Category: Lajme

  • Kosovo strike, Veldin Hoxha sentenced to red

    Kosovo’s national will continue the match with one less player, as midfielder Veldin Hoxha is excluded from the game.

    Hoxha was punished with the second yellow card, forced to leave the field.

    So, the New Year’s will play about the remaining 25 minutes of meeting in the numeric disadvantage, with less footballer on the field.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund të tronditin Serbinë, përmend Oliver Ivanoviqin

    Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund të tronditin Serbinë, përmend Oliver Ivanoviqin

    Avokati serb Bozho Preleviq ka paralajmëruar se hapja e dosjeve të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) mund të shkaktojë tronditje të mëdha politike në Serbi, duke vënë në pikëpyetje lidhjet mes shërbimeve të sigurisë, pushtetit politik dhe strukturave kriminale.

    Në një intervistë për revistën serbe “Radar”, të publikuar të shtunën, Preleviq ka thënë se një nga çështjet që do të duhej të sqarohej është nëse politikani dhe ish-drejtuesi i BIA-s, Marko Parezanoviq, mund t’i përgjigjet pyetjes nëse Oliver Ivanoviq ishte nën masa të përgjimit dhe vëzhgimit në kohën kur u vra, si dhe kush kishte urdhëruar vendosjen e tij nën këto masa.

    “Imagjinoni çfarë tronditjeje do të shkaktohej nëse do të hapeshin dosjet”, ka deklaruar Preleviq, duke përmendur edhe mundësinë e zbulimit të përfituesve të parave nga Telekomi i Sllavisha Luçiqit.

    Ai ka vlerësuar se shërbimet e sigurisë në Serbi për një kohë të gjatë kanë funksionuar pa kontroll të mjaftueshëm institucional, ndërsa një pjesë e tyre, sipas tij, në vend që të merren me mbrojtjen e qytetarëve dhe shtetit, janë përdorur për mbrojtjen e interesave të partisë në pushtet.

    Preleviq, ish-gjyqtar dhe ish-bashkëministër i Punëve të Brendshme në qeverinë kalimtare pas rrëzimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se shërbimet e sigurisë duhet të reformohen në themel dhe të vendosen nën kontroll efektiv parlamentar dhe gjyqësor.

    Sipas tij, një zgjidhje e mundshme do të ishte ndarja e funksioneve në tri struktura: shërbim informativ, kundërzbulim dhe shërbim teknik, i cili do të mund të vihej në shërbim të institucioneve të sigurisë dhe prokurorisë, sipas procedurave të qarta.

    Ai ka paralajmëruar gjithashtu se ndryshimi i drejtuesve apo i emrit të institucioneve nuk garanton reforma reale, nëse brenda tyre mbeten të njëjtat struktura dhe praktika.

    Në intervistë, Preleviq ka përmendur edhe rastin e Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, duke pretenduar se gjatë kohës kur ai ishte në Ministrinë e Brendshme ishin iniciuar procedura penale ndaj tyre për drogë, por se prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja, ndonëse, sipas tij, ata kishin pranuar veprat.

    Ai ka theksuar se lidhjet mes shërbimeve të sigurisë, drejtësisë, politikës dhe mediave përbëjnë një nga pengesat kryesore për ndryshimet demokratike në Serbi.

    Preleviq ka paralajmëruar se pa reformimin e shërbimeve të sigurisë nuk mund të ketë ndryshim të qëndrueshëm të marrëdhënieve të pushtetit në vend. / Burimi: Radar

     

    Burimi: RTKLive

  • Serbian lawyer: BIA files could shake Serbia, Oliver Ivanov mentioned

    Serbian lawyer Bozo Prelevic has warned that opening Security and Information Agency files ( BIA could cause major political shocks in Serbia, questioning links between security services, political power and criminal structures.

    In an interview for the Serbian magazine édarão, published on Saturday, Prelevic has said that one of the issues that would have to be clarified is whether BIA politician and leader Marko Parrezanovic, could answer the question if Oliver Ivanov was under surveillance and surveillance at the time he was killed, and who had ordered his deployment under these measures.

    Imagine what a shock would be caused if files were opened, Prelevic declared, citing the possibility of the discovery of cash recipients by Slavisa Lucic’s Telecom.

    He has estimated that the security services in Serbia for a long time have worked without sufficient institutional control, while part of them, according to him, instead of dealing with the protection of citizens and state, have been used to protect the ruling party’s interests.

    Prelevic, former judge and former interior minister in the transitional government after the collapse of Slobodan Milosevic’s regime, has said that security services should be reformed on the ground and put under effective parliamentary and judicial control.

    According to him, a possible solution would be to divide functions into three structures: intelligence, counterintelligence and technical service, which could be put into the service of security and prosecutorial institutions, according to clear procedures.

    He has also warned that changing directors or the name of institutions does not guarantee real reforms, whether the same structures and practices remain within them.

    In the interview, Prelevic also mentioned the case of Milan Radojic and Zvonko Veselinovic, claiming that while he was in the Interior Ministry, criminal proceedings were initiated against them for drugs, but that the prosecutor had quit prosecution, though, according to him, they had accepted the works.

    He has stressed that links between security services, justice, politics and the media constitute one of the main obstacles to democratic changes in Serbia.

    Prelevic has warned that without reforming security services there can be no lasting change in power relations in the country. / Source: Radar

     

    Source Layer: RTKLive

  • Osmani: Arlinda Zekaj mbeti pa mbrojtje, pronari i lopës përfundoi në pranga

    Osmani: Arlinda Zekaj mbeti pa mbrojtje, pronari i lopës përfundoi në pranga

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka kritikuar institucionet për, siç ka thënë, trajtimin e rasteve që lidhen me sigurinë dhe drejtësinë, duke e vënë përballë rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt me arrestimin e fundit të pronarit të një lope që kulloste bar.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se institucionet e kanë lënë Arlinda Zekajn pa mbrojtje, ndërsa ka ironizuar reagimin e tyre në rastin e pronarit të lopës.

    “Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!”, ka shkruar Osmani.

    Ajo e ka cilësuar këtë qasje si “logjikë mesjetare” dhe “drejtësi të përmbysur”, duke kritikuar institucionet për atë që e konsideron përparësi të mbrojtjes së kullotave ndaj mbrojtjes së jetës së njeriut.

    “Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka përfunduar Osmani.

    Burimi: Dukagjini

  • Tragjedi në Greqi/ Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës, plagoset një tjetër

    Tragjedi në Greqi/ Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës, plagoset një tjetër

    Tragjedi në Greqi/ Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës, plagoset një tjetër

    Një operacion për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur në zonën e Zefyrit, në bashkinë e Fylit, në Greqi, është kthyer në tragjedi pasditen e së shtunës.

    Dy zjarrfikës, përkatësisht 23 dhe 44 vjeç, kanë humbur jetën pasi një pjesë e ndërtesës u shemb ndërsa ata po ndërhynin për të shuar flakët. Një tjetër efektiv mbeti i plagosur.

    Zjarri ra në një godinë të braktisur në rrugën Katsantoni. Sipas autoriteteve, njoftimi për ngjarjen u mor rreth orës 11:40, ndërsa në vendngjarje u dërguan 20 zjarrfikës me gjashtë automjete, nga disa stacione zjarrfikëse të Athinës, si dhe forca të Njësisë Speciale të Menaxhimit të Fatkeqësive (EMAK).

    Gjatë ndërhyrjes, në momentin që efektivët ndodheshin brenda ndërtesës, një pjesë e saj u shemb, duke shkaktuar alarm për nxjerrjen e zjarrfikësve të bllokuar.

    Dy prej tyre u nxorën fillimisht pa ndjenja nga rrënojat dhe u transportuan me ambulancë drejt një spitali në Atikë. Pak më vonë, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin edhe një zjarrfikës tjetër, i cili kishte mbetur i plagosur.

    Rrethanat e sakta të vdekjes së dy efektivëve mbeten ende për t’u përcaktuar. Autoritetet po hetojnë nëse ata humbën jetën për shkak të asfiksisë nga tymi dhe kushtet e vështira brenda ndërtesës, apo si pasojë e shembjes dhe goditjes nga materialet ndërtimore.

    Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekspertët e Departamentit të Hetimit të Zjarreve në Athinë, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe shembjes së godinës.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje në radhët e shërbimit zjarrfikës grek. Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Evangelos Tournas, shprehu ngushëllimet për familjet e dy efektivëve që humbën jetën në krye të detyrës.

    “Sot, familja e Shërbimit Zjarrfikës mban zi për dy prej njerëzve të saj, të cilët humbën jetën në krye të detyrës”, deklaroi ministri, duke i uruar gjithashtu shërim të shpejtë dhe të plotë efektivit të plagosur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragedy in Greece/ Building collapses, two firefighters lose their lives, another wounded

    An operation to extinguish a fire in an abandoned building in the Zefyr area, in Fuli municipality in Greece, has turned into a tragedy Saturday afternoon.

    Two firefighters, 23, and 44 respectively, have lost their lives after a part of the building collapsed as they intervened to extinguish the flames. Another effective remained injured.

    The fire fell into an abandoned building on Katsanton Street. According to authorities, the announcement was made about 11:40, while 20 firemen with six vehicles were sent to the scene from several Athens fire stations, as well as Special Disaster Management Unit ( EMAK).

    During the intervention, as effective ones were inside the building, part of it collapsed, causing alarm for the extraction of blocked firefighters.

    Two of them were first stripped unconscious of the ruins and transported by ambulance to a hospital in Atic. Shortly thereafter, rescue teams managed to pull out another fireman, who had been wounded.

    The precise circumstances of the death of the two perpetrators remain yet to be determined. Authorities are investigating whether they lost their lives due to smoke asphyxia and difficult conditions within the building, or as a result of the collapse and crackdown on construction materials.

    Experts from the Athens Fire Investigation Department have also arrived at the scene, which are working to whitewash the causes of the collapse of the fire and collapse of the building.

    The event has caused shock in the ranks of the Greek fire service. Minister of Climatematic Crisis and Civil Protection Evangelos Tournas expressed condolences to the families of the two perpetrators who lost their lives in the line of duty.

    Today, the Fire Service family mourns two of its men, who lost their lives in charge of duty, the minister said, also wishing them quick recovery and full effective injuries.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arlinda e mërzitur, flet për pëlqimin ndaj Norës në BBVK 5: Nuk kishte nevojë të më tregonte se nuk ishte e interesuar

    Arlinda e mërzitur, flet për pëlqimin ndaj Norës në BBVK 5: Nuk kishte nevojë të më tregonte se nuk ishte e interesuar

    Arlinda e mërzitur, flet për pëlqimin ndaj Norës në BBVK 5: Nuk kishte nevojë të më tregonte se nuk ishte e interesuar

    Arlinda ka folur sërish për pëlqimin që ka shprehur ndaj Norës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

    Ndonëse Arlinda e ka bërë të qartë interesimin e saj për banoren tjetër, Nora nuk ka shfaqur të njëjtat ndjenja, duke i bërë të ditur se dëshiron ta ketë vetëm shoqe.

    Për këtë situatë, Arlinda ka biseduar me Zojën, së cilës i ka thënë se nuk kishte pasur nevojë që Nora t’ia bënte të qartë mungesën e interesimit, pasi ajo e kupton vetë kur ndjenjat nuk janë të ndërsjella.

    “Oj çikë, veç simpati kam thënë… S’po më kupton e s’di çka. Unë jam njeri që marr vesh. S’ke pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar. Më tha: ‘Po du me të pas shoqe’”, u shpreh Arlinda.

    Kështu, ajo duket se e ka kuptuar qëndrimin e Norës, e cila dëshiron që raporti mes tyre të mbetet në kuadër të shoqërisë.

    Burimi: Insajderi

  • Sad Arlinda speaks of consent to Nora at BBVK 5: She didn’t have to tell me she wasn’t interested.

    Arlinda spoke again of his consent to Nora at the home of the Big Brother V IP Kosova 5a.

    Although Arlinda has made clear her interest in her other resident, Nora has shown no similar feelings, letting her know that she wants only to have a friend.

    Arlinda has talked to Zoya, who was told that she did not need Nora to make her lack of interest clear, since she understands for herself when feelings are not mutual.

    Well, I’ve just said sympathy. You don’t understand what I mean. I’m a man of understanding. You didn’t need to come and tell me I wasn’t interested. He said: Arlinda said, “I’m going with him.”

    So she seems to have understood Nora’s position, which wants the ratio between them to remain within society.

    Source Layer: Insander

  • Kosovë-Izrael: 15 minuta në pjesën e dytë - ende pa gola

    Kosovë-Izrael: 15 minuta në pjesën e dytë – ende pa gola

    Kosovë-Izrael: 15 minuta në pjesën e dytë - ende pa gola

    Janë zhvilluar 15 minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve mes Kosovës dhe Izraelit në “Fadil Vokrri”.

    Ndonëse gola ende nuk ka, raste për shënim patën Dardanët.

  • Zelensky akuzon SpaceX për kufizime që po rrezikojnë sigurinë e Ukrainës

    Zelensky akuzon SpaceX për kufizime që po rrezikojnë sigurinë e Ukrainës

    Zelensky akuzon SpaceX për kufizime që po rrezikojnë sigurinë e Ukrainës

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ashpërsuar kritikat ndaj kompanisë SpaceX, duke paralajmëruar se kufizimet e vendosura në shpejtësinë e terminaleve satelitore ushtarake Starshield kanë pasoja të rrezikshme për sigurinë e Ukrainës.

    Sipas Zelenskyt, terminalet Starshield që operojnë në territoret e Ukrainës të pushtuara përkohësisht nga Rusia janë kufizuar në një shpejtësi maksimale prej 161 kilometrash në orë gjatë pesë ditëve të fundit. Ai pretendon se kjo po pengon kapacitetet ushtarake të vendit.

    Sipas Reuters, kreu i shtetit ukrainas bëri të ditur se Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e ka ngritur këtë çështje edhe në nivel institucional me SpaceX.

    “Disa thonë se bëhet fjalë për një problem teknik. Ne nuk besojmë se është kështu”, deklaroi Zelensky në një prononcim të publikuar nga zyra e tij të shtunën.

    Ai shtoi se vendosja e kufizimeve në këto territore mund të krijojë përshtypjen e njohjes së tyre si zona që nuk i përkasin Ukrainës.

    Sipas Zelenskyt, kufizimet po ua vështirësojnë njësive ukrainase të mbrojtjes ajrore kapjen e dronëve rusë me motor reaktiv, duke i bërë qytetet ukrainase më të cenueshme ndaj sulmeve.

    Ndërkohë, SpaceX ka kundërshtuar këto pretendime, duke mohuar se ka vendosur kufizime të reja apo se ka bërë ndryshime në funksionimin e sistemeve të saj satelitore.