Category: Lajme

  • Problemet me barna: Vitia e ish-ministrat kapen keq për ilaçet (VIDEO)

    Problemet me barna: Vitia e ish-ministrat kapen keq për ilaçet (VIDEO)

    Problemet me barna: Vitia e ish-ministrat kapen keq për ilaçet (VIDEO)

    Vdekja e një pacienteje me kancer mblodhi deputetët që thonë se gruaja kishte disa muaj pa terapi, si pasojë e mungesës së barnave onkologjike.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u përgjigj për telashet me ilaçe, e ecurinë e trajtimit të pacientes, raporton Klan Kosova.

    Probleme me çështje barnash, e jo vetëm, u evidentuan edhe me çmime, ndaj reagime u lypën.

    Pas tre orësh debat, rezoluta lidhur me këto çështje nuk arriti të marrë votat. Por mjaftueshëm deputetë qenë pro disa marrëveshjeve ndërkombëtare që u votuan paraprakisht në seancën e së premtes.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën:

  • “Ka kaluar kohë që kur jemi parë”, përqafime të ngrohta e batuta mes Melonit dhe Zelenskyt

    “Ka kaluar kohë që kur jemi parë”, përqafime të ngrohta e batuta mes Melonit dhe Zelenskyt

    Një takim shumë i përzemërt është zhvilluar në Dublin mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Përshëndetja mes dy liderëve u shoqërua me përqafime, buzëqeshje dhe një shkëmbim batutash, në një atmosferë miqësore.

    “Ka kaluar shumë kohë që kur jemi parë”, dëgjohet t’i thotë Meloni presidentit ukrainas, ndërsa Zelensky i përgjigjet me humor.

    Reagimi i kryeministres italiane shoqërohet gjithashtu me buzëqeshje.

    Pamjet e këtij momenti u publikuan nga vetë Zelensky në X, së bashku me detaje nga takimi dypalësh, gjatë të cilit Meloni rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën.

    Në një postim, presidenti ukrainas e cilësoi takimin produktiv, duke bërë të ditur se kishte informuar kryeministren italiane mbi procesin e negociatave, takimet e zhvilluara në Abu Dhabi dhe hapat e ardhshëm diplomatikë.

    Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së plotë të Evropës në procesin e përfundimit të luftës, garantimin e sigurisë dhe diskutimin mbi të ardhmen e kontinentit.

    Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu nevojat mbrojtëse të Ukrainës, në kushtet e sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike të vendit.

  • Pse macja juaj ju pret para derës së mbyllur? Ekspertët zbulojnë gjashtë arsyet

    Pse macja juaj ju pret para derës së mbyllur? Ekspertët zbulojnë gjashtë arsyet

    Nëse macja juaj mjaullin, gërvisht derën ose ju pret përpara saj sa herë që mbyllni një dhomë, kjo sjellje nuk është thjesht një kapriço.

    Sipas ekspertëve të sjelljes së maceve, pas këtij reagimi fshihen disa arsye, nga kurioziteti dhe instinkti territorial deri te lidhja emocionale me pronarin.

    1. Kurioziteti i tyre natyror

    Macet duan të dinë gjithçka që ndodh përreth tyre. Një derë e mbyllur i pengon të shohin se çfarë po ndodh në anën tjetër, duke u krijuar ndjesinë se mund të humbasin diçka interesante.

    2. Dëshira për të kontrolluar territorin

    Shtëpia është territori i maces dhe ajo ka nevojë të kontrollojë hapësirat ku jeton. Një derë e mbyllur mund ta bëjë të ndihet sikur i është kufizuar papritur një pjesë e territorit të saj, ku më parë kishte qasje të lirë.

    3. Nuk u pëlqen të humbasin kontrollin

    Macet e kanë të rëndësishme të kenë mundësi zgjedhjeje dhe kontroll mbi mjedisin e tyre. Një derë e mbyllur ua heq këtë mundësi. Edhe nëse nuk duan të hyjnë në dhomë, dëshirojnë ta dinë se çfarë po ndodh brenda saj.

    4. Kanë nevojë për shoqëri

    Ndryshe nga ideja se macet janë kafshë krejtësisht të pavarura, studimet tregojnë se shumë prej tyre e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë shoqërinë njerëzore. Në një studim të vitit 2017, gjysma e 38 maceve të vëzhguara preferuan ndërveprimin me njerëzit përpara ushqimit, lodrave dhe aromave.

    5. Pronari është burim sigurie

    Një studim i publikuar në revistën shkencore “Current Biology” në vitin 2019 zbuloi se rreth 65 për qind e maceve të vëzhguara kishin krijuar një lidhje të sigurt me pronarët e tyre. Kjo do të thotë se prania e njeriut të tyre të besuar u jep siguri dhe qetësi.

    6. Mund të vuajnë nga ankthi i ndarjes

    Disa mace e kanë më të vështirë të qëndrojnë larg pronarëve. Një studim i vitit 2020, ku u përfshinë 223 mace, zbuloi se 13.5 për qind e tyre shfaqnin sjellje të lidhura me ankthin e ndarjes. Ndër shenjat më të zakonshme ishin mjaullima e tepërt, shkatërrimi i objekteve dhe urinimi jashtë kutisë së rërës.

    Ekspertët paralajmërojnë se mjaullimat e forta dhe të vazhdueshme, veshët e ulur dhe fishkëllimat mund të tregojnë shqetësim më serioz.

    Në këto raste rekomandohet konsultimi me veterinerin, për të përjashtuar edhe probleme të mundshme shëndetësore. /Telegrafi/

  • Kandidatura e Kosovës për BE, Kurti kërkon të mos ketë vonesa

    Kandidatura e Kosovës për BE, Kurti kërkon të mos ketë vonesa

    Kryeministri Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin është pritur në Parlamentin e Irlandës nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të BE-së me të cilët ka biseduar rreth statusit të vendit kandidat për BE.

    Përfaqësuesit e Komitetit për Çështje të BE-së përbëhej nga kryesuesi Barry Ward, anëtari Rúairí Ó Murchú, sekretari Ivan Farmer, dhe drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore i BE-së, Frank Smyth.

    Kurti me këtë rast theksoi se rrugëtimi zyrtar i Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim, nuk duhet të vonohet.

    “Është thelbësore që Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni për aplikimin e dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Për ne procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse me përmbushjen e reformave përveçqë lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet”, ka thënë Kurti.

    Kujtojmë, Kosova ka aplikuar për statusin e vendit kandidat për BE në dhjetor 2022, por Komisioni Evropian ende nuk e ka nisur shqyrtimin e tij formal.

  • Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

    Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

    Çmimet e prodhimit dhe të importit në Zvicër janë rritur gjatë muajit tetor, me produktet e naftës, naftën bruto dhe gazin natyror ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë zhvillim.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave e Zvicrës (BFS), indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit dhe importit u rrit me 0.9 për qind në tetor 2026, krahasuar me muajin paraprak, duke arritur në 101.6 pikë, me dhjetorin e vitit 2025 si periudhë bazë (100 pikë).

    Krahasuar me tetorin e vitit 2025, niveli i përgjithshëm i çmimeve për produktet vendase dhe ato të importuara shënoi po ashtu rritje prej 0.9 për qind, transmeton Telegrafi.

    Rritja e indeksit të çmimeve të prodhimit, në raport me muajin shtator, u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i produkteve të naftës dhe materialeve për instalime elektrike.

    Çmime më të larta u regjistruan gjithashtu për pajisjet dhe materialet mjekësore e dentare, makineritë, orët, pajisjet për shpërndarjen dhe ndërrimin elektrik, si dhe produktet metalike.

    Ndërkaq, edhe indeksi i çmimeve të importit shënoi rritje në tetor, krahasuar me muajin paraprak. Shtrenjtimi ishte veçanërisht i theksuar te nafta bruto dhe gazi natyror, produktet e naftës, makineritë, pajisjet për përpunimin e të dhënave, si dhe produktet elektronike dhe optike.

    Rritje të çmimeve u vërejtën edhe te pajisjet elektrike, produktet metalike, produktet ortopedike dhe protetike, mobiliet, metalet dhe produktet metalike gjysmë të gatshme.

    Në anën tjetër, gjatë kësaj periudhe u regjistrua rënie e çmimeve për pajisjet dhe materialet mjekësore e dentare, si dhe për specialitetet farmaceutike.

    Të dhënat janë publikuar më 13 nëntor 2026 nga Zyra Federale e Statistikave e Zvicrës (BFS), me seli në Neuchâtel./Telegrafi/

  • Ronaldo nuk do të jetë në fushë, por ajo që ka përgatitur Portugalia do t'i emocionojë të gjithë

    Ronaldo nuk do të jetë në fushë, por ajo që ka përgatitur Portugalia do t’i emocionojë të gjithë

    Kombëtarja e Portugalisë ka vendosur të organizojë një nderim të veçantë për Cristiano Ronaldon, në shenjë mirënjohjeje për gjithçka që ylli portugez ka bërë për fanellën e kombëtares gjatë karrierës së tij.

    Sipas gazetës zvicerane Blick, Portugalia ka përgatitur disa gjeste simbolike për ta nderuar legjendën e saj, pas përfundimit të aventurës së tij me ekipin kombëtar.

    Në ndeshjen ndaj Danimarkës, të shtunën nga ora 20:45, futbollistët portugezë pritet të zbresin në fushë me fanella që mbajnë numrin 7, numrin që për më shumë se dy dekada është bërë sinonim i Cristiano Ronaldos.

    Ky nderim nuk do të përfundojë vetëm me hyrjen në fushë. Në minutën e shtatë të takimit, tifozët pritet t’i kushtojnë një moment të veçantë yllit portugez, në një skenë që pritet të jetë mjaft emocionuese.

    Një tjetër gjest simbolik është planifikuar edhe në qendrën stërvitore të Portugalisë. Dhoma që Ronaldo përdorte gjatë grumbullimeve me kombëtaren do të mbetet e paprekur, si një shenjë respekti për një futbollist që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit.

    Cristiano Ronaldo e përfundoi karrierën me Kombëtaren e Portugalisë më 5 nëntor, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm që zgjati më shumë se dy dekada.

    Në këtë periudhë, 41-vjeçari regjistroi 234 paraqitje dhe realizoi 146 gola, duke u shndërruar në golashënuesin dhe një prej figurave më të mëdha në historinë e futbollit portugez.

    Portugalia tashmë po përgatitet t’i thotë faleminderit njeriut që për vite të tëra e mbajti numrin 7 mbi shpinë dhe e bëri atë simbol të një epoke të tërë./Telegrafi/

  • Irani pretendon se goditi një bazë amerikane në Bahrein

    Irani pretendon se goditi një bazë amerikane në Bahrein

    Irani pretendon se goditi një bazë amerikane në Bahrein

    Irani ka njoftuar se ka shënjestruar një objekt ushtarak amerikan në Bahrein në orët e para të së premtes, në atë që e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të Shteteve të Bashkuara në territorin iranian.

    Sipas CNN-it, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) pretendoi se kishte shkatërruar një radar amerikan të paralajmërimit të hershëm, pas një sulmi ndaj një kulle komunikimi në qytetin iranian Sirik.

    “Ky është një paralajmërim serioz për Uashingtonin”, deklaroi Garda Revolucionare.

    Megjithatë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) i hodhi poshtë pretendimet e Teheranit, duke njoftuar se forcat amerikane kishin rrëzuar dy dronë iranianë të lëshuar në drejtim të Bahreinit. Sipas saj, incidenti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

    Zhvillimet e fundit vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja nuk ka më nevojë për një marrëveshje me Iranin, duke sinjalizuar një qëndrim më të ashpër të Uashingtonit ndaj Teheranit.

    Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar edhe në Ngushticën e Hormuzit. Gjatë tetorit janë regjistruar 37 sulme ndaj anijeve, ndërsa të paktën 14 sulme të tjera janë konfirmuar gjatë muajit nëntor.

    Irani ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit mund të çojë në zgjerimin e sulmeve ndaj interesave amerikane, duke përfshirë edhe objektiva të mundshëm në Evropë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Iran claims it hit an American base in Bahrain

    Iran has reportedly targeted an American military object in Bahrain in the early hours Friday, in what it described as countering an attack by the United States on Iranian territory.

    According to CNN, Iran’s Islamic Revolutionary Guard ( IRC) claimed it had destroyed an American early warning radar following an attack on a communications tower in the Iranian city of Siric.

    This is a serious warning for Washington, Revolutionary Guard said.

    However, the US Central Command ( CENTCOM rejected Tehran’s claims, announcing that US forces had toppled two Iranian fears issued in the direction of Bahrain. According to her, the incident has not caused victims or material damage.

    The latest developments come a day after US President Donald Trump said the US no longer needs an agreement with Iran, signalling a tougher Washington stance on Tehran.

    Meanwhile, the situation remains tense even in the Strait of Hormuz. During October, 37 ship attacks were recorded, while at least 14 other attacks were confirmed during November.

    Iran has warned that any further escalation of the conflict could lead to the expansion of attacks on American interests, including potential targets in Europe.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Haxhiu diskuton për të drejtat dhe sfidat e personave me aftësi të kufizuara

    Haxhiu diskuton për të drejtat dhe sfidat e personave me aftësi të kufizuara

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës Handicap Students of Kosova, me të cilët ka diskutuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe pengesat me të cilat përballen në jetën e përditshme.

    Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit është diskutuar për qasjen në arsim dhe shërbime publike, mundësitë e punësimit, si dhe për rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit.

    Po ashtu, është theksuar nevoja për bashkëpunim më të ngushtë me organizatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara.

    Haxhiu ka deklaruar se barazia në të drejta duhet të reflektohet edhe në mundësitë për të studiuar, për të punuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike.

    “Për këtë duhet të angazhohemi të gjithë, duke i dëgjuar në radhë të parë njerëzit që përballen çdo ditë me këto pengesa”, ka theksuar Haxhiu.

    Burimi: RTKLive

  • Erëra të forta në Prishtinë

    Erëra të forta në Prishtinë

    Në Prishtinë janë regjistruar pesë raste intervenimi, kryesisht për dëmtime të kulmeve dhe rrëzimin e drunjve. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë qëndrimit në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo drunjve që mund të rrezikohen nga erërat.

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka intervenuar në pesë raste, kryesisht për dëmtime të kulmeve të objekteve dhe rrëzimin e drunjve. Sipas autoriteteve, nuk ka pasur persona të lënduar.

    “Në shkollën “Shkëndija” në Hajvali si pasoj e erërave të forta është dëmtuar një pjesë e çatisë, kemi intervenuar dhe kemi riparuar. Në kopshtin “Dielli” në Bregun e Diellit 2 drunj në oborr janë  dëmtuar dhe kemi larguar. Në sheshin “Nëna Terezë” poashtu një dru, në Bregun e Diellit një pjesë e çatisë.  Janë pra disa apo 5 intervenime deri më tani”, tha Lulzim Fushtica, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë qëndrimit në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo drunjve që mund të rrezikohen nga erërat.

    Ndërkohë, sipas të dhënave meteorologjike, erërat më të fuqishme janë regjistruar në Rrafshin e Dukagjinit, ku shpejtësia e tyre ka arritur deri në 60 kilometra në orë.

    “Erërat më të fuqishme ka qenë 14.5 metra për sekondë që i bije rreth 60 kilometra në orë. Në meteorologji konsiderohet erë e fort, ka qenë në rrafshin e Dukagjinit kryesisht në Prizren dhe Istog”, Besim Aliu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

    Krahas erërave, për orët e natës parashihen edhe reshje shiu me intensitet mesatar.

    Burimi: RTKLive