Category: Lajme

  • Alarm në SHBA, ndalohen të gjitha nisjet e fluturimeve

    Alarm në SHBA, ndalohen të gjitha nisjet e fluturimeve

    Alarm në SHBA, ndalohen të gjitha nisjet e fluturimeve

    Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FAA) ka urdhëruar ndalimin në nivel kombëtar të nisjes së fluturimeve nga aeroportet amerikane, pas një problemi në sistemin e komunikimit që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

    Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka bërë të ditur se FAA-ja po heton shkakun e problemit, ndërsa ka premtuar se do të publikohen përditësime sapo të ketë informacione të reja.

    “Teknikët e FAA-së po hetojnë problemin. Do të ofrojmë përditësime të menjëhershme sapo t’i kemi”, ka thënë Duffy.

    Sipas të dhënave të platformës për përcjelljen e fluturimeve FlightRadar24, rreth 3,100 aeroplanë ndodhen aktualisht në ajër, në drejtim të aeroporteve amerikane. Megjithatë, fluturimet që tashmë janë nisur mund të vazhdojnë udhëtimin dhe të aterrojnë në destinacionet e tyre.

    Ndalimi i të gjitha nisjeve të fluturimeve në nivel kombëtar është një masë jashtëzakonisht e rrallë. Herën e fundit që FAA-ja kishte marrë një vendim të tillë ishte në janar të vitit 2023, kur një problem në sistemin e Njoftimeve për Aviatorët (NOTAM) kishte detyruar pezullimin e fluturimeve.

    Rasti i mëparshëm kur ishte ndaluar i gjithë trafiku ajror në SHBA daton në shtator të vitit 2001, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • U.S. Alerts, All Flights Banned

    Federal Aviation Administration of the United States ( The FAA) has ordered the national ban on launching flights from US airports, following a problem in the communications system that has affected air traffic control centres.

    US Transport Secretary Sean Duffy has announced that the FAA is investigating the cause of the problem, while promising that updates will be published once new information is available.

    FAA technicians are investigating the problem. We’ll offer immediate updates as soon as we have, Duffy said.

    According to FlightRadar24 platform data, about 3,100 planes are currently in the air, heading towards American airports. However, flights that have already been launched can continue the journey and land in their destinations.

    Banning all flights to the national level is an extremely rare measure. The last time the FAA had made such a decision was in January 2023, when a problem in the aviation reporting system ( NOTAM had forced the suspension of flights.

    The previous case when all US air traffic was banned dates back to September 2001, following the 11 September terrorist attacks.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kledja e shqetësuar, "E dua Nichin larg" (VIDEO)

    Kledja e shqetësuar, “E dua Nichin larg” (VIDEO)

    Kledja e shqetësuar, "E dua Nichin larg" (VIDEO)

    Një situatë mes Nichit dhe Kledjës është diskutuar edhe gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5.

    Nichi është parë duke e ndjekur Kledjën vazhdimisht, gjë që e ka bezdisur këtë të fundit.

    E shqetësuar nga sjellja e tij, Kledja ka shpërthyer në lot, pasi e ka konsideruar këtë veprim si cenim të hapësirës së saj personale.

    Gjatë spektaklit, Kledja ka folur për atë që kishte ndodhur, duke sqaruar arsyet pse reagimi i Nichit e kishte shqetësuar dhe si ishte ndier në ato momente.

    “E dua Nichin larg”, tha Kledja.

  • Nichi i kërkon falje Kledjës (VIDEO)

    Nichi i kërkon falje Kledjës (VIDEO)

    Nichi i kërkon falje Kledjës (VIDEO)

    Nichi ka komentuar raportin e tij me Kledjen, duke thënë se momenti kur kishte qarë e kishte bërë të reflektonte shumë.

    Ai ka pranuar se nuk ka qenë mjaftueshëm i guximshëm për t’i dalë përballë dhe për t’i thënë hapur se kishte pëlqim për të.

    Nichi ka treguar se ishte distancuar me qëllim që Kledja të mos ndihej keq, pasi sipas tij, kishte pasur një pëlqim serioz për të.

    “I kërkoj falje Kledjës”- tha Nichi.

    Kujtojmë se Nichi është parë duke e ndjekur Kledjën, gjë që e ka bezdisur këtë të fundit. E shqetësuar nga sjellja e tij, Kledja ka shpërthyer në lot, pasi e ka konsideruar këtë veprim si cenim të hapësirës së saj personale.

  • Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles

    Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles

    Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles

    Një pasagjer i bllokuar në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit (LAX) ka thënë se fluturimet që sapo kanë ateruar nuk po lejohen të lëvizin nga pista drejt portave të terminalit.

    Pasagjeri, i cili kishte udhëtuar nga Newarku, i ka thënë CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, se aeroplani nuk po mund të lëvizë drejt portës, pasi një aeroplan tjetër, i planifikuar për t’u nisur, nuk po lejohet të ngrihet, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, një tjetër pasagjer, i cili sapo kishte aterruar në Austin, ka thënë se atij dhe udhëtarëve të tjerë u është kërkuar të presin në aeroplan, pasi as ata nuk po lejohen të zbresin.

    Këto zhvillime vijnë pasi pak më parë, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një njoftim të ri, “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”. /Klankosova.tv

  • Passengers remain trapped in planes in Los Angeles

    Passengers remain trapped in planes in Los Angeles

    – What?A passenger stranded on a plane at Los Angeles International Airport ( LAX said the flights they just landed were not allowed to move off the track to the terminal gate.

    The passenger who had traveled from Newark, He told CBS News, American BBC partner.That the plane can’t move towards the gate, as another plane, scheduled for departure, is not allowed to rise, broadcast I did. tv.

    Meanwhile, another passenger, who had just landed in Austin, has said that he and other travelers have been asked to wait on the plane, since neither are they allowed to land.

    These developments come after the Federal Aviation Administration ( The FAA) announced that all flights within the United States have been suspended until a new announcement, due to extraordinary circumstances and security reasons. /I did. tv

  • SBB mund të rikthejë energjinë elektrike për trenat brenda pesë minutash pas një ndërprerjeje

    SBB mund të rikthejë energjinë elektrike për trenat brenda pesë minutash pas një ndërprerjeje

    Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) kanë vënë në funksion një sistem të ri të automatizuar, i cili mundëson rikthimin e energjisë elektrike për trenat brenda pesë minutash në rast të një ndërprerjeje të përgjithshme.

    Deri më tani, pas një ndërprerjeje të gjerë të energjisë, procesi i rikthimit të furnizimit mund të zgjaste disa orë. Sistemi i ri synon ta shkurtojë ndjeshëm këtë kohë dhe të kufizojë ndikimin e avarive të mundshme në trafikun hekurudhor në Zvicër, shkruan 24heures.

    Sipas njoftimit të SBB-së, teknologjia e re është testuar me sukses gjatë natës së 12 dhe 13 nëntorit, pa shkaktuar ndërprerje të shërbimit hekurudhor. Pas testimit, sistemi është tashmë funksional në të gjithë rrjetin hekurudhor zviceran.

    Përmirësimi vjen pas ndërprerjes së madhe të vitit 2005

    Rëndësia e këtij sistemi lidhet edhe me një nga ndërprerjet më të mëdha të energjisë në historinë e hekurudhave zvicerane, transmeton Telegrafi.

    Më 22 qershor 2005, një ndërprerje e gjerë e furnizimit me energji elektrike ndali qarkullimin e trenave në të gjithë vendin. Si pasojë, rreth 2 mijë trena nuk mundën të vazhdonin udhëtimet, ndërsa rreth 200 mijë pasagjerë mbetën të bllokuar.

    Pas këtij incidenti, SBB investoi në infrastrukturën hekurudhore për të zvogëluar rrezikun e përsëritjes së një situate të tillë dhe për të shkurtuar kohën e nevojshme për rikthimin e furnizimit me energji.

    Me sistemin e ri, energjia elektrike mund të rikthehet automatikisht brenda pesë minutash në rast të një ndërprerjeje tipike të përgjithshme.

    Sipas SBB-së, kjo teknologji e vendos kompaninë zvicerane ndër operatorët më efikasë në botë sa i përket rikthimit të furnizimit me energji elektrike në rrjetin hekurudhor./Telegrafi/

  • Pse na shfaqet ish-partneri në ëndërr? Arsyeja mund të mos ketë lidhje fare me të

    Pse na shfaqet ish-partneri në ëndërr? Arsyeja mund të mos ketë lidhje fare me të

    Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas tyre mund t’ju befasojë

    Jeni zgjuar pas një ëndrre në të cilën është shfaqur ish-partneri dhe gjatë gjithë ditës nuk keni mundur të ndaloni së menduari për të? Pavarësisht nëse keni ndier nostalgji, hutim apo edhe faj, ekspertët thonë se nuk ka arsye për shqetësim.

    Ëndrrat për dashuritë e kaluara janë shumë më të zakonshme sesa mendojmë dhe shpesh nuk kanë lidhje me dëshirën për t’u kthyer në të kaluarën. Përkundrazi, ato mund të pasqyrojnë atë që po ndodh aktualisht në botën tonë emocionale.

    Analistja e certifikuar e ëndrrave, Lori Loewenberg, e cila ka analizuar më shumë se 75 mijë ëndrra që nga viti 1996, shpjegon se ish-partneri në ëndërr rrallëherë përfaqëson vetëm personin konkret. Sipas interpretimit të saj, ai mund të simbolizojë një periudhë të caktuar të jetës, emocionet që kemi përjetuar atëherë ose një pjesë të personalitetit tonë që mbetet e lidhur me atë përvojë.

    Njerëzit nga e kaluara, sipas saj, mund të shërbejnë si një lloj orientimi në kohë, duke na kujtuar se kush kemi qenë dikur.

    Emocionet e pazgjidhura që rikthehen në ëndrra

    Një nga arsyet e mundshme pse ëndërrojmë ish-partnerin lidhet me emocionet e pazgjidhura. Nëse ndarja ka qenë e dhimbshme ose e papritur, mendja mund të vazhdojë të përpunojë pyetjet që kanë mbetur pa përgjigje.

    Në raste të tilla, nuk është e pazakontë të ëndërrojmë pajtimin, një kërkimfalje apo një bisedë që nuk ka ndodhur kurrë në realitet.

    Sipas Loewenberg, ëndrra të tilla mund të pasqyrojnë nevojën emocionale për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës, jo domosdoshmërisht dëshirën për të rifilluar lidhjen.

    Nga ana tjetër, ish-partneri mund të shfaqet në ëndrra edhe kur ndiejmë se diçka mungon në marrëdhënien aktuale.

    Kjo nuk do të thotë se na mungon pikërisht ai person, por ndoshta ndjesia që kemi përjetuar dikur: më shumë spontanitet, pasion, butësi apo emocion.

    Sidomos dashuria e parë e madhe mund të lërë gjurmë të forta në kujtesën emocionale dhe të lidhet me vetë përjetimin e të qenit të dashuruar.

    Ndonjëherë ëndrra nuk flet për ish-partnerin, por për ju

    Personat nga e kaluara mund të na kujtojnë një version të mëparshëm të vetes: më të shkujdesur, më të guximshëm, më të lumtur ose thjesht ndryshe.

    Nëse ëndërroni se jeni sërish në një marrëdhënie të vjetër, është e mundur që t’ju mungojë periudha e jetës kur jeni ndier më të përmbushur, jo domosdoshmërisht personi me të cilin keni qenë.

    Kur marrëdhënia e mëparshme ka qenë e mbushur me tradhti, manipulim ose dhimbje emocionale, ëndrrat mund të lidhen edhe me përpunimin e përvojave të vështira.

    Nëse ish-partneri ju lëndon, ju bërtet apo ju tradhton sërish në ëndërr, një situatë aktuale mund të jetë duke zgjuar ndjenja të ngjashme pasigurie ose refuzimi.

    Në këtë rast, më shumë sesa për të kaluarën, ia vlen të mendoni për emocionet që po përjetoni tani.

    A duhet të shqetësoheni nëse jeni në një lidhje të re?

    Jo domosdoshmërisht. Të ëndërrosh ish-partnerin nuk është dëshmi se dëshiron t’i rikthehesh dashurisë së vjetër.

    Ëndrra mund të lidhet me cilësi që ju mungojnë në marrëdhënien aktuale ose me përvoja të mëparshme që mendja vazhdon t’i përpunojë.

    Vëmendje shtesë meritojnë ëndrrat që përsëriten për muaj apo vite dhe ndikojnë negativisht në humorin ose jetën e përditshme.

    Në vend që të përqendroheni vetëm te pyetja pse u shfaq ish-partneri, mendoni se çfarë emocionesh përjetuat gjatë ëndrrës dhe nëse ato ju kujtojnë diçka nga jeta aktuale.

    Megjithatë, interpretimet simbolike të ëndrrave nuk janë përfundime të vërtetuara shkencërisht për nënvetëdijen. Ato mund të shërbejnë si nxitje për reflektim, por nuk kanë një kuptim të vetëm për të gjithë.

    Ndonjëherë, pikërisht ndjenjat që mbeten pas zgjimit mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë çfarë na shqetëson, çfarë na mungon dhe çfarë kemi nevojë të ndryshojmë në jetën tonë. /Telegrafi/

  • Paralizohet trafiku ajror në SHBA, vjen reagimi i Sekretarit të Transportit

    Paralizohet trafiku ajror në SHBA, vjen reagimi i Sekretarit të Transportit

    Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka konfirmuar se pezullimi i fluturimeve në nisje në të gjithë Shtetet e Bashkuara është shkaktuar nga një problem komunikimi që ka prekur të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror në vend.

    Sipas Duffy, problemi ka ndikuar në funksionimin e sistemit të komunikimit në nivel kombëtar, duke detyruar Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të urdhërojë ndalimin e nisjes së avionëve për arsye sigurie.

    Ai bëri të ditur se ekipet teknike janë duke hetuar problemin për të identifikuar shkakun e tij.

    Më herët, FAA kishte njoftuar se të gjitha aeroportet amerikane duhej të pezullonin nisjet e avionëve deri në një njoftim të dytë, duke përmendur “rrethana të jashtëzakonshme dhe arsye sigurie”.

    Ndërkohë, fluturimet ndërkombëtare që mbërrijnë në SHBA do të trajtohen rast pas rasti.

    Ende nuk dihet se kur do të rikthehet funksionimi normal i trafikut ajror amerikan. /Telegrafi/

  • Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

    Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

    Serbia, në anën tjetër, e ka konfirmuar rënien nga Liga A në Ligën B, pasi ka pësuar humbjen e pestë radhazi në këtë edicion.

    Gjermanët e kanë nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas vetëm tri minutash lojë, një goditje nga këndi e Maximilian Mittelstadt është devijuar nga Kai Havertz dhe më pas nga mbrojtësi serb Srdjan Babic, i cili e ka dërguar topin në rrjetën e portës së tij.

    Në minutën e trembëdhjetë, Florian Wirtz e ka dyfishuar epërsinë e mysafirëve. Pas pritjes së portierit Vanja Milinkovic-Savic ndaj goditjes së Havertz, Wirtz ka reaguar shpejt dhe e ka dërguar topin në rrjetë.

    Gjermania e ka thelluar epërsinë në 3:0 në fillim të pjesës së dytë. Debutuesi Brajan Gruda ka përshkuar një distancë të gjatë me topin dhe ka shënuar me një goditje të saktë nga distanca.

    Serbia ka reaguar gjashtë minuta më vonë. Srdjan Babic ka shënuar për 3:1, duke u përmirësuar pjesërisht për autogolin e realizuar në pjesën e parë.

    Megjithatë, vendasit e kanë pasur edhe më të vështirë në vazhdim. Vanja Dragojevic është ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Joshua Kimmich, ndërsa në minutat e fundit edhe Andrija Zivkovic është përjashtuar nga loja për protesta ndaj gjyqtarit. Serbia e ka përfunduar ndeshjen me nëntë futbollistë.

    Kjo fitore i jep Gjermanisë mundësinë që ta sigurojë kualifikimin në “play-off” me një fitore ndaj Holandës të hënën. Holanda ka mposhtur Greqinë, por gjermanët mund ta kalojnë në renditjen përfundimtare përmes përparësisë në përballjet e drejtpërdrejta.

    Ndërkohë, Serbia, do të garojë në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

    Burimi: RTKLive