Category: Lajme

  • Një gjyqtar sllovak do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë - Izrael

    Një gjyqtar sllovak do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Izrael

    UEFA ka caktuar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Gjyqtar kryesor i kësaj përballjeje do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak, i cili do të ketë përgjegjësinë për ta drejtuar takimin mes dy përfaqësueseve.

    Në këtë detyrë ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit Branislav Hancko dhe Jan Pozor, të cilët janë caktuar si gjyqtarë anësorë.

    Ndërkohë, gjyqtar i katërt do të jetë po ashtu sllovaku Peter Kralović, duke bërë që pjesa kryesore e ekipit të arbitrimit në fushë të përbëhet nga gjyqtarë sllovakë.

    UEFA ka caktuar edhe zyrtarët e teknologjisë VAR. Përgjegjës për sistemin VAR do të jetë skocezi Andrew Dallas, ndërsa ndihmës i tij do të jetë sllovaku Martin Dohal.

    Ndeshja Kosovë – Izrael zhvillohet të shtunën, nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku “Dardanët” do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Me helmeta në kokë dhe të armatosur, hajnat grabitën një dyqan bizhuterish në Paris – dëmi vlerësohet 1 milion euro

    Me helmeta në kokë dhe të armatosur, hajnat grabitën një dyqan bizhuterish në Paris – dëmi vlerësohet 1 milion euro

    Policia është në kërkim të personave që grabitën dyqanin e bizhuterive “De Beers” në qendër të Parisit, të enjten rreth orës 11:00, përpara se të largoheshin me motoçikleta.

    Policia e Parisit bëri të ditur se autorët shfaqën armë gjatë grabitjes, por nuk i përdorën ato, duke shtuar se nuk pati të lënduar.

    Një zëdhënës i “De Beers Group” konfirmoi se grabitja ndodhi në dyqanin e kompanisë në “Rue de la Paix”, pranë “Place Vendôme” – një zonë e njohur për dyqanet e bizhuterive luksoze.

    Zëdhënësi deklaroi për agjencinë AP se nuk pati “lëndime serioze”, se kompania po ofron mbështetje për stafin dhe se dyqani do të mbetet i mbyllur për të mundësuar hetimet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Fabien Bogais, përfaqësues i sindikatës policore “Alliance” në Paris, u tha gazetarëve në vendngjarje se katër të dyshuar mbërritën të armatosur me pushkë sulmi dhe, brenda pak minutash, vodhën mallra me vlerë qindra mijëra euro.

    Mediat franceze shfaqën pamje të personave të veshur me të zeza dhe me kaskë, të cilët ecnin në trotuar para dyqanit duke mbajtur armë, si dhe pamje të motoçikletave që largoheshin me shpejtësi pas grabitjes.

    Ndonëse vlera e saktë e sendeve të vjedhura nuk është treguar zyrtarisht, ka raportime se ato mund të kenë vlerë deri në 1 milion euro. /Telegrafi/

  • Kusari-Lila: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis

    Kusari-Lila: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në një panel diskutimi në Web Summit, ku është diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se paneli me temën “Zgjerimi i BE-së: Sa më e madhe, aq më mirë?” është moderuar nga gazetarja polake Dominika Tarczyńska.

    “Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis. Historia e Bashkimit Evropian nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Ajo ka bërë të ditur se pjesë e diskutimit ishte edhe situata në Ukrainë dhe qëndrimi i saj ndaj Kosovës.

    “Në panel ritheksova se qëndrimi i Kosovës ndaj Ukrainës dhe popullit të saj bazohet në parimet e lirisë, së drejtës dhe sovranitetit territorial. Prandaj, mbështetja jonë për të drejtën e popullit ukrainas për liri, pavarësi dhe sovranitet mbetet e palëkundur”, ka theksuar ajo.

    Sipas Kusari-Lilës, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimi drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian janë hapa thelbësorë në rrugën e integrimit evropian.

    “E ardhmja e Kosovës është evropiane”, ka përfunduar Kusari-Lila. 

    Burimi: RTKLive

  • Kusari-Lila: Kosovo’s road to EU is uncompromis

    Trade and Industry Minister Mimoza Kusari-Lila has participated in a panel discussion on the Web Summi, where it is discussed expanding the European Union and Kosovo’s European perspective.

    Through a Facebook post, Kusari-Lila has made it known that the panel on the topic of EU enlargement: The bigger the better?

    Kosovo’s path to the EU is uncompromising. The European Union’s story is not complete without the Western Balkans as part of it, writes Kusari-Lila.

    She has indicated that part of the discussion was the situation in Ukraine and its attitude towards Kosovo.

    I reaffirmed on the panel that Kosovo’s attitude towards Ukraine and its people is based on principles of freedom, law and territorial sovereignty. Therefore, our support for Ukrainian people’s right to freedom, independence, and sovereignty remains steadfast, it has stressed.

    According to Kusari-Lila, Kosovo’s membership in the Council of Europe and progress towards candidate country status in the European Union are essential steps on the road to European integration.

    The future of Kosovo is European; it has ended Kusari-Lila. 

    Source Layer: RTKLive

  • Të dërguarit amerikanë drejt takimit me Zelenskyn, pasi zhvilluan bisedime me Putinin në Moskë

    Të dërguarit amerikanë drejt takimit me Zelenskyn, pasi zhvilluan bisedime me Putinin në Moskë

    Të dërguarit amerikanë drejt takimit me Zelenskyn, pasi zhvilluan bisedime me Putinin në Moskë

    Të dërguarit e presidentit amerikan, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, kanë zhvilluar një rund të ri bisedimesh me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, një ditë pasi përfunduan diskutimet e fundit për përfundimin e luftës në Ukrainë, të mbajtura në Abu Dhabi, transmeton klankosova.tv

    Pas takimit me Putinin, dy përfaqësuesit amerikanë janë nisur drejt Dublinit, ku pritet të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Witkoff bëri të ditur se me Putinin është arritur pajtimi për zhvillimin e një rundit të ri të bisedimeve trepalëshe.

    Sipas BBC, ndërkohë, në një shenjë të tensioneve të vazhdueshme, Zelensky deklaroi të enjten se ushtria ukrainase po përballet sërish me kufizime sistematike në përdorimin e shërbimit satelitor ushtarak Starshield, të kompanisë Starlink. Sipas tij, kjo po ia vështirëson Ukrainës përgjimin e dronëve rusë me motor reaktiv.

    Bisedimet e zhvilluara në Emiratet e Bashkuara Arabe ishin përqendruar kryesisht në çështjet e sigurisë evropiane në një skenar pas përfundimit të luftës. Megjithatë, një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, e nisur pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022, ende duket larg.

    Deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të Kremlinit sugjerojnë se qëndrimi i Moskës nuk ka ndryshuar. Kërkesat e Rusisë për territore dhe neutralitetin e Ukrainës vazhdojnë të jenë shumë larg asaj që Kievi është i gatshëm të pranojë.

    Witkoff ka konfirmuar gjithashtu se në rundin e ardhshëm të bisedimeve do të marrin pjesë edhe përfaqësues evropianë.

    “Ata janë partnerët tanë dhe për ne është e rëndësishme që të marrin pjesë”, deklaroi Witkoff për televizionin shtetëror rus pas takimit me Putinin në Kremlin.

  • Gruda merr 10-shin te Gjermania, Klopp: Driblues fantastik

    Gruda merr 10-shin te Gjermania, Klopp: Driblues fantastik

    Gruda merr 10-shin te Gjermania, Klopp: Driblues fantastik

    Jurgen Klopp i ka vënë tashmë Brajan Grudës një etiketë mjaft premtuese. “Është një lojtar fantastik, që e pëlqen lojën”, thotë trajneri i kombëtares gjermane për 22-vjeçarin, duke vlerësuar “cilësitë e tij prej futbollisti rruge”, të cilat Gruda pritet t’i tregojë tani për herë të parë në skenën e madhe ndërkombëtare.

    Në skuadrën e Kloppit, Gruda mund të shpresojë për ndeshjen e tij të parë me kombëtaren në krahun e djathtë. Në atë pozicion, siç tha Klopp, ai “nuk ka dyzet alternativa”.

    Trajneri i kombëtares gjermane i ka dhënë menjëherë edhe një numër të veçantë në fanellë: 10-ën. Ky numër është aktualisht i lirë, pasi titullari me numrin 10, Jamal Musiala, është i dëmtuar. Ndër emrat e njohur që kanë mbajtur më parë fanellën me numrin 10 janë Gunter Netzer, Lothar Matthaus, Mesut Ozil dhe Lukas Podolski.

    Në klubin e tij, Gruda, i cili ka edhe pasaportë shqiptare, prej kohësh po ngjall entuziazëm dhe gjatë muajve të fundit është shndërruar në një nga lojtarët ofensivë më të spikatur të Bundesligës. Shenjat e tij dalluese janë shpejtësia dhe driblimet e jashtëzakonshme.

    Në ndeshjen e fundit kundër FC Augsburg, lojtari i Leipzigut realizoi plot dhjetë driblime të suksesshme, rekordi më i mirë i një lojtari në një ndeshje të Bundesligës këtë sezon. Dy prej tyre përfunduan me asistime spektakolare për gol.

    Në një ligë me Yamal, Diomande dhe Mbappe

    Gruda numëron gjithsej 36 driblime të suksesshme këtë sezon. Në pesë ligat kryesore të Evropës, më shumë kanë vetëm Lamine Yamal (49) i FC Barcelona, si edhe Yan Diomande (37) dhe Kylian Mbappe (37) i Real Madridit.

    Tani Gruda pritet t’i tregojë këto cilësi edhe me fanellën e Gjermanisë në krahun e djathtë, ku do të rivalizojë me Lennart Karl të Mynihut për vendin e lirë. Me Grudën në të djathtë dhe Derry Scherhant të Freiburgut, gjithashtu një driblues i fortë, në të majtë, Klopp do të kishte në dy krahët dy lojtarë jashtëzakonisht të shpejtë, të aftë për të furnizuar me krosime sulmuesit e qendrës Kai Havertz ose Niclas Fullkrug.

    Ndërkohë, trajneri Klopp do të duhet t’ia dalë pa talentin e ri Wael Mohya. Profesionisti 17-vjeçar i Borussia Monchengladbach do të udhëtojë me kombëtaren gjermane drejt Beogradit, por nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen.

    Për “dribluesin” Gruda, kjo do të ishte përpjekja e tretë për të debutuar me kombëtaren gjermane. Paraardhësi i Kloppit, Julian Nagelsmann, e kishte ftuar talentin e atëhershëm të Mainzit si lojtar shtesë në stërvitje që përpara Kampionatit Evropian 2024. Në një ndeshje miqësore kundër Ukrainës, Gruda arriti të përfshihej në skuadër, por nuk u aktivizua.

    Jurgen Klopp e kishte ftuar Grudën edhe në grumbullimin e tij të parë në shtator, por atëherë lojtari u detyrua të tërhiqej për shkak të një dëmtimi në muskujt e barkut.

    Edhe babai i tij Bujar Gruda ka qenë futbollist profesionist

    Mjeshtri i driblimit iu bashkua Leipzigut në shkurt 2026 si i huazuar nga klubi i Premier League, Brighton and Hove Albion, ku nuk kishte arritur të dilte nga roli i lojtarit rezervë. Gjatë fazës së dytë të Bundesligës, sipas marrëveshjes, pritet të hyjë në fuqi detyrimi për blerjen e Grudës, çka do ta detyrojë RB Leipzig t’i paguajë Brightonit 25 milionë euro.

    Edhe babai i Grudës, Bujari, ka qenë futbollist profesionist. Ai ka luajtur me KS Vllaznia të Shkodrës në Kupën UEFA në sezonin 1991/92.

    Brajan Gruda ka lindur në Speyer të Gjermanisë. Në atë kohë, babai i tij luante për FV Speyer. /ard/dpa/dw

  • Quentin Tarantino pushoi nga puna dy aktore para se të xhironte "Ruthless Bastards": Nuk u kam borxh asgjë

    Quentin Tarantino pushoi nga puna dy aktore para se të xhironte “Ruthless Bastards”: Nuk u kam borxh asgjë

    Quentin Tarantino ka zbuluar në një libër të ri se i kishte pushuar nga puna Mélanie Laurent dhe Isabelle Huppert përpara se të xhironte filmin “Ruthless Bastards” të vitit 2009.

    Laurent e riktheu rolin e Shosanna Dreyfus, dhe Huppert u zëvendësua nga Maggie Cheung. Detajet rreth përzgjedhjes së aktorëve u botuan në librin “The Making of Quentin Tarantino’s Inglourious Basterds” nga Jay Glennie, shkruan Variety.

    Tarantino i tha autorit se Laurent nuk u morën vesh që në leximin e parë të skenarit.

    “Mélanie Laurent ishte e tmerrshme në leximin e skenarit. Ajo nuk ishte as aq e mirë sa të quhej e tmerrshme”, tha Tarantino.

    Ai shtoi se ajo ditë është një nga më emocionueset për të në fazën para-prodhuese, sepse atëherë e sheh për herë të parë se si mund të duket filmi.

    Disa ditë më vonë, Laurent e telefonoi Tarantinon dhe u përpoq ta merrte rolin mbrapsht. Ajo i shpjegoi se nuk ndihej mirë në provën e parë dhe i ofroi të paguante vetë udhëtimin për në Gjermani dhe hotelin, në mënyrë që të kishte një shans tjetër. Regjisori pranoi, me kusht që të bënte prova tre-ditore me të, pas të cilave ia ktheu rolin.

    “Dua që të gjithë ta dinë: E adhuroj Mélanie-n”, tha Tarantino, duke shtuar se ajo është Shosanna e tij dhe se bëri një punë të shkëlqyer, dhe se ai as nuk do ta mbante mend atë lexim nëse nuk do ta kishte shkruar librin.

    Isabelle Huppert nuk pati një shans të dytë. Tarantino e shkarkoi nga roli i Madame Ada Mimieux, gruas që fsheh Shosannën në Paris, dhe punësoi Maggie Cheung. Siç tregoi ai, kishte probleme të vazhdueshme me kontratën e Huppert, dhe më pas ajo as nuk u paraqit për një lexim të përbashkët të skenarit.

    “Për sa më përket mua, nëse e fiton rolin dhe nuk paraqitesh në leximin e përbashkët të skenarit, nuk të kam borxh asgjë,” tha ai.

    Të gjitha skenat me Madame Adën u hoqën përfundimisht nga filmi, pasi Tarantino vendosi që publiku nuk kishte nevojë të dinte se si Shosanna arriti në kinema. “Ruthless Bastards” u shfaq premierë në Kanë në maj 2009, ku Christoph Waltz fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë dhe fitoi 321 milionë dollarë në të gjithë botën.

    “Nuk kam asnjë busull morale kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e aktorëve. Ata thjesht duhet të jenë të duhurit për rolin. Nëse diçka nuk funksionon, nuk funksionon. Nuk i kam borxh asgjë askujt. I kam borxh filmit aktorët më të mirë që mund të gjej”, tha Tarantino.

  • Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%

    Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%

    Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%

    Deputetja Vjosa Osmani ka qenë e ashpër me qeverisjen e Albin Kurtit, duke theksuar se i ka kap “zorra qorre”, duke theksuar se është e pafalshme sepse po ndodh 6 vite pas.

    Sipas saj nuk mund të flitet për rritje ekonomike përderisa kemi rritje alarmante të shportës që po paguhet nga xhepat e qytetareve dhe nuk mund të flitet për rritje ekomike pasi kemi inflaciononin në 8%, derisa kemi rritje 3%, e pra jemi -5%.

    Ajo këto komente i bëri në ADRESA në Kanal 10.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Spanja vazhdon serinë e fitoreve, mposht Çekinë

    Spanja vazhdon serinë e fitoreve, mposht Çekinë

    Alex Baena ka shënuar nga penalltia në pjesën e parë, ndërsa Marc Pubill e ka vulosur fitoren në minutat e fundit të takimit.

    Spanja ka fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara në Grupin A3 dhe vazhdon të kryesojë me pikë të plota.

    Në anën tjetër, Çekia e ka pësuar humbjen e pestë radhazi dhe mbetet pa pikë në këtë grup. Gjithashtu, vendasit e përfunduan ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Ladislav Krejci është ndëshkuar me karton të kuq.

    Spanja do të përballet me Anglinë të dielën, ku i mjafton edhe barazimi për ta siguruar vendin e parë në grup.

    Burimi: RTKLive

  • Kane vendos rekord dhe i siguron fitoren Anglisë

    Kane vendos rekord dhe i siguron fitoren Anglisë

    Kane e ka zhvilluar ndeshjen e tij të 126-të me Anglinë dhe e ka shënuar golin e fitores nga penalltia.

    Morgan Rogers e ka shënuar golin e parë për anglezët, ndërsa Petar Sucic ka barazuar për Kroacinë.

    Në pjesën e dytë, Kane ka realizuar nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar.

    Me këtë fitore, Anglia e ka siguruar një përballje vendimtare me Spanjën të dielën, ku do të përcaktohet kryesuesi i Grupit A3.

    Burimi: RTKLive