Category: Lajme

  • Toshkovski: Iva Mihailova gjatë arratistjes nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

    Toshkovski: Iva Mihailova gjatë arratistjes nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

    Hetimi i deritanishëm për arratisjen e të akuzuarës Iva Mihailova ka treguar se ajo nuk është regjistruar as gjatë hyrjes dhe as gjatë daljes nga vendi në pikat kufitare të Maqedonisë, as në kamerat e sistemeve të sigurisë në vend gjatë periudhës kritike, tha ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

    Toshkovski për “Sitel” thotë se asnjë nga kamerat dhe sistemet e sigurisë në dispozicion të institucioneve maqedonase nuk e regjistroi lëvizjen e saj në intervalin kritik kohor, nga mbrëmja kur ajo u pa në një bar në Koçani deri në momentin kur ajo u shfaq në mediat në Bullgari.

    “Pjesa e hetimit deri më tani ka konfirmuar se jo vetëm që ajo nuk është në të dhënat e hyrjeve dhe daljeve të vendit gjatë vitit 2026, por policia kufitare bullgare gjithashtu na konfirmoi fillimisht se nuk ka të dhëna për hyrjen ose daljen e saj gjatë këtij viti. Ajo nuk është zbuluar në asnjë nga kamerat, as në asnjë nga sistemet që kemi”, tha Toshkovski.

    Duke iu referuar spekulimeve dhe informacioneve që po përhapen në publik në lidhje me rolin e supozuar të oficerëve të policisë në arratisjen e Mihailovës, Toshkovski tha se informacionet deri më tani nuk tregojnë një gjë të tillë.

    “Ky person, së bashku me personin tjetër, nuk është regjistruar në asnjë nga kamerat gjatë atij intervali kritik kohor. E lëre më që oficerët e policisë ta përshëndesin, ta lavdërojnë dhe të flasin se sa është e rëndësishme për botën, siç po përpiqen të imponojnë me propagandën që, për fat të keq, po përhapet”, tha Ministri./Telegrafi/

  • Jane Fonda lihet jashtë testamentit të ish-burrit: Pasuria e tij është rreth 2.5 miliardë dollarë

    Jane Fonda lihet jashtë testamentit të ish-burrit: Pasuria e tij është rreth 2.5 miliardë dollarë

    Jane Fonda nuk është e listuar në testamentin e ish-bashkëshortit të saj Ted Turner, themeluesit të CNN i cili vdiq në maj, kështu që ajo nuk do të trashëgojë asnjë nga pasuria e tij e vlerësuar në 2.5 miliardë dollarë.

    Turner u martua tri herë dhe ishte i martuar me Fondën për dhjetë vjet. Edhe pse u divorcuan në vitin 2001, ata vazhduan të mbanin marrëdhënie miqësore. Sipas TMZ, fëmijët e Turner, Laura, Robert, Rhett, Reed dhe Sara, kërkuan të emëroheshin ekzekutorë të testamentit të tij dhe janë të listuar në dokumente si trashëgimtarë të vetëm.

    Turner bëri testamentin e tij të parë në vitin 2003, kur ishte 64 vjeç, dhe në vitet në vijim e ndryshoi atë më shumë se dhjetë herë. Turner vdiq në maj, në moshën 88 vjeç. Pas vdekjes së tij, Fonda, e cila e quante atë “ish-burri i saj më i dashur”, i tha lamtumirë me një deklaratë emocionale. Ajo kujtoi marrëdhënien e tyre të trazuar dhjetëvjeçare dhe nxori në pah mendjen e tij të shkëlqyer, sensin e humorit dhe brishtësinë.

    “Ai erdhi në jetën time si një pirat tepër i pashëm, jashtëzakonisht romantik dhe i patrembur. Pas tij, unë nuk isha më kurrë e njëjta. Ai kishte nevojë për mua. Askush nuk më kishte treguar se kishte nevojë për mua më parë, dhe nuk ishte kushdo, por themeluesi i CNN dhe Turner Classic Movies, një njeri që fitoi Kupën e Amerikës si një marinar i shkëlqyer. Ai e jetoi jetën në maksimum, kishte një mendje të shkëlqyer dhe një sens humori të jashtëzakonshëm”, tha ajo.

    Ajo shtoi se ai kujdesej shumë për të.

    “Kjo ishte diçka e re për mua. Ti ndryshon kur ndjen se dikush ka nevojë për ty, dhe ai person kujdeset për ty në të njëjtën kohë. Ted Turner më ndihmoi të besoj në veten time dhe të fitoj vetëbesim. Mendoj se i dhashë të njëjtën gjë atij, por gratë janë rritur të jenë të tilla. Burra si Ted nuk pritet të tregojnë se sa shumë kanë nevojë për dikë ose të zbulojnë anën e tyre të dobët. Unë besoj se kjo ishte forca e tij më e madhe”, tha ajo.

    Fonda pranoi gjithashtu se Turner ishte “personi më konkurrues që ka takuar ndonjëherë” dhe se jeta me të nuk ishte gjithmonë e lehtë.

    “Gjithmonë i kam dashur sfidat dhe me Tedin përpjekja pothuajse gjithmonë ia vlente. E doja me gjithë zemër. E imagjinoj në parajsë, të rrethuar nga të gjitha ato kafshë të egra që ai i shpëtoi nga zhdukja”, shtoi ajo.

    Turner, i njohur me nofkën “Goja e Jugut” për shkak të drejtpërdrejtshmërisë dhe gjuhës së tij të mprehtë, ndërtoi një perandori të gjerë mediatike që përfshinte kanale të shumta televizive kabllore dhe satelitore dhe ishte pronar i ekipit të bejsbollit Atlanta Braves për dekada të tëra.

    Në vitin 1980, ai themeloi CNN, kanalin e parë televiziv të lajmeve që transmetonte 24 orë në ditë. Suksesi i tij nxiti zhvillimin e rrjeteve të tjera të lajmeve, përfshirë Fox News. Revista Time e emëroi atë Personin e Vitit në vitin 1991, duke theksuar ndikimin e CNN në mënyrën se si bota ndjek lajmet dhe ngjarjet kryesore në kohë reale.

    Me kalimin e kohës, perandoria mediatike e Turner është zgjeruar përtej CNN. Ndër projektet e tij më të famshme televizive ishin TBS, TNT, Turner Classic Movies dhe Cartoon Network.

  • Mediat zvicerane i kushtojnë vëmendje zgjedhjes së Lutfi Dalipit, talenti 20-vjeçar vendos ta përfaqësojë Kosovën

    Mediat zvicerane i kushtojnë vëmendje zgjedhjes së Lutfi Dalipit, talenti 20-vjeçar vendos ta përfaqësojë Kosovën

    Mediat zvicerane i kushtojnë vëmendje zgjedhjes së Lutfi Dalipit, talenti 20-vjeçar vendos ta përfaqësojë Kosovën

    Vendimi i talentit të ri, Lutfi Dalipi, për ta përfaqësuar Kosovën në të ardhmen ka marrë vëmendje edhe në mediat zvicerane.

    Dy prej mediumeve më të mëdha në Zvicër, Blick dhe 20 Minuten, kanë raportuar për zgjedhjen e 20-vjeçarit, i cili po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Vaduzit.

    Blick e ka publikuar lajmin me titullin “Talenti i madh ka marrë vendimin për kombëtaren”, duke bërë të ditur se Dalipi ka zgjedhur Kosovën, ndonëse ka lindur dhe është rritur në Zvicër dhe ka qenë pjesë e përfaqësueseve të grupmoshave të këtij shteti deri te U21.

    Mediumi zviceran thekson se futbollisti kishte mundësi të zgjidhte mes Kosovës, Shqipërisë dhe Portugalisë, por në fund vendosi ta realizojë premtimin që i kishte dhënë gjyshit të tij për të përfaqësuar njërën prej dy vendeve shqiptare, duke zgjedhur Kosovën.

    Edhe 20 Minuten i ka kushtuar një artikull këtij vendimi, duke e cilësuar Dalipin si një tjetër talent që i thotë “jo” përfaqësueses së Zvicrës.

    “Çështje zemre – talenti i radhës i kombëtares i thotë jo Zvicrës”, ishte titulli i mediumit zviceran, i cili vuri në pah vendimin e futbollistit për të mos vazhduar karrierën ndërkombëtare me Zvicrën.

    Ndërkohë, Dalipi po kalon një sezon të shkëlqyeshëm me Vaduzin, ku është i huazuar nga Young Boys. Deri më tani, ai ka regjistruar pesë gola dhe nëntë asistime, paraqitje që kanë tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të mëdha evropiane.

    Zgjedhja e tij vjen pas vendimeve të Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit, të cilët gjithashtu vendosën të mos e përfaqësojnë Zvicrën, por Kosovën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zyrtari i Arkivit dyshohet se konfirmoi dokument të falsifikuar për t’i mundësuar një personi pronësinë mbi tri parcela në Prishtinë -detajet nga dosja e Prokurorisë

    Zyrtari i Arkivit dyshohet se konfirmoi dokument të falsifikuar për t’i mundësuar një personi pronësinë mbi tri parcela në Prishtinë -detajet nga dosja e Prokurorisë

    Zyrtari i Arkivit dyshohet se konfirmoi dokument të falsifikuar për t’i mundësuar një personi pronësinë mbi tri parcela në Prishtinë -detajet nga dosja e Prokurorisë

    Një zyrtar i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke konfirmuar në mënyrë të pavërtetë autenticitetin e një dokumenti, i cili dyshohet se është përdorur për përfitimin e kundërligjshëm të tri parcelave në Prishtinë.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit, i dyshuari Mehdi Bahtiri, i cili në vitin 2023 ishte përgjegjës për arkiv në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se ka lëshuar një konfirmim për autenticitetin e një dokumenti që nuk përputhej me dokumentacionin origjinal të ruajtur në arkiv.

    Rasti lidhet me një dokument të paraqitur nga Nebojsha Janjić në procedurën e regjistrimit të pronësisë. Më 15 shkurt 2023, Drejtoria për Kadastër e Komunës së Prishtinës kishte kërkuar verifikimin e autenticitetit të këtij dokumenti.

    Sipas Prokurorisë, më 24 shkurt 2023, Bahtiri kishte lëshuar një shkresë përmes së cilës kishte konfirmuar autenticitetin e dokumentit, ndonëse ai nuk ishte identik me dokumentacionin origjinal që gjendej në Arkivin Ndërkomunal të Prishtinës.

    Dyshimet janë se përmes këtij konfirmimi të pavërtetë, Janjićit i është mundësuar të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme të drejta pronësore mbi tri parcela në Komunën e Prishtinës.

    Bëhet fjalë për parcelat me numrat:

    • P-71914050-00153-31
    • P-71914050-00153-32
    • P-71914059-01640-3

    Prokuroria thotë se verifikimet e kryera më 21 korrik 2026 në Arkivin Ndërkomunal të Prishtinës kanë treguar se në dosjen përkatëse nuk ekzistonte dokumentacioni që do ta mbështeste konfirmimin e dhënë nga zyrtari.

    Për këto veprime, Mehdi Bahtiri dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Nebojsha Janjić dyshohet për “Falsifikim të dokumenteve”.

    Në bazë të provave të mbledhura, Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj Bahtirit, duke vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprës penale dhe rrezik për pengimin e procedurës penale.

    Mehdi Bahtiri është ndaluar më 11 nëntor 2026, ndërsa kërkesa për caktimin e paraburgimit është parashtruar nga prokurori Bashkim Zeqaj më 12 nëntor 2026.

    Burimi: Insajderi

  • Dogana konfiskon afro një kilogram ari në Prishtinë, vlera rreth 120 mijë euro

    Dogana konfiskon afro një kilogram ari në Prishtinë, vlera rreth 120 mijë euro

    Dogana e Kosovës ka konfiskuar 952.54 gramë ari të përpunuar, me vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh, gjatë kontrolleve në tri argjendari në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të Doganës, kontrollet janë realizuar të enjten, në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme.

    Gjatë kontrollit në njërën prej argjendarive është zbuluar sasia e arit që më pas është konfiskuar, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.

    Ndërkaq, në një argjendari tjetër janë identifikuar rreth pesë kilogramë ari të pashenjëzuar, përkatësisht pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit.

    Për këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

    Inspektorët kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit për të kryer procedurat e verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Dogana ka bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme të metaleve të çmuara, si dhe mbrojtjes së konsumatorëve dhe tregut.

    Burimi: Dukagjini

  • Dogana konfiskon rreth 1 kg ar gjatë kontrolleve në argjendaritë e Prishtinës

    Dogana konfiskon rreth 1 kg ar gjatë kontrolleve në argjendaritë e Prishtinës

    Dogana e Kosovës njofton se ka konfiskuar rreth 1 kg ari në vlerë prej 120 mijë eurosh gjatë kontrolleve në argjendari në Prishtinë.

    “Dogana e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut, ka realizuar sot kontrolle në tri argjendari në qytetin e Prishtinës. Gjatë kontrolleve të zhvilluara, në njërën prej argjendarive është zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 952,54 gramësh ari të përpunuar, me vlerë të përafërt prej 120,000 eurosh, për të cilin janë ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi”, njofton Dogana.

    Ndërkaq, në një argjendari tjetër, gjatë kontrollit është konstatuar prania e rreth 5 kilogramëve ari të pashenjëzuar (pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit).

    Lidhur me këtë rast, Dogana e Kosovës ka njoftuar dhe ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Inspektorët përkatës kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit, me qëllim të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme të metaleve të çmuara, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e konkurrencës së ndershme, mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

    “Kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprimtarive që cenojnë interesat ekonomike dhe fiskale të Republikës së Kosovës”, njofton Dogana.

    Burimi: RTKLive

  • Customs seizes about 1kg of gold during Pristina jewelry checks

    Kosovo Customs reports it has confiscated about 1kg of gold worth 120 thousand euros during jewelry checks in Pristina.

    Kosovo’s Dogana, within the framework of continued activities for combating smuggling, preventing illegal trade and protecting the market, has today carried out controls in three goldsmiths in the town of Pristina. During the developed raids, a total of 952,54 grams of refined gold, worth approximately 120,000 euros, for which the respective actions have been undertaken in line with customs legislation in power, Dogana reports.

    At the same time, the presence of about 5 kilograms of unsigned gold (without the corresponding stamps of control and signification) has been recorded in another jewelry store.

    In this case, Kosovo Customs has announced and requested assistance from the competent Inspectorate of the Ministry of Industry, Undertaking and Trade ( MINT). The relevant inspectors have received in the treatment the identified amount of gold, with the aim of conducting verification and signification procedures, in line with legislation in force.

    Kosovo customs remains committed to combating smuggling and illegal trade in precious metals, as well as strengthening interilateral co-operation for ensuring fair competition, protecting consumers and respecting legal obligations.

    Such controls will continue in the future, with the aim of identifying and preventing activities that violate the economic and fiscal interests of the Republic of Kosovo, Dogan reports.

    Source Layer: RTKLive

  • Përplasje e ashpër mes Arlindës dhe Nichit për Kledjën në BBVK (VIDEO)

    Përplasje e ashpër mes Arlindës dhe Nichit për Kledjën në BBVK (VIDEO)

    Përplasje e ashpër mes Arlindës dhe Nichit për Kledjën në BBVK (VIDEO)

    Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Arlindës dhe Nichit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, lidhur me pëlqimin e këtij të fundit ndaj Kledjës.

    Arlinda e akuzoi Nichin se po e ndiqte Kledjën, ndonëse ajo i kishte bërë të qartë se nuk kishte interesim për të.

    “Ti e ndjek gruan si pervers, ti nuk e kupton fjalën ‘jo’. Ajo vajza po të thotë se nuk më pëlqen. Ti e ke abuzuar psikologjikisht, ti ke për t’u bërë viktimë e egos tënde”, i tha Arlinda.

    Nichi iu kundërpërgjigj me fjalët: “Ik atje, mashtruese!”, duke e përshkallëzuar edhe më tej debatin.

    Përballjen e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

  • Severe impact between Arlinda and Nichit for Cledja at BBVK ( VIDEOS)

    – What?A fierce debate has erupted between Arlinda and Nichi at Big Brother’s home V IP Kosova, in terms of his consent towards Cledja.

    Arlinda accused Nichi of following Cledja, although she had made it clear that she had no interest in him.

    You follow a woman like a pervert, you don’t understand the word “no.” That girl is telling you I don’t like her. You have psychologically abused him, you will become the victim of your ego, Arlinda told him.

    Nichi retorted: Go there, cheater!

    You can follow the full approach in the following video.

  • Harry Kane shkruan historinë me Anglinë, katapultohet si legjendë

    Harry Kane shkruan historinë me Anglinë, katapultohet si legjendë

    Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është tani lojtari me më shumë ndeshje për “Tre Luanët” me 126 paraqitje, pasi luajti në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Kroacisë të enjten mbrëma, 12 nëntor 2026.

    Kapiteni aktual i Anglisë bëri paraqitjen e tij të 125-të në ndeshjen e tetorit me Çekinë, që do të thoshte se sulmuesi i Bayern Munich u barazua me rekordin e mëparshëm të të gjitha kohërave për meshkuj prej 125 golash, i cili mbahej nga Peter Shilton.

    Ai tani ka vendosur një rekord të ri historik për ekipin e meshkujve, me ndeshjet e tij të grumbulluara në vetëm më pak se 12 vjet, pas debutimit të tij kundër Lituanisë në fillim të vitit 2015, ku shënoi edhe golin e tij të parë në rrugën drejt bërjes golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i “Tre Luanëve”.

    Shilton mbante rekordin e të gjitha kohërave për ekipin kombëtar të futbollit të meshkujve të Anglisë me 125 ndeshje ndërkombëtare në emrin e tij, duke përfaqësuar Tre Luanët për 20 vjet, pasi debutoi kundër Gjermanisë Lindore në nëntor 1970.

    Ai u paraqit në pesë turne të mëdha, duke përfshirë Kupat e Botës në vitet 1982, 1986 dhe 1990 dhe Kampionatet Evropiane në vitet 1984 dhe 1988. Ai u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas eliminimit të Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1990 në Itali.

    Kane u bë centurion më 10 shtator 2024, kur luajti ndeshjen e tij të 100-të në një ndeshje të Ligës së Kombeve me Finlandën në Wembley dhe tani ai do ta rris rekordin edhe më shumë deri në pensionimin e tij.

    Në listën e lojtarëve me më shumë paraqitje gjenden edhe emra tjerë si Wayne Rooney, David Beckham, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

    Lista e lojtarëve me më shumë paraqitje te Anglia

    1 – Harry Kane – 126 paraqitje

    2 – Peter Shilton – 125 paraqitje

    3 – Wayne Rooney – 120 paraqitje

    4 – Sir David Beckham – 115 paraqitje

    5 – Steven Gerrard – 114 paraqitje

    6 – Bobby Moore – 108 paraqitje

    7 – Ashley Cole – 107 paraqitje

    8 = Sir Bobby Charlton – 106 paraqitje

    9 = Frank Lampard – 106 paraqitje

    10 – Billy Wright – 105 paraqitje

    11 – Kyle Walker – 96 paraqitje

    12 – Bryan Robson – 90 paraqitje

    /Telegrafi/