Category: Lajme

  • Inteligjenca Artificiale zbulon qindra teorema të fshehura në shënimet e matematikanit gjenial Kurt Gödel

    Inteligjenca Artificiale zbulon qindra teorema të fshehura në shënimet e matematikanit gjenial Kurt Gödel

    Brenda pak ditësh, IA-ja analizoi të gjithë materialin dhe prodhoi një shpjegim prej 650 faqesh, duke lidhur të gjitha pjesët në një të tërë – një punë që logjicieni finlandez Jan von Plato nga Universiteti i Helsinkit e cilësoi si „të pamundur për qeniet njerëzore“.

    Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, studiuesit kanë arritur të deshifrojnë shënimet e pabotura të logjicienit të famshëm austriak, Kurt Gödel, duke zbuluar se ai kishte provuar qindra teorema të panjohura dekada përpara se këtë ta kuptonin matematikanë të tjerë, raporton gazeta britanike „The Guardian“.

    Që nga viti 2017, logjicieni finlandez Jan von Plato në Universitetin e Helsinkit ka punuar për të kuptuar 16 fletore të Gödel nga fillimi i viteve 1940, të cilat përmbajnë 1009 faqe të shkruara me një shkrim të vjetër gjerman. Ndërsa përparimi njerëzor ecte me ritmin e vetëm një faqeje në javë, në shtator profesori vendosi të përdorte modelin e Inteligjencës Artificiale „Claude“. Brenda pak ditësh, IA-ja analizoi të gjithë materialin dhe prodhoi një shpjegim prej 650 faqesh, duke lidhur të gjitha pjesët në një të tërë – një punë që von Plato e cilësoi si „të pamundur për qeniet njerëzore“, transmeton Telegrafi.

    Analiza zbuloi 663 teorema të reja, nga të cilat rreth 400 u verifikuan si plotësisht të sakta përmes programit kompjuterik „Coq“, ndërsa 200 të tjera u korrigjuan lehtësisht. Mes tyre u gjet edhe prova pothuajse e plotë për pavarësinë e „aksiomës së zgjedhjes“, për të cilën Gödel kishte pretenduar në vitin 1966 se e kishte zgjidhur dekada më parë, por nuk kishte arritur ta rindërtonte. Po ashtu, shënimet përmbajnë mbi një duzinë temash të reja në logjikë që nuk janë hulumtuar kurrë në më shumë se 80 vitet e fundit.

    Kurt Gödel, i cili iku nga Austria e pushtuar nga nazistët në SHBA ku u miqësua ngushtë me Albert Einstein, transformoi matematikën në vitin 1931 me teoremat e tij të paplotësisë, duke i hapur rrugë epokës digjitale dhe teorisë moderne të kompjuterëve. Ndërsa zbulimi është cilësuar si i jashtëzakonshëm, ekspertë të tjerë të fushës vënë në dukje se historianëve të shkencës u mbetet tani detyra për të ndarë saktësisht se sa prej këtyre rindërtimeve i përkasin vetë Gödelit dhe sa janë kontribut i Inteligjencës Artificiale./Telegrafi/

  • Reshjet e mëdha të shiut, rruga “Malush Kosova” bëhet “lum”

    Reshjet e mëdha të shiut, rruga “Malush Kosova” bëhet “lum”

    Reshjet e mëdha të shiut, rruga “Malush Kosova” bëhet “lum”

    Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës kanë vështirësuar qarkullimin për qytetarët e Prishtinës, në veçanti në rrugën “Malush Kosova”.

    Sinjali ka siguruar pamje ku vërehet një sasi e madhe e ujit në rrugë.

    Sipas sinjalizuesve, ata kanë dashur ta paraqesin rastin në linjen emergjente të Komunës, por kanë hasur në sjellje jo të mirë.

    Lidhur me këtë Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencave Lulzim Fushtica.

    Fushtica, tha se lidhur me rastin do të angazhohet dhe do të shoh se si qëndron çështje.
    Ai po ashtu dha detaje lidhur me gjendjen e rrugëve në Prishtinë.

    “Rrugët janë të kalueshme. E kemi pasur një intervenim në rrugën “Agim Ramdani”, e po ashtu po presim edhe të intervenojmë edhe te stacioni i autobusëve, tek pjesa përfundi urës. Po kemi probleme, për shkak se Ministria e Infrastrukturës nuk po e kryen pjesën e vet që i takon”, deklaroi Fushtica për Sinjalin.

    Burimi: Sinjali

  • Major rainfalls, Malush Kosova becomes alum

    Rainfalls that have fallen overnight have made circulation difficult for Pristina citizens, in particular on the street of Cluster Kosovaı.

    The signal has provided images of a large quantity of water on the road.

    According to the beacons, they wanted to present the case in the Komuna Emergency Line, but they encountered poor behavior.

    In this regard the signal has contacted Emergency Director Lulzim Fushtica.

    Fushtica said the case will be engaged and will see how the case stands.
    He also provided details regarding the situation of roads in Pristina.

    The roads are dead. We’ve had an intervention on Ramdan Street, and we’re also waiting to intervene at the bus station, down the bridge. We’re having problems, because the Ministry of Infrastructure is not performing its share, Fushtica declared the signal.

    Source Layer: Signal

  • Tani agjentët gjermanë kanë të drejtë të hyjnë fshehurazi në banesa: Çfarë u lejohet shërbimeve sekrete në të ardhmen?

    Tani agjentët gjermanë kanë të drejtë të hyjnë fshehurazi në banesa: Çfarë u lejohet shërbimeve sekrete në të ardhmen?

    Me reformën e re, shërbimi i jashtëm (BND) fiton të drejtën për ndërhyrje aktive – duke sulmuar sisteme kibernetike, bllokuar furnizimet me armë dhe përdorur Inteligjencën Artificiale -, ndërsa shërbimi i brendshëm (BfV) merr lejen e debatueshme për të hyrë fshehurazi në banesa.

    Për arsye historike, shërbimet informative në Republikën Federale të Gjermanisë i kanë kushtuar gjithmonë rëndësi faktit që të kufizohen vetëm në mbledhjen e informacioneve dhe të mos ndërmarrin vetë operacione aktive. Por, pas miratimit në Bundestag të projektligjit të qeverisë federale prej gati 700 faqesh – i cili pritet të kalojë edhe në Bundesrat (Këshillin Federal, dhomën e lartë ku përfaqësohen 16 landet gjermane) në javët e ardhshme – kjo praktikë po ndryshon rrënjësisht, shkruan gazeta e Berlinit „Tagesspiegel“, në edicionin e saj të së shtunës, transmeton Telegrafi.

    Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, është i bindur se ka arritur një sukses të madh në parlament, duke e cilësuar reformën e shërbimeve informative si një „reformë të shekullit“. Sipas tij dhe qeverisë federale, qëllimi është që Shërbimi Informativ Federal (BND), Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) dhe Shërbimi Kundërzbulues Ushtarak (MAD) të shndërrohen në „shërbime të vërteta sekrete“. Kjo reformë vjen në një kohë kur kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar dhe fuqitë e huaja – siç e përshkroi presidenti i BND-së, Martin Jäger, „luftën në hije“ që Rusia po zhvillon kundër Gjermanisë – vlerësohen si shumë konkrete. Përveç pritshmërive të partnerëve ndërkombëtarë për më shumë pavarësi dhe mbështetje nga Gjermania, reforma ishte e detyrueshme edhe për arsye ligjore, pasi Gjykata Kushtetuese Federale i kishte vënë qeverisë afat deri në fund të vitit për të përmirësuar kuadrin ligjor për BND-në.

    Nëse ligji miratohet përfundimisht, shërbimet sekrete gjermane do të fitojnë kompetenca të reja dhe shumë konkrete. Shërbimi i jashtëm, BND, në të ardhmen nuk do të mjaftohet vetëm me mbledhjen e informacioneve, por do të ketë leje për ndërhyrje aktive. Në situata të caktuara rreziku, agjentët e BND-së do të guxojnë të sulmojnë sende dhe sisteme të teknologjisë së informacionit, për shembull për të paralizuar grupe hakerësh ose për të penguar zinxhirët e furnizimit me armë. Njerëzit përjashtohen shprehimisht nga këto operacione, që do të thotë se nuk do të ketë „licencë për të vrarë“. Përveç kësaj, BND-ja do të ketë leje t’i ruajë të dhënat e mbledhura më gjatë: gjashtë muaj për përmbajtjet dhe 13 muaj për të ashtuquajturat meta të dhëna, ndërsa ofruesit e telekomunikacionit mund të detyrohen t’i ruajnë të dhënat e trafikut për tre muaj. Po ashtu, BND-së i lejohet përdorimi i mjeteve të Inteligjencës Artificiale (IA), ndër të tjera për identifikimin e personave të caktuar.

    Edhe më të gjera dhe më të debatueshme janë lejet e reja për shërbimin e brendshëm, Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV). Punonjësit e saj, pas një miratimi paraprak, në të ardhmen do të guxojnë të hyjnë fshehurazi në banesa për të mbledhur të dhëna në vendngjarje ose për të bërë të padëmshme armët. Ata do të kenë leje të kryejnë masa të fshehta aktive kundër sendeve apo sistemeve, duke manipuluar mjete të mundshme të kryerjes së veprave penale, duke ridrejtuar të dhëna gjatë sulmeve të mundshme kibernetike dhe duke u ofruar të dyshuarve informacione të rreme. Në fushën digjitale, BfV-ja do të lejohet të lexojë pajisje private, të përgjojë telekomunikacionin e koduar dhe të kryejë analiza përmes sistemeve të IA-së. Gjithashtu, mbrojtësit e kushtetutës do të mund të kërkojnë informacione mbi komunikimin ose lëvizjet nga kompani të tilla si prodhuesit e makinave ose ofruesit e shërbimeve të pagesave. Një risi tjetër është se në raste të caktuara, edhe të rinjtë nga mosha 16 vjeç do të lejohen të angazhohen si informatorë, për shkak se rrjetet ekstremiste dhe terroriste janë bërë gjithnjë e më të reja në moshë.

    Megjithatë, ligji u vendos shërbimeve edhe mekanizma kontrolli dhe kufizime të qarta. Masat veçanërisht të ndjeshme mund të ndërmerren nga BND-ja dhe BfV-ja vetëm pasi Këshilli i Pavarur Kontrollues të ketë konstatuar paraprakisht ligjshmërinë e tyre. Po ashtu, masat aktive nuk guxojnë të sjellin pasoja negative sociale ose profesionale për askënd, sekreti profesional i mjekëve, psikoterapistëve, avokatëve dhe gazetarëve gëzon mbrojtje të veçantë.

    Reforma ka ngjallur kritika të forta në skenën politike. Partia „Die Linke“ (E Majta) e akuzon ministrin Dobrindt se po krijon një „polici të re sekrete gjermane“ dhe po shfuqizon ndarjen historike mes policisë dhe shërbimeve sekrete, duke krijuar një aparat të pakontrollueshëm që shkel të drejtat themelore. Nga ana tjetër, „Të Gjelbrit“ e shohin reformën si të domosdoshme përballë sfidave të sigurisë, por kritikojnë faktin se te BfV-ja kufiri me punën policore mbetet i paqartë dhe se transparenca e mbrojtja juridike për qytetarët e prekur janë zbatuar në mënyrë të mangët./Telegrafi/

  • Now German agents have the right to sneak into the apartment: What is permitted for secret services in the future?

    With new reform, foreign service ( BND) gains access to active intervention by attacking cybersystems, blocking weapons supplies and using Artificial Intelligence – while internal service ( Get a controversial permit to sneak into the apartment.

    For historical reasons, information services in the Federal Republic of Germany have always paid attention to the fact that they are limited to collecting information and not taking active operations themselves. But following the adoption of the federal government’s almost 700-page federal bill, which is expected to be passed to the Bundestarat (the Federal Council, the upper room representing 16 German launcheds) in the coming weeks, this practice is changing radically, writes Berlin’s newspaper Tagespiegel, in its Saturday edition, Television broadcasts.

    Interior Minister Alexander Dobrendt is convinced that he has achieved a great success in parliament, naming information services reform as a set of the century. According to him and the federal government, the goal is that the Federal Intelligence Service ( BND), Federal Office for the Protection of the Constitution ( BfV) and Military Intelligence Service ( MAD is transformed into real secret service. This reform comes at a time when threats from international terrorism and foreign powers — as BND President Martin Jäger described, the shadow war Russia is waging against Germany — are deemed very concrete. In addition to the expectations of international partners for more independence and support from Germany, the reform was mandatory even for legal reasons, since the Federal Constitutional Court had set the government a deadline by the end of the year to improve the legal framework for the BND.

    If the law is eventually adopted, German secret services will gain new and very concrete competencies. Foreign service, BND will not in the future be enough to collect information, but it will have permission for active intervention. In certain situations of danger, BND agents will dare attack items and information technology systems, for example, to paralyse groups of hackers or to block arms supply chains. People are specifically excluded from these operations, which means there will be no license to kill. In addition, the UK will have permission to store the data collected longer: six months for content and 13 months for so-called data defects, while telecommunications providers may be forced to store traffic data for three months. And BND is allowed to use artificial intelligence tools ( IA, among other things, for identifying the designated persons.

    Even broader and more controversial are new permits for the interior service, the Federal Office for Protection of the Constitution (BfV). Its employees, after a preliminary approval, will in the future dare to sneak into residences to collect data on the scene or make weapons harmless. They will have permission to carry out secret measures active against items or systems, manipulating possible means of committing criminal acts, redirecting data during possible cyber attacks and offering suspects false information. In the digital field, BfV will be allowed to read private equipment, track encrypted telecommunications and conduct tests through IA systems. Also, advocates of the constitution will be able to request information on communication or movements from companies such as car producers or payment services providers. Another innovation is that, in certain cases, even young people aged 16 will be allowed to engage as informants, because extremist and terrorist networks have become younger and younger.

    However, the law also imposes clear control mechanisms and restrictions on services. Especially sensitive measures can be taken by the BND and the BfV only after the Independent Control Council has previously ascertained their legality. Also, active measures dare not bring negative social or professional consequences to anyone, the professional secret of doctors, psychotherapists, lawyers, and journalists enjoys special protection.

    The reform has sparked strong criticism on the political scene. The Party (left) accuses Minister Dobrendt of creating a new German secret police officer and is abolishing the historic division between police and secret services, creating an uncontrollable device that violates fundamental rights. On the other hand, the Greenwaters view reform as necessary in the face of security challenges, but criticises the fact that the BfV border with police work remains unclear and that transparency of legal protection for affected citizens has been implemented in a flawed way./Telegraphy/

  • “I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, Klopp me lëvdata për shqiptarin Brajan Gruda

    “I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, Klopp me lëvdata për shqiptarin Brajan Gruda

    “I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, Klopp me lëvdata për shqiptarin Brajan Gruda

    Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e kombëtares së tij në fitoren 3-1 ndaj Serbisë, ku protagonist ishte edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda.

    Gruda e shënoi një gol të bukur në debutimin e tij me fanellën e Gjermanisë, duke tërhequr vëmendjen dhe duke marrë vlerësime të veçanta nga trajneri gjerman.

    Klopp e cilësoi paraqitjen e skuadrës si një hap të rëndësishëm përpara, duke theksuar se futbollistët duhet të kenë më shumë besim në cilësitë e tyre.

    “Duhet të mësohemi me faktin se jemi vërtet të mirë, ose mund të jemi vërtet të mirë. Ua thashë edhe lojtarëve këtë”, deklaroi Klopp.

    Trajneri nuk i kurseu komplimentet as për Grudën, duke kujtuar edhe paraqitjet e tij të mëparshme te Mainzi, ku kishte shënuar një gol të ngjashëm.

    “Më kujtohet koha e tij te Mainzi, ku shënoi një gol të ngjashëm. Edhe atëherë thoshim se ishte një lojtar shumë i mirë. I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, u shpreh me humor trajneri gjerman.

    Klopp e vlerësoi lart paraqitjen e futbollistit me prejardhje shqiptare, duke veçuar guximin dhe gatishmërinë e tij për të marrë përgjegjësi në fushë.

    “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Luajti lojën e tij, mori rreziqe dhe pati një paraqitje fantastike. Goli i tij i parë në paraqitjen e parë ndërkombëtare – ky është një rekord mjaft i mirë, apo jo?”, përfundoi Klopp.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Serbian left-wing defender Klopp with praise to Albanian Brian Gruda

    Germany’s coach, Jurgen Klopp, has remained impressed by his national’s performance in the 3-1 victory over Serbia, where protagonist was Albanian-born football player Brian Gruda.

    Gruda scored a beautiful goal in his debut with Germany’s fantel, drawing attention and receiving special marks from the German coach.

    Clopp described the team’s appearance as an important step forward, stressing that footballers must have more confidence in their qualities.

    We need to get used to the fact that we’re really good, or we can be really good. I told the players that, Klopp said.

    The coach did not even save his compliments on Gruda, even remembering his previous presentations at Mainz, where he had scored a similar goal.

    I remember his time at Mainz, where he scored a similar goal. Even then, we said he was a very good player. Poor left-wing Serbian defender, the German coach expressed humor.

    Clopp praised the presentation of footballer of Albanian descent, isolating his courage and willingness to take responsibility in the field.

    He’s an extraordinary player. He played his game, took risks and had a fantastic show. His first goal in the first international appearance is a pretty good record, right?

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • "Vjollca po tregon maturi", Monika jep vlerësimin për banorët e BBVK5 (VIDEO)

    “Vjollca po tregon maturi”, Monika jep vlerësimin për banorët e BBVK5 (VIDEO)

    "Vjollca po tregon maturi", Monika jep vlerësimin për banorët e BBVK5 (VIDEO)

    Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova është diskutuar Prime i së premtes i spektaklit “Big Brother VIP Kosova 5”.

    E ftuar në emision, ish-konkurrentja e këtij formati, Monika Salihaj, ka ndarë përshtypjet e saj për edicionin e sivjetmë, duke thënë se deri më tani asnjëri nga banorët nuk ka arritur t’ia tërheqë vëmendjen.

    “ Dua të gjej një lojtar që ka integritet dhe karakter. Vjollca po tregon maturi, por nuk është për lojë, jo si vitin e kaluar kur më ka tërhequr treshja”, është shprehur Monika, njofton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, edhe Behije Lushaj ka dhënë vlerësimin e saj për banorët, duke thënë se është ende herët për t’i identifikuar lojtarët më të mirë.

    “Është shumë herët për t’i identifikuar banorët më të mirë. Nga aq sa kam parë, më duket se kanë hyrë me kopjet e të tjerëve që kanë parë në edicionet e kaluara. Nuk po më duket se po e nxjerrin veten e tyre të vërtetë. Që në fillim janë futur me kopje, por nuk mund të largohen nga vetvetja”, ka deklaruar Lushaj.

    Në emision u diskutua edhe për daljen e Behares, ku Salihaj tha se e beson atë kur thotë se është larguar për shkak të fëmijëve.

    Për diskutimin e plotë:

  • “ Vjollca is showing discretion” Monica shows appreciation for the residents of BBVK5 ( VIDEOS)

    – What?Friday’s Prime of Friday show Big Brother V IP Kosova 5a.

    Invited to the show, former competition of this format, Monica Salihaj, has shared her impressions of this year’s edition, saying that so far none of the residents have managed to attract attention.

    ) I want to find a player who has integrity and character. Vjolca is acting cautiously, but it’s not for a game, not like last year when I was attracted to the three, Monica expressed himself, Klankosova.tv reported.

    Meanwhile, Behije Lusaj has also given her appreciation for the residents, saying it is still early to identify the best players.

    It’s too early to identify the best residents. From what I’ve seen, I think it’s been through copies of others who have seen in past editions. I don’t think they’re making themselves real. From the beginning they’ve been put in copies, but they can’t get away from themselves, Lucaj has declared.

    The show also discussed Behares ‘ appearance, where Salij said he believes him when he says he left because of the children.

    For full discussion:

  • Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

    Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

    Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

    (Radio Evropa e Lirë) Brenda pak vitesh, kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) mund të shndërrohen në kufij të Kosovës me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

    Kjo perspektivë po bëhet më konkrete, pasi të dyja vendet po avancojnë në procesin e anëtarësimit, ndërsa Kosova po ngec në rrugën drejt integrimit evropian.

    Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 23 nga 33 kapitujt e negociatave dhe Komisioni Evropian vlerëson se mund t’i mbyllë të gjithë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria, ndërkaq, ka mbyllur 4 nga 33 kapitujt dhe ka hapur grup-kapitullin e fundit. Ajo synon t’i përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027.

    Në anën tjetër, Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor 2022 dhe ende pret të marrë statusin e vendit kandidat.

    Raporti i fundit i Komisionit Evropian evidenton stagnim të reformave në Kosovë, në kontekstin e krizës së zgjatur institucionale. Kjo krizë u karakterizua nga vështirësitë në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve, ndërsa brenda një periudhe prej rreth një viti vendi mbajti tri palë zgjedhje parlamentare.

    Njohës të integrimeve evropiane, të ekonomisë dhe të sigurisë vlerësojnë se Kosova duhet të përgatitet për anëtarësimin eventual të Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE.

    Sipas tyre, këto zhvillime mund të ndikojnë në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, të krijojnë kushte të reja për bizneset kosovare dhe të ndryshojnë bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë.

    Hendeku me fqinjët në integrim dhe siguri

    Përparimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE-së mund ta thellojë distancën politike të Kosovës nga fqinjët e saj, por edhe të krijojë dallime në bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë.

    Tefta Kelmendi, hulumtuese në institutin evropian Jacques Delors, vlerëson se Kosova tashmë ka mbetur prapa vendeve fqinje, si pasojë e krizës politike dhe mungesës së përparimit në dialogun me Serbinë.

    “Duke pasur parasysh përparimin e shteteve fqinje në katër vitet e fundit dhe, në krahasim me to, stagnimin e Kosovës si pasojë e krizës politike në vend dhe mungesës së avancimit në dialogun me Serbinë, e cila ka ndikuar si në procesin e integrimit evropian, ashtu edhe në marrëdhëniet diplomatike me institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së, është krijuar një distancë e konsiderueshme që do të jetë e vështirë të kapërcehet në të ardhmen e afërt”, thotë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas saj, nëse Mali i Zi dhe Shqipëria anëtarësohen në BE brenda katër vjetësh, Kosova mund të përballet me presion më të madh të brendshëm për përshpejtimin e integrimit evropian.

    Ky zhvillim, megjithatë, siç vlerëson Kelmendi, mund të ketë edhe ndikim pozitiv, duke rikthyer besimin e qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë në perspektivën evropiane.

    Sipas saj, Prishtina duhet të angazhohet për përshpejtimin e reformave të brendshme, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe diplomaci, si dhe për tejkalimin e pengesave politike në rrugëtimin e saj integrues në BE.

    “Një qasje e mençur strategjike do të ishte që Kosova të angazhohet sa më parë dhe intensivisht në heqjen e pengesave politike ndaj avancimit të saj në procesin e integrimit, përfshirë çështjen e mosnjohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së që do të mundësonte debllokimin e kandidaturës në Këshillin e Evropës”, thekson Kelmendi për REL.

    Sipas Kelmendit, Kosova duhet të intensifikojë angazhimin diplomatik me institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së për ta zhbllokuar kandidaturën. Paralelisht, ajo duhet të çojë përpara reformat që do t’ia mundësonin integrimin në tregun e përbashkët të BE-së.

    Hendeku me fqinjët nuk kufizohet vetëm në procesin politik të integrimit.

    Jeta Loshaj, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), vlerëson se hendeku me fqinjët mund të thellohet edhe në fushën e sigurisë, ku Kosova tashmë ka pozitë më të pafavorshme në raport me qasjen në mekanizmat evropianë të bashkëpunimit.

    Aktualisht, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka marrëveshje operacionale me Europolin. Marrëveshja aktuale e punës, e vitit 2020, nuk mundëson shkëmbimin e të dhënave personale, ndonëse bashkëpunimi praktik është rritur.

    “Pasi fqinjët të jenë brenda BE-së, kjo asimetri do të thellohet”, thotë Loshaj për REL.

    Sipas saj, pabarazia me vendet fqinje brenda BE-së, për Kosovën mund të krijojë vështirësi në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve të tjera ndërkufitare.

    Ajo thotë se grupet kriminale e trajtojnë rajonin si një hapësirë të vetme dhe shfrytëzojnë vendet ku kontrollet dhe shkëmbimi i informatave janë më të dobëta.

    “Nëse fqinjët tanë janë plotësisht të integruar (në BE) e Kosova jo, mund të krijohet një zonë gri që shfrytëzohet për trafikim, kontrabandë dhe migrim të parregullt”, thotë Loshaj.

    Gjithashtu, sipas saj, anëtarësimi eventual i Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE do të sjellë rregulla dhe standarde të këtij blloku në menaxhimin e kufijve, kontrolle më strikte dhe më shumë përfshirje të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex).

    Kelmendi shton se anëtarësimi eventual i Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE do të ndihet në raport me Kosovën në kërkesat shtesë që ka blloku për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

    “Për të kaluar kufirin dhe për t’iu qasur pronave personale apo për të vizituar familjarët në këto dy shtete, qytetarët e Kosovës do të duhej të udhëtojnë me pasaportë të vlefshme, të paguajnë sigurim të veçantë për automjetet që hyjnë në BE dhe do të përballen me kufizime në kohëzgjatjen e qëndrimit”, thekson Kelmendi.

    Kjo do të ndikojë veçanërisht se si qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë e Malit të Zi do të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës. Aktualisht, kjo mundësohet me letërnjoftime biometrike.

    Loshaj sqaron se marrëveshjet ekzistuese rajonale për lëvizjen me letërnjoftime nuk shuhen automatikisht me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE. Sipas saj, ndikimi më i madh në lëvizjen e njerëzve do të ndihej nëse këto dy vende do të hynin edhe në zonën Shengen, pasi kjo nuk ndodh njëkohësisht me anëtarësimin në BE dhe zakonisht kërkon edhe disa vite.

    Më pas, sipas saj, mbeten disa pyetje praktike.

    “Çfarë do të ndodhë me pikat e përbashkëta kufitare dhe sa do të zgjasin pritjet në verë? Liberalizimi i vizave e ka zbutur shumë këtë rrezik, por Kosova duhet t’i adresojë këto çështje që tani, në mënyrë që kufiri të mos bëhet pengesë për njerëzit”, thotë Loshaj.

    Nga CEFTA te tregu i BE-së: sfida për eksportuesit kosovarë

    Në rast se Shqipëria dhe Mali i Zi anëtarësohen në Bashkimin Evropian para Kosovës, marrëdhëniet e tyre tregtare me Kosovën do të zhvillohen në një kornizë të re rregullash.

    Gazmend Qorraj, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se ky ndryshim do të sillte një transformim strukturor në marrëdhëniet tregtare ndërmjet këtyre vendeve.

    “Praktikisht, me hyrjen në BE, Shqipëria dhe Mali i Zi do të jenë të detyruara të aplikojnë Politikën e Përbashkët Tregtare të BE-së dhe automatikisht do të tërhiqen nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA)”, thotë Qorraj për REL.

    Sipas tij, tregtia me Kosovën do të mbështetej në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), të cilën Kosova e ka në fuqi që nga viti 2016.

    Qorraj vlerëson se një nga sfidat kryesore për eksportuesit kosovarë do të jenë barrierat jotarifore, që lidhen me standardet dhe kërkesat e tregut evropian.

    “Eksportuesit që kanë tashmë përvojë tregtare me vendet e BE-së do ta kenë më të lehtë të përshtaten, ndërsa për ata që nuk e kanë këtë përvojë, ky tranzicion do të përbëjë një sfidë të re, për shkak të kërkesave dhe rregulloreve më strikte të tregut të BE-së krahasuar me tregun rajonal të Ballkanit Perëndimor”, thotë ai për REL.

    Përshtatja me kërkesat e tregut të BE-së do të ishte veçanërisht e vështirë për bizneset e vogla dhe të mesme, vlerëson Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

    “Edhe pse një pjesë e vogël e kompanive të mëdha eksportuese (sidomos në sektorin e përpunimit të drurit, plastikës dhe IT-së) kanë arritur të certifikohen për tregun e BE-së, shumica dërrmuese e ndërmarrjeve të vogla e të mesme nuk kanë kapacitete financiare dhe teknike për të bërë këtë tranzicion brenda një kohe të shkurtër”, thotë ai për REL.

    Rafuna paralajmëron se, nëse Shqipëria dhe Mali i Zi anëtarësohen në BE, eksportuesit kosovarë do të përballen me kërkesa të rrepta fitosanitare e veterinare, si dhe me standardet e cilësisë së BE-së. Sipas tij, mungesa e informacionit dhe kapacitetet e kufizuara laboratorike në Kosovë për testimin e produkteve mund t’ua vështirësojnë bizneseve përmbushjen e këtyre kërkesave dhe t’ua dobësojnë konkurrueshmërinë në të dyja tregjet.

    “Ndër sektorët më të ekspozuar janë agrobiznesi dhe përpunimi i ushqimit, prodhuesit e materialeve të ndërtimit, si dhe sektori i transportit dhe logjistikës”, thotë Rafuna.

    Rafuna shton se kontrollet dhe procedurat shtesë doganore në kufi mund të shkaktonin vonesa dhe t’ua rrisnin kostot transportuesve kosovarë.

    Si duhet të përgatitet Kosova?

    Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës për të marrë qëndrimin e saj lidhur me pasojat e mundshme politike, ekonomike dhe të sigurisë nga anëtarësimi i mundshëm i Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE, përfshirë ndikimin në lëvizjen e qytetarëve, bashkëpunimin ndërkufitar dhe marrëdhëniet tregtare.

    Po ashtu, REL-i kërkoi të dijë se çfarë masash konkrete po planifikon Qeveria për t’i mbrojtur interesat e Kosovës dhe për të avancuar integrimin evropian të vendit. Deri në publikimin e këtij artikulli, Qeveria nuk u është përgjigjur pyetjeve.

    Të gjithë bashkëbiseduesit e REL-it, nga këndvështrime të ndryshme, theksojnë nevojën që Kosova të përgatitet për ndryshimet që mund të sjellë anëtarësimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE.

    Ata kërkojnë angazhim më të madh të institucioneve, marrëveshje me dy vendet fqinje dhe masa për t’i ndihmuar bizneset kosovare të përshtaten me kërkesat e reja.

    Kelmendi thotë se për ta rikuperuar kohën e humbur për shkak të krizës politike dhe problemeve në dialogun me Serbinë, Kosova duhet të përshpejtojë përpjekjet për zhbllokimin e kandidaturës për anëtarësim në BE.

    Ndërkaq, për t’i çuar përpara reformat e brendshme që do t’ia mundësonin integrimin në tregun e përbashkët evropian, sipas saj, Kosova mund ta shfrytëzojë mbështetjen financiare të BE-së.

    “BE-ja tashmë e ka krijuar kornizën për t’i ndihmuar vendet kandidate të avancojnë në këtë drejtim, përmes Planit të Rritjes dhe Reformave dhe mjeteve financiare që e mbështesin atë. Tani mbetet që Qeveria e Kosovës të angazhohet politikisht në këtë proces dhe ta vendosë atë në listën e prioriteteve kryesore”, thotë Kelmendi për REL.

    Në fushën e sigurisë, Loshaj vlerëson se Prishtina duhet të negociojë me Tiranën dhe Podgoricën marrëveshje dypalëshe për sigurinë dhe kontrollin kufitar para anëtarësimit të tyre.

    “Këto marrëveshje duhet të përfshijnë patrullime të përbashkëta, qendra të përbashkëta kontakti, pika të përbashkëta kufitare dhe shkëmbim informatash. Ato duhet të hartohen sipas standardeve të BE-së, që të mbeten të vlefshme edhe pas anëtarësimit”, thotë Loshaj për REL.

    Sipas saj, Kosova mund ta thellojë bashkëpunimin me Europolin në luftimin e krimit, me Frontex-in në menaxhimin e kufijve dhe me Eurojust-in në bashkëpunimin gjyqësor për çështjet penale, pa e prekur çështjen e statusit të saj.

    Loshaj shton se Kosova duhet të forcojë mbrojtjen e të dhënave, integritetin e kontrolleve kufitare dhe kapacitetet e Policisë së Kosovës. Sipas saj, rezultatet konkrete në këto fusha do të dëshmonin gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar dhe do ta ndihmonin të kërkonte përfshirje graduale në operacionet e sigurisë të BE-së.

    Për përgatitjen e bizneseve, Qorraj kërkon angazhim paraprak të institucioneve publike dhe shoqatave të biznesit.

    “Institucionet publike dhe shoqatat e bizneseve duhet të përgatisin paraprakisht bizneset vendore përmes informimit dhe trajnimeve të fokusuara në standardet e BE-së”, thotë Qorraj.

    Përveç informimit dhe trajnimeve, Qorraj vlerëson se institucionet dhe shoqatat e biznesit duhet t’u kushtojnë vëmendje të veçantë eksportuesve që nuk kanë përvojë me tregun e BE-së, në mënyrë që ata të përgatiten për kërkesat dhe rregulloret më të rrepta të këtij tregu.

    Rafuna konsideron se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa konkrete, përfshirë subvencionimin e certifikimit dhe standardizimit të produkteve, investimet në laboratorët vendorë dhe negociimin e protokolleve të posaçme tregtare me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

    “Duhet të punohet në drejtim të një marrëveshje tranzitore me Shqipërinë dhe Malin e Zi: Qeveria duhet të negociojë që nga tani protokolle të veçanta tregtare apo ‘korridore të gjelbra’ tranzitore për periudhën pas anëtarësimit të tyre, me qëllim që të lehtësohen procedurat doganore për produktet me origjinë nga Kosova”, thekson Rafuna.

    Ai gjithashtu sugjeron që Qeveria të krijojë një fond që do të mbulonte deri në 70 për qind të kostove të certifikimit të produkteve. Sipas Rafunës, mbështetja financiare do t’u ndihmonte bizneseve, veçanërisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të përmbushnin standardet e kërkuara për tregun evropian.