Category: Lajme

  • 3 vite nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme: “Jam në listën e zezë në Bjellorusi” (VIDEO)

    3 vite nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme: “Jam në listën e zezë në Bjellorusi” (VIDEO)

    3 vite nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme: “Jam në listën e zezë në Bjellorusi” (VIDEO)

    Një rrëfim emocionues u bë sot nga Olechka në BBVK5.

    Olechka tregoi se ndodhet në listën e zezë në vendlindjen e saj, Bjellorusi, dhe se nuk mund të kthehet më atje.

    “3 vite nuk e kam parë nënën. Unë shumë dua që të vi këtu mami…” – tha Olechka.

    Për ta dëgjuar rrëfimin e plotë, ndiqeni videon:

    ndjekur rrëfimin e saj të plotë, klikoni në videon e mëposhtme.

  • Three years he didn’t see his mother, Olechka reveals the painful past: I’m on the blacklist in Belarus. ( VIDEOS)

    – What?An exciting story was made today by Olechka at BBVK5.

    Olechka found herself on the blacklist in her native Belarus, and she can’t go back there.

    Three years I haven’t seen my mother. I really want to come here, Mom. Olechka said.

    To hear the full confession, follow the video:

    Following her full confession, click on the following video.

  • “Babë është ai që të rrit”: Rrëfimi tronditës i Olechkës në BBVK5 për ndarjen e prindërve (VIDEO)

    “Babë është ai që të rrit”: Rrëfimi tronditës i Olechkës në BBVK5 për ndarjen e prindërve (VIDEO)

    “Babë është ai që të rrit”: Rrëfimi tronditës i Olechkës në BBVK5 për ndarjen e prindërve (VIDEO)

    Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes në Big Brother VIP Kosova 5 ishte rrëfimi i Olechkës, e cila ndau me publikun një pjesë të dhimbshme të historisë së saj familjare.

    Me emocione, ajo tregoi se prindërit e saj ishin ndarë kur ishte vetëm dyvjeçare, ndërsa babai më vonë kishte krijuar një familje tjetër dhe, sipas saj, nuk kishte më interes të mbante kontakt me ta.

    “Kur isha dy vjeç, babi me mamin u ndanë. Babi ka familje tjetër tash, ai nuk ka interes të flasë me neve”, rrëfeu Olechka.

    Ajo foli me shumë dashuri edhe për nënën e saj, të cilën e cilësoi si një grua shumë të fortë, duke treguar se ajo ishte martuar për herë të dytë.

    Në fund, Olechka ndau edhe një mesazh të fuqishëm për kuptimin e vërtetë të prindërimit:

    “Babë nuk është ai që të lind, po ai që të rritë”.

  • Bamba is the one who’ll raise you: Olechca’s shocking record of BBVK5 for parental separation ( VIDEOS)

    – What?It’s one of the most exciting evening moments in Big Brother V IP Kosova 5 was the confession of Olechka, which shared a painful part of her family history with the public.

    With excitement, she showed that her parents had been separated when she was only two years old, and Dad had later established another family, and she felt that she had no interest in keeping in contact with them.

    When I was two, Dad and Mom separated. Dad has a different family now, he has no interest in talking to us, Tell them Olechka.

    She spoke very lovingly even of her mother, whom she named as a very strong woman, showing that she had married for the second time.

    Finally, Olechka shared a powerful message about the true meaning of parenting:

    Bamba is not the one to give birth, the one to raise.

  • Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

    Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

    Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

    Një grua shqiptare u arrestua mëngjesin e së premtes në Igumenicë me një sasi të madhe marijuane.

    Sipas Policisë, si pjesë e kontrolleve të synuara, makina që po drejtonte gruaja dhe që i përkiste asaj u ndalua. Brenda u gjetën 80 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 86 kg e 438 gramë.

    Droga dhe automjeti u konfiskuan, ndërsa ndaj gruas së arrestuar u ngrit një çështje penale. Droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Shqipërinë dhe do të futej në brendësi të tokës greke.

    Shqiptarja pritet të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

    Kohët e fundit ka një riaktivizim të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi. Policia greke ka kapur në 15 muajt e fundit rreth 1.4 ton marijuanë në Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë e Selanik.

    Rastet më të shumta kanë qenë ato të trafikut nga Saranda në Igumënicë, ku pothuaj gjysma e sasisë së kapur në zonat e Greqisë është trafikuar nga kjo linjë. Madje në një rast në Igumenicë është kapur edhe një skaf i ngarkuar me drogë.

    Burimi: Insajderi

  • Greek-Albanian border 86kg of marijuana seized, Albanian woman in handcuffs

    An Albanian woman was arrested Friday morning in Igumenica with a large quantity of marijuana.

    According to the police, as part of the targeted checks, the car the woman was driving and belonging to it was banned. In it, 80 packs of marijuana, weighing up to 60 pounds [86 kg] and 438 grams, were found.

    Drugs and vehicles were confiscated, while a criminal case was filed against the arrested woman. Drugs were loaded on the green border with Albania and would be introduced into Greek soil.

    The Albanian is expected to be sent to the First Century Prosecutor of Thessprotia.

    Recently there is a reactivating of international drug trafficking from Albania to Greece. Greek police have seized about 1.4 tonnes of marijuana in Igumenica, Janina, Costur, Thessaloniki’s Volloina in the past 15 months.

    The most numerous cases have been those of traffic from Saranda to Igunjnica, where nearly half the amount seized in Greek areas has been trafficked from this line. On one occasion even a drug – laden boat has been caught in Igumenica.

    Source Layer: Insander

  • KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve t’i shlyejnë borxhet

    KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve t’i shlyejnë borxhet

    Përmes një njoftimi, kompania ka kërkuar nga konsumatorët që të mos i neglizhojnë borxhet dhe t’i kryejnë pagesat me kohë.

    Po ashtu, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo keqpërdorim apo parregullsi nga punëtorët e kompanisë, duke ofruar dëshmi për rastet, si fotografi ose video.

    Konsumatorëve u është kërkuar gjithashtu të raportojnë nëse ujëmatësi i tyre nuk është lexuar për më shumë se tre muaj.

    “Të drejtat tuaja duhet të respektohen. Çdo shkelje duhet të raportohet!”, thuhet në thirrjen e kompanisë. 

    Burimi: RTKLive

  • KRU Pristina urges consumers to pay off their debts

    Through an announcement, the company has asked consumers not to neglect debts and pay payments on time.

    Similarly, KRU Pristina has called on citizens to report any abuse or irregularities from company workers, providing evidence of cases, such as photographs or videos.

    Consumers have also been asked to report whether their water source has not been read for more than three months.

    Your rights must be respected. Any offense has to be reported! 

    Source Layer: RTKLive

  • SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit - gjithçka që dihet

    SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – gjithçka që dihet

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një ndërprerje të jashtëzakonshme të trafikut ajror, pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, për shkak të problemeve serioze të komunikimit që kanë prekur të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror në vend.

    Sipas të dhënave të publikuara nga platforma FlightAware, gati 7,000 fluturime janë vonuar ose anuluar deri më tani, ndërsa numri pritet të rritet, pasi ndërprerja ka prekur aeroportet në të gjithë territorin amerikan.

    Vendimi i FAA-së është marrë në rrethana të jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një afat se kur mund të rikthehet funksionimi normal i trafikut ajror.

    Në njoftimin zyrtar, agjencia amerikane urdhëroi që të gjithë aeroplanët që presin të nisen të qëndrojnë në tokë deri në një njoftim të dytë.

    “Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie, me urdhër të Qendrës Federale të Komandës së Aviacionit, të gjitha aeroportet janë urdhëruar të ndalojnë nisjet e aeroplanëve”, thuhet në njoftimin e FAA-së.

    Ndërkohë, fluturimet ndërkombëtare që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara do të trajtohen individualisht, rast pas rasti.

    Konfirmohet problemi në të gjitha qendrat e kontrollit ajror

    Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka konfirmuar se pezullimi në nivel kombëtar është shkaktuar nga një problem komunikimi që ka prekur të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror në SHBA.

    Sipas tij, ekipet teknike janë angazhuar për të hetuar problemin dhe për të identifikuar shkakun e ndërprerjes.

    Problemet e para ishin raportuar më herët gjatë mbrëmjes, kur FAA njoftoi për vështirësi në komunikimet e kontrollit të trafikut ajror.

    Pak përpara vendimit për pezullimin e fluturimeve në nivel kombëtar, agjencia kishte urdhëruar ndalimin e nisjeve të avionëve në Chicago.

    Sipas CBS News, masa të ngjashme ishin vendosur edhe në Aeroportin Ndërkombëtar Midway.

    Megjithatë, problemet nuk mbetën të kufizuara në një aeroport apo qytet, pasi autoritetet konfirmuan se ndërprerja kishte prekur të gjitha qendrat e kontrollit ajror në vend.

    Ende nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera për natyrën e defektit teknik dhe kohën e nevojshme për zgjidhjen e tij.

    Gati 7,000 fluturime të prekura, pasagjerët mbeten të bllokuar

    Pasojat e pezullimit kanë filluar të ndihen në aeroportet amerikane, ku mijëra pasagjerë po përballen me vonesa, anulime dhe pasiguri për udhëtimet e tyre.

    Sipas FlightAware, numri i fluturimeve të vonuara ose të anuluara ka arritur në gati 7,000, ndërsa pritet të vazhdojë të rritet për shkak të përmasave kombëtare të ndërprerjes.

    Pasagjerë të shumtë kanë raportuar se po qëndrojnë në aeroporte pa marrë informacione të qarta për kohën e nisjes së fluturimeve të tyre.

    Sipas Flightradar, kishte 3,100 aeroplanë të nisur për në SHBA kur Administrata Federale e Aviacionit lëshoi ndalesën tokësore në të gjithë vendin.

    Një vendim jashtëzakonisht i rrallë në historinë amerikane

    Pezullimi i nisjeve së aeroplanëve në të gjithë territorin amerikan është një masë shumë e pazakontë, e cila ndërmerret vetëm në situata emergjente.

    Që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, një vendim i tillë në nivel kombëtar ishte marrë edhe në janar të vitit 2023.

    Pas sulmeve të 11 Shtatorit, Administrata Federale e Aviacionit kishte urdhëruar ndalimin e trafikut ajror në të gjithë vendin për arsye sigurie.

    Ndërsa në janar të vitit 2023, një defekt në sistemin e njoftimeve për pilotët, i njohur si NOTAM, kishte detyruar autoritetet amerikane të pezullonin përkohësisht nisjet e aeroplanëve në nivel kombëtar.

    Ndryshe nga viti 2001, kur masa u ndërmor pas sulmeve terroriste, ndërprerja aktuale lidhet me probleme të komunikimit në sistemin e kontrollit të trafikut ajror.

    Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Markwayne Mullin ka deklaruar se autoritetet nuk po përjashtojnë asnjë shkak të mundshëm për problemet e komunikimit që çuan në pezullimin e nisjeve të avionëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

    Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Mullin tha se ende nuk është përcaktuar shkaku i ndërprerjes, ndërsa theksoi se përparësia e autoriteteve është garantimi i sigurisë së pasagjerëve dhe rikthimi i komunikimeve.

    Ai pranoi se autoritetet kanë marrë shumë pyetje lidhur me mundësinë e një sulmi terrorist apo kibernetik, por theksoi se aktualisht nuk ka prova që konfirmojnë një skenar të tillë.

    “Po marrim shumë telefonata nga njerëz që pyesin: ‘A është ky një sulm terrorist?’. Të gjithë janë të sigurt. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për të dashurit tuaj”, deklaroi Mullin.

    Ai shtoi se, duke marrë parasysh numrin e madh të sulmeve kibernetike, autoritetet duhet ta shqyrtojnë edhe këtë mundësi gjatë hetimeve.

    Pasiguri për rifillimin e fluturimeve

    Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende një afat për përfundimin e pezullimit, ndërsa teknikët vazhdojnë hetimet për shkakun e problemit.

    Për shkak të ndërprerjes në nivel kombëtar, pasojat mund të ndihen edhe në fluturimet ndërkombëtare që lidhin Shtetet e Bashkuara me Evropën dhe pjesë të tjera të botës.

    Megjithatë, FAA ka sqaruar se fluturimet ndërkombëtare që mbërrijnë në SHBA do të menaxhohen rast pas rasti, çka do të thotë se urdhri nuk nënkupton automatikisht ndalimin e uljes së çdo aeroplani që ndodhet në ajër.

    Ndërkohë, mijëra udhëtarë mbeten në pritje të informacioneve nga kompanitë ajrore dhe autoritetet aeroportuale.

    Me gati 7,000 fluturime tashmë të vonuara ose të anuluara, situata mbetet e paqartë dhe pritet të ketë zhvillime të tjera gjatë orëve në vijim. /Telegrafi/

  • Portieri Owono merr dënim të rëndë pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

    Portieri Owono merr dënim të rëndë pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

    Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës, pas një ndërhyrjeje të rëndë në ndeshjen ndaj Tenerifes.

    Incidenti ndodhi në kuadër të javës së 12-të të Segunda Division, në takimin që përfundoi me rezultat 2-2.

    Owono kreu një ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit kundërshtar, Jesús de Miguel, duke i shkaktuar një lëndim të rëndë.

    Për këtë veprim, portieri u ndëshkua me karton të kuq dhe tashmë është përballur edhe me një dënim maksimal nga organet disiplinore.

    Sipas mediumit AS, Komiteti Disiplinor e dënoi portierin në bazë të nenit 102 të rregullores disiplinore të Federatës, i cili parasheh pezullimin nga katër deri në 12 ndeshje për sjellje të dhunshme ndaj një kundërshtari gjatë lojës, kur ndërhyrja shkakton pasoja të rënda fizike ose traumatike.

    Në rastin e Owonos është shqiptuar dënimi maksimal prej 12 ndeshjesh.

    Megjithatë, ndërhyrja nuk është klasifikuar si agresion, kategori për të cilën parashihen sanksione edhe më të rënda.

    Në raportin e gjyqtarit të ndeshjes thuhet se portieri u përjashtua për një përplasje të pakujdesshme me këmbën e ngritur ndaj kundërshtarit, duke përdorur forcë të tepruar, në një aksion ku topi ishte ende në lojë./Telegrafi/