
Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës kanë vështirësuar qarkullimin për qytetarët e Prishtinës, në veçanti në rrugën “Malush Kosova”.
Sinjali ka siguruar pamje ku vërehet një sasi e madhe e ujit në rrugë.
Sipas sinjalizuesve, ata kanë dashur ta paraqesin rastin në linjen emergjente të Komunës, por kanë hasur në sjellje jo të mirë.
Lidhur me këtë Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencave Lulzim Fushtica.
Fushtica, tha se lidhur me rastin do të angazhohet dhe do të shoh se si qëndron çështje.
Ai po ashtu dha detaje lidhur me gjendjen e rrugëve në Prishtinë.
“Rrugët janë të kalueshme. E kemi pasur një intervenim në rrugën “Agim Ramdani”, e po ashtu po presim edhe të intervenojmë edhe te stacioni i autobusëve, tek pjesa përfundi urës. Po kemi probleme, për shkak se Ministria e Infrastrukturës nuk po e kryen pjesën e vet që i takon”, deklaroi Fushtica për Sinjalin.
Burimi: Sinjali