Category: Lajme

  • Kosova prezanton të arriturat në fushën e migracionit në Procesin e Pragës

    Kosova prezanton të arriturat në fushën e migracionit në Procesin e Pragës

    Gjatë takimit, delegacioni kosovar ka prezantuar të arriturat e vendit në fushën e migracionit, duke vënë theksin në forcimin e koordinimit ndërinstitucional përmes Autoritetit Qeveritar për Migracion.

    Po ashtu, janë prezantuar funksionalizimi i Sistemit të Identifikimit Biometrik në pikat kufitare, avancimi i kapaciteteve për pritjen dhe mbrojtjen e migrantëve, si dhe zhvillimi i Sistemit të Integruar për Menaxhimin e Informatave për Migracionin.

    “Kosova konfirmon  mbështetjen për Planin e Veprimit 2028–2032, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar aktivisht në zbatimin e prioriteteve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

    Takimi në Pragë i paraprin Konferencës së Pestë Ministrore të Procesit të Pragës, e cila do të mbahet në Vilnius të Lituanisë.

    Tutje theksohet se pjesëmarrja e Kosovës në këtë proces dëshmon përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe avancimin e politikave në fushën e migracionit.

    Burimi: RTKLive

  • AIP prezanton pesë prioritetet kryesore për 2027, përfshirë rregullimin e përdorimit të AI

    AIP prezanton pesë prioritetet kryesore për 2027, përfshirë rregullimin e përdorimit të AI

    Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, ka diskutuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile për prioritetet dhe objektivat e Agjencisë për vitin e ardhshëm.

    Sipas njoftimit të AIP-së në facebook, plani përmban pesë objektiva kryesore.

    Ato përfshijnë përafrimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, digjitalizimin e proceseve të punës dhe funksionalizimin e plotë të Sistemit për Menaxhimin e Rasteve (CMS).

    Një tjetër objektiv është zhvillimi i kornizës institucionale për përdorimin e inteligjencës artificiale, si dhe avancimi i bashkëpunimit institucional dhe përfaqësimit ndërkombëtar.

    Ndër prioritetet është edhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.

    Gjatë takimit, Sogojeva Dermaku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatat e shoqërisë civile, duke i cilësuar ato si partnerë të rëndësishëm në promovimin dhe avancimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.

    Burimi: RTKLive

  • Presidentja Shiroka Pula pranoi letër urimi nga Presidentja e Bullgarisë

    Presidentja Shiroka Pula pranoi letër urimi nga Presidentja e Bullgarisë

    Në letrën e saj, Presidentja Iotova shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta, duke vlerësuar vizionin e Presidentes Shiroka Pula për të ardhmen e rajonit dhe vlerat e përbashkëta evropiane, të cilat, sipas saj, përforcojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

    Presidentja Iotova ka potencuar rëndësinë e thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe ka konfirmuar se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë konsolidimin e Kosovës, si shtet plotësisht të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale, me perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kosovës, shkak lëndimi

    Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kosovës, shkak lëndimi

    Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kosovës, shkak lëndimi

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se mesfushori Ermal Krasniqi është liruar nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të një lëndimi.

    Sipas njoftimit, pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës.

    Mungesa e Krasniqit vjen para përballjeve të Kosovës kundër Izraelit qe luhet neser dhe Irlandës, që zhvillohet të martën, më 17 nëntor.

    “Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares.

    Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit.

    Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

    Ai rikthehet në klubin e tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit.

    Ermalit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër!”, thuhet në njoftimin e Kombëtares.

  • Gjashtë gjëra që fëmijët mësojnë nga nënat që punojnë dhe që mbeten me ta gjatë gjithë jetës

    Gjashtë gjëra që fëmijët mësojnë nga nënat që punojnë dhe që mbeten me ta gjatë gjithë jetës

    Roli i nënave që punojnë në shoqëri ende nuk vlerësohet plotësisht, pavarësisht numrit të tyre në rritje. Kritikët shpesh pohojnë se nënat e orientuara drejt karrierës ua vështirësojnë jetën fëmijëve të tyre, por realiteti është se fëmijët që rriten me nëna që punojnë përvetësojnë zakone të dobishme që do të zgjasin një jetë, shkruan Your Tango .

    Etikë e fortë pune

    Një etikë e fortë pune është thelbësore për suksesin profesional. Ndërsa fëmijët e nënave që nuk punojnë mund të bëhen gjithashtu punëtorë, fëmijët e nënave që punojnë fitojnë një perspektivë të ndryshme. Ata shohin nënën e tyre duke u përballur me një karrierë dhe një familje, ekuivalentin e dy punëve me kohë të plotë, çdo ditë. Duke parë këtë përpjekje, fëmija fillon të besojë se qëllime të tilla janë të arritshme edhe për të.

    Përshtatshmëria ndaj ndryshimeve

    Shumë njerëz nuk e pëlqejnë ndryshimin dhe përpiqen të kontrollojnë çdo detaj në jetën e tyre për hir të ndjenjës së sigurisë. Fëmijët e nënave që punojnë janë mësuar me ndryshime të shpeshta në plane që në moshë të vogël. Ata kanë mësuar se mund të kontrollojnë vetëm reagimet e tyre ndaj situatave të papritura. Aftësia për t’u përshtatur është një parakusht i rëndësishëm për lumturinë dhe suksesin në një botë plot pasiguri.

    Zgjidhja e pavarur e problemeve

    Një nga ankesat kryesore në lidhje me nënat që punojnë është se ato nuk janë gjithmonë fizikisht të pranishme për të ndihmuar fëmijët e tyre në çdo kohë. Në vend që të ndihen të lënë pas dore, fëmijët në situata të tilla kanë mundësinë të mësojnë se si të kujdesen për veten e tyre. Kjo pavarësi inkurajon zhvillimin e cilësive që shumë prej tyre nuk i fitojnë deri më vonë në jetë, gjë që është një avantazh për të ardhmen që i pret.

    Cilësi mbi sasi

    Kur bëhet fjalë për kohën familjare, cilësia është më e rëndësishme se sasia. Orët e kaluara në të njëjtën dhomë duke parë telefonat e tyre nuk janë të barabarta me vlerën e një bisede të sinqertë, madje edhe të shkurtër. Nënat që punojnë nuk mund të jenë me fëmijët e tyre 24 orë në ditë, por ato prapëseprapë mund t’u tregojnë atyre sa shumë kujdesen. Hulumtimet konfirmojnë se prindërit që i japin përparësi kohës cilësore së bashku janë më të mirë në nxitjen e zhvillimit të fëmijëve.

    Gatishmëria për të ofruar mbështetje

    Përveç njohjes së momentit kur dikush është i mbingarkuar, fëmijët e rritur në këtë mjedis shpesh e dinë kur kanë më shumë nevojë për ndihmë, edhe nëse nuk duan ta pranojnë. Mbështetja e të tjerëve nuk kërkon gjithmonë gjeste madhështore, por u dërgon mesazhin se je një person tek i cili mund të mbështeten, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme në botën e sotme.

    Duke respektuar orarin

    Nënat që punojnë funksionojnë sipas një orari të rreptë për të çuar fëmijët në shkollë, për të shkuar në punë dhe për të bërë të gjitha aktivitetet e tjera. Fëmijët e tyre mësojnë shpejt se nuk ka kohë për shtyrje të punëve gjatë mëngjesit ose për dramë në mëngjes rreth zgjedhjes së rrobave. Në këtë mënyrë, ato fitojnë aftësinë e menaxhimit efikas të kohës, e cila është e dobishme në të gjitha aspektet e jetës.

  • Thashethemet për Bondin e ri qarkullojnë: Josh O'Connor e refuzoi rolin sepse planifikon të bëjë një pushim nga aktrimi

    Thashethemet për Bondin e ri qarkullojnë: Josh O’Connor e refuzoi rolin sepse planifikon të bëjë një pushim nga aktrimi

    Aktori britanik Josh O’Connor (36), një nga favoritët për rolin e agjentit 007, ka refuzuar një ofertë për të pasuar Daniel Craig, sipas një burimi nga gazeta britanike Daily Mail. Vetë aktori nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë.

    O’Connor, i njohur për rolin e tij si Princ Charles në serialin “The Crown” dhe filmin “Challengers”, është konsideruar si një nga kandidatët kryesorë javët e fundit.

    Madje ka pasur pretendime se ai është zgjedhur tashmë për aktorin. Sipas mediave britanike, bashkë-ylli i tij nga shfaqja “Golden Boy” e bëri zbulimin gjatë një shfaqjeje në Soho të Londrës pas shfaqjes së fundit.

    Tani një burim i Daily Mail ka zbuluar të kundërtën: “Josh e ka refuzuar rolin e Bondit.”

    Ai thuhet se do të bëjë një pauzë nga aktrimi

    Disa ditë më parë, në shfaqjen e shfaqjes “Golden Boy”, O’Connor iu përgjigj pyetjes nëse do të jetë Bondi i ri: “Jo, jo, jo. Do ta shohim, por dyshoj.”

    Më pas ai zbuloi planet e tij për vitin e ardhshëm, raporton PinkNews .

    “Në janar bëj diçka, por pastaj po, marr pak pushim,” tha ai.

    Kjo vështirë se përshtatet në orarin e serialit të ri të Bondit, pasi xhirimet e filmit të ardhshëm pritet të fillojnë në vitin 2027. Megjithatë, aktori tha se e konsideronte të jashtëzakonshme që ai u përmend në të njëjtën fjali si aktorët më të kërkuar të Britanisë.

    Kush është ende në garë?

    Audicionet për Bond-in e ri hynë në fazën përfundimtare në tetor, dhe përveç O’Connor, si finalistë u përmendën Callum Turner dhe Jack Lowden.

    Turner (36), bashkëshorti i këngëtares Dua Lipa, është aktualisht favoriti me probabilitet 11/10 sipas agjencisë së basteve William Hill. Sipas mediave britanike, ai ishte në një xhirim prove në Bray Studios në Berkshire, pas së cilës u kthye në New York për të xhiruar komedinë romantike “One Night Only”.

    Më vonë, kandidatët përfshinë Robert Pattinson dhe Nicholas Hoult, të cilët gjithashtu bënë audicione për regjisorin Denis Villeneuve. Shanset për Pattinson (40) ranë nga 16/1 në 3/1. Shanset u publikuan para lajmit për tërheqjen e O’Connor, kur ai ishte ende në 5/2.

    Villeneuve bëri shaka në galën LACMA në Los Angeles këtë muaj se do të zbulonte emrin e Bond-it të ri, por ndaloi për të shtuar se producentja Amy Pascal do të pësonte një atak në zemër.

    Filmi i ri do të jetë filmi i parë i Bondit nën kontrollin e plotë krijues të Amazon MGM Studios, me skenarin e shkruar nga Steven Knight, krijuesi i serisë “Peaky Blinders”.

    Sipas mediave britanike, producentët duan ta zgjedhin aktorin kryesor deri në fund të vitit. Amazon nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se kush bëri audicion, kujt iu ofrua roli apo kush e refuzoi atë.

  • LEX | Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, arrest shtëpiak për zyrtarin që dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

    LEX | Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, arrest shtëpiak për zyrtarin që dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

    LEX | Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, arrest shtëpiak për zyrtarin që dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj arrest shtëpiak të pandehurit M.B., i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton Gazeta Sinjali.

    Pas seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda e refuzoi si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, arresti shtëpiak u vlerësua si masë e mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e veprës penale dhe për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës.

    Gjykata e ka ngarkuar Stacionin Policor në Lipjan ta mbikëqyrë zbatimin e masës dhe ta njoftojë menjëherë për çdo shkelje. Nëse M.B. nuk e respekton aktvendimin, masa e arrestit shtëpiak do të zëvendësohet me paraburgim.

    Palët kanë të drejtë të ankohen ndaj aktvendimit në Gjykatën e Apelit.

    M.B. prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX Qaeda Court Refuses Request for Arrest, House Arrest for Suspected Official Dismiss official

    The Constitutional Court in Pristina has handed down a month of house arrest to indictees M.B., who is suspected of misuse of official office or authority, the Signal newspaper reports.

    After the hearing, the trial of the preliminary procedure at the Randa Crime Department rejected the Pristina Constitutional Prosecutor’s request for the detention assignment as unequivocal.

    According to the Court’s announcement, house arrest was deemed sufficient to prevent the repetition of criminal acts and ensure the unhindered development of the procedure.

    The court has commissioned the Lipjan Police Station to monitor the implementation of the move and immediately announce any violations. If M.B. does not respect the decision, the house arrest measure will be replaced by detention.

    The sides have the right to complain about the decision at the Court of Appeals.

    M.B. He is declared innocent until his guilt is confirmed by a formal – form bias.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

    Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

    Afrimi ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka nxitur reagime në mediat serbe të cilat janë të afërta me pushtetin e deritashëm me Aleksandar Vuçiqin, shkruan Telegrafi.

    Takimi i fundit ndërmjet kryeministrave Albin Kurti dhe Nikol Pashinyan është interpretuar prej tyre si sinjal i një afrimi të mundshëm drejt njohjes.

    Kurti dhe Pashinyan janë takuar më 10 nëntor në Paris, ku kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë në turizëm.

    Takimi është konfirmuar edhe nga zyra e kryeministrit armen, e cila në njoftimin zyrtar i referohet Kurtit si kryeministri i Kosovës. Në pamjet e publikuara nga takimi shfaqet edhe flamuri i Kosovës, ndonëse Armenia nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

    Sipas njoftimit zyrtar, dy liderët kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe ndërmarrjen e hapave të përbashkët në këtë drejtim, shkruan Telegrafi.

    Në takim është diskutuar edhe bashkëpunimi në turizëm, fushë në të cilën palët kanë vlerësuar se ekziston potencial i konsiderueshëm.

    Kurti dhe Pashinyan kanë shkëmbyer gjithashtu mendime për çështje me rëndësi rajonale, përfshirë mundësitë që mund të krijohen nga paqja e vendosur ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.

    Për takimin ka shkruar edhe kryeministri Kurti në rrjetin social X, duke bërë të ditur se ky ishte takimi i tyre i parë që nga mbajtja e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, në maj.

    “Kënaqësi të takohesha me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, në Paris, në takimin tonë të parë që kur kryeministri priti Komunitetin Politik Evropian në Jerevan në maj. Ndër të tjera, diskutuam mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Kurti.

    Ndërkohë, Pashinyan ka publikuar në Facebook pamje nga takimi me përshkrimin:

    “Takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shoqëruar me flamujt e Armenisë dhe Kosovës.

    Takimi ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe pranë Vuçiqit, përfshirë Informer.

    Ky medium e ka interpretuar përdorimin e emërtimit kryeministri i Kosovës dhe vendosjen e flamurit të Kosovës si sinjal të një ndryshimi të mundshëm në qëndrimin e Armenisë ndaj Kosovës. /Telegrafi/.

  • Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas për shkak të shkeljes së masave të sigurisë

    Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas për shkak të shkeljes së masave të sigurisë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pas evidentimit të shkeljeve të masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas njoftimit të këtij institucioni, gjatë inspektimit në objekt janë konstatuar parregullsi dhe mosrespektim i obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë e punëtorëve.

    Si pasojë e këtyre shkeljeve, inspektorët kanë marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    “Është marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.

    Ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendet e punës. /Telegrafi/