Category: Lajme

  • Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play

    Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play

    Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me homologun e tij izraelit, Moshe Zuares.

    Në postimin që e bëri në Facebook, Ademi tha se ishte kënaqësi ritakimi me “mikun” e tij në Prishtinë.

    “Në darkën tradicionale para ndeshjes Kosovë-Izrael, biseduam për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy federatave dhe zhvillimin e futbollit, teksa uruam për një lojë të bukur dhe në frymën e “fair-play”-it”, deklaroi Ademi.

  • Nis Prime i 5 i BBVK5, sonte përballje të forta, dy hyrje të reja dhe një rrëfim (VIDEO)

    Nis Prime i 5 i BBVK5, sonte përballje të forta, dy hyrje të reja dhe një rrëfim (VIDEO)

    Nis Prime i 5 i BBVK5, sonte përballje të forta, dy hyrje të reja dhe një rrëfim (VIDEO)

    Ka nisur Prime i pestë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe këtë mbrëmje pritet të ketë zhvillime interesante, debate të forta dhe surpriza për banorët dhe publikun.

    Gjatë spektaklit të sotëm do të diskutohen disa nga debatet më të komentuara të ditëve të fundit, gjithashtu do të ketë dy hyrje të reja edhe një rrëfim emocionues.

    Vëmendje e veçantë pritet t’u kushtohet edhe temave që kanë dominuar edhe rrjetet sociale, përfshirë edhe pëlqimin që Arlinda ia shprehu Norës, e gjithashtu edhe debatet mes Zojës dhe Akilit, Zojës dhe Antonetës, Arlindës dhe Anjezës dhe shumë diskutime të tjera.

    Gjithashtu, pritet të komentohet edhe pse doli Beharja papritur nga shtëpia më e famshme në vend.

    Për të gjitha këto dhe shumë më shumë, qëndroni me Klan Kosova dhe Big Brother VIP Kosova.

  • Berisha kthehet te Peja

    Berisha kthehet te Peja

    Berisha kthehet te Peja

    Dardan Berisha është rikthyer te skuadra e Pejës, duke u bërë pjesë e ekipit pejan për vazhdimin e këtij edicioni.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi të premten mbrëma, përmes një njoftimi.

    Kapiteni i Kosovës nuk ka luajtur për asnjë skuadër gjatë këtij edicioni, ndërsa rikthehet te Peja pas eksperiencës së sezonit të kaluar. Berisha ka veshur fanellën e skuadrës pejan edhe në disa periudha të tjera të karrierës së tij.

    Gjatë karrierës së gjatë, basketbollisti ka luajtur edhe për Prishtinën, si dhe ka provuar veten në disa kampionate evropiane.

    Rikthimi i tij vjen në një moment të vështirë për Pejën, e cila po kalon një seri negative dhe shpreson që me përforcimin e Berishës të rikthehet te rezultatet pozitive.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Berisha returns to Peja

    Dardan Berisha has returned to Peja’s team, becoming part of the Peja team for continuing this edition.

    The news was confirmed by the club itself Friday night through an announcement.

    The Kosovo captain has not played for any team during this edition, as he returns to Peja after last season’s experience. Berisha is wearing the Pejan team’s lantern in several other periods of his career.

    During his long career, the basketball player has also played for Pristina, as well as proved himself in several European championships.

    His recovery comes at a difficult time for Pec, which is going through a negative series and hopes that with Berisha’s reinforcement, she will return to the positive results.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

    Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

    Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me furnizimin me energji elektrike dhe çmimin e rrymës, duke thënë se në kohën kur në Kuvend po diskutohet për këtë çështje, shumë fshatra të Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike.

    Gjatë debatit, Musliu ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj ministres, duke thënë se nuk po kërkon prej saj të mos vjedhë, por të garantojë furnizim të rregullt me rrymë gjatë dimrit dhe të angazhohet për uljen e çmimit të energjisë.

    “E nderuara ministre, vjedhni sa të mundni. Ajo çka po të them unë ty sot e për çfarë po kërkoj prej teje sot, a kanë me pasë qytetarët rrymë edhe a ka me u liru çmimi se u mbytën tu pagu. Jam dalë me të thanë garanto furnizim me rrymë 100 % për dimër. Liroje çmimin e rrymës”, ka deklaruar Musliu.

    Ajo ka kërkuar nga Rizvanolli që të mos japë arsyetime për punën e ministrisë, por të tregojë konkretisht se çfarë është bërë për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike për qytetarët.

    Musliu ka përmendur edhe ministrat Sveçla dhe Murati, duke thënë se nga zyrtarët që janë në qeverisje që nga viti 2020 nuk pret justifikime, por përgjegjësi për gjendjen aktuale.

    “Ata që vjedhin e manipulojnë e kanë vendin tjetër kund. Nga ju ministre e Sveçla e Murati, që jeni në ministri të njëjta nga 2020-ta, s’pres justifikime boshe. Jo çka keni bo ju, jo se keni bo këto, dil fol çka ke bo ti. Çka ke bo që qytetarët mos me e ndje mungesën e rrymës”, ka shtuar ajo.

    Burimi: Insajderi

  • Musliu-Rizvanolli: Steal as much as you can, just release the electricity price and tell us if we’re gonna have winter

    PDK MP Ganimete Musliu has criticised Economy Minister Artane Rizvanolli, over electricity supply and electricity prices, saying that at the time when the issue is being discussed in the Assembly, many Kosovo villages continue to face a lack of electricity.

    During the debate, Musliu has used harsh language towards the minister, saying he is not seeking it not to steal, but to ensure regular power supply during the winter and commit to reducing the price of energy.

    Dear Minister, steal as much as you can. What I’m telling you today, and what I’m asking you about today, do citizens have power and the price of being killed and paid? I’m out to say guarantee electricity 100 for winter. Free the current price, Musliu declared.

    It has asked Rizvanolli not to give rationale for the ministry’s work, but to demonstrate specifically what has been done to prevent the lack of electricity for citizens.

    Musliu has also mentioned the ministers Svecla and Murati, saying that from officials in government since 2020, he expects no excuses but responsibility for the current situation.

    Those who steal and manipulate have a different place. From you, the Minister of Svechla and Murati, who are in the same ministries from 2020, I expect empty excuses. Not what you’ve got, not because you’ve got balls, come out talk about what you’ve got. What have you done so that citizens don’t feel the lack of electricity, she added.

    Source Layer: Insander

  • KPK cakton drejtues të rinj në Prokurorinë Speciale

    KPK cakton drejtues të rinj në Prokurorinë Speciale

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur takimin e 307-të, gjatë të cilit ka marrë disa vendime lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial, përfshirë caktimin e drejtuesve të rinj në Prokurorinë Speciale dhe miratimin e konkursit për avancimin e katër prokurorëve.

    Gjatë takimit, KPK ka miratuar dorëheqjen e Valdet Gashit nga pozita e zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe nga pozita e udhëheqësit të Departamentit për Korrupsion dhe Krim Financiar.

    Në këto pozita është caktuar prokurori Rafet Halimi, ndërsa Bekim Kodraliu është caktuar udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Terrorizmit dhe Kastriot Memaj udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar.

    “Anëtarët e KPK-së zëvendëskryeprokurorin dhe udhëheqësit e departamenteve të Prokurorisë Speciale i kanë caktuar në këto pozita deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

    Po ashtu, Këshilli ka shqyrtuar kërkesën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, për shpalljen e konkursit për shtatë prokurorë, ndërsa ka miratuar konkursin për avancim për katër pozita.

    Gjatë mbledhjes janë miratuar edhe ndryshimet në Rregulloren për Procedurën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së Bashkëpunëtorëve Profesionalë, si dhe Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Sistemin Prokurorial.

    KPK ka miratuar gjithashtu Raportin Vjetor për vitin 2025 për Zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit të Sistemit Prokurorial.

    Ndërkohë, kërkesat për avancimin e nga një prokurori në Departamentet për Krime të Rënda në Prizren dhe Ferizaj janë shtyrë për shqyrtim të mëtejmë.

    “Ndërkaq, kërkesat e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren për shpalljen e konkursit për avancimin e një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda dhe të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për avancimin e një prokurori në të njëjtin departament u shtynë për shqyrtim të mëtejmë, deri në përfundimin e analizës nga Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive”, thuhet në njoftim.

    Në pjesën e vlerësimit të performancës, KPK ka miratuar raportin për rivlerësimin e një prokurori, ndërsa raportin për vlerësimin e shtatë prokurorëve e ka miratuar pjesërisht, duke kthyer kundërshtimin për rivlerësim.

    Këshilli ka përditësuar edhe listën e paneleve hetimore dhe ka shqyrtuar çështje që lidhen me procedurat hetimore dhe performancën e prokurorëve.

    Sa i përket kërkesës për hartimin e projektit për Pallatin e Drejtësisë, KPK ka kërkuar një raport shtesë, i cili do të shqyrtohet në takimin e ardhshëm.

    Burimi: RTKLive

  • Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorit në Drinin e Bardhë

    Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorit në Drinin e Bardhë

    Inspektorati i Mjedisit ka zhvilluar të enjten një aksion përgjatë zonës së lumit Drini i Bardhë, ku ka evidentuar operatorë ekonomikë që dyshohet se po kryenin eksploatim të kundërligjshëm të zhavorit.

    Gjatë aksionit janë sekuestruar gjashtë ekskavatorë në komunat e Prizrenit, Pejës dhe Rahovecit.

    Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa në të gjitha mjetet janë vendosur shiritat zyrtarë për ndalimin e punimeve.

    Përmes një postimi, Pacolli ka theksuar se institucionet do të ndërmarrin masa ndaj çdo veprimtarie që dëmton pasuritë natyrore.

    “Lumenjtë tanë nuk janë pronë e askujt për t’i shfrytëzuar kundërligjshëm. Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe çdo veprim që dëmton pasuritë tona natyrore do të përballet me ligjin”, ka shkruar ajo.

    Burimi: Dukagjini

  • Pse përbërësit e thatë dhe të lëngshëm të kekut duhet të shtohen në mënyrë alternative

    Pse përbërësit e thatë dhe të lëngshëm të kekut duhet të shtohen në mënyrë alternative

    Shumë receta për ëmbëlsira kërkojnë alternimin e përbërësve të thatë dhe të lëngshëm. Ndërsa ky hap mund të duket si humbje kohe, pastiçerët amerikanë Matthew dhe Anna Claire Stinson paralajmërojnë se nuk duhet anashkaluar.

    Ata shpjegojnë se duke rrahur gjalpin dhe sheqerin, mijëra flluska të vogla ajri futen në yndyrë, të cilat më vonë krijojnë strukturën e tortës. Kur shtohen vezët, përzierja nuk mund të mbajë shumë më tepër lëng pa u ndarë.

    Kjo është arsyeja pse fillimisht shtohet një pjesë e miellit, e cila vesh yndyrën, dhe pastaj pak lëng. Kështu që përzierja thith gjithçka gradualisht.

    “Nëse e shtoni të gjithë miellin menjëherë, do të përfundosh me një pastë të fortë me kokrriza mielli të thatë, dhe e vetmja mënyrë për ta barazuar është të vazhdosh përzierjen”, thotë Matthew Stinson.

    Kjo nxjerr ajrin nga përzierja dhe zhvillon shumë gluten, kështu që keku del i fortë, me zgavra dhe një sipërfaqe të fryrë. Një shtresë ngjitëse mund të formohet edhe në fund. Nëse përzierja mpikset, zakonisht nuk është prishur. Mjafton të shtoni një lugë miell ndërsa mikseri është duke punuar me shpejtësinë më të ulët.

    Shtimi alternativ është thelbësor për ëmbëlsirat ku gjalpi përzihet me sheqer, dhe përveç vezëve, shtohet edhe qumësht ose dhallë, si dhe për shumicën e kekëve të vegjël. Për kekët me gjalpë, mafinët, bukët e shpejta dhe petullat, ky hap mund të anashkalohet.

    Stinsonët rekomandojnë të filloni dhe të përfundoni me përbërës të thatë: tre herë të thatë, dy herë të lëngshëm. Në fillim, mielli thith lëngun dhe e bën kekun më të butë, dhe në fund i lidh të gjitha së bashku në një përzierje të lëmuar dhe të dendur. Nëse përfundon i lëngshëm, përzierja duhet të përzihet më gjatë dhe atëherë keku bëhet i fortë.

    Ata gjithashtu këshillojnë që të gjithë përbërësit të jenë në temperaturë ambienti, rreth 18 deri në 21 °C, sepse qumështi ose vezët e ftohta e ngurtësojnë përsëri gjalpin. Përbërësit e thatë duhet të përzihen paraprakisht dhe ena duhet të pastrohet me kruarje midis shtesave, veçanërisht fundi. Mielli i fundit duhet të përzihet me dorë, me një shpatull, dhe të ndërpritet sapo përzierja të bëhet e lëmuar. /Telegrafi/

  • Kufizimet e vizave amerikane lënë jashtë "Miss Universe" dy konkurrente nga Afrika

    Kufizimet e vizave amerikane lënë jashtë “Miss Universe” dy konkurrente nga Afrika

    Dy përfaqësuese nga Afrika nuk do të mund të marrin pjesë në edicionin e këtij viti të konkursit të bukurisë “Miss Universe”, që po mbahet në Porto Riko, për shkak të pamundësisë për të siguruar vizat amerikane.

    Konkurrentet nga Zambia dhe Republika e Kongos janë detyruar të tërhiqen nga gara, pasi nuk kanë arritur të marrin dokumentet e nevojshme të udhëtimit. Ndërkohë, përfaqësueset e Sudanit të Jugut dhe Zimbabvesë vazhdojnë të presin një përgjigje për vizat e tyre.

    Situata lidhet me kufizimet e udhëtimit të vendosura nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, të cilat prekin dhjetëra shtete, përfshirë një numër të konsiderueshëm vendesh afrikane.

    Në dhjetor të vitit të kaluar, këto kufizime u zgjeruan edhe për shtetasit e Zambias dhe Zimbabvesë, ndërsa ndalimi i plotë i hyrjes në SHBA mbeti në fuqi për qytetarët e Republikës së Kongos dhe Sudanit të Jugut.

    Organizatorët e “Miss Universe Zambia” njoftuan këtë javë tërheqjen e përfaqësueses së tyre, Mubanga Pamela Hatyoka, duke shprehur keqardhje për pamundësinë e saj për të marrë pjesë në konkurs.

    Kufizimet e vizave amerikane lënë jashtë “Miss Universe” dy konkurrente nga Afrika (Foto: AP)

    “Ajo e fitoi kurorën e saj, e fitoi titullin e saj dhe meriton mundësinë për të përfaqësuar kombin të cilit i shërben me krenari”, thuhet në reagimin e organizatorëve.

    Ndërkaq, në Republikën e Kongos, Georgina Kambongo kishte hyrë në histori si gruaja e parë nga ky vend i Afrikës Qendrore që fitoi titullin “Miss Universe” në nivel kombëtar. Organizatorët kanë bërë të ditur se pamundësia e saj për të udhëtuar drejt Porto Rikos lidhet drejtpërdrejt me kufizimet e udhëtimit të vendosura nga administrata Trump.

    Edhe përfaqësuesja e Zimbabvesë, Roseanna Hall, ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se problemet me vizën amerikane kanë vonuar udhëtimin e saj, por ka theksuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pjesëmarrja.

    Në anën tjetër, pjesëmarrja e Adut Deng, përfaqësueses së Sudanit të Jugut, mbetet ende e pasigurt, pavarësisht përpjekjeve disamujore të organizatorëve për të siguruar dokumentet e udhëtimit dhe miratimet përkatëse.

    Edicioni i 75-të i “Miss Universe” pritet të mbledhë deri në 120 konkurrente nga vende të ndryshme të botës. Delegacionet kanë nisur të mbërrijnë në Porto Riko të dielën, ku do të marrin pjesë në prova dhe aktivitete të ndryshme paraprake.

    Gara për kostumet kombëtare është planifikuar të mbahet më 21 nëntor, ndërsa fituesja e këtij edicioni pritet të kurorëzohet më 24 nëntor. /Telegrafi/