Category: Lajme

  • 14 të vdekur dhe 30 të plagosur pas përplasjes së 23 automjeteve në Emiratet e Bashkuara Arabe

    14 të vdekur dhe 30 të plagosur pas përplasjes së 23 automjeteve në Emiratet e Bashkuara Arabe

    14 të vdekur dhe 30 të plagosur pas përplasjes së 23 automjeteve në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Një aksident masiv rrugor në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe ka shkaktuar 14 viktima dhe 30 të plagosur, pasi 23 automjete, mes tyre edhe kamionë, janë përfshirë në një përplasje të rëndë.

    Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila konfirmoi bilancin tragjik të ngjarjes.

    Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, në aksident janë përfshirë 18 automjete dhe pesë kamionë. Ende nuk dihen rrethanat e plota sesi ndodhi përplasja zinxhir, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

    Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe strukturat e specializuara të shpëtimit, të cilat vijojnë operacionet. Ndërkohë, 30 personat e plagosur janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, por autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për gjendjen e tyre shëndetësore apo shkallën e dëmtimeve.

    Në reagimin e saj, Ministria e Brendshme e Emirateve bëri të ditur se disa institucione shtetërore janë angazhuar në koordinimin e operacionit dhe në hetimin e ngjarjes.

    Autoritetet po punojnë për të përcaktuar sesi ndodhi përplasja që përfshiu dhjetëra automjete.

    Burimi: Insajderi

  • 14 dead and 30 injured after the crash of 23 vehicles in United Arab Emirates

    A massive road accident in Fujairah of the United Arab Emirates has caused 14 victims and 30 injuries, as 23 vehicles, including trucks, have been involved in a serious crash.

    The news has been made known by the United Arab Emirates Interior Ministry, which confirmed the tragic balance of the event.

    According to authorities’ preliminary data, 18 vehicles and five trucks were involved in the accident. Still not known the full circumstances of how the chain crash occurred, while investigations have started to whiteen the causes and dynamics of the accident.

    Emergency teams and specialised rescue facilities, which follow operations, have arrived at the scene. Meanwhile, 30 injured persons have been sent to receive medical assistance, but authorities have not yet provided details about their state of health or the extent of injuries.

    In her response, the Ministry of Interior of Emirates indicated that some state institutions have engaged in co-ordinating the operation and investigating the event.

    Authorities are working to determine how the crash involving dozens of vehicles occurred.

    Source Layer: Insander

  • MASh ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

    MASh ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrë vendimin për ndarjen e 80 bursave për vitin shkollor 2026/2027, prej të cilave: 70 bursa për nxënësit që ndjekin mësimet në profilet deficitare dhe 10 bursa për vajzat që ndjekin mësimet në drejtimet teknike.

    “Përfituesit do të mbështetet me 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor. Kjo mbështetje synon të nxisë shkollimin në profilet deficitare dhe pjesëmarrjen e vajzave në drejtimet teknike të arsimit dhe aftësimit profesional”, njofton MASh.

     

    MASh njofton se palët e pakënaqura me vendimin mund të parashtrojnë ankesë në afat prej shtatë ditësh pas shpalljes së rezultateve, në Komisionin e Ankesave më MASh, në formë fizike.

    Burimi: RTKLive

  • Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 15-vjetorin, Krasniqi: Peja mbetet qyteti i studentëve (VIDEO)

    Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 15-vjetorin, Krasniqi: Peja mbetet qyteti i studentëve (VIDEO)

    Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 15-vjetorin, Krasniqi: Peja mbetet qyteti i studentëve (VIDEO)

    Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” mbush 15 vjet nga themelimi zyrtar.

    Me këtë rast, rektori i universitetit, Armand Krasniqi, në një intervistë në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova për gazetarin korrespodent Valdrin Daci, ka folur për historikun dhe rrugëtimin e institucionit.

    Krasniqi e cilësoi këtë përvjetor si një ditë të veçantë jo vetëm për universitetin dhe studentët, por edhe për qytetarët dhe gjithë Kosovën, njofton Klankosova.tv.

    Ai bëri të ditur se historia e arsimit të lartë në Pejë daton shumë më herët, përkatësisht nga viti 1960, kur nisi punën Shkolla e Lartë Ekonomike Komerciale.

    “66 vite më parë një shkollë e lartë ekonomike komerciale ka filluar dhe nga ajo ka filluar historia e arsimit të lartë. Nga ajo ditë, Peja është qyteti i studentëve dhe mbetet i tillë”, u shpreh mes tjerash Krasniqi.

  • Dogana kontrollon tri argjendari në Prishtinë, konfiskon ar me vlerë 120 mijë euro dhe zbulon 5 kilogramë të pashenjëzuar

    Dogana kontrollon tri argjendari në Prishtinë, konfiskon ar me vlerë 120 mijë euro dhe zbulon 5 kilogramë të pashenjëzuar

    Dogana kontrollon tri argjendari në Prishtinë, konfiskon ar me vlerë 120 mijë euro dhe zbulon 5 kilogramë të pashenjëzuar

    Dogana e Kosovës ka realizuar kontrolle në tri argjendari në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme.

    Gjatë kontrolleve, në njërën prej argjendarive është zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 952.54 gramësh ari të përpunuar, me vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh.

    Ndërkaq, në një argjendari tjetër është konstatuar prania e rreth pesë kilogramëve ari të pashenjëzuar, pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit.

    Lidhur me këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

    Inspektorët përkatës kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit, me qëllim të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së tregut, konsumatorëve dhe interesave ekonomike e fiskale të vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Customs controls three silversmiths in Pristina, seizes gold worth 120 thousand euros and discovers 5kg unsigned

    Kosovo customs has realised controls in three goldsmiths in Pristina, within activities to combat smuggling and illegal trade.

    During the checks, an estimated 120 thousand euros of refined gold is discovered and seized.

    At the same time, the presence of about five kilograms of unsigned gold has been ascertained without the corresponding stamps of control and marking.

    In this case, Dogana has requested assistance from the competent Inspectorate of the Ministry of Industry, Trade and Trade ( MINT).

    The relevant inspectors have received in the treatment the identified amount of gold, with the aim of conducting verification and signification procedures, in line with legislation in force.

    Kosovo customs has indicated that such controls will continue in the future, with the aim of preventing smuggling and market protection, consumers and economic and fiscal interests of the country.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mercedes pezullon investimet në fabrikat në Gjermani

    Mercedes pezullon investimet në fabrikat në Gjermani

    Në bisedimet për uljen e kostove te Mercedes ende nuk ka shenja për zgjidhje. Tani drejtuesit e koncernit kanë pezulluar të gjitha investimet në fabrikat në Gjermani dhe duan të shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së tyre.

    Te prodhuesi i automobilëve, Mercedes, negociatat për kostot me këshillin e punëmarrësve dhe sindikatën IG Metall kanë ngecur. Në këtë situatë, drejtuesit e koncernit kanë njoftuar se do të shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani për shkak të kostove të larta të prodhimit. Gjithashtu është vendosur që “të ndalen të gjitha investimet e mëtejshme në fabrikat në Gjermani”, deklaroi drejtori i prodhimit, Michael Schiebe, në një intervistë të publikuar në intranetin e koncernit.

    Pavarësisht bisedimeve të shumta dhe intensive, aktualisht ende nuk shihet ndonjë “korridor zgjidhjeje” dhe, me strukturën aktuale të kostove, nuk mund të investohet në Gjermani, argumentoi Schiebe.

    Drejtuesit kërkojnë lëshime nga punonjësit

    Me këto njoftime koncerni po shton presionin ndaj punonjësve. Kompania ka nevojë për një vendim në negociatat me këshillin e punëmarrësve, në mënyrë që nga ana e punonjësve të bëhen disa lëshime, deklaroi drejtoresha e kuadrit Britta Seeger.

    “Aktualisht një vendim i tillë nuk duket në horizont. Prandaj tani jemi të detyruar të shqyrtojmë konkretisht dhe në detaje se cilat fabrika në Gjermani mund të vazhdojmë t’i përballojmë.” Sipas saj, mbylljet duhen shmangur “me çdo kusht”, por tani fatkeqësisht kjo mundësi duhet shqyrtuar më konkretisht.

    Drejtori i prodhimit Schiebe theksoi në intervistë, se kostoja e një ore pune në prodhim në Gjermani është në disa raste deri pesë herë më e lartë se në fabrikat në Evropën Lindore. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, modelet e reja do të prodhohen vetëm jashtë Gjermanisë.

    Seeger iu referua gjithashtu negociatave aktuale për pagat në industrinë e metalurgjike dhe atë elektrike. IG Metall kërkon një rritje page prej pesë për qind. “Një rritje e tillë do t’i shtonte edhe më tej kostot tashmë të larta të punës në Gjermani, ndonëse ato janë që tani tepër të larta krahasuar në nivel ndërkombëtar.”

    Kërkohet javë pune 40-orëshe në vend të asaj 35-orëshe

    Në total, Mercedes ka dymbëdhjetë qendra prodhimi në Gjermani. Aktualisht, kompania po zhvillon bisedime për të ashtuquajturën “ofensivë të produktivitetit”, me të cilën synohet ulja e kostove.

    Për shkak të rënies së fitimeve në sektorin e veturave, drejtuesit kërkojnë që punonjësit të punojnë më gjatë pa kompensim shtesë në pagë. Është diskutuar për një javë pune prej 40 orësh në vend të 35 orëve. Për këshillin e punëmarrësve dhe IG Metall kjo është një vijë e kuqe, pasi java 35-orëshe konsiderohet një nga arritjet kryesore të sindikatës.

    Kushtet në të cilat u arrit atëherë marrëveshja për shkurtimin e orarit të punës nuk ekzistojnë më, argumentoi Seeger. Sipas saj, një numër më i madh orësh pune do të mund ta rriste shpejt produktivitetin, pa prekur drejtpërdrejt pagat e punonjësve. Megjithatë, menaxhmenti synon të ndërhyjë edhe te pagesat shtesë, përfitimet vullnetare si pjesëmarrja në fitim, si edhe te komponentë të përcaktuar nga kontratat kolektive, si shpërblimet për pushimet dhe Krishtlindjet.

    “Në një mjedis jashtëzakonisht sfidues”

    Schiebe tha, se e kupton që “masat për të cilat po diskutohet kërkojnë shumë nga punonjësit tanë”. Por tani duhet vepruar: “Ndodhemi në një mjedis jashtëzakonisht sfidues, të karakterizuar nga tarifat doganore, presioni mbi çmimet, kërkesa më e ulët në treg dhe konkurrenca e fortë, veçanërisht nga Kina.”

    Seeger deklaroi se edhe drejtuesit e koncernit do të pranojnë sakrifica financiare. Sipas saj, drejtuesit nuk kanë marrë rritje page në dy raundet e fundit të rritjes së pagave.

    Mercedes është përballur gjatë viteve të fundit me rënie të shitjeve dhe të fitimeve. Schiebe ka hedhur në diskutim që disa javë më parë mundësinë e mbylljes së dy fabrikave në Gjermani, nëse kostot nuk ulen. Në këtë rast do të prekeshin një fabrikë gjermane e montimit të karrocerive dhe një fabrikë gjermane e sistemeve të lëvizjes (powertrain). Në fabrikat e powertrain-it prodhohen komponentë për automjetet.

    Burimi: RTKLive

  • Mercedes suspends investments in factories in Germany

    In negotiations on lowering Mercedes costs, there are still no signs of solutions. Now the concert leaders have suspended all investments in factories in Germany and want to consider the possibility of closing them.

    The automaker, Mercedes, negotiations on costs with the Employers’ Council and the IG Metall union are stuck. In this situation, concert leaders have announced they will consider the possibility of closing factories in Germany due to high production costs. It has also been decided that all further investments in factories in Germany will stop, said production director Michael Schiebe, in an interview published in the concert Intranet.

    Despite numerous and intensive talks, there is still no view of any solution cohorts, and, with the current cost structure, cannot be invested in Germany, Scheebe argued.

    Directors Seek Employment From Employers

    With these reports, the concert is increasing pressure on employees. The company needs a decision on negotiations with the employment council so that certain concessions can be made on the part of employees, said framework director Britta Seeger.

    Exactly such a decision does not appear on the horizon. So now we are forced to examine concretely and in detail which factories in Germany can continue to deal with. According to her, closures should be avoided at any cost, but now unfortunately this opportunity should be considered more concrete.

    The production director Schiebe stressed in the interview that the cost of an hour’s production work in Germany is on several occasions up to five times higher than in factories in Eastern Europe. If an agreement is not reached, new models will be produced only outside Germany.

    Seeger also referred to current negotiations on wages in the metallural and electrical industry. IG Metall requires a five – percent salary increase. Such growth would further increase the already high labour costs in Germany, though they are now too high compared at the international level. )

    Forty-hour work weeks required instead of 35 hours

    In total, Mercedes has twelve production centres in Germany. Currently, the company is holding talks on the so-called productivity éofensive, with which the reduction of costs is targeted.

    Due to the decline in profits in the car sector, the directors demand that employees work longer without additional compensation in wages. It’s been discussed for a 40-hour work week instead of 35 hours. For the employment council and the IG Metall this is a red line, as the 35-hour week is considered one of the union’s main achievements.

    The conditions under which the agreement for cutting working hours was then reached no longer exist, Seeger argued. According to her, a larger number of working hours could rapidly increase productivity, without directly affecting workers’ salaries. However, the management aims to interfere with additional payments, voluntary benefits as well as profit participation, as well as components defined by collective contracts, such as rewards for holiday and Christmas.

    In an extremely challenging environment

    Schiebe said, that you understand that the measures discussed require a lot of our employees. But now it must be done: We come into an extremely challenging environment, characterized by customs fees, pressure on prices, lower market demand, and strong competition, especially from China. )

    Seeger stated that even the concert leaders will accept financial sacrifices. According to her, the leaders have not received a raise in the last two rounds of salary growth.

    Mercedes has faced falling sales and profits in recent years. Schiebe has questioned the possibility of closing two factories in Germany a few weeks ago if the costs are not reduced. In this case, a German chariot assembly factory and a German movement system factory (powerrain) would be affected. Powerrain factories produce components for vehicles.

    Source Layer: RTKLive

  • Kreu demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Jeffries, dëshiron 'ndryshim dramatik' në Lindjen e Mesme

    Kreu demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Jeffries, dëshiron ‘ndryshim dramatik’ në Lindjen e Mesme

    Kreu demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Hakeem Jeffries, bëri thirrje të enjten për “ndryshim dramatik” në Lindjen e Mesme dhe përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe palestinezët.

    Fitoret dërrmuese të demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit të javës së kaluar mund të çojnë në frenimin e mbështetjes së SHBA-së për aleatin e saj të ngushtë, Izraelin, duke e vënë në qendër të vëmendjes pikëpamjet e udhëheqësve të partive ndërsa ata përgatiten të marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit më 3 janar.

    Jeffries, një demokrat nga Nju Jorku, pritet të jetë kryetari i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve.

    “Status quo-ja është e papranueshme dhe ne kemi nevojë për ndryshime dramatike. Dhe kjo duket si, për sa më përket mua, sigurimi që të keni një Izrael të sigurt, që jeton krah për krah si një shtet hebre dhe demokratik me një shtet të pavarur palestinez që ofron dinjitet dhe vetëvendosje për palestinezët”, tha ai në një konferencë javore për shtyp, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Vitin tjetër, udhëheqësit demokratë do të kenë udhëheqjen në shkrimin e projektligjeve dhe në vendimmarrjen se cilat legjislacione do të dalin për votim, megjithëse Presidenti republikan Donald Trump mban fuqinë për të vënë veton ndaj masave të miratuara nga Kongresi.

    Duhen dy të tretat e shumicës si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat për të kapërcyer një veto.

    Shumë nga demokratët fitues kishin bërë fushatë kundër ndihmës ushtarake për Izraelin dhe luftës SHBA-Izrael me Iranin, çështje që pritet të shqyrtohen më shumë në Kongres vitin e ardhshëm.

    Uashingtoni historikisht ka mbështetur një zgjidhje të negociuar me dy shtete, megjithëse administrata Trump është përqendruar në planin e saj për Gazën dhe një zgjidhje më të gjerë në Lindjen e Mesme.

    Jeffries bëri thirrje për “ndryshim dramatik” në Bregun Perëndimor, Gazën dhe për Memorandumin e Mirëkuptimit me Izraelin, i cili ofron 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake amerikane për Izraelin çdo vit dhe skadon në shtator të vitit 2028. /Telegrafi/

  • The Democrat head of the U.S. House of Representatives, Jeffries, wants &#82106 dramatic changeR in the Middle East

    The Democrat head of the US House of Representatives, Hakeem Jeffries, called on Thursday for dramatic change in the Middle East and reiterated his support for a two-state solution for Israel and Palestinians.

    The overwhelming Democrats’ victories in last week’s mid-term elections could lead to curbing US support for its close ally, Israel, putting the party leaders’ views on the spotlight as they prepare to take over the two chambers of Congress on January 3rd.

    Jeffries, a Democrat from New York, is expected to be the next president of the House of Representatives.

    The status quo is unacceptable and we need dramatic changes. And this looks like, as far as I’m concerned, ensuring that you have a safe Israel, living side by side as a Jewish and democratic state with an independent Palestinian state that offers dignity and self-determination for Palestinians, he said at a weekly press conference, writes foreign media, records Telegrafi.

    Next year, democratic leaders will have leadership in writing the bills and decision making which legislations will come out for a vote, though Republican President Donald Trump holds the power to veto the measures approved by Congress.

    It takes two-thirds of the majority in both the House of Representatives and the Senate to overcome a veto.

    Many of the winning Democrats had campaigned against military aid to Israel and the US-Israel war with Iran, issues expected to be considered more in Congress next year.

    Washington has historically supported a negotiated solution with two states, though the Trump administration has focused on its plan for Gaza and a broader solution in the Middle East.

    Jeffries called for dramatic change in the West Coast, Gaza, and Israel’s Memorandum of Understanding, which offers $3.8 billion in US military assistance each year and expires in September 2028. /Telegraph/