Category: Lajme

  • Sulmet ruse godasin dy qytete ukrainase, të paktën tre të vrarë dhe mbi 50 të plagosur

    Sulmet ruse godasin dy qytete ukrainase, të paktën tre të vrarë dhe mbi 50 të plagosur

    Sulmet ruse godasin dy qytete ukrainase, të paktën tre të vrarë dhe mbi 50 të plagosur

    Të paktën tre persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në dy qytete të Ukrainës, Zaporizhia dhe Odesa, të premten. Mes të plagosurve ka edhe gjashtë fëmijë, ndërsa viktimë e sulmeve ka mbetur edhe një shpëtimtar, i cili humbi jetën gjatë operacionit për largimin e rrënojave.

    Forcat ruse shënjestruan qytetin juglindor të Zaporizhias dhe portin strategjik të Odesës, në Detin e Zi, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat e banimit.

    Në Zaporizhia, një shpëtimtar u vra gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, pasi një pllakë betoni u shemb mbi të teksa ekipet po punonin për largimin e rrënojave.

    Guvernatori rajonal, Mikhail Semikin, njoftoi përmes Telegramit se më shumë se 50 persona janë plagosur nga sulmi, përfshirë gjashtë fëmijë.

    Operacionet e shpëtimit u zhvilluan në kushte veçanërisht të rrezikshme, pasi ndërtesa kishte pësuar dëme të rënda strukturore nga goditjet ruse.

    Ndërkohë, në Odesa, dy persona u vranë nga një sulm ndaj një shtëpie private.

    Kreu i administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Lysak, bëri të ditur se pesë persona të tjerë mbetën të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

    Autoritetet lokale nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimave apo shkallën e plotë të dëmeve në shtëpinë e goditur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Russian attacks hit two Ukrainian cities, at least three killed and over 50 injured

    At least three people have been killed and more than 50 others have been injured as a result of Russian attacks on two Ukrainian cities — Zaporizija and Odessa — on Friday. Among the wounded are six children, while the victim of the attacks has also remained a savior who lost his life during the removal operation.

    Russian forces targeted the southeastern town of Zaporizia and the strategic Black Sea port of Odessa, causing significant casualties and damage to residential buildings.

    In Zaporzya, a rescuer was killed during the search-saving operation, as a concrete plaque collapsed on him while teams were working to remove the ruins.

    Regional Governor Mikhail Semikin announced through the telegram that more than 50 people have been injured by the attack, including six children.

    Rescue operations were conducted in especially dangerous conditions, as the building had suffered serious structural damage from Russian shocks.

    Meanwhile, in Odessa, two people were killed by an attack on a private home.

    The head of the city’s military administration, Serhiy Lysak, announced that five other people were injured, two of whom are in serious condition.

    Local authorities have not provided further details concerning the identity of the victims or the total extent of damage to the hit house.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

    Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

    Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

    Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, të enjten e javës së ardhshme.

    Ata po kërkojnë paga më të dinjitetshme e kushte më të mira në vendin e punës.

    “Të nderuar punëtorë, vazhdojmë të bashkuar për fëmijët tanë, për familjet tona, për prindërit tanë, për dinjitetin tonë dhe për një të ardhme me paga meritore, që të jemi krenarë për punën që bajmë në KEK.

    JO të varfëruar, JO të nëpërkëmbur, JO të pavlerësuar, JO pa dinjitet dhe JO të lodhur duke humbur shëndetin, duke u varfëruar nga pagat e ulëta, puna e rëndë dhe rreziku i lartë me të cilin përballemi çdo ditë. TË VENDOSUR, VAZHDOJMË TË BASHKUAR!”, ka shkruar Sindikata e Re e KEK’ut.

    Protesta do të mbahet në Prishtinë.

    Burimi: Insajderi

  • KEK’s workers warn new protest for next week: Not Indiscreet

    Kosovo Energy Corporation workers have warned new protests on November 19th on Thursday of next week.

    They are demanding more dignified salaries and better working conditions.

    Dear workers, we continue united for our children, for our families, for our parents, for our dignity, and for a future of merit wages, to be proud of the work we do at KEK.

    Not poor, not in vain, not unappreciated, not without dignity and not tired of losing health, getting poorer by low wages, hard work, and high risk we face every day. T The new KEKA Union has written.

    The protest will be held in Pristina.

    Source Layer: Insander

  • Ky është prokurori që urdhëroi ndalimin për 48 orë të pronarit të lopës që kulloti në oborrin e Gjykatës në Graçanicë

    Ky është prokurori që urdhëroi ndalimin për 48 orë të pronarit të lopës që kulloti në oborrin e Gjykatës në Graçanicë

    Ky është prokurori që urdhëroi ndalimin për 48 orë të pronarit të lopës që kulloti në oborrin e Gjykatës në Graçanicë

    Gazeta Sinjali ka mësuar se vendimin për ndalimin e 59-vjeçarit Hashim Miftari, pasi lopa e tij hyri në oborrin e Degës së Gjykatës Themelore në Graçanicë dhe dëmtoi një pjesë të gjelbërimit, e ka marrë prokurori Blerim Igrishta i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Ngjarja ndodhi të premten, më 13 nëntor, ndërsa ndaj Miftarit është iniciuar rast për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, prokurori ka urdhëruar që 59-vjeçari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    Rasti është bërë edhe më i diskutueshëm për shkak të rrethanave që janë përshkruar në deklaratën e gjyqtarit Sinisha Borisavljeviq, i cili ishte në mesin e personave të intervistuar nga Policia.

    Sipas deklarimit të tij, punonjësit e sigurimit i kishin larguar kafshët nga oborri tri deri në katër herë gjatë asaj dite, ndërsa raste të ngjashme kishin ndodhur edhe më herët. Ai ka treguar se në oborrin e Gjykatës kishin hyrë më parë edhe rreth 15 dhi.

    Gjyqtari ka deklaruar se do t’ia dorëzojë Policisë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të rastit.

    Por, një detaj i rëndësishëm në deklaratën e tij është se dëmi i shkaktuar në gjelbërimin e oborrit ishte minimal. Sipas tij, qëllimi i thirrjes së Policisë ishte që pronarit t’i tërhiqej vëmendja për kujdesin ndaj kafshëve.

    Ndërkaq, Hashim Miftari, në deklaratën e dhënë vullnetarisht në Polici, ka thënë se lopën e kishte humbur dhe se kjo ishte hera e parë që kafsha kishte hyrë në oborrin e Gjykatës.

    Megjithatë, pas intervistimit të palëve, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku është marrë vendimi për ndalimin e 59-vjeçarit për 48 orë.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • This is the prosecutor who ordered the 48-hour ban by the cow’s owner who grazed in the Court Court of Gracanica

    The signal newspaper has learned that the decision to ban 59-year-old Hashim Miftari after his cow entered the courtyard of the Foundation Court branch in Gracanica and damaged a part of the greenery, Pristina prosecutor Blerim Igrista has taken it.

    The event took place on Friday, November 13th, while the case for criminal work has been initiated, “Evert or damage to property,” according to Article 321 of the Criminal Code.

    According to information provided by the signal, the prosecutor has ordered the 59-year-old to be sent to the hold for 48 hours.

    The case has become even more controversial because of the circumstances described in the statement by Judge Sinisa Borisavljevic, who was among the persons interviewed by police.

    According to his statement, security officials had removed the animals from the courtyard three to four times during that day, and similar cases had happened earlier. He has indicated that some 15 goats had entered the Court Court court before.

    The judge has claimed to hand over to the police even the images of security cameras, which can help clarify the random circumstances.

    But an important detail in his statement is that the damage caused in court greening was minimal. According to him, the purpose of the police call was for the owner to draw attention to the care of animals.

    Meanwhile, Hashim Miftari, in his voluntary statement to the police, has said the cow was lost and that this was the first time the animal had entered the court of the Court.

    However, after interviewing the parties, the case has been prosecuted at the Constitutional Prosecutorship in Pristina, where the decision to ban the 59-year-old for 48 hours has been made.

    Note: The person who adhered to this article is deemed innocent until his guilt is proven by court’s decision of form

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

    Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

    Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë përkohësisht në disa zona të Prishtinës, si pasojë e pëlcitjes së një gypi të ujësjellësit me diametër DN 200 në Hajvali.

    Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, duke bërë të ditur se zonat e prekura nga ndërprerja janë Veterniku, zona afër Gorenjes, zona te Rezonanca, lagjja Qershia, lagjja Qëndresa dhe lagjja Nic.

    Sipas njoftimit, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.

    Burimi: Dukagjini

  • Water pipeline pipe in Hyvali tears off water supply in some areas of Pristina

    The supply of drinking water has been temporarily cut off in several areas of Pristina, as a result of a water pipe in diameter DN 200 in Hyvali.

    This is how the Regional Water Company Pristina has announced, suggesting that the areas affected by the interruption are Veternik, the area near Gorenje, the area of Rezonca, the Karshia neighbourhood, the Qerjja, and Nic neighbourhood.

    According to the announcement, technical teams are on the ground and are working on synonyming the defect and restoring the regular water supply as fast as possible.

    Source Layer: Dukeagini

  • Reaksioni alergjik pas infuzionit dyshohet se i mori jetën pacientes në Klinë - deklarohet QKMF-ja

    Reaksioni alergjik pas infuzionit dyshohet se i mori jetën pacientes në Klinë – deklarohet QKMF-ja

    Reaksioni alergjik pas infuzionit dyshohet se i mori jetën pacientes në Klinë - deklarohet QKMF-ja

    Një paciente ka ndërruar jetë pasi ka pësuar reaksion alergjik menjëherë pas fillimit të marrjes së infuzionit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nëna Terezë” në Klinë.

    Përmes një njoftimi zyrtar, QKMF-ja e këtij qyteti ka bërë të ditur se pacientja fillimisht kishte marrë shërbim specialistik te mjeku infektolog, i cili i kishte përshkruar terapi me infuzion, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit, menjëherë pas fillimit të terapisë, pacientja kishte shfaqur reaksion alergjik dhe ishte dërguar në urgjencën e QKMF-së, ku mjeku internist, së bashku me mjekët e tjerë, kishte ndërmarrë trajtimin e nevojshëm.

    “Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, pacientja është transferuar me autoambulancë drejt Pejës, e shoqëruar nga mjeku dhe infermieri.

    Janë angazhuar edhe njësitë policore të Klinës, me qëllim të përshpejtimit të transportit, për shkak të ngarkesës në trafik, në mënyrë që rasti të arrinte sa më shpejt në Spitalin Rajonal në Pejë.

    Gjatë pjesës më të madhe të rrugës është kryer reanimim kardiopulmonar, ndërsa në Pejë pacientja është intubuar. Megjithë masat intensive dhe terapeutike të ndërmarra, pacientja ka ndërruar jetë.

    Rasti është aktualisht nën hetim nga institucionet kompetente. QKMF do të bashkëpunojë me organet përkatëse dhe do t’u ofrojë të gjithë dokumentacionin mjekësor të kërkuar”, thekson kjo qendër, transmeton Klankosova.tv.

    Institucioni ka shprehur ngushëllime për familjen e pacientes, duke theksuar se nuk do të japë komente të mëtejshme gjatë zhvillimit të hetimeve.

  • Kallas thotë se 'rusët nuk më duan' si e dërguar e BE-së për bisedimet e paqes në Ukrainë

    Kallas thotë se ‘rusët nuk më duan’ si e dërguar e BE-së për bisedimet e paqes në Ukrainë

    Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, e ka propozuar veten si të dërguarën e Bashkimit Evropian për negociatat që synojnë t’i japin fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke argumentuar se, si shefe e politikës së jashtme, është detyra e saj të marrë përsipër këtë detyrë me mjaft peshë.

    Megjithatë, ajo vuri në dukje se “rusët nuk më duan” në tryezën e bisedimeve, për shkak të qëndrimeve të saj “të forta”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    “Por a kemi ne ndonjë fjalë për atë se kush e përfaqëson Rusinë? Jo, nuk kemi”, tha Kallas të premten në mëngjes. “Në fakt, na duhet një ekip i fortë”.

    Duke folur në Dublin të Irlandës, gjatë një samiti joformal të liderëve të BE-së, Kallas theksoi se ishin pikërisht këta krerë shtetesh dhe qeverish ata që e emëruan atë si Përfaqësuese të Lartë, duke qenë të vetëdijshëm se, në një moment të caktuar, do të duhej të zhvilloheshin bisedime ballë për ballë me Moskën.

    “Në qershor të vitit 2024, liderët morën një vendim se kush do ta përfaqësojë [BE-në] në çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme. Dhe u diskutua se, gjatë këtyre pesë viteve, do të ketë negociata me rusët”, tha ajo.

    “Nëse liderët duan ta ndryshojnë atë marrëveshje, sigurisht që mund ta bëjnë, pasi është vendim i tyre; por mendoj se duhet ta përqendrojmë energjinë tonë te thelbi i çështjes”.

    Kallas u shpreh se BE-ja nuk duhet të “kopjojë të njëjtën qasje” që ndjekin Shtetet e Bashkuara në negociata, me dy të dërguar të zgjedhur posaçërisht, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

    Përkundrazi, duhet të përzgjidhet dikush që ka një “rol institucional” të përcaktuar qartë.

    Traktati i Lisbonës ia beson koordinimin dhe zbatimin e politikës së jashtme Përfaqësuesit të Lartë, por gjithashtu parashikon një rol përfaqësues për Presidentin e Këshillit Evropian – post që aktualisht mbahet nga António Costa.

    Ndërkohë, Komisioni Evropian merret me fusha të tilla si sanksionet, financimi dhe procesi i anëtarësimit, të cilat janë thelbësore për rrugën diplomatike.

    Costa e ka tejkaluar shpejt Kallasin në këtë garë dhe tani shihet si kandidati kryesor për t’u bërë i dërguari i posaçëm.

    Kallas konsiderohet si një figurë që përçan në Bruksel dhe, gjithnjë e më shumë, është lënë mënjanë në diskutimet e nivelit të lartë.

    “Unë jam e lidhur me atë që thonë shtetet anëtare”, ka thënë Kallas, duke iu referuar parimeve të unanimitetit që udhëheqin politikën e jashtme të BE-së.

    “Unë nuk përfaqësoj veten time. Unë përfaqësoj 27 shtete, siç kam bërë tashmë prej dy vitesh”.

    E pyetur nëse një pjesë e kundërshtimit rus ndaj saj buron nga fakti se ajo vjen nga Evropa Lindore, Kallas u përgjigj se Moska do t’i kundërvihej “kujtdo që është i fortë” në tryezën e bisedimeve.

    “Ata duan t’i imponojnë kërkesat e tyre maksimale, siç kanë bërë gjithmonë”, tha ajo, duke iu kundërvënë “kërcënimeve dhe ultimatumeve”.

    “Sigurisht, kur negocion me dikë, dëshiron që pala tjetër të jetë sa më e dobët, në mënyrë që të arrish atë që kërkon. Kjo është krejt e qartë”, vazhdoi ajo.

    “Por nuk u takon atyre ta vendosin këtë. Përndryshe, nëse u japim atyre të drejtën për ta bërë këtë, në fakt po u japim një avantazh që nuk duhet ta kenë”.

    Çështja e një të dërguari të posaçëm ka dalë në plan të parë të diskutimeve, pasi si Ukraina ashtu edhe SHBA-ja u kanë kërkuar evropianëve të emërojnë një përfaqësues të vetëm për bisedimet.

    Udhëheqësit e diskutuan këtë çështje gjatë qëndrimit të tyre në Dublin.

    Deri më tani, negociatat janë zhvilluar në nivel teknik, ndaj mbetet e paqartë se çfarë roli do të kishte ky i dërguar dhe në cilën tryezë do të ulej.

    Në takimin e fundit në Abu Dabi morën pjesë zyrtarë të lartë nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe NATO-ja.

    Kallas pranoi se i dërguari i BE-së nuk do të mund të flasë në emër të Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë – dy mbështetëse kyçe të Ukrainës, të cilat nuk janë anëtare të bllokut. /Telegrafi/