Shqip Up Comedy po vjen me një edicion surprizë në Berlin, vetëm pak ditë para organizimit të spektaklit të paralajmëruar në Frankfurt.
Festivali i humorit do të zbarkojë në kryeqytetin gjerman më 3 dhjetor, duke sjellë një mbrëmje të veçantë me performanca stand-up nga artistët shqiptarë.
Në këtë edicion do të ngjiten në skenë Ridvani, Drilona, Ernesti, Avnia dhe Medauri, të cilët pritet të argëtojnë publikun me humorin dhe performancat e tyre.
Ngjarja do të mbahet në lokalin “Barnoa”, në adresën Mariendorfer Damm 88-90, 12109 Berlin, duke filluar nga ora 20:00. Pjesëmarrja është e lejuar për personat mbi 16 vjeç.
Ky edicion organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ndërsa të interesuarit duhet ta konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 1 dhjetor, përmes adresës elektronike protocol.embassy.de@rks-gov.net.
Ndërkohë, pas ndalesës në Berlin më 3 dhjetor, Shqip Up Comedy do të vazhdojë rrugëtimin në Gjermani me spektaklin e planifikuar në Frankfurt më 5 dhjetor.
Dy mbrëmjet pritet të mbledhin shqiptarët që jetojnë në Gjermani, duke u ofruar atyre mundësinë të shijojnë humorin dhe atmosferën e stand-up-it në gjuhën shqipe. /Telegrafi/