat e forta që përfshinë Komunën e Gjakovës.

    Pas intervenimit të ekipeve të KRU-së, pompat e Fabrikës së Filtrimit do të rifillojnë funksionimin.

    Kompania ka bërë të ditur se ndërkohë është rikthyer furnizimi me ujë në zonën e fshatrave të Dushkajës.

    KRU “Gjakova” ka falënderuar ekipet e angazhuara për punën e pandërprerë deri në sanimin e defektit, si dhe konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë ndërprerjes së furnizimit./Telegrafi/

  • As mosha nuk e ndali, 96-vjeçarja viziton të shtatë kontinentet e botës

    As mosha nuk e ndali, 96-vjeçarja viziton të shtatë kontinentet e botës

    Një 96-vjeçare nga Ohio e Shteteve të Bashkuara ka realizuar ëndrrën e saj, duke vizituar të shtatë kontinentet e botës së bashku me nipin e saj.

    Joy Ryan, e njohur si “Grandma Joy”, përfundoi aventurën me nipin 45-vjeçar, Brad Ryan, pas udhëtimeve në Tajlandë dhe Australi gjatë shtatorit.

    Australia ishte kontinenti i fundit që vizituan, ku Joy pati mundësinë të shihte nga afër koalat dhe të vegjlit e tyre.

    Ajo u shpreh krenare që kishte arritur ta përmbushte këtë qëllim.

    Historia e tyre nisi në vitin 2015, pas dhjetë vitesh larg njëri-tjetrit, kur Brad e ftoi gjyshen për kamping në malet Great Smoky Mountains, duke e ditur se ajo nuk kishte parë kurrë male.

    Që nga ajo kohë, ata vizituan të 63 parqet kombëtare të SHBA-së, duke e përfunduar këtë aventurë në maj të vitit 2023.

    Në moshën 91-vjeçare, Joy mori pasaportën e parë dhe nisi udhëtimet ndërkombëtare.

    Së bashku me nipin, ajo vizitoi Kenian, Irlandën, Tajlandën dhe destinacione të tjera.

    Për Bradin, këto udhëtime kanë qenë më shumë sesa eksplorim i botës.

    Ato e kanë ndihmuar të rindërtojë marrëdhënien me gjyshen dhe të lërë pas përvojat e vështira të së kaluarës.

    Historia e tyre tregon se nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat dhe për të forcuar lidhjet familjare. /Telegrafi/

  • Neither age stopped, 96-year-old visits all seven continents in the world.

    A 96-year-old man from Ohio in the United States has fulfilled her dream, visiting all seven continents of the world along with her grandson.

    Joy Ryan, known as Gradma Joy, ended his 45-year-old nephew Brad Ryan’s adventure after traveling to Thailand and Australia during September.

    Australia was the last continent to visit, where Joy had the opportunity to see koalas and their young closely.

    She was proud to have accomplished that purpose.

    Their story started in 2015, after ten years of each other, when Brad invited Grandma to camp in the Great Smoke Mountain Mountains, knowing she had never seen mountains.

    Since then, they visited all 63 US national parks, completing this adventure in May 2023.

    At the age of 91, Joy received his first passport and began international trips.

    She and her grandson visited Kenya, Ireland, Thailand, and other destinations.

    For Brad, these trips have been more than just exploring the world.

    They have helped him rebuild his relationship with his grandmother and leave behind the difficult experiences of the past.

    Their story shows that it is never too late to realize dreams and strengthen family ties. /Telegraphy/

  • PS merr vendim: Spiropali e Plarent Ndreca s’do jenë pjesë e forumeve drejtuese të partisë

    PS merr vendim: Spiropali e Plarent Ndreca s’do jenë pjesë e forumeve drejtuese të partisë

    Vendimi vjen në ditën kur Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare.

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka sqaruar sot më 14 nëntor qëndrimin e tij lidhur me Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën, duke konfirmuar se të dy nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese të partisë.

    Përmes një reagimi, Klosi hodhi poshtë lajmet se Spiropali nuk do të përjashtohej nga strukturat drejtuese, duke i cilësuar ato si keqinterpretim të qëllimshëm të deklaratave të tij për mediat.

    Klosi theksoi se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të Partisë Socialiste, por kjo nuk nënkupton përjashtimin e tyre nga partia. Sipas tij, në një parti ku anëtarësimi mund të bëhet edhe përmes aplikimit online, nuk ka kuptim të flitet për përjashtim nga anëtarësia.

    Ai sqaroi gjithashtu se në Asamble nuk u votua për përjashtimin, pasi tre anëtarë ishin kundër këtij propozimi në parim dhe shprehën lirisht qëndrimin e tyre. Sipas Klosit, kjo është vendimmarrja e PS-së, ndërsa interpretimet e tjera të publikuara në media nuk pasqyrojnë atë që ka ndodhur.

    Sekretari i Përgjithshëm i PS-së u shpreh se partia do të vijojë rrugën e saj, duke vlerësuar frymën pozitive të Asamblesë. Kështu, Spiropali dhe Ndreca nuk do të jenë pjesë e strukturave drejtuese të socialistëve, por mbeten anëtarë të Partisë Socialiste.

    Vendimi vjen në ditën kur Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, ku u diskutuan zhvillimet e brendshme dhe organizimi i strukturave drejtuese të partisë. Emrat e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës ishin në qendër të vëmendjes pas diskutimeve për largimin e tyre nga forumet drejtuese./Tv Klan