Category: Lajme

  • Kurti: Serbia sa më shpejt ta njohë Kosovën, aq më mirë për të dyja vendet

    Kurti: Serbia sa më shpejt ta njohë Kosovën, aq më mirë për të dyja vendet

    Kurti: Serbia sa më shpejt ta njohë Kosovën, aq më mirë për të dyja vendet

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin francez “France 24”, ka folur për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe raportet me Serbinë, duke thënë se pret që vendi të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda javëve ose muajve të ardhshëm.

    Kurti ka shprehur pakënaqësi që Kosova, edhe katër vjet pas aplikimit për anëtarësim në BE, ende nuk e ka marrë këtë status. Ai ka theksuar se Kosova është i vetmi vend në Evropë pa statusin e kandidatit, ndërsa si shkak për vonesën ka përmendur mungesën e një kërkese të Këshillit Evropian drejtuar Komisionit Evropian për përgatitjen e opinionit mbi aplikimin e Kosovës.

    Sipas Kurtit, institucionet e Kosovës kanë përmbushur detyrimet në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, transparencës dhe lirisë së medias.

    “Ne i kemi kryer të gjitha detyrat tona sa u përket indekseve demokratike, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, transparencës, lirisë së shtypit, demokracisë zgjedhore dhe demokracisë liberale”, ka deklaruar ai.

    Kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova nuk kërkon privilegje apo procedura të veçanta në rrugën drejt BE-së, por një proces ku avancimi përcaktohet nga meritat dhe përmbushja e kritereve.

    “Ne nuk duam rrugë të shkurtra, dyer të pasme apo procedura të përshpejtuara. Duam një proces të bazuar në meritë dhe jemi të gatshëm për këtë. Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi me përkushtim dhe kujdes mijëra pyetjeve në pyetësorin që ende nuk na është dërguar”, ka thënë Kurti.

    Si një nga pengesat për ecjen përpara të procesit, ai ka përmendur qëndrimet e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Spanjës, Qipros, Rumanisë, Greqisë dhe Sllovakisë.

    I pyetur për mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të këtyre shteteve, Kurti ka thënë se komunikimi dhe bashkëpunimi me to është shtuar. Ai ka veçuar vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave të Kosovës dhe avancimin e statusit të zyrës së Kosovës në Athinë.

    “Ne u kemi kërkuar që t’i bashkohen shumicës, 22 vendeve anëtare të BE-së që na njohin. Ka pasur njëfarë përparimi gradual. Këto janë shenja pozitive, por njohja ende nuk ka ndodhur”, ka deklaruar kryeministri.

    Megjithatë, Kurti ka vlerësuar se mosnjohja nga këto pesë shtete nuk duhet të pengojë dërgimin e pyetësorit të Komisionit Evropian për Kosovën.

    Në intervistë është diskutuar edhe për kritikat e institucioneve evropiane ndaj reformave në Kosovë, veçanërisht për pavarësinë e sistemit gjyqësor. Kurti ka pranuar se ka probleme në këtë fushë, por ka thënë se reformat janë ndërmarrë pikërisht për t’i adresuar ato.

    Ai ka bërë të ditur se Kosova është afër themelimit të një byroje për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    “Pra, nuk mund të kesh një pagë mesatare dhe një vilë të madhe, apo disa të tilla”, ka deklaruar Kurti.

    Sipas tij, procesi i integrimit evropian, përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve dhe grupkapitujve, do të shërbente edhe si shtysë për reforma të mëtejshme në drejtësi dhe administratë publike.

    Sa i përket raporteve me Serbinë, Kurti ka vlerësuar se është ende herët të flitet për mundësinë e nisjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve pas zgjedhjeve në Serbi.

    Ai ka përsëritur se synimi i Kosovës është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër të këtij procesi.

    “Ne duam normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke. Nuk ka makinë kohe për t’u kthyer në shekullin e 20-të”, ka thënë ai.

    Kurti ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe republikë demokratike, duke shtuar se pranimi i këtij realiteti nga Beogradi sa më shpejt do të ishte në interes të të dyja vendeve, por edhe të perspektivës evropiane të Serbisë.

    Burimi: Insajderi

  • Si e kaurdisin qepën kuzhinierët profesionistë? Një veprim i thjeshtë e bën më të ëmbël dhe më të shijshme

    Si e kaurdisin qepën kuzhinierët profesionistë? Një veprim i thjeshtë e bën më të ëmbël dhe më të shijshme

    Qepa nuk ka nevojë për shumë vaj apo temperaturë të lartë. Mjafton një përbërës që gjendet në çdo kuzhinë për ta zbutur pa e djegur dhe për t’ia nxjerrë shijen natyrale

    Qepa e kaurdisur është baza e shumë gatimeve tradicionale, nga fasulet dhe gjellët me mish deri te salcat, supat dhe ushqimet e përgatitura në tenxhere.

    Megjithatë, aroma e fortë që përhapet gjatë përgatitjes së saj mund të jetë e pakëndshme, ndërsa temperatura e lartë shpesh bën që qepa të digjet përpara se të zbutet siç duhet.

    Kuzhinierët profesionistë përdorin një metodë të thjeshtë që ndihmon qepën të bëhet e butë, e ëmbël dhe pothuajse transparente, pa u djegur.

    Çelësi qëndron te temperatura e kontrolluar, pak ujë dhe durimi. Në vend që qepa të skuqet menjëherë në zjarr të fortë, ajo duhet të kaurdiset ngadalë, duke u zbutur në lëngun e vet.

    Përbërësit

    • 4 qepë të mëdha
    • 2 lugë gjelle vaj
    • 50 ml ujë
    • 1 majë kripë
    • 1 lugë çaji uthull molle (sipas dëshirës)

    Përgatitja

    1. Qëroni qepët dhe pritini në kubikë të vegjël ose në feta të holla, varësisht nga gatimi që dëshironi të përgatisni.

    2. Hidhni vajin në një tenxhere ose tigan të thellë dhe ngroheni në temperaturë mesatare. Shtoni qepën dhe kriposeni menjëherë. Kripa ndihmon në lirimin e lëngut të saj dhe në zbutjen më të shpejtë.

    3. Këtu qëndron veprimi kryesor: shtoni menjëherë pak ujë. Hidhni rreth 50 ml ujë, përziejeni dhe mbulojeni enën me kapak. Në këtë mënyrë, qepa fillon të zbutet në avull, në vend që të skuqet drejtpërdrejt në vaj.

    4. Lëreni në zjarr të ulët për rreth 10 minuta, duke e përzier herë pas here. Kur të jetë zbutur dhe të ketë marrë pamje transparente, hiqeni kapakun dhe lëreni lëngun e tepërt të avullojë.

    5. Vazhdoni kaurdisjen edhe për 5–10 minuta, derisa qepa të marrë një ngjyrë lehtësisht të artë. Nëse dëshironi t’i shtoni një nuancë të butë aciditeti, në fund mund të hidhni një lugë çaji uthull molle.

    6. Kur qepa të jetë bërë e butë, e lëngshme dhe paksa e karamelizuar, është gati për t’u bashkuar me përbërësit e tjerë.

    wolfhound9111

    Pse kjo metodë jep rezultate më të mira?

    Kur qepa hidhet drejtpërdrejt në vaj shumë të nxehtë, lagështia e saj avullon shpejt dhe sipërfaqja mund të marrë ngjyrë përpara se pjesa e brendshme të zbutet. Kjo mund ta bëjë të hidhur dhe të shkaktojë djegie.

    Shtimi i një sasie të vogël uji dhe mbulimi me kapak krijojnë kushte që qepa të gatuhet më njëtrajtshëm, falë avullit dhe lëngut të saj natyral.

    Vetëm pasi të zbutet, ajo lihet të marrë ngjyrën e artë dhe shijen më të pasur.

    Një këshillë tjetër: Mos e rritni temperaturën për ta përshpejtuar procesin. Kaurdisja e ngadaltë ndihmon në zhvillimin e ëmbëlsisë natyrale të qepës. Për të kufizuar aromën në kuzhinë, ndizni aspiratorin dhe ajrosni ambientin.

    Kjo mënyrë përgatitjeje është veçanërisht e përshtatshme për fasule, gullash, paprikaš dhe gjellë ku qepa duhet të zbutet aq shumë sa të bashkohet pothuajse plotësisht me përbërësit e tjerë. /Telegrafi/

  • Haziri: Familjet, bizneset dhe prodhuesit në Kosovë po paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë

    Haziri: Familjet, bizneset dhe prodhuesit në Kosovë po paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar çmimin e energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se faturat e larta po rëndojnë familjet, bizneset dhe sektorin prodhues.

    Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Haziri ka kërkuar që përplasjet politike ndërmjet pozitës dhe opozitës të mos ndikojnë te qytetarët dhe interesat e familjeve kosovare.

    “Familjet paguajnë rrymë më shtrenjtë, shërbimet në Kosovë paguajnë rrymë më shtrenjtë, sektori prodhues paguan rrymë më shtrenjtë, secili paguan rrymë më shtrenjtë dhe kjo është e vërteta e madhe”, ka deklaruar ai.

    Haziri ka përmendur edhe konfliktet e armatosura në vende të ndryshme, duke kujtuar se Kosova është përballur me luftë dhe pasoja të rënda shumë kohë përpara luftës në Ukrainë dhe zhvillimeve në Iran.

    “Përkundër paralajmërimit tuaj për një dimër të madh, nuk dua të shkaktoj asnjë lloj polemike. Luftëra ka pasur edhe para Ukrainës, edhe para Iranit. Ka qenë Siria, Libia, Iraku dhe, përtej kësaj, në kohën tonë ka qenë edhe lufta e Kosovës, kur nuk kemi pasur asgjë dhe kur i kemi humbur të gjitha, por jemi rikthyer dhe kemi filluar ndërtimin e jetës”, është shprehur Haziri.

    Në fund të fjalës së tij, deputeti i LDK-së ka theksuar se përplasjet politike dhe debatet për qeverisjen e kaluar nuk duhet të prekin familjet dhe interesat e tyre.

    “Koha jonë dhe koha juaj, partia ime dhe partia juaj, krejt në rregull është, përmendni, shfrytëzojeni. Te familjet mos prekni, te familjet mësohuni të mos prekni”, ka përfunduar ai.

  • Bomba e mbrëmjes në basketbollin kosovar, Dardan Berisha rikthehet tek Peja

    Bomba e mbrëmjes në basketbollin kosovar, Dardan Berisha rikthehet tek Peja

    KB Peja ka zyrtarizuar një përforcim të madh, duke rikthyer në radhët e veta njërin prej basketbollistëve më të njohur kosovarë, Dardan Berishën.

    Lajmi është konfirmuar të premten mbrëma nga klubi pejan, i cili ka vendosur të mbështetet sërish te përvoja dhe cilësitë e kapitenit të Kosovës.

    Berisha, i cili nuk është aktivizuar me asnjë skuadër gjatë këtij edicioni, rikthehet në një ambient të njohur, pasi fanellën e Pejës e kishte veshur edhe sezonin e kaluar, si dhe në periudha të tjera të karrierës së tij.

    Gjatë karrierës së pasur, ai ka luajtur edhe për Prishtinën dhe disa klube evropiane, duke qenë një nga emrat më të spikatur të basketbollit kosovar.

    Rikthimi i Berishës vjen në një moment të vështirë për Pejën, e cila po kalon një seri rezultatesh negative.

    Klubi pejan shpreson që përvoja dhe lidershipi i tij të ndihmojnë skuadrën të rikthehet te fitoret dhe të përmirësojë rezultatet në vazhdim të sezonit.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti në Irlandë kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE

    Kurti në Irlandë kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE

    Kurti këtë kërkesë e ka bërë gjatë takimit me përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Irlandës, në Dublin, ka njoftuar Zyra e Kryeministri..

    “Që rrugëtimi zyrtar i Republikës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim, të mos vonohet edhe më tej, është thelbësore që Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni për aplikimin e dorëzuar në dhjetor të vitit 2022”, ka thënë Kurti.

    Ai ka theksuar se për Kosovën rëndësi ka edhe vetë procesi i integrimit, pasi reformat e nevojshme, përveç përparimit në rrugën evropiane, sjellin përfitime për qytetarët dhe forcojnë shtetin.

    Gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, duke përmendur strehimin e refugjatëve dhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it.

    Në takim morën pjesë kryesuesi i Komitetit, Barry Ward, anëtari Rúairí Ó Murchú, sekretari Ivan Farmer dhe drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore të BE-së, Frank Smyth. 

    Burimi: RTKLive

  • Kurti in Ireland urges acceleration of Kosovo’s EU membership process

    Kurti has made that request during her meeting with representatives of the European Union’s Committee for Affairs in the Ireland Parliament in Dublin, the prime minister’s office has announced.

    Since the official journey of the Republic of Kosovo towards the EU, through obtaining candidate status and opening membership negotiations, should not be delayed further, it is essential that the Council seek the opinion of the Commission on application submitted in December 202250, Kurti has said.

    He has stressed that Kosovo considers the integration process itself, as necessary reforms, in addition to progress on the European road, bring benefits to citizens and strengthen the state.

    During the meeting, Kurti has expressed gratitude for Ireland’s continued support of Kosovo, citing refugee housing and its contribution within KFOR.

    Committee leader Barry Ward, Rúairí member, attended the meeting ♫ Murchú, Secretary Ivan Farmer and EU Enlargement and Unit for Southeast Europe Director Frank Smyth. 

    Source Layer: RTKLive

  • Evening bombing in Kosovo basketball, Dardan Berisha returns to Peja

    KB Peja has formalised a major reinforcement, restoring one of Kosovo’s best-known basketball players, Dardan Berisha.

    The news was confirmed Friday evening by the Pejan club, which has decided to re-rely rely on the experience and qualities of the Kosovo captain.

    Berisha, who has not been activated with any team during this edition, returns to a familiar environment after Paya’s fan was wearing the season last, as well as other periods of his career.

    During his career, he has also played for Pristina and several European clubs, being one of the most prominent names of Kosovo basketball.

    Berisha’s recovery comes at a difficult time for Pec, which is undergoing a series of negative results.

    Club Pejan hopes his experience and leadership will help the team return to victory and improve the ongoing results of the season.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kryetarja e infermierëve shqiptarë në Zvicër pranon mirënjohje në Kongresin e Teknikëve të Radiologjisë në Kosovë

    Kryetarja e infermierëve shqiptarë në Zvicër pranon mirënjohje në Kongresin e Teknikëve të Radiologjisë në Kosovë

    Kryetarja e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër (LISZ), Yllka Zuzaku-Mustafa, ka pranuar një mirënjohje në Kongresin e Shoqatës së Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës, nga kryetari i kësaj shoqate, Mustaf Buzoku.

    Lajmi është bërë i ditur nga Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmes një postimi në Facebook, ku është shprehur mirënjohje për vlerësimin, si dhe janë përgëzuar organizatorët për organizimin e kongresit, mikpritjen dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave ndërmjet profesionistëve të shëndetësisë, shkruan Telegrafi.

    Në këtë postim, LISZ ka shprehur gjithashtu synimin që ky takim të shërbejë si pikënisje për bashkëpunim konkret ndërmjet dy shoqatave, përmes trajnimeve të përbashkëta dhe shkëmbimeve profesionale mes Kosovës dhe Zvicrës.

    “Shpresojmë që ky takim të pasohet nga një bashkëpunim konkret mes dy shoqatave tona, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbime profesionale mes Kosovës dhe Zvicrës”, thuhet në postimin e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër.

    Tutje, në postim theksohet rëndësia e krijimit të mundësive që profesionistët shëndetësorë në Kosovë të specializohen, duke u mbështetur në përvojën dhe standardet zvicerane të formimit profesional.

    Kjo, sipas LISZ-it, përfshin jo vetëm radiologjinë, por edhe fusha të infermierisë si kujdesi për plagët, kujdesi paliativ, geriatria, kujdesi intensiv dhe infermieria e urgjencës.

    “Me më shumë specialistë në këto fusha, pacientët në Kosovë mund të kenë më shumë qasje në kujdes të specializuar aty ku jetojnë”, thuhet në postimin e publikuar nga kjo lidhje./Telegrafi/

    Postimi i plotë:

  • Ronaldinho returns to the field after 11 years, ebutton with Ravenna’s fanla at 46 years of age

    Brazilian football legend Ronaldinho is about to return to playing soccer, with 11 years after his retirement from the sport.

    The former football player of Barcelona and Milan arrived this Friday in Italy, where he will join Ravenna’s team.

    At 46 years of age, Ronaldinho is expected to debut on Sunday in the derby that will take place at the Bruno Bellelli Stadium, originally at 17:30.

    Ravenna’s coach, Andrea Mandorlin, has confirmed that the Brazilian will activate in the second half of the match, while there will be freedom to move to the offensive department.

    Meanwhile, the first exercise with the new team, Ronaldinho, is expected to take place on Saturday.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vjetësh, debuton me fanellën e Ravennës në moshën 46-vjeçare

    Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vjetësh, debuton me fanellën e Ravennës në moshën 46-vjeçare

    Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vjetësh, debuton me fanellën e Ravennës në moshën 46-vjeçare

    Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, është gati t’i rikthehet futbollit të luajtur, plot 11 vjet pas tërheqjes nga ky sport.

    Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit ka mbërritur këtë të premte në Itali, ku do t’i bashkohet skuadrës së Ravennës.

    Në moshën 46-vjeçare, Ronaldinho pritet të debutojë të dielën në derbin që do të zhvillohet në stadiumin “Bruno Benelli”, me fillim nga ora 17:30.

    Trajneri i Ravennës, Andrea Mandorlini, ka konfirmuar se braziliani do të aktivizohet në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa do të ketë liri të lëvizë në repartin ofensiv.

    Ndërkaq, stërvitjen e parë me skuadrën e re, Ronaldinho pritet ta zhvillojë të shtunën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali