Category: Lajme

  • Aksident në aksin Lushnjë–Berat, vetura përfundon në kanal – brenda ndodheshin tri motra dhe një foshnjë

    Aksident në aksin Lushnjë–Berat, vetura përfundon në kanal – brenda ndodheshin tri motra dhe një foshnjë

    Aksident në aksin Lushnjë–Berat, vetura përfundon në kanal – brenda ndodheshin tri motra dhe një foshnjë

    Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

    Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit, i cili ishte marrë me qira, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Në makinë udhëtonin tre motra, të cilat dyshohet se kishin ardhur nga Anglia dhe ishin nisur drejt Beratit, si dhe një foshnjë rreth dy muajshe.

    Si pasojë e aksidentit, njëra prej pasagjereve ka mbetur e plagosur lehtë. Ajo dhe foshnja janë transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.

    Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, duke bërë që drejtuesja të mos dallonte kthesën.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • An accident on Lushnje Berat, the car ends up in the channel inside there were three sisters and a baby.

    A traffic accident has been recorded on the Lushanje Berat axis, near the village of Kasht White, where a type dand) vehicle has left the street and ended up on the side channel.

    According to preliminary information, the driver of the rented vehicle has lost control of the vehicle. Three sisters traveled in the car, suspected of coming from England and heading toward Berat, as well as a baby about two months old.

    As a result of the accident, one of the passengers has been easily injured. She and the baby have been transported to the Lushnje hospital for medical control.

    It is suspected that the accident may have caused a lack of enlightenment on this segment of road, causing the director to lose sight of the curve.

    Police are on the scene and are conducting actions to fully white-light the accident’s circumstances.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin

    Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin

    Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin

    Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Dublin të Irlandës.

    Në një postim të publikuar më 12 nëntor në platformën X, Berset ka ritheksuar mbështetjen e Këshillit të Evropës për rrugën evropiane të Kosovës, duke përmendur standardet ligjore, ofrimin e ekspertizës dhe praninë në terren si forma të këtij angazhimi.

    Ai ka vlerësuar gjithashtu se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi të veçantë për sigurinë demokratike të Evropës. Sipas tij, dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë të domosdoshëm për forcimin e besimit ndërmjet vendeve të rajonit.

    Megjithatë, në fund të publikimit, Berset ka vendosur edhe fusnotën për Kosovën, përmes së cilës sqarohet se referimet ndaj saj bëhen në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    “Të gjitha referimet ndaj Kosovës, qoftë territorit, institucioneve apo popullsisë së saj, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës”, thuhet në sqarimin e përfshirë në postim.

    Burimi: Insajderi

  • Council of Europe Secretary Marks Kosovo with Introst in announcement of meeting with Kurti

    Council of Europe Secretary General Alain Berset has announced that he has held a meeting with Kosovo Prime Minister Albin Kurti, within the European Political Community Summit, which is being held in Dublin, Ireland.

    In a post published on November 12th on the X platform, Berset has reaffirmed the Council of Europe’s support for Kosovo’s European road, citing legal standards, offering expertise and presence on the ground as the form of this commitment.

    He has also estimated that stability in the Western Balkans is of particular importance to Europe’s democratic security. According to him, continued dialogue and engagement are necessary for strengthening confidence among the countries of the region.

    However, at the end of the publication, Besset has also established the framework for Kosovo, through which it is explained that references to it are in accordance with UN Security Council Resolution 1244.

    All references to Kosovo — whether the territory, institutions or its population — in this text must be understood in full compliance with UN Security Council Resolution 1244 and without prejudiced Kosovo status, it is said in clarification included in the post.

    Source Layer: Insander

  • Ish-pjesëmarrësi në gara ilegale rrëfen për rreziqet e tyre /Video

    Ish-pjesëmarrësi në gara ilegale rrëfen për rreziqet e tyre /Video

    Policia e Kosovës, profesionalizmin e tyre me veturat inteligjente, sonte parandaluan dy gara ilegale që kishin për qëllim të zhvilloheshin.

    Garat ilegale me vetura organizohen përmes grupeve në rrjetet sociale, ku pjesëmarrësit caktojnë datën dhe orën e zhvillimit të tyre. Kështu ka treguar një 23-vjeçar, ish-pjesëmarrës në këto gara.

    Ai ka thënë se komuniteti i personave që merren me gara të tilla është i madh dhe përbëhet kryesisht nga të rinj të moshës 20 deri në 30 vjeç.

    Ish-pjesëmarrësi ka treguar se në këto gara marrin pjesë vetura të shpejta, disa të prodhuara me fuqi të lartë nga fabrika, ndërsa të tjera të modifikuara për të rritur performancën.

    Ai ka mohuar se në gara vendosen baste me para, por ka thënë se, përveç argëtimit, ndonjëherë pjesëmarrësit nxiten edhe nga rivaliteti.

    23-vjeçari, i cili ka treguar se ka filluar të marrë pjesë në këto gara që nga mosha 19-vjeçare, u ka bërë thirrje të rinjve që të heqin dorë nga kjo veprimtari.

    “Është më mirë t’i lënë krejt, sepse dëm i bëjnë vetëm vetes, familjes së tyre dhe familjes së dikujt tjetër. Gjërat mund të shkojnë shumë larg. Ndoshta nuk e mendon, por mund të ndodhë”, ka thënë ai.

    Burimi: RTKLive

  • Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren, Rahovec e Suharekë

    Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren, Rahovec e Suharekë

    Që nga mbrëmja e 12 nëntorit, erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të komunës  së Prizrenit.

    Më së shumti është dëmtuar shkolla ‘Xhevat Berisha’, në lagjen e Trimave. Për shkak të rrezikut nga shembja e kulmit, drejtoria ka ndërprerë mësimin dhe ka evakuuar nxënësit.

    ‘Kemi marrë vendim sipas planit emergjent për evakuimin e nxënësve, me njoftimin e  prindërve. Evakuimi është bërë në orën 11:00, ndërsa për gjendjen e krijuar janë njoftuar KDSH-ja dhe Drejtoria e Arsimit”, tha Mimoza Duraj, drejtoreshë e shkollës

    Në terren kanë dalë ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar në disa lokacione.

    “Prej dje në mbrëmje jemi ballafaquar me erëra të fuqishme në tërë territorin e komunës. Përveç shkollës ‘Xhevat Berisha’, dëme kemi edhe në një shtëpi private në Billushë, si dhe në disa objekte e shtylla elektrike. Bashkë me zjarrfikësit kemi punuar për eliminimin e rrezikut”, Sead Arifi, drejtor i Emergjencave në Prizren.

    Ndërkaq, zjarrfikësit kanë intervenuar në disa pika, ku janë rrëzuar kulme dhe shtylla elektrike.

    “Kemi intervenuar në fshatin Billushë dhe te shkolla ‘Xhevat Berisha’. Deri më tani kemi rreth 13 shtylla elektrike të drurit të rrëzuara”, Flamur Hoti, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve

    Dëme nga erërat janë raportuar edhe në lagjen Arbana dhe fshatrat Nashec, Billushë, Kobaj e zona të tjera. Disa prej tyre kanë mbetur pa energji elektrike për orë të tëra. KEDS-i ka njoftuar se ekipet e tij janë në terren dhe po punojnë me të gjitha kapacitetet për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Situatë e ngjashme është raportuar edhe në Rahovec dhe Suharekë.

    Burimi: RTKLive

  • Powerful winds cause damage in Prizren, Rahovec and Suhareka

    Since the evening of November 12th, powerful winds have caused damage in some parts of Prizren’s municipality.

    Most of the school has been damaged, Jevvat Berisha, in the area of the Trima. Because of the danger of the roof collapse, the directorate has stopped learning and evacuated students.

    We’ve made decisions under the emergency evacuation plan with the parents’ announcement. Evacuation was made at 11: 00 p.m., and the status quo was announced KDSH and Education Directorate, Mimoza Duraj, principal of the school, said

    Emergency teams and fire departments are on the ground, which have been exiled to several locations.

    Since yesterday night, we’ve been confronted by powerful winds in the entire county territory. In addition to school, Jevvat Berisha, we also have damage in a private house in Billusha, as well as in several electric objects and pillars. Along with the firemen we worked for the elimination of danger, Sead Arifi, director of Emergencys in Prizren.

    Meanwhile, firefighters have been exiled to several points where they were shot down and electric poles.

    We have been exiled to the village of Billusha and to the school Jevvat Berisha. So far we have about 13 wooden poles down, Flamur Hoti, commander of the Fire Brigades.

    Wind damage has also been reported in the Arbana district and the villages of Nashec, Billush, Kobe, and other areas. Some have lost electricity for hours. KEDS has announced that its teams are on the ground and are working on all capacities for sancing damages and restoring electricity supply. Similar situation is reported in Rahovec and Suhareka.

    Source Layer: RTKLive

  • Former illegal racing participants confess their /Video risks

    Kosovo police, their professionalism with intelligent cars, tonight prevented two illegal races aimed at developing.

    Illegal car racing is organized through groups on social networks, where participants set the date and time for their development. That’s what a 23-year-old, ex-partner has shown in these races.

    He has said that the community of people dealing with such races is large and consists mainly of young people aged 20 to 30.

    The former participants have shown that fast cars take part in these races, some produced with high power from the factory, and others modified to increase performance.

    He has denied that money bets are placed in the competition, but he has said that in addition to entertainment, participants are sometimes motivated by rivalry.

    The 23-year-old, who has shown that he has started participating in these contests since the age of 19, has urged young people to give up the event.

    It’s better to leave them all because they do harm to themselves, their family, and someone else’s family. Things can go too far. Maybe you don’t think about it, but it could happen, he said.

    Source Layer: RTKLive

  • Ish-partnerja e Elon Musk ka një të dashur të ri, u shfaq në tapetin e kuq me producentin muzikor Elijah Weinkauf

    Ish-partnerja e Elon Musk ka një të dashur të ri, u shfaq në tapetin e kuq me producentin muzikor Elijah Weinkauf

    Muzikantja kanadeze Grimes (38), ish-partnerja e miliarderit Elon Musk, është në një lidhje me producentin muzikor Elijah Weinkauf. Çifti u shfaq së bashku në tapetin e kuq në premierën e serialit “Blade Runner 2099” në Los Angeles, gjë që e solli lidhjen e tyre në vëmendjen e publikut për herë të parë.

    Konkretisht, siç raportojnë mediat e huaja, duke cituar një burim të afërt me muzikanten, të dy kanë qenë në një lidhje për njëfarë kohe, dhe dashuria e tyre lindi gjatë punës së përbashkët në albumin e saj të ardhshëm “Psyopera”.

    “Ata kanë prodhuar muzikë dhe shkruar këngë së bashku për disa vite”, tha burimi.

    Weinkauf, i cili publikon muzikë nën emrin skenik VADAKIN, është një nga bashkëproducentët e albumit të saj të ri. Sipas një burimi, ai e ndihmoi atë të rizbulonte frymëzimin e saj dhe të kthehej te shprehja e saj muzikore karakteristike.

    “Ata u dashuruan ndërsa punonin së bashku në këtë album të ri. Ai e ndihmoi Grimes të gjente përsëri ritmin e saj”, tha burimi.

    Burimi pohon gjithashtu se Weinkauf është një mbështetës i madh i muzikantëve femra dhe e përshkruan atë si një person të qëndrueshëm dhe të kujdesshëm.

    “Ai është vërtet i dashur, i thjeshtë dhe e trajton me respekt – është krejtësisht ndryshe nga burrat me të cilët ajo ka qenë më parë. Është i pashëm, i talentuar dhe i sjellshëm”, shtoi burimi.

    Sipas tij, njerëzit nga industria e muzikës që patën mundësinë të dëgjonin versionet e para të këngëve nga albumi “Psyopera” ishin të kënaqur me atë që dëgjuan.

    “Është albumi i saj më i mirë që nga ‘Visions’ i vitit 2012”, tha burimi.

    Weinkauf është në të 20-at dhe, sipas burimeve, Grimes ofron siguri dhe mbështetje.

    Grimes, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, më parë ishte në një lidhje afatgjatë me miliarderin Elon Musk, me të cilin ka tre fëmijë. Marrëdhënia e tyre u shënua nga ndarje dhe pajtime. Më pas ajo u takua me muzikanten Anyma, emri i vërtetë i së cilës është Matteo Milleri, përpara se të ndahej në gusht 2025.

    Muzikantja ka folur më parë për albumin e saj të ardhshëm “Psyopera”. Gjatë një paraqitjeje në podkastin “Proto Pop”, të prezantuar nga krijuesi i përmbajtjes Zachary Hourihane, më 11 tetor, ajo sqaroi se albumi nuk do t’i kushtohet Musk, por do të frymëzohet nga inteligjenca artificiale.

    Ajo njoftoi se planifikon ta publikojë albumin në dy pjesë, por data e publikimit nuk dihet ende. /Telegrafii/

  • Këngëtarja kanadeze bëhet nënë për herë të parë: Princesha ime e vogël

    Këngëtarja kanadeze bëhet nënë për herë të parë: Princesha ime e vogël

    Këngëtarja kanadeze bëhet nënë për herë të parë: Princesha ime e vogël

    Këngëtarja kanadeze Avril Lavigne ka ndarë një lajm të papritur me fansat e saj, duke bërë të ditur se është bërë nënë për herë të parë.

    Artistja 42-vjeçare njoftoi ardhjen në jetë të vajzës përmes një postimi në Instagram, ku publikoi disa fotografi bardhezi me të voglën. Në njërën prej tyre, Lavigne shihet duke e përqafuar foshnjën, e cila mban veshur një bluzë me motive leopardi, shkruan Daily Mail.

    Në përshkrimin e fotografive, këngëtarja i bëri një dedikim vajzës së saj, duke e quajtur “princesha ime e vogël”, në një mesazh me stilin karakteristik rock.

    Lajmi ka habitur publikun, pasi Lavigne nuk kishte bërë më parë të ditur se ishte shtatzënë dhe as nuk kishte zbuluar ndonjë lidhje të re sentimentale. Identiteti i babait të foshnjës mbetet i panjohur.

    Jeta sentimentale e këngëtares ka qenë shpesh në vëmendjen e mediave. Ajo ishte e martuar me Deryck Whibley, vokalistin e grupit Sum 41, nga viti 2006 deri në vitin 2009, ndërsa në vitin 2013 u martua me Chad Kroeger, frontmenin e grupit Nickelback. Kjo martesë përfundoi në vitin 2015.

    Në vitin 2022, Lavigne u fejua me muzikantin Mod Sun, por lidhja e tyre përfundoi një vit më vonë. Pas ndarjes, ajo u përfol edhe për një romancë me reperin Tyga.

    Postimi i këngëtares mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke mbledhur më shumë se 718 mijë pëlqime brenda një ore nga publikimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali