Kuba po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ushtria amerikane, sipas presidentit Miguel Díaz-Canel.
“Ne jemi të vendosur të sprapsim çdo përpjekje për agresion ushtarak të huaj kundër vendit tonë”, tha ai, pas deklaratave të fundit të presidentit të SHBA-së Donald Trump që u interpretuan gjerësisht si një kërcënim.
Megjithatë, Díaz-Canel theksoi se Kuba është një vend paqësor dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në një intervistë radiofonike, Trump tregoi se donte të detyronte një ndryshim pushteti në Kubë brenda dy viteve të mbetura të presidencës së tij dhe madje mund të ishte i përgatitur të përdorte forcën ushtarake për ta arritur këtë.
“Dua që të mbarojë me Kubën përpara se të largohem”, tha Trump. Ai shtoi se “patjetër do të shqyrtonte” veprimin ushtarak.
Díaz-Canel kritikoi deklaratat e përsëritura të politikanëve amerikanë në lidhje me qëllimin e agresionit ushtarak kundër Kubës – pa e përmendur drejtpërdrejt Trumpin.
Presidenti kubanez foli në qytetin Boyeros, në jug të kryeqytetit Havana, përpara komandantëve të lartë ushtarakë, anëtarëve të Partisë Komuniste dhe autoriteteve lokale.
Që nga sulmi ushtarak amerikan në Venezuelë në janar, në të cilin presidenti autoritar Nicolás Maduro u kap dhe u dërgua në SHBA, në të gjithë Kubën janë zhvilluar ushtrime dhe takime të rregullta ushtarake për të koordinuar masat mbrojtëse.
Ushtarët gjithashtu po ofrojnë trajnime bazë ushtarake për civilët si pjesë e strategjisë “Lufta e të Gjithë Popullit”. /Telegrafi/
Një sërë incidentesh dhe rastesh shqetësuese janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë sulme ndaj zyrtarëve policorë, dhunë në familje, arrestime për vepra të rënda penale, drogë dhe raste që përfshijnë të mitur.
Nga Vushtrria, ku një 30-vjeçar dyshohet se tentoi ta godiste një polic me veturë dhe më pas e sulmoi fizikisht, te Suhareka, ku një 24-vjeçar u arrestua nën dyshimin për dhunimin e një 14-vjeçareje, Policia ka pasur disa raste për trajtim.
Ndërkohë, në Gjakovë një aksion i Antidrogës përfundoi me sekuestrimin e disa llojeve të substancave narkotike, ndërsa në Prishtinë një rast i zbuluar në ambientet e një shkolle ka ngritur shqetësime për sigurinë e një vajze të mitur.
Gazeta Sinjali ju sjell ngjarjet kryesore të raportuara në vend.
Vushtrri – Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi me kokë
Një 30-vjeçar, Albert Mehmeti, dyshohet se tentoi ta godiste me veturë një zyrtar policor, ndërsa më pas e sulmoi dy herë me kokë në ballë.
Ai është arrestuar dhe i është sekuestruar vetura, pasi kishte patentë-shoferin e konfiskuar.
Albona Morina, 43-vjeçare, ka ndërruar jetë pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar gjatë kontrollit në QKMF-në e Klinës.
Ajo është transportuar drejt Spitalit të Pejës me një autoambulancë që nuk kishte sirenë dhe drita emergjente, ndaj është kërkuar përcjellja e Policisë.
Policia ka ndërhyrë dhe u ka ofruar prindërve ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjakovë – Antidroga gjen kokainë, ekstazi, MDMA dhe marihuanë në shtëpinë e 35-vjeçarit
Eduard Neza është arrestuar pas një bastisjeje në shtëpinë e tij në rrugën “Haxhi Zeka” në Gjakovë.
Policia ka sekuestruar rreth 28 gramë substanca të dyshuara narkotike, përfshirë kokainë, MDMA, ekstazi dhe marihuanë, si dhe dy peshore digjitale e 450 euro. Me vendim të Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë.
Prishtinë – 14-vjeçarja gjendet me thikë në shkollë, denoncon dhunën nga vëllai
Një 14-vjeçare është gjetur me thikë në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Gjatë intervistimit, ajo ka deklaruar se për një kohë të gjatë ishte përballur me dhunë fizike dhe psikologjike nga vëllai 19-vjeçar.
Me koordinim të Policisë, Prokurorisë dhe Qendrës për Punë Sociale, vajza është vendosur në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Pejë – Gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike
Një grua nga Peja ka denoncuar bashkëshortin 37-vjeçar për dhunë psikologjike, duke deklaruar se për këtë arsye ishte larguar nga banesa dhe po qëndronte te prindërit.
Prokuroria ka urdhëruar inicimin e rastit për “Dhuna në familje”, ndërsa Policia ende nuk ka arritur ta sigurojë praninë e të dyshuarit për intervistim.
SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
A series of disturbing incidents and cases have been reported over the last 24 hours in several Kosovo cities, including attacks on police officials, domestic violence, arrests of serious criminal acts, drugs and cases involving minors.
From Vushtrria, where a 30-year-old allegedly attempted to hit a police officer in a car and then physically attacked him at Suhareka, where a 24-year-old was arrested under suspicion of a 14-year-old violation, police have had several cases of treatment.
Meanwhile, in Gjakova an antidroga action ended with the seizure of certain types of narcotics substances, while in Pristina a case discovered in a school environment has raised concerns about the safety of a minor girl.
The signal newspaper brings you the main reported events in the country.
He tried to hit the cop in the car, then hit him with his head.
A 30-year-old, Albert Mehmet, allegedly attempted to hit a police official by car, while then attacked him twice in front of his head.
He’s been arrested and impounded by a car because he had a confiscated driver’s license.
Police have intervened and provided the parents with medical assistance, while the suspect has been arrested and detained for 48 hours for the domestic criminal work ukhuna.
The bloodbaths, Nardrogas finds cocaine, ecstasy, MDMA and marijuana in 35-year-old home
Edward Neza was arrested after a raid on his house on Haji Zeka’s street in Gjakova.
Police have seized about 28 grams of suspected narcotics substances, including cocaine, MDMA, ecstasy and marijuana, as well as two digital scales and 450 euros. At the D.A.’s decision, he’s been detained for 48 hours.
Pristina ‘% 14-year-old finds herself stabbed in school, condemns violence by brother
A 14-year-old was found with a knife at the Zeneel Hajdinı in Pristina. During the interview, she has stated that she had long faced physical and psychological violence by her 19-year-old brother.
With police, Prosecution and the Centre for Social Work co-ordination, the girl has settled in the shelter, while the suspect has been released in regular procedure.
Peja-wife convicts her spouse of psychological violence
A woman from Peja has denounced her 37-year-old husband for psychological violence, claiming that she had therefore left the apartment and was staying with her parents.
The prosecution has ordered the initialisation of the case for Dhuna in the family, while police have not yet managed to ensure the presence of the interview suspect.
SINJIL 24 When you slept, we accompanied Kosovo.
Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.
The signal where the truth speaks before the news!
Një grua ka vdekur pa arritur në Spitalin e Pejës ku u nis me urgjencë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore derisa po kontrollohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
Me të arritur në Spitalin e Pejës, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj.
Policia tha se po e heton vdekjen.
“Klinë 13.11.2026 – 13:45. Një femër kosovare është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF Klinë dhe gjatë kontrollit të njëjtës i është keqësuar gjendja. Viktima me autoambulancë është nisur për në Spitalin Rajonal Pejë, ku me të arritur atje, mjekët kanë konstatuar se është pa shenja jete. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.
A woman died without arriving at the Pec Hospital, where she left urgently after her health deteriorated while she was being searched at the main Family Medicine Center in Kline.
Upon arriving at Pec Hospital, doctors have confirmed her death.
The police said they’re investigating death.
Celine 13,11,2026 13:45. A Kosovo female has been sent for medical treatment at the QKMF Kline, and during the same check the situation has deteriorated. The self – ambulance victim has left for the Regional Peja Hospital, where doctors have concluded that it is without signs of life. In consultation with the prosecutor, the lifeless body was sent to the IML for organisation.
Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se kishte tentuar ta godiste një zyrtar policor me veturë dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 10:15, në rrugën “Wesley Clark”.
I dyshuari nuk iu ishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, të cilët po merreshin me rregullimin e trafikut, dhe kishte bërë vozitje të rrezikshme, duke tentuar ta godiste një polic.
Pasi ishte ndaluar nga njësia policore, ai përsëri nuk i kishte përfillur urdhrat dhe e kishte qëlluar një zyrtar policor.
Polici ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
One person was arrested in Vushtrri after allegedly attempting to hit a police officer by a car and then physically assaulted him.
According to Kosovo Police’s 24-hour report, the case occurred on November 13th, at 10:15, on the street of Wesley Clarke.
The suspect had disobeyed orders from police officials who were dealing with traffic regulations, and had made dangerous driving, trying to hit a policeman.
After being stopped by the police unit, he had again ignored orders and had been shot by a police official.
The policeman has accepted medical treatment, while the suspect, after the interview and at the prosecutor’s decision, has been sent to the detention.
Policia ka ndaluar dy persona në fshatin Sinë të Istogut, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Sipas forcave të rendit, rasti është zbuluar gjatë patrullimit, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet kombi me targa vendore.
Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar, ndërsa në të ndodhej edhe një pasagjer. Të dy dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dy personat janë liruar.
Presidenti amerikan, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai kinez, Xi Jinping, pritet të takohen javën e ardhshme në Kinë, në kuadër të një samiti ndërkombëtar.
Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka konfirmuar se takimi trepalësh do të mbahet në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin Shenzhen të Kinës, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, ka deklaruar se një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë reduktimi i armëve bërthamore në botë. Sipas saj, Trump beson se përhapja e armëve bërthamore përbën një rrezik të madh për sigurinë globale.
Sipas BBC, në takim pritet të diskutohet edhe çështja e Iranit, ndërsa Ukraina nuk pritet të jetë pjesë e diskutimeve. Deri më tani, Moska dhe Pekini nuk kanë komentuar zyrtarisht për takimin.
Sipas zyrtarëve amerikanë, nuk pritet që nga ky takim të dalë ndonjë marrëveshje konkrete.
Trumpi do të mbërrijë në Shenzhen të mërkurën në mbrëmje, ndërsa samiti dy ditor do të mbledhë përfaqësuesit e 21 shteteve anëtare të APEC-ut. Të enjten, ai do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me presidentin kinez, Xi Jinping.
Ky do të jetë takimi i katërt mes dy liderëve që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025.
Aktori Christopher Walken (83) dhe bashkëshortja e tij Georgianne Walken (82) u shfaqën së bashku në tapetin e kuq në New York, ku morën pjesë në eventin vjetor të filmit të Muzeut të Artit Modern (MoMA) të mbajtur të enjten, më 12 nëntor.
Bashkëshortët, të cilët janë të martuar për gati 58 vjet, u përqafuan dhe u kapën për dore duke pozuar për fotografët.
Ylli i “Severance” zgjodhi një kostum të thjeshtë të zi për këtë rast, ndërsa Georgianne, e cila ka punuar si drejtoreshë kastingu për dekada të tëra, mbante veshur një xhaketë lëkure të kuqe të errët dhe syze të njëjta.
Pamja e tyre së bashku tërhoqi vëmendjen pasi çifti rrallë shfaqet në publik. Përpara këtij eventi, ata pozuan së bashku për herë të fundit në tapetin e kuq gjatë një shfaqjeje të filmit të Walken “The Deer Hunter” në Festivalin e Filmit Tribeca 2024.
Christopher dhe Georgianne u takuan në fund të viteve 1960, ndërsa të dy performonin si valltarë në një prodhim udhëtues të muzikalit “West Side Story”. Ata u martuan në janar të vitit 1969.
Georgianne më vonë ndërtoi një karrierë të gjatë në industrinë e filmit dhe televizionit si drejtoreshë kasting-u. Ajo punoi në gati 100 prodhime, duke përfshirë serialin e njohur të HBO-së “The Sopranos” dhe “Entourage”.
Christopher and wife Georgianne Walken exuded pure icon energy honoring Steven Spielberg at the MoMA Film Benefit Presented by CHANEL! The couple made a rare red carpet appearance in NYC on November 12, 2026, to celebrate his global impact.#ChristopherWalken #StevenSpielberg https://t.co/ba5FnwjskS — MTN (@movietv_news) November 13, 2026
Së bashku me bashkë-aktoren Sheila Jaffe, ajo fitoi një çmim Emmy në vitin 1999 për Kastin e Shquar në një Serial Komedi ose Dramë për punën e saj në “The Sopranos”. Ato gjithashtu morën tetë nominime për çmimin Emmy midis viteve 2000 dhe 2008 për të njëjtën punë.
Georgianne u shfaq gjithashtu përkrah bashkëshortit të saj në filmin e tij të vitit 1983 “Brainstorm” dhe pati një rol të shkurtër në një episod të “The Sopranos” në vitin 2006.
Në vitin 2004, çifti jetonte në një zonë rurale të shtetit të Connecticut-it dhe Walken foli në një intervistë rreth vendimit të tyre për të mos pasur fëmijë. Në një intervistë me Shoqatën e Shtypit të Jashtëm të Hollivudit në vitin 2005, ai tha se ishte i kënaqur me një jetë të tillë.
“Më pëlqen të punoj sa më shumë që të mundem sepse nuk kam fëmijë, nuk kam hobi, nuk bëj asgjë tjetër. Dhe jam i lumtur që nuk kam fëmijë. Kam dy vëllezër dhe ata kanë shumë fëmijë. Ata vijnë në shtëpinë time dhe gjithmonë gëzohem kur ikin. Kam një grua, jemi të martuar prej 35 vjetësh dhe disa mace, por mund ta hap derën dhe ato dalin, kështu që kjo është shumë bukur”, tha ai atëherë.
Edhe pse rrallë flasin publikisht për martesën e tyre, Walken zbuloi në një intervistë me The New York Times në vitin 2022 se çfarë ka më shumë rëndësi për të në jetën e tij të përditshme. Kur iu kërkua të përmendte diçka specifike që është e rëndësishme për të, ai përmendi shëndetin, paqen dhe ndjenjën e kënaqësisë së gruas së tij.
“Herë pas here, sigurisht jo shpesh, shikoj nga dritarja dhe mendoj: ‘Ndihem mjaft mirë. Faturat i kam paguar, gruaja ime është shëndoshë e mirë, moti është i mirë.’ Kjo është e gjitha që më intereson”, tha aktori.
Përveç rolit të tij të shquar në serialin “Severance”, Walken u shfaq së fundmi në filmin “Back in Black”, i cili u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në shtator. Siç raportoi Deadline më 7 nëntor, aktori do të shfaqet gjithashtu në trillerin e ardhshëm kriminal “The Long Island Bank Robber”, në të cilin do të luajë përkrah Alexandra Daddario dhe Taylor Kitsch. /Telegrafi/