Category: Lajme

  • He’s become arrogant and funny: Rudina criticises Achilles for Zoya ( VIDEOS)

    OPeonone Rudina has reacted sharply to Achilles’ behavior during discussions at the Big Brother V IP Kosovo 5.

    She criticised the way Achilles is dealing with other residents, calling him arrogant and exciting.

    Rudina also stressed that the opinionists are not intent on dealing with claims or the way residents want to present themselves.

    He’s become arrogant and funny… We don’t intend to go in and see who you are, Rudina expressed herself.

    Rudina made these comments after Achilles said that if his name is required online, it tells him who he is. She also compared Zoya Nuss.

  • Përplasja mes Akilit dhe Zojës, reagon Resuli: “Akili po e nxjerr familjen si mburojë” (VIDEO)

    Përplasja mes Akilit dhe Zojës, reagon Resuli: “Akili po e nxjerr familjen si mburojë” (VIDEO)

    Përplasja mes Akilit dhe Zojës, reagon Resuli: “Akili po e nxjerr familjen si mburojë” (VIDEO)

    Debati mes Akilit dhe Zoja Nushit ka marrë vëmendje gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, ku të dy kanë pasur reagime të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

    Lidhur me këtë përplasje ka komentuar edhe opinionisti Resuli, i cili ka shprehur mendimin e tij për deklaratat e bëra nga të dyja palët.

    Resuli tha se nuk kishte vërejtur që Zoja ta kishte ofenduar familjen e Akilit, ndërsa kritikoi këtë të fundit për mënyrën se si po e përfshinte familjen në debat.

    “Unë nuk pashë që Zoja e ofendoi familjen e Akilit… Akili po e nxjerr familjen si mburojë”, u shpreh Resuli.

  • Ora të shtrenjta, makina luksoze dhe apartamente mln € / Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

    Ora të shtrenjta, makina luksoze dhe apartamente mln € / Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

    Ora të shtrenjta, makina luksoze dhe apartamente mln € / Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

    Ora të shtrenjta, “paleta” me para dhe makina luksoze dhe apartamente miliona euro. Ky është sfondi i botës së krimit që ka gjetur strehë në Dubai.

    Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka publikuar kohë më parë pamje nga brenda parajsës së krimit në Dubai, ku përfshihen edhe figura të njohura shqiptare. Një prej tyre është Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës.

    Dokumentari zbulon jetën luksoze që ai bën në Emiratet e Bashkuara, të reflektuar në makinat e shtrenjta, orët me vlerë të lartë dhe apartamentet milionëshe, të cilat ekspozohen hapur në rrjetet sociale. Po ashtu, theksohet se Dubai është kthyer në një “oaz” ku bashkëjetojnë edhe individë të kërkuar apo të përfshirë në aktivitete kriminale, shpesh për t’iu shmangur ekstradimit.

    Hetimet tregojnë se Hajdar Çopja, i njohur edhe me disa identitete të tjera, është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar së bashku me vëllain e tij, Franc Çopja, i dënuar në Belgjikë për vrasje. Dy vëllezërit kanë ndërtuar aktivitetin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke u përfshirë gjithashtu në vrasje me porosi në Evropë dhe Shqipëri.

    Dokumentari ndalet edhe te përplasja e përgjakshme mes grupit të Çopjave dhe familjes Alibej, një konflikt që nisi për pazare droge dhe u përshkallëzua në një seri atentatesh dhe hakmarrjesh.

    Sipas dëshmive dhe hetimeve, pasuritë e krijuara nga trafiku janë investuar në Dubai, ku vetëm një apartament mendohet të ketë kushtuar rreth 20 milionë euro. Ekspertët theksojnë se qyteti ka shërbyer si qendër për forcimin e lidhjeve mes grupeve kriminale dhe sofistikimin e metodave të trafikut dhe pastrimit të parave.

    Pjesë nga dokumentari:

    Me kullat spektakolare, jetën e luksit dhe plazhet me rërë të bardhë, Dubai është kthyer në zemrën financiare të Lindjes së Mesme për të pasurit nga e gjithë bota. Por qyteti i shndritshëm i Emirateve të Bashkuara ka gjithashtu një anë të errët, ai njihet si ‘parajsa’ e krimit të organizuar global, përfshirë edhe e shqiptarëve. Një prej tyre është edhe Hajdar Çopja, një 42 vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si pjesë e njërës prej organizatave më të dhunshme dhe më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

    Prej vitesh, Çopja duket se shijon i patrazuar jetën e luksit në Dubai. Kjo është një nga videot e ekspozuara prej tij në rrjetet sociale, ku vihet re qartë luksi i shfrenuar.Hajdar Çopja që lëviz në rrugët e Dubait me makinat më të shtrenjta të kohës.

    Dhe që në dorë po kështu mban orët më të kushtueshme që vlejnë dhjetra mijëra euro.Luks që e shoqëron edhe në vendstrehimin e tij. Një apartament në zonat më chik të Dubait, i larë i gjithi në ar.

    Luks që vihet re kudo dhe që ekspozohet pa u shpenguar nga personazhi shqiptar i krimit. I cili nuk është i vetmi që ka gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Aty ku në fakt bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin edhe shumë personazhe të ngjashëm, qofshin këta me famë të madhe apo edhe më të vogël në botën e nëndheshme të krimit.

    Ashtu siç bashkëjetojnë në harmoni edhe armiq të përbetuar, që kanë gjetur këtu oazin e duhur për të ulur armët dhe për të shijuar paratë e krimit.

    Fatjona Mejdini: “Deri në vitin 2024, mendohet që në Dubai, ka pasur 25 shtetas shqiptarë që autoritetet shqiptare i kërkonin për kryerjen e veprave penale. Në Dubai qëndrojnë edhe shumë individë që janë mbi 100, të cilët janë individë problematikë. Individë të cilët ushtronin aktivitet kriminal. Pavarësisht faktit që ata mund të kishin një urdhër arresti ose të mos kishin një proces hetimor në ato momente, ata ishin sërish të përfshirë në çështje të krimit të organizuar. Ndaj edhe për t’i paraprirë një kërkese për ekstradim, ata kishin zgjedhur të qëndronin në Dubai”
    Hajdar Çopja mban disa gjeneralitete, të njohura si Hajdar Bako, Hysa, apo edhe Dari i Elbasanit. I cili në vitin 2024 u ndalua në Dubai, si pjesë e operacionit policor ‘Surnames’.
    Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, për qëllime ekstradimi.

    42 vjeçari nga Elbasani për të cilin në Shqipëri, ka gati një mandat arresti, pasi është dënuar me 4 vite burg për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.Akuzë për të cilën ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar dhe që lidhej me një ngjarje të ndodhur në fshatin Katund i Ri, ku mbetën të plagosur 3 persona.Por që aktiviteti i tij i vërtetë në fushën e krimit ishte drejtimi i një grupi kriminal, ku në përbërje ishte edhe vëllai i tij, Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely.

    Edhe ky deri pak kohë banor i rehatshëm i Dubait. Por që u ekstradua drejt Belgjikës në dhjetorin e vitit 2023, si porositës i vrasjes së Ardit Spahiut. Kunatit të motrës së Erion Alibej që u qëllua për vdekje në vitin 2020, në lagjen Molenbek në Bruksel.
    Franc Çopja që u dënua për këtë vrasje nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel, në janarin e vitit 2026 me 25 vite burgim.
    Ndërsa Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja, u dënuan me burgime të përjetshme.

    Por që siç theksuam vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja kishin si aktivitet të tyrin kryesor trafikun ndërkombëtar të kokainës. Por që me kalimin e viteve ishin përfshirë edhe në shumë krime kundër njeriut, duke porositur vrasje.

    Vrasje të cilat siç thamë u shpërndanë sa në Evropë, ashtu edhe në qytetin e tyre të lindjes në Elbasan.
    Ku tashmë është e njohur armiqësia e tyre e përbetuar me vëllezërit Alibej. E cila nisi me ekzekutimin e Endrit Alibej dhe përfundoi në hakmarrjen e përgjakshme midis atyre që kishin qenë ortakë në trafikun e drogës. Por që tashmë ishin kthyer në armiq të njëri-tjetrit.

    Rrëfime nga qelia të Erion Alibej, për llogari të autoriteve belge, që nxorrën në pah jo vetëm mëritë e tyre të vjetra që pasuan me plumba dhe viktima të shumta, të cilat mesa duket zanafillën e kishin shumë vite më parë në Britaninë e Madhe, aty ku sebep mendohet se ishte bërë humbja e një sasi kokaine prej 50 kg.

    Këtu ku në rrëfimet e tij Alibej foli edhe për informacionet që kishte marrë se si vëllezërit Çopja kishin investuar në një rast të vetëm në Dubai, rreth 20 milion euro, për të blerë një apartament në zonën më in të qytetit që gëlon nga shkëlqimi i luksit të tepruar.

    Dëshmi të cilat Alibej i dha përpara se Franc Çopja, të arrestohej në Dubai dhe të ekstradohej në Belgjikë.

    Erion Alibej – Dëshmia përpara hetuesve belgë

    “Ardit Spahiu ishte vëllai i burrit të motrës time. Endriti, vëllai im, e kishte më të afërt Arditin. Ndërsa unë kisha marrëdhënie normale me të. Mesa më pati thënë Arditi, flitej për miliona euro për vrasjet me pagesë. Për ne kundërshtarët tanë janë familja Çopja. Franc Çopja është më i vogli, nga 3 vëllezërit por më i rëndësishmi pasi ka lidhje me biznesin e lëndëve narkotike. Ai jeton në Dubai me familjen, nusen dhe një vajzë. Franci ka miq marokenë dhe shkon shpesh në Marok, aty ku thonë se ka investuar në atë vend. Marokenin e thërrasin ‘Baloti’. Ai është një person shumë i njohur në të gjithë botën dhe ky e ka ndihmuar shumë duke i hapur rrugët në trafikimin e kokainës. Të gjitha këto para Çopja i kanë investuar në Dubai. Nga sa unë di ata kanë blerë një apartament rreth 20 milionë euro në një vend të quajtur ‘Palma’. Si dhe një tjetër e kanë përballë një rrote të madhe tip karoseli, po në Dubai. Këta nuk janë njerëz që arsyetojnë normal, pasi nuk mund të bësh masakër para familjes dhe fëmijëve”.

    Por dëshmia e Erion Alibej për luksin dhe investimet e vëllezërve Çopja nuk do të ishte e besueshme nëse ajo do të mbetej vetëm në kuadër të thashethemeve.

    Nëse këto nuk do të vërtetoheshin edhe më pas nga hetimet e transaksioneve që ata bënë kohë pas kohe.
    ‘Çopjat’ që e nisën karrierën kriminale në Itali me shpërndarjen e dozave të vogla.

    Për t’u ngjiur më tej në llozhën e krimit ndërkombëtar duke kaluar tonelata me kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Evropës.

    Çka i bëri ata kriminelët më të pasur shqiptar.
    Një pasuri dhe jetë përrallore të cilën me siguri ata as nuk e kishin ëndërruar në fillimet e tyre.

    Por që nuk do të ishte e tillë nëse në këtë aktivitet nuk do t’u vinin në ndihmë edhe njerëzit e duhur.

    Fabian Zhilla- “Mendoj që tashmë grupet shqiptare kanë arritur të ulen, të krijojnë, ose të mësojnë të shkëmbejnë eksperienca me grupet më të forta në tregun e kokainës. Dhe Dubai sigurisht ka dhënë ndihmesë në këtë aspekt. Qoftë nga pikëpamja logjistike. Dhe kjo u ka lehtësuar shqiptarëve qoftë për të mësuar çmimet, mënyrën e transferimit të parave, të kokainës, qoftë edhe të kalimit të fondeve, qoftë edhe të fshehjes. Pra Dubai mbi të gjitha ka shërbyer për të rritur format sofistikuese të mbulimit, të fshehjes dhe të largimit dhe mbrojtjes së tyre nga goditjet e agjencive ligjzbatuese.”

    Burimi: Insajderi

  • Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

    Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

    Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

    Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje shiu, ndërsa në viset malore të shtunën priten edhe reshje bore. Sipas parashikimit të Institutit, dita e diel do të sjellë rritje të temperaturave, të cilat në disa zona mund të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.

    Sipas njoftimit meteorologjik, të shtunën, më 14 nëntor, moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C dhe ato maksimale nga 4 deri në 7°C.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

    Ndërkaq, të dielën, më 15 nëntor, priten vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të shënojnë rritje, duke arritur nga 9 deri në 13°C.

    Të dielën era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rainy and weather weekends killed in Kosovo, snowfall is cut in mountain areas

    The weekend in Kosovo will be marked by heavy weather and rainfall, while snowfall is expected in the mountains Saturday. According to the Institute’s forecast, Sunday will bring rise to temperatures, which in some areas can reach 13 degrees Celsius.

    According to the meteorological report, on Saturday, November 14th, the weather will be mostly killed, with rain clouds, while minimal temperatures will range from 1 to 4 °C and maximum temperatures from 4 to 7 °C.

    The wind will blow from the northwest, at speeds of 1 to 7 meters per second.

    Meanwhile, on Sunday, November 15th, scattered clouds and solar intervals are expected. The minimum temperatures will range from 0 to 2 °C, while the maximum will mark growth, reaching between 9 and 13 °C.

    The wind will blow from the southwest on Sunday, at speeds of 1 to 3m per second.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Irani pretendon se dy cisterna nafte goditën mina detare në Ngushticën e Hormuzit

    Irani pretendon se dy cisterna nafte goditën mina detare në Ngushticën e Hormuzit

    Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka deklaruar se dy cisterna nafte kanë shpërthyer dhe janë përfshirë nga flakët pasi kanë goditur mina detare në Ngushticën e Hormuzit.

    Sipas televizionit shtetëror iranian, incidenti ka ndodhur teksa anijet po tentonin të kalonin nëpër ngushticë pa koordinim paraprak me autoritetet iraniane, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Garda Revolucionare nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me incidentin, ndërsa nuk janë bërë të ditura informacione për emrat e cisternave, përkatësinë e tyre apo për persona të lënduar.

    Burimi: Dukagjini

  • Iran claims two oil tankers hit marine mines in the Strait of Hormuz

    Iran’s Revolutionary Guard navy has declared that two oil tankers have exploded and are involved in flames after hitting marine mines in the Strait of Hormuz.

    According to Iranian state television, the incident occurred as ships were trying to cross the straits without prior co-ordination with Iranian authorities, Reuters writes, broadcast Duguagjini.

    Revolutionary Guard didn’t give any more details about the incident, while no information about the names of the tankers, their affiliation, or the injured persons has been disclosed.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kur ia vlen t’i ktheheni ish-partnerit? 15 situata kur dashuria mund të meritojë një mundësi të dytë

    Kur ia vlen t’i ktheheni ish-partnerit? 15 situata kur dashuria mund të meritojë një mundësi të dytë

    Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht dëshirë për të kaluarën?

    Rikthimi te ish-partneri shpesh shoqërohet me skepticizëm. Miqtë ju paralajmërojnë, familjarët shprehin dyshime, ndërsa ju pyesni veten nëse po përsëritni një gabim.

    Megjithatë, jo çdo marrëdhënie e përfunduar ka qenë domosdoshmërisht e gabuar. Ndonjëherë njerëzit ndahen për shkak të rrethanave, papjekurisë ose vështirësive që nuk kanë ditur t’i përballojnë.

    Një mundësi e dytë mund të ketë kuptim, por vetëm kur ekzistojnë arsye konkrete për të besuar se marrëdhënia mund të funksionojë ndryshe.

    Ja 15 situata kur rikthimi mund të jetë një zgjedhje që ia vlen të shqyrtohet.

    1. Problemi ishte koha, jo marrëdhënia

    Ndonjëherë dy njerëz përshtaten mirë, por rrethanat nuk i favorizojnë. Studimet, puna në një qytet tjetër ose përgjegjësitë e shumta mund ta bëjnë lidhjen të vështirë. Nëse ndarja nuk erdhi nga tradhtia apo mungesa e respektit dhe pengesat tashmë janë tejkaluar, rikthimi mund të ketë kuptim.

    2. Të dy keni ndryshuar vërtet

    Ndryshimi nuk dëshmohet me premtime. Ai shihet në sjellje, komunikim dhe përgjegjësi. Nëse dikur shmangnit bisedat e vështira, ndërsa tani dini të dëgjoni dhe të shprehni ndjenjat pa konflikt, mund të ekzistojë një bazë më e shëndetshme për marrëdhënien.

    3. Respekti nuk është humbur kurrë

    Jo çdo ndarje përfundon me fyerje dhe armiqësi. Ndonjëherë mbetet trishtimi, por edhe respekti i ndërsjellë. Kur nuk ka pasur manipulim, poshtërim apo mashtrime, rindërtimi i besimit mund të jetë më i lehtë.

    4. Vlerat dhe planet tuaja tashmë përputhen

    Dikur mund të keni pasur qëllime krejtësisht të ndryshme. Njëri dëshironte familje, tjetri pavarësi ose karrierë jashtë vendit. Me kalimin e kohës, prioritetet mund të ndryshojnë. Nëse sot dëshironi një të ardhme të ngjashme, një pengesë e rëndësishme mund të jetë zhdukur.

    5. E shihni njëri-tjetrin pa idealizim

    Në fillim të dashurisë është e lehtë të mos vërehen mangësitë. Pas ndarjes, pamja bëhet më realiste. Nëse i njihni dobësitë e njëri-tjetrit dhe përsëri dëshironi të jeni bashkë, vendimi mbështetet më shumë në realitet sesa në fantazi.

    6. Nuk përpiqeni më ta ndryshoni partnerin

    Marrëdhëniet lodhen kur njëri vazhdimisht përpiqet ta shpëtojë ose ta formësojë tjetrin sipas dëshirave të veta. Një rikthim ka më shumë mundësi të funksionojë kur të dy e pranoni individualitetin e njëri-tjetrit dhe ndërtoni partneritet të barabartë.

    7. Keni mësuar të vendosni kufij

    Dashuria nuk nënkupton heqjen dorë nga hapësira personale. Nëse tashmë dini të thoni jo, të respektoni nevojat individuale dhe të komunikoni pa kontrolluar njëri-tjetrin, marrëdhënia mund të jetë më e qëndrueshme.

    8. Ndarja ju ka ndihmuar të rriteni

    Koha larg njëri-tjetrit ndonjëherë sjell vetëdijesim. Mund të keni kuptuar frikërat, nevojat dhe gabimet tuaja. Nëse të dy keni reflektuar dhe keni bërë ndryshime konkrete, përvoja e ndarjes mund të shërbejë si mësim.

    9. Problemi ishte papjekuria, jo sjellja e dëmshme

    Në moshë të re, mungesa e përvojës mund të shkaktojë debate dhe keqkuptime. Nëse problemet buronin nga papjekuria emocionale, jo nga abuzimi apo manipulimi, vitet dhe përvojat mund t’ju kenë përgatitur për një marrëdhënie më të shëndetshme.

    10. Dëshironi një fillim të ri, jo përsëritjen e së kaluarës

    Rikthimi nuk duhet të nënkuptojë vazhdimin e marrëdhënies aty ku përfundoi. Rregulla të reja, kufij të qartë dhe komunikim më i mirë mund të krijojnë një mënyrë tjetër të të qenit bashkë.

    11. Ndarja la trishtim, por jo hidhërim

    Mund t’ju mungojë dikush pa e urryer. Kur ndarja nuk ka lënë armiqësi apo pakënaqësi të vazhdueshme, ribashkimi mund të jetë emocionalisht më i lehtë. Megjithatë, problemet e vjetra duhen diskutuar, jo harruar.

    12. Njerëzit e afërt nuk shohin më arsye për shqetësim

    Miqtë dhe familjarët ndonjëherë vërejnë gjëra që dashuria na i mjegullon. Nëse ata shohin ndryshime pozitive, mendimi i tyre mund të jetë i vlefshëm, megjithëse vendimi përfundimtar ju përket juve.

    13. E zgjidhni atë person, jo ikjen nga vetmia

    Ekziston një dallim mes dëshirës për një person të caktuar dhe nevojës për të mos qenë vetëm. Nëse ndiheni mirë edhe pa marrëdhënie, por përsëri dëshironi të jeni me ish-partnerin, zgjedhja mund të jetë më e vetëdijshme.

    14. Veprimet kanë zëvendësuar premtimet

    Fjalët për ndryshim nuk mjaftojnë. Përgjegjësia, sinqeriteti, respektimi i marrëveshjeve dhe gatishmëria për të pranuar gabimet janë tregues më të besueshëm. Ndryshimi i vërtetë kërkon vazhdimësi.

    15. E pranoni të kaluarën dhe planifikoni ndryshe të ardhmen

    Një mundësi e dytë kërkon të kuptoni çfarë nuk funksionoi herën e parë. Bisedat e sinqerta, përgjegjësia e përbashkët dhe një plan konkret për të mos përsëritur gabimet janë më të rëndësishme sesa premtimet romantike.

    Në fund, rikthimi ka kuptim vetëm kur marrëdhënia e re mund të jetë më e shëndetshme se e vjetra. Malli mund t’ju afrojë përsëri, por respekti, siguria dhe ndryshimet e qëndrueshme janë ato që mund t’ju mbajnë bashkë. /Telegrafi/