Category: Lajme

  • Manchester City nis kërkimet për pasardhësin e Haalandit, në radar dy sulmues

    Manchester City nis kërkimet për pasardhësin e Haalandit, në radar dy sulmues

    Manchester City ka nisur të shqyrtojë mundësitë për transferimin e një sulmuesi të ri, i cili fillimisht do të shërbente si alternativë për Erling Haalandin, por që në të ardhmen mund të marrë rolin e titullarit në rast të largimit të norvegjezit.

    Drejtori sportiv i klubit, Hugo Viana, në koordinim me trajnerin Enzo Maresca, po punon për të gjetur një qendërsulmues që mund t’i ofrojë skuadrës më shumë alternativa në repartin ofensiv.

    Synimi është që City të ketë një lojtar të gatshëm për të zëvendësuar Haalandin dhe për të marrë përgjegjësi më të mëdha nëse sulmuesi norvegjez vendos të largohet nga ‘Etihad Stadium’.

    Sipas raportimeve, një nga arsyet që ka shtyrë drejtuesit e klubit të mendojnë për këtë skenar lidhet edhe me pasigurinë rreth çështjes disiplinore të Manchester Cityt në Ligën Premier.

    Klubi përballet me akuza për shkelje të rregullave financiare, ndërsa një dënim i mundshëm me zbritje nga kategoria mund të ndikojë edhe në të ardhmen e disa prej yjeve të skuadrës.

    Në listën e dëshirave të Hugo Vianas janë përfshirë dy emra konkretë: Evanilson i Bournemouthit dhe Nicolo Tresoldi i Club Brugge.

    Sipas The Daily Briefing, Manchester City është i interesuar për sulmuesin brazilian Evanilson, i cili është gjithashtu në radar të Arsenalit.

    Futbollisti 27-vjeçar, i cili ka regjistruar dy paraqitje me kombëtaren e Brazilit, është pjesë e Bournemouthit që nga gushti i vitit 2024 dhe ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2029.

    Evanilson po kalon një periudhë të mirë dhe vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas Transfermarkt, vlerësohet në rreth 35 milionë euro.

    Përvoja në futbollin anglez mund ta bëjë atë një alternativë interesante për skuadrën e Marescës.

    Objektivi tjetër është Nicolo Tresoldi, sulmuesi 22-vjeçar gjerman që aktualisht aktivizohet te Club Brugge. Sipas raportimeve të Het Nieuwsblad dhe La Stampa, Manchester City tashmë ka kontaktuar drejtuesit e klubit belg për të marrë informacion rreth kushteve të mundshme të transferimit.

    Megjithatë, gara për shërbimet e tij pritet të jetë e vështirë, pasi çmimi i kërkuar për kartonin e tij raportohet të jetë rreth 70 milionë euro. Në garë për të është edhe Milani, ndërsa interesim për sulmuesin ka shfaqur vazhdimisht edhe Bayern Munichu.

    Drejtuesit e Manchester Cityt synojnë të veprojnë me kohë, në mënyrë që të mos mbeten të papërgatitur përballë një largimi të mundshëm të Haalandit.

    Gjatë javëve të ardhshme, pritet të intensifikohen kontaktet me Bournemouthin dhe Club Brugge, me synimin që transferimi i një qendërsulmuesi të ri të realizohet gjatë vitit 2027. /Telegrafi/

  • Policia sekuestron dokumente të dyshuara t’strukturave paralele serbe në Bërnjak

    Policia sekuestron dokumente të dyshuara t’strukturave paralele serbe në Bërnjak

    Policia e Kosovës ka sekuestruar disa dokumente të ndryshme, për të cilat dyshohet se janë të strukturave paralele serbe, në pikën kufitare në Bërnjak.

    Sipas raportit policor, dokumentet janë gjetur gjatë kontrollit të një personi të dyshuar, shtetas i Kosovës, i cili po drejtonte një veturë me targa vendore.

    Rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 14:25.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar pas intervistimit dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

     

    Burimi: RTKLive

  • Police investigate alleged Serbian parallel infrastructure documents in Brnjak

    Kosovo police have seized several different documents, allegedly of which are of Serb parallel structures at the border checkpoint in Brnjak.

    According to the police report, documents were found during the search of a suspected person, Kosovo citizen, who was running a car with local license plates.

    The case occurred on November 12th, about 14:25.

    At the prosecutor’s decision, the suspect has been released after the interview and the case will be handled in regular procedure.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Sot del para gjykatës profesori Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

    Sot del para gjykatës profesori Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

    Sot del para gjykatës profesori Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

    Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

    Krasniqi po përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa në aktakuzë përfshihen deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve.

    Njëra nga studentet, duke rrëfyer pretendimet e saj lidhur me sjelljen e ish-profesorit, ka deklaruar se ai i kishte thënë: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.

    Seanca e parë gjyqësore është caktuar të nisë në orën 09:30.

    Burimi: Insajderi

  • Professor Dzeva Krasniqi, accused of sexual harassment against students today, appears before court today

    The first trial hearing to the former professor of the Faculty of Medicine at the University of Pristina, Xhevat Krasniqi, is expected to be held during today.

    Krasniqi is facing charges for criminal work ‘%s’, while the indictment includes statements by four students at the Faculty of Medicine, which in this process have the status of those injured and witnesses.

    One of the students, confessing her claims regarding the former professor’s behaviour, has stated that he had told her: They say, “Come on.

    The first court session is scheduled to start at 09:30.

    Source Layer: Insander

  • 14 të vdekur dhe 30 të plagosur pas përplasjes së 23 automjeteve në Emiratet e Bashkuara Arabe

    14 të vdekur dhe 30 të plagosur pas përplasjes së 23 automjeteve në Emiratet e Bashkuara Arabe

    14 të vdekur dhe 30 të plagosur pas përplasjes së 23 automjeteve në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Një aksident masiv rrugor në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe ka shkaktuar 14 viktima dhe 30 të plagosur, pasi 23 automjete, mes tyre edhe kamionë, janë përfshirë në një përplasje të rëndë.

    Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila konfirmoi bilancin tragjik të ngjarjes.

    Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, në aksident janë përfshirë 18 automjete dhe pesë kamionë. Ende nuk dihen rrethanat e plota sesi ndodhi përplasja zinxhir, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

    Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe strukturat e specializuara të shpëtimit, të cilat vijojnë operacionet. Ndërkohë, 30 personat e plagosur janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, por autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për gjendjen e tyre shëndetësore apo shkallën e dëmtimeve.

    Në reagimin e saj, Ministria e Brendshme e Emirateve bëri të ditur se disa institucione shtetërore janë angazhuar në koordinimin e operacionit dhe në hetimin e ngjarjes.

    Autoritetet po punojnë për të përcaktuar sesi ndodhi përplasja që përfshiu dhjetëra automjete.

    Burimi: Insajderi

  • 14 dead and 30 injured after the crash of 23 vehicles in United Arab Emirates

    A massive road accident in Fujairah of the United Arab Emirates has caused 14 victims and 30 injuries, as 23 vehicles, including trucks, have been involved in a serious crash.

    The news has been made known by the United Arab Emirates Interior Ministry, which confirmed the tragic balance of the event.

    According to authorities’ preliminary data, 18 vehicles and five trucks were involved in the accident. Still not known the full circumstances of how the chain crash occurred, while investigations have started to whiteen the causes and dynamics of the accident.

    Emergency teams and specialised rescue facilities, which follow operations, have arrived at the scene. Meanwhile, 30 injured persons have been sent to receive medical assistance, but authorities have not yet provided details about their state of health or the extent of injuries.

    In her response, the Ministry of Interior of Emirates indicated that some state institutions have engaged in co-ordinating the operation and investigating the event.

    Authorities are working to determine how the crash involving dozens of vehicles occurred.

    Source Layer: Insander

  • MASh ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

    MASh ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrë vendimin për ndarjen e 80 bursave për vitin shkollor 2026/2027, prej të cilave: 70 bursa për nxënësit që ndjekin mësimet në profilet deficitare dhe 10 bursa për vajzat që ndjekin mësimet në drejtimet teknike.

    “Përfituesit do të mbështetet me 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor. Kjo mbështetje synon të nxisë shkollimin në profilet deficitare dhe pjesëmarrjen e vajzave në drejtimet teknike të arsimit dhe aftësimit profesional”, njofton MASh.

     

    MASh njofton se palët e pakënaqura me vendimin mund të parashtrojnë ankesë në afat prej shtatë ditësh pas shpalljes së rezultateve, në Komisionin e Ankesave më MASh, në formë fizike.

    Burimi: RTKLive

  • Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 15-vjetorin, Krasniqi: Peja mbetet qyteti i studentëve (VIDEO)

    Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 15-vjetorin, Krasniqi: Peja mbetet qyteti i studentëve (VIDEO)

    Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 15-vjetorin, Krasniqi: Peja mbetet qyteti i studentëve (VIDEO)

    Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” mbush 15 vjet nga themelimi zyrtar.

    Me këtë rast, rektori i universitetit, Armand Krasniqi, në një intervistë në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova për gazetarin korrespodent Valdrin Daci, ka folur për historikun dhe rrugëtimin e institucionit.

    Krasniqi e cilësoi këtë përvjetor si një ditë të veçantë jo vetëm për universitetin dhe studentët, por edhe për qytetarët dhe gjithë Kosovën, njofton Klankosova.tv.

    Ai bëri të ditur se historia e arsimit të lartë në Pejë daton shumë më herët, përkatësisht nga viti 1960, kur nisi punën Shkolla e Lartë Ekonomike Komerciale.

    “66 vite më parë një shkollë e lartë ekonomike komerciale ka filluar dhe nga ajo ka filluar historia e arsimit të lartë. Nga ajo ditë, Peja është qyteti i studentëve dhe mbetet i tillë”, u shpreh mes tjerash Krasniqi.

  • Dogana kontrollon tri argjendari në Prishtinë, konfiskon ar me vlerë 120 mijë euro dhe zbulon 5 kilogramë të pashenjëzuar

    Dogana kontrollon tri argjendari në Prishtinë, konfiskon ar me vlerë 120 mijë euro dhe zbulon 5 kilogramë të pashenjëzuar

    Dogana kontrollon tri argjendari në Prishtinë, konfiskon ar me vlerë 120 mijë euro dhe zbulon 5 kilogramë të pashenjëzuar

    Dogana e Kosovës ka realizuar kontrolle në tri argjendari në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme.

    Gjatë kontrolleve, në njërën prej argjendarive është zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 952.54 gramësh ari të përpunuar, me vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh.

    Ndërkaq, në një argjendari tjetër është konstatuar prania e rreth pesë kilogramëve ari të pashenjëzuar, pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit.

    Lidhur me këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

    Inspektorët përkatës kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit, me qëllim të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së tregut, konsumatorëve dhe interesave ekonomike e fiskale të vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali