Category: Lajme

  • Fists jump near the mosque in Kamenica two groups of students clash, five minors end up in the police, two seeking medical assistance

    A physical clash between two student groups in the village of Rogoqica in Kamenica has ended with police intervention. Five minors are involved in the beating that occurred near the village mosque, while two have sought medical treatment, the Signal newspaper learns.

    The event took place on Thursday, November 12th, around 10:30, while those involved are students of the same high school in this village.

    According to information provided by the signal, it’s five minors with F.K. initials, O.S., R.K., U.S. and M.S., born during 2009,2011.

    The fight has started between two groups of students who have exchanged fists. According to initial information, not strong tools or weapons have been used during the incident.

    Following the police intervention, all students involved have been escorted to the Police Station in Kamenica, where they were interviewed in the presence of their parents and defence lawyers.

    Two of the minors have sought medical assistance after the clash.

    The prosecution for Mitur has been announced, which has authorized the initiative of criminal procedure for the easy start of the body invasion.

    The case will be handled in regular procedure.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Osmani paralajmëron për rikthimin e masave të BE-së ndaj Kosovës: Po diskutohet në disa kryeqytete evropiane

    Osmani paralajmëron për rikthimin e masave të BE-së ndaj Kosovës: Po diskutohet në disa kryeqytete evropiane

    Osmani paralajmëron për rikthimin e masave të BE-së ndaj Kosovës: Po diskutohet në disa kryeqytete evropiane

    Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar mundësinë e rikthimit të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke bërë të ditur se për këtë çështje tashmë po zhvillohen diskutime në disa kryeqytete evropiane.

    Osmani ka deklaruar se ka marrë konfirmime se rikthimi i masave ndaj Kosovës është duke u diskutuar, ndërsa si arsye përmendet Ligji për Gjykatën Speciale.

    “Mua më janë konfirmuar se po diskutohet që Kosovës t’i rikthehen masat, e kjo po ndodh për arsyen e Ligjit për Specialen”, ka deklaruar Osmani.

    Ajo ka theksuar se ende nuk dihet se çfarë karakteri do të kenë masat e mundshme, nëse do të jenë ekonomike apo politike.

    Këto deklarata presidentja Osmani i bëri në emisionin “ADRESA” në Kanal 10, ku foli edhe për qëndrimin e saj ndaj masave të Bashkimit Evropian.

    Ajo tha se, ashtu siç i ka kundërshtuar masat edhe në të kaluarën, vazhdon t’i kundërshtojë edhe tani, duke argumentuar se qytetarët e Kosovës nuk duhet të dëmtohen për shkak të veprimeve të politikanëve.

    Burimi: Insajderi

  • Osmani warns of restoring EU measures on Kosovo: Several European capitals are under discussion

    President Vjosa Osmani has warned of the possibility of restoring European Union measures towards Kosovo, suggesting that discussions are already under way in some European capitals.

    Osmani has stated he has received confirmation that the return of the measures against Kosovo is under discussion, while as a reason the Law for the Special Court is cited.

    I have been confirmed that Kosovo is being discussed to return the measures, and this is happening for the reason of the Special Law, Osmani has declared.

    She has stressed that it is still not known what character possible measures will have if they are to be economic or political.

    These statements were made by President Osmani on the show AD RESA) in Kanal 10, where she also spoke of her stand on European Union measures.

    She said that, just as she has rejected the measures in the past, she continues to object even now, arguing that Kosovo citizens should not be harmed because of the actions of politicians.

    Source Layer: Insander

  • Rama insiston për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”: Është pjesë e vizionit tim, VV-ja po tenton t’i frikësojë qytetarët

    Rama insiston për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”: Është pjesë e vizionit tim, VV-ja po tenton t’i frikësojë qytetarët

    Përkundër kritikave të opozitës dhe qytetarëve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, insiston që projekti “Ulpiana 2030 Legacy” është për të mirën e banorëve të kryeqytetit, konkretisht atyre të lagjes “Ulpiana” të cilët janë shprehur skeptik për projektin në fjalë.

    I pari i Prishtinës në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se projekti parasheh ndërtimin e parkingjeve nëntokësore, me qëllim lirimin e hapësirave sipërfaqësore dhe transformimin e tyre në parqe dhe hapësira rekreative për fëmijët dhe projekti është për të mirën e qytetarëve.

    “Secili projekt në kryeqytet gjithmonë ka qenë edhe është në bashkëpunim me qytetarët. Vizioni im është i paraqitur qysh në vitin 2021. Krejt projektet janë të paraqitura në vitin 2021, pastaj edhe në vitin 2025. Pra, janë për të mirën e qytetarëve të kryeqytetit, për të mirën e Prishtinës. Po ashtu edhe projekti ‘Ulpiana 2030 Legacy’. Unë këtë projekt e kam paraqitur qysh në vitin 2021. Pra, përfshin parkingje nëntokësore, të cilat i pastrojnë hapësirat përreth dhe i transformojnë në parqe e hapësira rekreative për fëmijët. E po ashtu edhe potencialin për me i ndihmu fshatit Mediteran apo konvikteve aty, të cilat janë të dedikuara për lojëra mesdhetare, që i nxjerrin sot vetëm 2 mijë e 700 atletë deri në 3 mijë maksimum, e që vijnë edhe 2 mijë të tjerë”, tha Rama.

    Rama iu është përgjigjur edhe kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, teksa i ka akuzuar këta të fundit se po i “frikësojnë” qytetarët për të cilët ka thënë se do të bashkëbisedoj rreth projektit “Ulpiana 2030 Legacy”.

    “Ne e dimë, unë jam vetë arkitekt urbanist, i kemi mbrojtur soliterët, i kemi kthyer aty ku kanë qenë në vitet e 70-ta. Pra, i kemi kthyer në origjinalitetin e tyre, i kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë Ulpianën e gjithë Prishtinën. Këto tentativa të Vetëvendosjes për me i frikësuar qytetarët, se kinse ‘na po bëjshim diçka’, çka po di janë të kota. Sepse ne do t’i takojmë qytetarët edhe sot, edhe nesër, për të diskutuar në bashkëpunim me ta. Nuk kemi asgjë jo për të fshehur por ne krenohemi me idetë dhe mundësitë që kemi për t’ua udhëhequr qytetarëve të Ulpianës dhe të kryeqytetit. Pra, janë pjesë e vizionit transparent që dihet tash e pesë vjet”, ka deklaruar Rama.

    Kundër këtij projekti ka dalë Lëvizja Vetëvendosje në kryeqytet. Shefi i asamblistëve VV në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka kundërshtuar këtë projekt, duke thënë se propozimi i ekzekutivit të Prishtinës, i cili është miratuar në seancën e jashtëzakonshme të 6 nëntorit, është paraqitur në emër të Lojërave Mesdhetare, ndonëse, sipas tij, nuk ka të bëjë me këtë organizim.

    Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër këtij propozimi për dy arsye, duke përmendur fillimisht mungesën e ndërlidhjes së projektit me Lojërat Mesdhetare dhe më pas ndikimin që ndërtimet e reja mund të kenë në karakterin urban të Ulpianës.

    Edhe banorët e lagjes “Ulpiana” janë shprehur kundër projektit “Prishtina 2030 Legacy”, sipas të cilit parashihet që në këtë lagje të ndërtohet një parking nëntokësor si dhe të krijohen hapësira të gjelbra dhe sportive.

    Sipas tyre, fontana me të cilën identifikohet kjo lagje, nuk duhet të rrënohet në asnjë mënyrë.

    Burimi: Dukagjini

  • Hakerët e Koresë së Veriut kanë përvetësuar më shumë se 400 milionë dollarë në kriptovaluta, duke përdorur video-thirrje të rreme

    Hakerët e Koresë së Veriut kanë përvetësuar më shumë se 400 milionë dollarë në kriptovaluta, duke përdorur video-thirrje të rreme

    Hakerë të mbështetur nga shteti i Koresë së Veriut kanë përvetësuar më shumë se 400 milionë dollarë në kriptovaluta, duke përdorur video-thirrje të rreme për të vjedhur identitetin e njerëzve, bëjnë të ditur autoritetet amerikane.

    Sipas FBI-së, në 18 muajt e fundit, më shumë se 900 viktima kanë rënë pre e kësaj skeme, të cilën byroja e quan “FaceStealer”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    “Regjimi i Koresë së Veriut mbështetet te të ardhurat nga vjedhjet në shkallë të gjerë të kriptovalutave për të financuar programin e tij të paligjshëm të armëve, duke vjedhur miliarda dollarë vitet e fundit”, thotë Brett Leatherman, drejtor për çështjet kibernetike në FBI.

    Ky njoftim vjen një javë pasi “Binance” – platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e kriptovalutave – zbuloi se hakerët kishin përdorur intervista të rreme pune për të vjedhur një shumë rekord prej 6,3 miliardë dollarësh nga kompania.

    Agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit ia atribuuan sulmin ndaj “Binance” – që mendohet të jetë vjedhja më e madhe e kriptovalutave deri më sot – aktorëve të lidhur me Korenë e Veriut. Pheniani e ka mohuar këtë pretendim.

    Autoritetet thonë se “FaceStealer”, skema më e fundit, “vë në shënjestër në mënyrë agresive” personat që punojnë në sektorët e kriptovalutave dhe “Web3”, veçanërisht ata që merren me zhvillimin dhe mirëmbajtjen e softuerëve me burim të hapur (open-source).

    Sipas FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, hakerët e “FaceStealer” përdorin llogari të rreme ose të vjedhura në rrjetet sociale për t’i ftuar viktimat e mundshme në video-thirrje, të cilat zhvillohen përmes versioneve të falsifikuara të platformave si “Zoom”, “Microsoft Teams” dhe “Google Meet”.

    Më pas, hakerët shfaqin video të regjistruara paraprakisht të personave që viktima i njeh, për të krijuar përshtypjen e një bisede reale – me ndryshimin se audioja duket sikur ka probleme teknike.

    Në ekranin e viktimës shfaqet një mesazh që i kërkon të “rregullojë” audion duke klikuar mbi një lidhje (link).

    Ky veprim shkakton shkarkimin e një softueri me qëllim të keq (malware) në pajisjen e viktimës, gjë që u mundëson hakerëve të kenë qasje në listat e kontakteve dhe aplikacionet e saj, duke zgjeruar kështu rrethin e viktimave të mundshme.

    Sipas autoriteteve amerikane, hakerët i regjistrojnë fshehurazi këto biseda dhe i përdorin regjistrimet si material për të mashtruar viktima të tjera.

    FBI-ja e ka përshkruar “FaceStealer” si “një skemë shumë efektive të inxhinierisë sociale, e aftë për të mashtruar edhe përdoruesit më me përvojë në fushën teknike dhe ata që janë shumë të kujdesshëm për sigurinë kibernetike”.

    “Kjo shfrytëzon besimin tonë te platformat e videokonferencave, të cilat janë të pranishme kudo, si dhe te marrëdhëniet personale që ne i vlerësojmë”, tha të enjten në një deklaratë Patrick Grandy, drejtor i asistent i zyrës rajonale të Byrosë në Los Anxhelos.

    “Nëse nuk arrini të imagjinoni një skenar ku mund të bini pre e kësaj, atëherë nuk po mendoni mjaftueshëm në mënyrë krijuese”. /Telegrafi/

  • Rast i rëndë në Gjakovë, 16-vjeçarja denoncon dhunimin në një motel – i dyshuari 21-vjeçar ndodhet jashtë Kosovës

    Rast i rëndë në Gjakovë, 16-vjeçarja denoncon dhunimin në një motel – i dyshuari 21-vjeçar ndodhet jashtë Kosovës

    Rast i rëndë në Gjakovë, 16-vjeçarja denoncon dhunimin në një motel – i dyshuari 21-vjeçar ndodhet jashtë Kosovës

    Një vajzë e mitur nga Gjakova ka denoncuar se është dhunuar seksualisht nga një 21-vjeçar, i cili, sipas deklarimit të saj, e kishte marrë me veturë dhe e kishte dërguar në një motel gjatë rrugës për në Prizren. Rasti është raportuar nga babai i vajzës, ndërsa i dyshuari aktualisht ndodhet jashtë Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

    Denoncimi është bërë të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 11:00, kur babai është paraqitur së bashku me vajzën e tij në Stacionin Policor në Gjakovë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është një vajzë e lindur në vitin 2010, ndërsa i dyshuari është Sh. R. (21).

    Gjatë intervistimit, e mitura ka deklaruar se ngjarja kishte ndodhur rreth gjashtë apo shtatë muaj më parë, kur i dyshuari e kishte marrë me veturë pranë shtëpisë së saj dhe ishin nisur në drejtim të Prizrenit.

    Sipas dëshmisë së saj, gjatë rrugës kishin hyrë në një dhomë moteli, ku 21-vjeçari dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj.

    Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e të dyshuarit, duke shkuar në adresën e tij të banimit.

    Megjithatë, familjarët kanë deklaruar se ai aktualisht ndodhet jashtë Kosovës, ndërsa prania e tij nuk është siguruar për intervistim.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, Departamenti për Krime të Rënda, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprën “Dhunimi”.

    Hetimet janë marrë përsipër nga njësia rajonale e hetimeve.


    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | E mori 16-vjeçaren me veturë dhe e dërgoi në motel – ky është 21-vjeçari që u denoncua për dhunim në Gjakovë, ndodhet jashtë Kosovës

    Ekskluzive | E mori 16-vjeçaren me veturë dhe e dërgoi në motel – ky është 21-vjeçari që u denoncua për dhunim në Gjakovë, ndodhet jashtë Kosovës

    Ekskluzive | E mori 16-vjeçaren me veturë dhe e dërgoi në motel – ky është 21-vjeçari që u denoncua për dhunim në Gjakovë, ndodhet jashtë Kosovës

    Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të një vajze të mitur është denoncuar në Gjakovë, ku një 16-vjeçare ka rrëfyer para hetuesve se ishte marrë me veturë nga një 21-vjeçar dhe ishte dërguar në një motel, ku dyshohet se është dhunuar seksualisht. Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet jashtë Kosovës.

    Bëhet fjalë për Shkëlzen Radostën, 21 vjeçar, ndaj të cilit kanë nisur hetimet pas denoncimit të bërë të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 11:00, nga babai i vajzës, i cili është paraqitur së bashku me të në Stacionin Policor në Gjakovë.

    Sipas burimeve të Sinjalit, 16-vjeçarja ka deklaruar se ngjarja kishte ndodhur rreth gjashtë apo shtatë muaj më parë, kur Radosta e kishte marrë me veturë pranë shtëpisë dhe ishin nisur në drejtim të Prizrenit.

    Gjatë rrugës, sipas deklarimit të saj, kishin hyrë në një motel, ku i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

    Pas denoncimit, Policia ka shkuar në adresën e banimit të 21-vjeçarit, por nuk e ka gjetur.

    Familjarët e tij kanë deklaruar se ai ndodhet jashtë Kosovës, ndërsa deri në këtë fazë nuk është siguruar prania e tij për intervistim.

    Me udhëzim të Prokurorisë së Shtetit, Departamenti për Krime të Rënda, rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunimi”, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësia rajonale e hetimeve.

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive He took the 16-year-old car and sent him to the motel he’s 21-year-old who was convicted of violation in Gjakova, is outside Kosovo.

    A suspected grave case of rape by a minor girl has been denounced in Gjakova, where a 16-year-old confessed to investigators that she was taken by a car from a 21-year-old and sent to a motel where she was allegedly sexually violated. The signal newspaper has learned the identity of the suspect currently outside Kosovo.

    It’s about Skelzen Radosta21-year-old, to whom the investigation was launched after the indictment made Thursday, November 12th, about 11:00th, from the girl’s father, who appeared with him at the Gjakova Police Station.

    According to signal sources, the 16-year-old has declared that the event had taken place about six or seven months earlier, when Radosta had taken it by car near the house and headed toward Prizren.

    On the way, according to her statement, they had entered a motel, where the suspect had gone into sexual relations with her without her consent.

    After reporting, police have gone to the 21-year-old residence address, but have not found it.

    His family has declared he is outside Kosovo, while his presence for interview has not been secured until this stage.

    With instructions from the State Prosecutor, the State Department for Crime, the case has been initiated for criminal work APUumi, while investigations are under way by the regional investigation unit.

    Source Layer: Signal

  • Heavy case in Gjakova, 16-year-old condemns violation at a 21-year-old motel suspect outside Kosovo

    A young girl from Gjakova has reportedly been sexually violated by a 21-year-old who, according to her statement, had taken her by car and sent her to a motel on the way to Prizren. The case was reported by the girl’s father, while the suspect is currently outside Kosovo, the Signal newspaper teaches.

    Denoncim was held on Thursday, November 12th, about 11:00, when Father appeared with his daughter at the Police Station in Gjakova.

    According to information provided by the signal, the victim is a girl born in 2010, while the suspect is St. R. (21).

    During the interview, the minor has stated that the event had occurred about six or seven months earlier, when the suspect had taken her by car near her home and headed towards Prizren.

    According to her testimony, they had entered a motel room along the way, where the 21-year-old allegedly had sex with her without her consent.

    After reporting, police have taken action to locate the suspect, heading to his home address.

    However, family members have claimed he is currently outside Kosovo, while his presence has not been secured for interviewing.

    The State Prosecutor, the Randa Crime Department, has been announced in the case, which has directed the initialisation of the criminal procedure for the work ‘%dumi.

    The investigations were taken over by the regional investigation unit.


    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend

    Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend

    Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend

    Kuvendi i Kosovës pritet ta vazhdojë sot, në orën 11:00, seancën plenare, ku në rend dite është votimi për rishqyrtimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Seanca e djeshme ishte ndërprerë dhe shtyrë për sot, për shkak të mungesës së deputetëve në sallë pas pauzës.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësime serioze lidhur me votimin e mundshëm të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili pritet të shqyrtohet në seancën e sotme.

    Në një reagim të publikuar në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë ka theksuar se ndryshimet e propozuara mund të bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe me parimet themelore të sundimit të ligjit.

    “Ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrenë shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre”, thuhet në njoftimin e BE-së.

    Tutje, Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se që nga momenti kur ligji është kthyer në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, është angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë autoriteteve kosovare shqetësimet dhe pritshmëritë e tij.

    Sipas BE-së, një nga kërkesat kryesore është zhvillimi i konsultimeve paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

    Në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, e cila ka shprehur mbështetje të plotë për qëndrimin e Zyrës së Bashkimit Evropian lidhur me votimin e mundshëm të ndryshimeve ligjore.

    “Ambasada Gjermane pajtohet plotësisht me shqetësimet e Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me mundësinë e votimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj për mundësinë e votimit të Ligjit për Specialen gjatë seancës së sotme.

    Në reagimin e saj, ambasada italiane ka theksuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze sa i përket zotimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimit të parimeve të sundimit të ligjit.

    “Ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me zotimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe sigurimin e llogaridhënies efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrenë shqetësime sa i përket kushtetutshmërisë së tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Ambasada e Italisë ka theksuar gjithashtu se konsultimet paraprake janë të domosdoshme përpara çdo miratimi të ndryshimeve ligjore, në përputhje me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.

    “Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar. Ligji aktual nuk do t’u shërbejë as interesave të Kosovës dhe as interesave të individëve që së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet më tej në reagim.

    Për këtë çështje ka folur edhe komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila të martën e javës së kaluar, gjatë prezantimit të raportit të progresit, ka deklaruar se Kosova, edhe me miratimin e ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, ka krijuar pengesa në procesin e integrimit evropian.

    Ajo ka theksuar se pret që Kosova t’i përmbushë obligimet e saj edhe në raport me këtë çështje, duke bërë të ditur se Bashkimi Evropian është në bisedime me Qeverinë e Kosovës lidhur me ligjin.

    Ndërkohë, Ligji për Specialen është përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së.

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mbështesin votimin për rrëzimin e vetos së presidentes Justina Shiroka-Pula ndaj Ligjit për Specialen.

    Gjatë seancës së djeshme, Çitaku ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme që menjëherë pas votimit të nisë një proces të ri ligjor, duke u zotuar se të hënën do të paraqesë nismën e re dhe se ndryshimet në ligj do të bëhen brenda dy javësh.

    “Kërkoj që ta miratojmë ligjin sot dhe menjëherë të hënën të fillojmë procedurën e amendamentimit. Këtij procesi, për të treguar seriozitet, t’i japim dy javë kohë. Zotohem publikisht që të hënën do të sjellim nismën e re ligjore dhe brenda dy javësh do të bëjmë ndryshimet e Ligjit në fjalë”, ka deklaruar Çitaku.

    Meqenëse seanca e djeshme nuk arriti të vazhdojë deri në përfundim, të gjitha pikat e mbetura të rendit të ditës pritet të shqyrtohen gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës

    Burimi: Insajderi