Category: Lajme

  • Çitaku i përgjigjet BE-së: Kërkesa për drejtësi dhe integrimi evropian nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën

    Çitaku i përgjigjet BE-së: Kërkesa për drejtësi dhe integrimi evropian nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën

    Çitaku i përgjigjet BE-së: Kërkesa për drejtësi dhe integrimi evropian nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkesa për drejtësi në procesin në Hagë dhe integrimi evropian i Kosovës ecin së bashku.

    Në një përgjigje për Gazetën Express lidhur me deklaratat e Bashkimit Evropian për Ligjin për Dhomat e Specializuara, Çitaku ka theksuar se PDK-ja i trajton seriozisht shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe pret diskutim të mbështetur në argumente juridike.

    “Partia Demokratike e Kosovës i merr seriozisht shqetësimet e shprehura nga Bashkimi Evropian lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara. Partneriteti me BE-në dhe respektimi i obligimeve ndërkombëtare janë pjesë e orientimit tonë të palëkundur shtetëror. Pikërisht për këtë arsye, presim që diskutimi për ligjin të zhvillohet mbi dispozita konkrete dhe argumente juridike”, ka deklaruar Çitaku.

    Ajo ka përsëritur ftesën për përfshirjen e BE-së dhe partnerëve të tjerë në procesin e amendamentimit të ligjit, duke theksuar se konsultimet duhet të reflektohen në përmbajtjen e ndryshimeve, transmeton Klankosova.tv.

    “Ne kemi paralajmëruar një proces amendamentimi dhe kemi shprehur publikisht gatishmërinë për konsultime. E përsërisim ftesën për Bashkimin Evropian, partnerët ndërkombëtarë, shoqërinë civile dhe ekspertët juridikë që të kontribuojnë me vërejtje dhe propozime konkrete. Për ne, konsultimi duhet të ketë ndikim real në përmbajtjen e ndryshimeve”, ka thënë ajo.

    Çitaku ka kërkuar që me të njëjtin seriozitet të dëgjohen edhe shqetësimet për drejtësinë e procesit në Hagë, duke nënvizuar përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të vendit.

    “Presim që edhe shqetësimet tona për standardet dhe drejtësinë e procesit në Hagë të dëgjohen me të njëjtin seriozitet. Përgjegjësia e institucioneve të Kosovës për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të saj mbetet e plotë edhe kur këto çështje janë politikisht të vështira”, ka theksuar Çitaku.

    Në përfundim, ajo ka riafirmuar se PDK-ja do ta vazhdojë angazhimin në bashkëpunim me aleatët, duke e konsideruar garantimin e një procesi të drejtë përgjegjësi shtetërore.

    “PDK-ja do ta vazhdojë këtë angazhim me vendosmëri, transparencë dhe në bashkëpunim me aleatët. Për ne, integrimi evropian dhe kërkesa për drejtësi ecin së bashku. Çlirimtarëve në Hagë u takon një proces i drejtë, ndërsa shtetit të Kosovës i takon të angazhohet që ky standard të garantohet”, ka përfunduar Çitaku.

  • Kuvendi vazhdon seancën, shqyrtohet marrëveshja për ekstradim me Suedinë

    Kuvendi vazhdon seancën, shqyrtohet marrëveshja për ekstradim me Suedinë

    Kuvendi vazhdon seancën, shqyrtohet marrëveshja për ekstradim me Suedinë

    Kuvendi i Kosovës ka vazhduar të premten seancën plenare, e cila ishte ndërprerë të enjten.

    Punimet kanë nisur me pikën e katërt të rendit të ditës, shqyrtimin e Projektligjit nr. 11/L-024 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim.

    Për këtë marrëveshje para deputetëve ka folur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila ka paraqitur çështjet që lidhen me ratifikimin e saj.

    Në rend dite, deputetët gjatë ditës kanë edhe rishqyrtimin e Ligjit për Specialen, njofton Klankosova.tv.

  • Gjashtë arsye pse macja juaj po ju pret para një dere të mbyllur

    Gjashtë arsye pse macja juaj po ju pret para një dere të mbyllur

    Një mace që mjaullin para një dere të mbyllur ose që të pret në prag të derës nuk është thjesht këmbëngulëse. Ekspertët e sjelljes së maceve dhe disa studime shpjegojnë se çfarë fshihet pas kësaj, nga kurioziteti te lidhja me pronarin e saj.

    Dyert e mbyllura i shqetësojnë shumë mace më shumë sesa do të prisnin pronarët e tyre. Gërvishtjet, mjaullimat dhe pritja para dhomës kanë disa shpjegime, dhe disa prej tyre lidhen me marrëdhënien që macja ndërton me njerëzit.

    Kurioziteti

    Macet duan të dinë se çfarë po ndodh në anën tjetër të derës. Karen Sueda, një bihejvioriste veterinare, i shpjegoi portalit amerikan Live Science se është një lloj frike se mos humbasin diçka.

    Mbikëqyrja e territorit

    Macet kontrollojnë natyrshëm territorin e tyre, i cili është shtëpia e tyre. Konsulentja e sjelljes së maceve Ingrid Johnson i tha të njëjtit portal se macet kontrollojnë aksesin në hapësirë, nevojat themelore dhe territorin sepse kjo i ndihmon të mbijetojnë si gjuetarë dhe si pre. Ajo shton se macet nuk e kuptojnë që dera është e mbyllur vetëm përkohësisht, kështu që ato ndiejnë sikur vendi ku ndiheshin të sigurta është marrë papritur.

    Nuk u pëlqen kur nuk kanë zgjedhje

    Bihejvioristja Jane Ehrlich thekson se macet nuk i durojnë dot tre gjëra: të mos kenë zgjedhje, të mos kenë kontroll dhe të ndryshojnë diçka. Një derë e mbyllur i sjell të treja, dhe pikërisht atëherë macja mund të mos dëshirojë të marrë pjesë në atë që po ndodh pas saj, por dëshiron të dijë se për çfarë bëhet fjalë.

    Shoqëria është e rëndësishme për ta

    Në vitin 2017, në revistën Behavioral Processes, studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Oregonit ekzaminuan 38 mace, gjysma e të cilave jetonin me njerëz dhe gjysma e të cilave jetonin në një strehë. Maceve iu ofrua ushqim, lodra, aroma dhe shoqëri me njerëzit. Sipas një raporti kërkimor, gjysma e maceve zgjodhën shoqërinë njerëzore mbi çdo gjë tjetër, përfshirë ushqimin.

    Pronari është mbështetja e tyre

    I njëjti ekip publikoi një studim mbi lidhjen e maceve me pronarët e tyre në revistën Current Biology në vitin 2019. Macja kaloi dy minuta në një dhomë të panjohur me pronarin e saj, dy minuta vetëm dhe pastaj dy minuta të tjera me pronarin që u kthye.

    Tek 64.3 përqind e koteleve dhe 65.8 përqind e maceve të rritura, studiuesit njohën një lidhje të sigurt, e cila është afërsisht e njëjta përqindje e fëmijëve të lidhur mirë me prindërit e tyre, që është 65 përqind. Autorja kryesore Kristyn Vitale arriti në përfundimin se shumica e maceve i shohin pronarët e tyre si një burim sigurie.

    Disa e kanë të vështirë të përballojnë ndarjen

    Studiuesit në Universitetin Federal të Juiz de Fora në Brazil publikuan një anketë me 223 mace në revistën PLOS ONE në vitin 2020. Në 13.5 përqind, ose 30 mace, pronarët përshkruan sjellje që tregonin ankth nga ndarja.

    Sjelljet më të zakonshme ishin shkatërrimi i objekteve, mjaullitja e tepërt dhe urinimi jashtë kutisë së rërës. Probleme të tilla ishin më të zakonshme në familjet ku macja nuk kishte lodra ose ndonjë kafshë tjetër për shoqëri. Autorët paralajmërojnë se rezultatet bazohen në mënyrën se si pronarët e interpretojnë sjelljen e maces së tyre kur ajo është larg dhe ende nuk janë verifikuar nga vëzhgimi.

    Sueda thotë se mjaullima e fortë dhe e vazhdueshme, veshët e rrafshuar dhe fishkëllima mund të jenë shenja të shqetësimit të vërtetë. Nëse jeni të shqetësuar, është më mirë të konsultoheni me një veteriner për të përjashtuar problemet mjekësore.

  • "Doja t'i bëja njerëzit të harronin gabimin e vëllait tim", Pio Esposito tregon arsyet pse qau në festë e golit

    “Doja t’i bëja njerëzit të harronin gabimin e vëllait tim”, Pio Esposito tregon arsyet pse qau në festë e golit

    Pio Esposito edhe një herë e vodhi vëmendjen me ekipit kombëtar të Italisë. I lindur në vitin 2005, ai shënoi dy gola kundër Francës, madje duke derdhur lot pasi shënoi penalltinë që e bëri rezultatin 3-1, vetëm pak minuta pasi vëllai i tij Sebastiano humbi një 11-të metërsh.

    Sulmuesi i Interit e rikujtoi atë moment pas ndeshjes për mediumin RAI dhe tregoi emocionet e tij.

    “Kishte edhe një përgjegjësi shtesë, e cila ishte t’i bëja njerëzit të harronin gabimin e vëllait tim. Kur e pashë të humbiste, ishte e vështirë edhe për mua. A duhej ta kisha shënuar të parin? Të dy ishim në listën e golave. Seba ka shënuar më shumë gola nga penalltia në të gjithë ekipin”, ka thënë fillimisht Pio.

    Duke folur për penalltitë, Esposito foli edhe për penalltinë që humbi në Zenicë gjatë ndeshjes eliminatore kundër Bosnjë-Hercegovinës, gjë që rezultoi me mos pjesëmarrje në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

    “Kur shkon drejt penalltisë, ky është i vetmi kujtim që do të kem ndonjëherë. Nuk munda t’i fshihesha për gjithë jetën time.

    Tani Italia po kërkon të rikuperohet, pasi ka marrë katër nga gjashtë pikët që fitoi kundër Francës. “Po punojmë ngadalë, kemi ecur mirë që nga humbja kundër Belgjikës. Jemi një ekip i ri me kombinimin e duhur. Duhet kohë”.

    Pio Esposito i bashkohet Francesco Tottit në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e ekipit kombëtar, me 9 gola.

    “Shifrat më bëjnë shumë të lumtur. Kjo është një fanellë e rëndësishme, një fanellë me të cilën luajmë të gjithë që kur ishim fëmijë. Është ëndrra e të gjithëve dhe është gjithmonë një nder ta veshësh”, përfundoi ylli i Interit. /Telegrafi/

  • Nis rrënimi i shtëpive të shpronësuara në Pejë, në total parashihet të rrënohen 23 objekte

    Nis rrënimi i shtëpive të shpronësuara në Pejë, në total parashihet të rrënohen 23 objekte

    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se ka nisur procesi i rrënimit të shtëpive të shpronësuara në territorin e kësaj komune.

    Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri ka bërë të ditur se tashmë ka filluar rrënimi i shtëpisë së parë, ndërsa në total ky proces do të përfshijë 23 objekte të shpronësuara.

    “Filloi rrënimi i shtëpive të shpronësuara në Komunën e Pejës, kjo është e para prej 23 shtëpive në total”, ka shkruar Muhaxheri.

    Me këtë rast, ka nisur zbatimi i procesit të rrënimit të objekteve të shpronësuara, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet ky proces në vazhdim. /Telegrafi/

  • Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal në Maqedoni

    Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal në Maqedoni

    Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, brenda një jave janë regjistruar 116 raste, që është gati dyfish më shumë nga java e kaluar, kur ishin evidentuar 61 të prekur.

    Më së shumti raste janë regjistruar në Tetovë, 48 të prekur, ndërsa pas saj vijnë Kumanova me 26 dhe Shkupi me 13 raste.

    Grup mosha më e prekur është ajo nga 15 deri në 64 vjeç. Një pjesë e qytetarëve, sidomos grupet e rrezikuara kanë bërë imunizimin, ndërsa një pjesë ende mendohet për vaksinimin si mënyrë parandaluese.

    Sipas të dhënave zyrtare deri më tani janë vaksinuar gjithsej 11.629 persona nga kategoritë e rrezikuara. Mjekët apelojnë që qytetarët të mos neglizhojnë simptomat dhe të tregojnë kujdes.

  • KEDS for Signal: We’re working intensively on sancing damage from strong winds

    Powerful winds involving the country have also caused damage to energy infrastructure in some areas of the Dukagjin region.

    KED spokesman Adlum Ramadani has made known to the Signal Gazette that hundreds of teams are engaged in the field for marking damage to the power grid.

    According to him, the teams have started the interventions since yesterday and are working intensively in order to restore the electricity supply faster.

    As a result of strong winds, energy infrastructure has also been affected in some areas of the Dukagjin region, which have caused net damage. KEDS has already engaged hundreds of teams on the ground, which since yesterday are being intensively exiled to affected areas, the KEDS’s response to the signal said.

    And so, KEDS has appealed to consumers to show increased care and avoid approaching electricity lines because of the risk they may pose damage caused by strong winds.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • KEDS-i për Sinjalin: Po punojmë intensivisht për sanimin e dëmeve nga erërat e forta

    KEDS-i për Sinjalin: Po punojmë intensivisht për sanimin e dëmeve nga erërat e forta

    KEDS-i për Sinjalin: Po punojmë intensivisht për sanimin e dëmeve nga erërat e forta

    Erërat e fuqishme që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën energjetike në disa zona të rajonit të Dukagjinit.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Adlum Ramadani, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se qindra ekipe janë angazhuar në terren për sanimin e dëmeve në rrjetin elektrik.

    Sipas tij, ekipet kanë nisur intervenimet që nga dita e djeshme dhe po punojnë intensivisht me qëllim të rikthimit sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

    “Si rezultat i erërave të forta, në disa zona të rajonit të Dukagjinit është afektuar edhe infrastruktura energjetike, me ç’rast janë shkaktuar dëme në rrjet. KEDS tashmë ka angazhuar qindra ekipe në terren, të cilët që nga dita e djeshme janë duke intervenuar intensivisht në zonat e afektuara”, thuhet në përgjigjen e KEDS-it për Sinjalin.

    Po ashtu, KEDS u ka bërë apel konsumatorëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin afrimin pranë linjave elektrike, për shkak të rrezikut që mund të paraqesin dëmtimet e shkaktuara nga erërat e forta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • KPK-ja miraton Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, hyn në fuqi nga sot

    KPK-ja miraton Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, hyn në fuqi nga sot

    KPK-ja miraton Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, hyn në fuqi nga sot

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka miratuar Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Sistemin Prokurorial. Për këtë pikë votuan shtatë anëtarë për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa rregullorja hyn në fuqi nga dita e sotme, raporton Ekonomia Online.

    Gjatë mbledhjes, anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi, prezantoi draft-rregulloren, duke bërë të ditur se ajo ka kaluar të gjitha fazat e parapara të konsultimit publik, përfshirë edhe dëgjimin publik, si dhe se janë shqyrtuar komentet e pranuara nga OSBE-ja.

    “Draft-rregullorja ka kaluar të gjitha fazat e parapara të konsultimit publik, por ka kaluar edhe dëgjimin publik. Komentet i kemi pranuar nga OSBE-ja, të cilat i kemi shqyrtuar dhe janë diskutuar gjatë trajtimit në Komision. Ato që kanë pasur bazë, natyrisht që janë përfshirë”, tha Krasniqi.

    Ai shpjegoi se rregullorja është hartuar për herë të parë në sistemin prokurorial, duke sqaruar bazën ligjore dhe qëllimin e saj.

    “Rregullorja nxirret në bazë të nenit 7, paragrafit 1 të Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe nenit 40 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo rregullore është hartuar për herë të parë në sistemin prokurorial. Qëllimi i hartimit të kësaj rregulloreje ka qenë përcaktimi i parimeve, rregullave, procedurave, përgjegjësive dhe masave teknike e organizative për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë përpunimit, ruajtjes, përdorimit, shkëmbimit dhe transferimit të tyre nga institucionet e sistemit prokurorial, pra nga KPK-ja, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, përfshirë Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave, si dhe nga të gjithë prokurorët. Po ashtu, përmes dispozitave të kësaj rregulloreje synohet garantimi i mbrojtjes së të dhënave dhe lirive themelore të njeriut, të personave fizikë, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, deklaroi ai.

    Krasniqi më pas prezantoi përmbajtjen e rregullores, duke bërë të ditur se ajo përbëhet nga 42 nene, të ndara në 10 kapituj, ndërsa veçoi parimet dhe bazën ligjore për përpunimin e të dhënave.

    “Shkurtimisht po ju paraqes përmbajtjen e disa neneve. Kjo rregullore përmban 42 nene, të ndara në 10 kapituj, dhe do të veçoja shkurtimisht parimet dhe bazën ligjore për përpunimin, ku përcaktohet se sistemi prokurorial përpunon të dhënat personale vetëm kur ekziston baza ligjore, në mënyrë të ligjshme, proporcionale dhe vetëm për qëllime specifike, duke respektuar njëkohësisht nevojën për ruajtjen e hetimit penal”, tha Krasniqi.

    Ai foli edhe për të drejtat që do t’u garantohen personave, të dhënat personale të të cilëve përpunohen nga sistemi prokurorial, duke sqaruar se në cilat raste mund të ketë kufizime në realizimin e tyre.

    “Sa i përket të drejtave të subjekteve të të dhënave, rregullohet e drejta e informimit, e qasjes, e korrigjimit, e fshirjes, e kufizimit të përpunimit dhe kundërshtimit, si dhe procedura për realizimin e tyre. Këto të drejta mund të realizohen vetëm në raste të përcaktuara me ligj, kur kjo është e domosdoshme për mbrojtjen e hetimit penal, sigurisë publike ose interesit publik”, u shpreh ai.

    Një pjesë tjetër e rregullores ka të bëjë me caktimin e zyrtarëve përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në institucionet e sistemit prokurorial.

    “Po ashtu, lidhur me zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale, krijohet një rrjet i zyrtarëve në të gjithë sistemin: në Këshill caktohet një Zyrtar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ZMDP) nga Këshilli, në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa në prokurori nga kryeprokurori i prokurorisë përkatëse. Zyrtari i Këshillit, në koordinim me koordinatorin, monitoron zbatimin e rregullores dhe bashkëpunon me Agjencinë për Informim dhe Privatësi”, theksoi Krasniqi.

    Duke folur për mekanizmat e llogaridhënies dhe mbikëqyrjes, ai bëri të ditur se institucionet do të kenë obligime të veçanta për dokumentimin dhe kontrollimin e mënyrës së përpunimit të të dhënave.

    “Sa i përket mjeteve të llogaridhënies: çdo institucion obligohet të mbajë regjistër të aktivitetit të përpunimit, parashikohen auditime periodike, si dhe vlerësimi i ndikimit para çdo përpunimi që paraqet rrezik të lartë për të drejtat e personave. Masat e sigurisë përfshijnë: kontrollin e qasjes, autentifikimin, kopjet rezervë, rregullat për përdorimin e postës elektronike zyrtare, pajisjeve, portaleve, dokumenteve fizike, mbikëqyrjen me kamera, si dhe fjalëkalimet dhe kredencialet individuale”, deklaroi ai.

    Krasniqi foli edhe për mënyrën se si do të trajtohen të dhënat që publikohen ose komunikohen jashtë institucioneve prokuroriale, përfshirë ato që u përcillen mediave dhe shoqërisë civile.

    “Lidhur me anonimizimin dhe publikimin: çdo e dhënë që tregohet jashtë institucionit, përfshirë mediat dhe shoqërinë civile, anonimizohet. Publikimi i aktakuzave, njoftimeve për media dhe vendimeve bëhet vetëm pas anonimizimit, duke respektuar prezumimin e pafajësisë, mbrojtjen e fëmijëve, viktimave të dhunës në familje, dhunës seksuale dhe viktimave të tjera me ndjeshmëri”, tha Krasniqi.

    Në prezantimin e tij, ai u ndal edhe te mbrojtja e të dhënave të personelit, duke theksuar se rregullorja përcakton mënyrën e përpunimit të të dhënave të prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesionalë dhe stafit administrativ, si dhe ndalon keqpërdorimin e tyre.

    “Për mbrojtjen e të dhënave të personelit, rregullohet përpunimi i të dhënave të prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesionalë dhe stafit administrativ, duke ndaluar përdorimin e tyre për qëllime private, politike apo diskriminuese”, theksoi ai.

    Po ashtu, Krasniqi sqaroi se rregullorja përcakton edhe obligimet e institucioneve në rastet e incidenteve që mund të cenojnë sigurinë e të dhënave personale, si dhe përgjegjësitë që mund të pasojnë në rast të shkeljeve.

    “Për incidentet, ruajtjen dhe azhurnimin: përcaktohet detyrimi për raportim të menjëhershëm të incidenteve, afatet e ruajtjes dhe mënyra e dokumentuar e azhurnimit të të dhënave, ndërsa shkelja e dispozitave sjell përgjegjësi disiplinore, administrative apo penale”, deklaroi Krasniqi.

    Në përfundim të prezantimit, ai theksoi se mbrojtja e të dhënave personale ka rëndësi të veçantë për sistemin prokurorial, për shkak të natyrës së punës dhe ndjeshmërisë së informatave që trajtohen nga ky sistem.

    “Prandaj, të nderuar kolegë, sistemi prokurorial, për shkak të natyrës së punës, është ndër institucionet që përpunojnë të dhënat më të ndjeshme të qytetarëve. Për këtë arsye, besimi i publikut në sistem nuk varet vetëm nga efikasiteti në ndjekjen penale, por edhe nga mënyra se si i ruajmë dhe i mbrojmë të dhënat”, përfundoi Krasniqi.

    Pas prezantimit, rregullorja u hodh në votim dhe u miratua me shtatë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ajo hyn në fuqi nga sot.

    Burimi: Insajderi

  • Rafet Halimi caktohet zëvendëskryeprokuror i PSRK-së, Valdet Gashi jep dorëheqje nga kjo pozite

    Rafet Halimi caktohet zëvendëskryeprokuror i PSRK-së, Valdet Gashi jep dorëheqje nga kjo pozite

    Rafet Halimi caktohet zëvendëskryeprokuror i PSRK-së, Valdet Gashi jep dorëheqje nga kjo pozite

    Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e së premtes, ka caktuar Rafet Halimin në pozitën e zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

    Halimi është caktuar në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të PSRK-së, Dren Paca, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjatë mbledhjes, kryesuesi i KPK-së ka njoftuar se Valdet Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeprokurorit të PSRK-së dhe nga udhëheqja e Departamentit për Korrupsion.

    Burimi: Insajderi