Category: Lajme

  • Wayne Rooney mposht frikën nga lartësitë, realizon hedhjen me parashutë për spektaklin I’m a Celebrity

    Wayne Rooney mposht frikën nga lartësitë, realizon hedhjen me parashutë për spektaklin I’m a Celebrity

    Wayne Rooney ka përballuar një nga frikërat e tij më të mëdha, duke realizuar një hedhje me parashutë për sfidën e parë të spektaklit I’m a Celebrity… Get Me Out of Here!.

    Ish-futbollisti anglez, 41 vjeç, kishte tentuar tri herë më parë të hidhej nga një helikopter, por ishte tërhequr në momentin e fundit.

    Këtë herë ai arriti ta përfundonte sfidën dhe, sipas Daily Mail, madje dukej se e shijoi përvojën, teksa zbriti në plazh me një buzëqeshje të madhe.

    Rooney kishte pranuar më herët se lartësitë dhe helikopterët e bënin nervoz, ndërsa tregoi se nuk ndihej rehat as me gjarpërinjtë dhe as me atë që mund të fshihet në ujë.

    Ai tha gjithashtu se dëshiron që publiku ta njohë si një person të sinqertë dhe me sens humori.

    Në të njëjtën sfidë mori pjesë edhe paralimpiku dhe prezantuesi televiziv Ade Adepitan, i cili pritet të bëhet përdoruesi i parë i karriges me rrota që merr pjesë në historinë 24-vjeçare të spektaklit.

    Sezoni i ri pritet të nisë të hënën, ndërsa pjesëmarrja e Rooney dhe Adepitan ka ngjallur interes që para transmetimit të episodit të parë. /Telegrafi/


  • Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi fitoren ndaj Izraelit

    Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi fitoren ndaj Izraelit

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Dardanëve në barazimin pa gola 0-0 ndaj Izraelit, ndonëse ka theksuar se skuadrës i mungoi konkretizimi i rasteve për të marrë fitoren.

    Kosova pati një paraqitje të mirë, sidomos në 25 minutat e para të takimit, kur krijoi disa mundësi të mira shënimi, por nuk arriti t’i shfrytëzonte ato.

    Foda, pas përfundimit të ndeshjes, theksoi se skuadra e kishte zbatuar planin e paraparë, por mungesa e golave mbeti problemi kryesor.

    “Na munguan golat për fitore. E filluam mirë në 25 minutat e para, por nuk i shfrytëzuam rastet e pjesës së parë”, deklaroi Foda.

    Ai shtoi se edhe në pjesën e dytë, pavarësisht se Kosova luajti me një futbollist më pak, Dardanët arritën të krijonin raste, por sërish nuk gjetën rrugën drejt rrjetës.

    “Pjesën e parë, ajo që u planifikua edhe u realizua, mirëpo nuk i shfrytëzuam rastet. Në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, edhe aty i kishim disa raste, por na mungoi goli. Përgjithësisht jam i kënaqur me ndeshjen”, u shpreh përzgjedhësi i Kosovës.

    Foda foli edhe për mungesën e Florent Muslijës, duke e vlerësuar mesfushorin si një futbollist me aftësi të veçanta në krijimin e rasteve dhe pasimin e fundit.

    “Lojtarë si Muslija na mungojnë, sepse është një lojtar që di ta japë pasimin e fundit, është i rrezikshëm para golit. Sido që të jetë, edhe me këta lojtarë kemi fituar dhe situata është kështu siç është”, përfundoi Foda./Telegrafi/

  • Limaj për gjyqin e Hagës ndaj Thaçit e të tjerëve: S’dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar, u dëmtua barazia e palëve

    Limaj për gjyqin e Hagës ndaj Thaçit e të tjerëve: S’dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar, u dëmtua barazia e palëve

    Limaj për gjyqin e Hagës ndaj Thaçit e të tjerëve: S’dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar, u dëmtua barazia e palëve

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër punën e trupit gjykues në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Në një panel diskutimi me temën “Kosova pas 16 shtatorit”, Limaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë dhe integritetin e trupit gjykues.

    Ai ka thënë se në një proces gjyqësor, gjyqtari duhet të jetë neutral dhe të garantojë barazinë e palëve, ndërsa barra e provës i takon prokurorisë.

    “Për të akuzuarin nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa me pas një trup gjykues përpara I cili jep siguri, siguri që po zbatohet ligji, siguri që është I aftë, që ka integritet. Ajo që unë kam parë në këtë rast është se trupi gjykues në sistemin e drejtësisë çfarë është gjykuar katërshja, barra e provës i takon prokurorisë, ai që të akuzon, gjyqtari është i heshtur, trupi gjykues është i heshtur, ai është neutral, ai balancon, ai dëgjon fakte dhe prova nga palët, mbrojtja në njërën anë dhe prokuroria në anën tjetër. Gjyqtari kurrë nuk merr një rol aktiv ndaj njërës apo tjetrës palë. I predispozuar trupi gjykues më shumë me ru, me mbrojt të drejtën e të akuzuarit se sa me ndihmu prokurorinë në sallë të gjyqit’, ka deklaruar Limaj.

    Limaj ka pretenduar se gjatë procesit gjyqësor në Hagë, trupi gjykues ka qenë tepër aktiv në pyetjet ndaj dëshmitarëve, duke e krahasuar këtë me rolin e prokurorisë.“Çfarë kemi parë ne?Në këtë proces gjyqësor, kushdo që ka përcjellë, kemi parë një trup gjykues i cili, për mua ka qenë shokante, që ka qenë dorë e zgjatur, ka qenë aktiv gjatë procesit gjyqësor në marrje, pyetje dhe në vetë procesin e prokurorisë. Janë 74 orë të gjyqtarëve, të cilët kanë bërë pyetje, 74 orë në proces gjyqësor kanë qenë aktiv në procesin gjyqësor, dhe pyetjet e tyre kanë qenë pyetje të prokurorit. Aty ku e ka lënë, ka vazhduar gjyqtari, dyfishin e asaj të prokurorit”, ka deklaruar Limaj.

    Ai ka përmendur edhe përvojën e tij në procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se gjatë dy vjetëve të gjykimit të tij, trupi gjykues kishte bërë vetëm shtatë pyetje, të cilat, sipas tij, kishin qenë në favor të mbrojtjes.

    “Për me ilustruar një shembull që kjo s’bëhet, në rastin tim, në Hagë, për dy vjet gjykim, shtatë pyetje ka bërë gjykata, trupi gjykues në rastin tim, për dy vjet vetëm shtatë pyetje, të shtatë pyetjet e kanë qenë në favorin e mbrojtjes.Intervenimi që gjykata e ka pasur në drejtim në dhomën e gjyqit kanë qenë të shtatë pyetjet në favorin e mbrojtjes, duke e ruajtur integritetin e procesit gjyqësor. Nuk e ka lejuar prokurorinë me dalë jashtë rregullave dhe standardeve”, ka shtua ai.

    Sipas Limajt, në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vështirë të dallohet roli i prokurorit nga ai i gjyqtarit, gjë që, sipas tij, e dëmton parimin e barazisë së armëve.

    “Në rastin këtu, e keni pasur problem me pa se cilë është prokurori, cilë është gjyqtari, edhe kjo tregon mungesë të integritetit të këtij gjyqtari. Kjo tani pastaj e dëmton të ashtuquajturin barazinë e armëve. Barazia e armëve, është kur të dy palët kanë mundësinë dhe të drejtën e barabartë të shfaqin provat e veta, mbrojtjen e vet, ose akuzat e veta para trupit gjykues. Dhe për të qenë barazia e armëve e garantuar është ai trup gjykues që garanton të drejtat e barabarta, dhe ai trup gjykues nuk merr krah në proces gjyqësor të asnjëres palë. Tjetra që ka munguar në këtë proces gjyqësor është standardi i provës. Nesër keni me mësuar praktikën juridike ju këtu, është shumë me rëndësi prova. Është baza, është zemra e krejt një procesi gjyqësor që keni me udhëheq nesër”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Limaj for The Hague trial against Thaci and others: The prosecutor and the judge were nominated by the equality of the parties

    Social Democrat Initiative Chairman Fatmir Limaj has sharply criticised the court’s work in the trial process against former KLA leaders in The Hague.

    At a panel discussion with the topic of Kosovo after September 16th, Limaj has expressed his concern about the way the judicial process develops, questioning the judiciary’s impartiality and integrity.

    He has said that in a trial process, the judge should be neutral and guarantee the equality of the parties, while the burden of evidence belongs to the prosecution.

    For the accused, there is nothing more important than following a court of justice that provides assurances, that the law is being implemented, that it is capable of integrity. What I’ve seen in this case is that the juro in the justice system what’s judged four, the burden of evidence belongs to the prosecution, the one who accuses you, the judge is silent, the court is silent, he’s neutral, he balances, he listens to facts and evidence on the sides, the defence on one side and the prosecution on the other. The judge never takes an active role toward one or the other. Predisposed more to the court, defending the accused’s right than helping the prosecutor in the courtroom, Limaj has declared.

    Limaj has claimed that during the trial process at The Hague, the court has been very active in questions against witnesses, comparing this to the prosecution’s role. In this court process, anyone who submitted has seen a court of law which, for me, has been a shock, which has been an extended hand, has been active during the trial process in prosecution, interrogation and the prosecution itself. There are 74 hours of judges who have asked questions, 74 hours in the judicial process have been active in the judicial process, and their questions have been questions of the prosecutor. Where he left, the judge has continued, twice as many as the prosecutor, Limaj has declared.

    He has also cited his experience in the court process in The Hague, saying that during his two years of trial, the court had asked only seven questions, which he said had been in favour of protection.

    To illustrate an example of this, in my case in The Hague, for two years of trial, seven questions have been asked by the court, the court in my case, for two years only seven questions, the seven questions have been in favor of protection. The investigation the court has had in the direction of the courtroom has been the seven questions in favour of defence, maintaining the integrity of the judicial process. He has not allowed the prosecution to go beyond rules and standards, he has added.

    According to Limaj, in the process against former KLA leaders it is difficult to distinguish the prosecutor’s role from that of the judge, which, according to him, undermines the principle of arms equality.

    In the case here, you’ve had a problem with who the prosecutor is, who is the judge, and that also shows a lack of the integrity of this judge. This now harms so-called arms equality. The equality of weapons is when both sides have the opportunity and the equal right to demonstrate their own evidence, their own protection, or their accusations before the court. And to be the equality of weapons guaranteed is that jury that guarantees equal rights, and that jury doesn’t take sides in the court process of neither side. The other that has been missing in this judicial process is the standard of testing. Tomorrow you’ve learned the law practice here, it’s very important evidence. It’s the basis, it’s the heart of a whole court process you have led tomorrow, Limaj said among other things.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Presidentja Shiroka Pula reagon pas barazimit me Izraelin: Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat

    Presidentja Shiroka Pula reagon pas barazimit me Izraelin: Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat

    Presidentja Shiroka Pula reagon pas barazimit me Izraelin: Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër në stadiumin “Fadil Vokrri” përballjen e Kombëtares së Kosovës me Izraelin, e cila përfundoi me rezultat 0:0.

    Pas përfundimit të ndeshjes, ajo ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët e Kosovës në përfaqësimin e vendit.

    Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Shiroka Pula ka falënderuar “Dardanët” për emocionet që u dhuruan tifozëve, duke i inkurajuar të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim.

    “Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat. Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e presidentes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Avdullahu: Jemi të zhgënjyer, është dashur ta fitojmë ndeshjen

    Avdullahu: Jemi të zhgënjyer, është dashur ta fitojmë ndeshjen

    Avdullahu: Jemi të zhgënjyer, është dashur ta fitojmë ndeshjen

    Leon Avdullahu është shprehur i zhgënjyer për barazimin pa gola të Kosovës ndaj Izrealit.

    Mesfushori i Hoffenheimit ka deklaruar se Kosova është dashur ta fitojë ndeshjen ndaj Izraelit.

    “Deri te momenti i kartonit të kuq e kemi pasur lojën në kontrolle. Këtë lojë është dashur ta fitojmë. Deri në kartonin e kuq ka shkuar gjithçka mirë. Jemi të zhgënjyer, është dashur ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Avdullahu.

    Burimi: Insajderi

  • Trump synon të kufizojë sërish kompetencat e gjyqtarëve në SHBA

    Trump synon të kufizojë sërish kompetencat e gjyqtarëve në SHBA

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po kërkon nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara që të kufizojë më tej kompetencat e gjyqtarëve për të bllokuar politikat dhe rregulloret e qeverisë federale, në një përpjekje për të forcuar pushtetin ekzekutiv, raporton Reuters.

    Departamenti i Drejtësisë ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Supreme, përmes së cilës kërkon që gjykatat të mos kenë më të drejtë të shfuqizojnë në tërësi rregulloret e agjencive federale që i konsiderojnë të paligjshme, por vendimet e tyre të vlejnë vetëm për palët që kanë ngritur padinë.

    Kjo kërkesë vjen pas një vendimi të Gjykatës Supreme në qershor të vitit 2025, i cili kufizoi kompetencat e gjyqtarëve për të nxjerrë urdhra gjyqësorë që bllokojnë politikat e administratës amerikane në të gjithë vendin.

    Rasti i ri lidhet me një kontest për rregulloret që synojnë kufizimin e faturave të papritura mjekësore. Një shoqatë e mjekëve në Teksas, ofrues të shërbimeve të ambulancave ajrore dhe palë të tjera kishin kundërshtuar rregulloren, duke pretenduar se ajo shkelte Ligjin për Procedurën Administrative (APA) dhe ulte artificialisht normat e rimbursimit nga sigurimet shëndetësore.

    Gjykata e Apelit e Qarkut të Pestë, me seli në New Orleans, në gusht e kishte shpallur të pavlefshme një pjesë të rregullores në nivel kombëtar. Megjithatë, administrata Trump nuk po e konteston në Gjykatën Supreme ligjshmërinë e kësaj rregulloreje, por kompetencën e gjykatave për ta bllokuar atë në të gjithë vendin.

    Sipas ekspertëve, nëse Gjykata Supreme e mbështet kërkesën e administratës, qeveria federale mund të vazhdojë zbatimin e rregulloreve në pjesën tjetër të vendit, edhe kur gjykatat i kanë vlerësuar ato si të paligjshme.

    Aditya Bamzai, ekspert i së drejtës administrative në Universitetin e Virxhinias, ka paralajmëruar se një vendim i tillë do t’i jepte më shumë fleksibilitet pushtetit ekzekutiv.

    Ndërkaq, profesori i drejtësisë në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis, Ronald Levin, ka vlerësuar se kufizimi i kësaj kompetence do ta vështirësonte largimin e rregulloreve të paligjshme nga zbatimi.

    Administrata Trump argumenton se Ligji për Procedurën Administrative nuk u jep gjykatave kompetenca kaq të gjera. Në anën tjetër, kundërshtarët e kësaj nisme, përfshirë disa shtete amerikane, paralajmërojnë se kufizimi i këtyre kompetencave do të dobësonte kontrollin gjyqësor ndaj pushtetit federal.

    Gjykata Supreme pritet të shqyrtojë në fillim të vitit të ardhshëm nëse do ta marrë në shqyrtim këtë çështje.

    Burimi: Dukagjini

  • Privohet nga liria 15 vjeçari nga Tetova, u kap me pistoletë “Zoraki 918-G”, kalibri 9 mm

    Privohet nga liria 15 vjeçari nga Tetova, u kap me pistoletë “Zoraki 918-G”, kalibri 9 mm

    Një 15-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria në një shkollë të mesme, pasi gjatë kontrollit policor te ai është gjetur një pistoletë “Zoraki 918-G”, kalibri 9 mm, si dhe një karikator.

    Në ndërhyrje kanë qenë të pranishëm edhe prindi dhe pedagogu i shkollës.

    “Më 13.11.2026, në ora 14:40, në një shkollë të mesme në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në prani të prindit dhe pedagogut të shkollës, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Tetova, sepse gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zoraki 918-G” kalibri 9 mm dhe një karikator. I mituri është mbajtur në stacionin policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”, qëndron në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.

  • “Shumë të zhgënjyer, është dashur të fitojmë”, Leon Avdullahu shpjegon çka nuk shkoi ndaj Izraelit

    “Shumë të zhgënjyer, është dashur të fitojmë”, Leon Avdullahu shpjegon çka nuk shkoi ndaj Izraelit

    Mesfushori Leon Avdullahu thotë se është shumë i zhgënjyer me barazimin ndaj Izraelit.

    “Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola në Prishtinë, ku ishin me një lojtar më pak si pasojë e përjashtimit të Veldin Hoxhës.

    Pas ndeshjes, për “Klan Kosova”, Avdullahu tha se kartoni i kuq e bëri dallimin dhe që është i zhgënjyer ngase fitorja ka qenë e domosdoshme.

    “Kartoni i kuq. Deri aty e patëm lojën në dorë, pas asaj nuk kishim shumë shanse se u fokusuam në aspektin defansiv. Është dashur ta fitojmë këtë lojë”.

    “Deri në kartonin e kuq ka qenë shumë mirë, patëm raste po nuk arritëm me shënu. Të zhgënjyer? Po shumë, është dashur të fitojmë sonte”, deklaroi ai.

    Kësisoj, për ta siguruar vendin e dytë Kosova duhet të fitojë në Dublin ndaj Irlandës./Telegrafi/

  • Afro 6 mijë fluturime anulohen ose vonohen në SHBA, Sekretari i Transportit: Po kthehemi në normalitet

    Afro 6 mijë fluturime anulohen ose vonohen në SHBA, Sekretari i Transportit: Po kthehemi në normalitet

    Afro 6 mijë fluturime anulohen ose vonohen në SHBA, Sekretari i Transportit: Po kthehemi në normalitet

    Afro 6 mijë fluturime brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt dhe nga vendi, janë prekur nga anulimet dhe vonesat deri më tani, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në trafikun ajror.

    Qarkullimi ajror rifilloi të premten në mbrëmje, por jo në kapacitet të plotë, pasi problemet dhe ndërprerjet kanë vazhduar edhe gjatë orëve të fundit.

    Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka deklaruar se operacionet e fluturimeve po kthehen gradualisht në normalitet.

    Në një postim në platformën X, ai bëri të ditur se autoritetet janë në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë ajrore për të mbështetur rikthimin e plotë të operacioneve.

    Megjithatë, Duffy paralajmëroi se udhëtarët duhet të presin ende vonesa dhe anulime, për shkak të përpjekjeve që po vazhdojnë për normalizimin e trafikut ajror.

    “Prioriteti ynë kryesor tani është të sigurohemi që udhëtarët të kthehen në shtëpi të sigurt te familjet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ai.

    Ai gjithashtu falënderoi kontrollorët e trafikut ajror, pilotët dhe ekuipazhet e fluturimit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali