Category: Lajme

  • Belgium overthrows Turkey

    Locals have launched the meeting well and have passed the top in the 20th minute, when Arda Guler scored a beautiful goal from the free throw, sending the ball to the upper corner of Belgium’s gate.

    However, Turkey’s supremacy has lasted only seven minutes. Jeremy Dok has beautifully penetrated the left flank and assisted for Kevin De Bruyne, who has scored 1:1.

    Belgium has turned the score down just three minutes later. Charles De Kjetlare has benefited from a poor Turkish defence response and has sent the ball to the net for 2:1.

    In the second part, Belgians have had several opportunities to deepen the supremacy, but Turkish goalkeeper Ugurcan Cakir has reacted well in some cases.

    Turkey has also sought the draw goal, especially in the last few minutes, but Belgian goalkeeper Senne Lamens has halted Baris Yilmaz and Deniz Gul’s blows.

    Belgium thus received three important points, moving to second place in the group, ahead of Italy, which still held the match against France to take it on Thursday evening.

    On the other hand, Turkey has registered its fifth consecutive defeat in this edition of the League of Nations.

    This was also the first match for Turkey’s new coach, Sergen Yalcin, who launched the losing adventure. Furthermore, Turkey’s position in League A is already in serious danger.

    Source Layer: RTKLive

  • Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen rrezikojnë marrëdhëniet me aleatët

    Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen rrezikojnë marrëdhëniet me aleatët

    Britania e Madhe ka shprehur shqetësim për synimin e Kuvendit të Kosovës që të votojë sërish ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të dëmtojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

    Në reagimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë thuhet se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbenin interesave thelbësore të Kosovës.

    “Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do të bëjnë asgjë për t’i shërbyer interesave thelbësore të Kosovës dhe do të minojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë”, thuhet në reagim.

    Ambasada britanike thekson se i ka marrë parasysh reagimet pas verdikteve të fundit, por vlerëson se Kosova duhet të vazhdojë të respektojë angazhimet ndërkombëtare.

    “Ne besojmë se qëllimet e Kosovës mund të shërbehen më së miri duke siguruar që Kosova të vazhdojë të mbajë angazhimet ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj për llogaridhënie, drejtësi dhe sundim të ligjit”, thuhet më tej.

    Britania e Madhe i ka bërë thirrje Kuvendit që të zhvillojë konsultime të mëtejshme me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, për të gjetur një zgjidhje më të mirë./Telegrafi/

  • "Një legjendë zëvendëson një legjendë!" – thotë Trump, ndërsa tregon se kush duhet ta pasojë Huang në Nvidia

    “Një legjendë zëvendëson një legjendë!” – thotë Trump, ndërsa tregon se kush duhet ta pasojë Huang në Nvidia

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se ish-drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, duhet të zëvendësojë Jensen Huang-un në postin e drejtorit ekzekutiv të Nvidia.

    “Tani që drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang – i cili ka bërë një punë fantastike – është dorëhequr, ka vetëm një person që mund të zërë vendin e tij: Tim Cook nga Apple”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

    “Një legjendë zëvendëson një legjendë!”, shtoi ai.

    Cook u largua nga posti i drejtorit ekzekutiv të Apple në shtator, pas 15 vitesh në krye të kompanisë, dhe aktualisht mban detyrën e kryetarit ekzekutiv të prodhuesit të iPhone-ve.

    Apple dhe Cook nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

    Vitin e kaluar, Cook i dhuroi Trump-it një pllakë të prodhuar në SHBA, të vendosur mbi një mbajtëse prej ari 24-karatësh, në nderim të “Programit të Prodhimit Amerikan” të Apple, pasi kompania njoftoi se do të investonte 100 miliardë dollarë shtesë në prodhimin vendas.

    Huang dha dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv dhe anëtarit të bordit të enjten, pasi u raportua se ai kishte pasur një lidhje me një biznesmene kineze, për të cilën autoritetet amerikane dyshojnë se ka spiunuar për Pekinin.

    Nvidia njoftoi se drejtoresha financiare, Colette Kress, do të marrë detyrën e drejtores ekzekutive të përkohshme.

    Trump, i cili ka ruajtur lidhje të ngushta me drejtuesit kryesorë të teknologjisë në SHBA gjatë mandatit të tij të dytë, deklaroi të hënën se kishte biseduar me Huang-un.

    Sipas Trump-it, Huang i tha se nuk ishte në dijeni që gruaja në fjalë dyshohej si spiune.

    Huang është një nga aleatët më të afërt të Trump-it në Silicon Valley, dhe marrëdhënia mes tyre daton të paktën që nga viti 2025.

    Gjatë dy viteve të fundit, Huang ka shprehur vazhdimisht mbështetje për axhendën e administratës dhe është bërë një figurë e pranishme shpesh në Uashington, ndërsa Nvidia përpiqej të shiste çipa të avancuar në tregun kinez. /Telegrafi/

  • Vetëm gjatë vitit 2026, 102 mjekë kërkuan certifikata për punësim jashtë Kosovës

    Vetëm gjatë vitit 2026, 102 mjekë kërkuan certifikata për punësim jashtë Kosovës

    Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se gjatë vitit 2025 janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar në Kosovë, ka nxitur debat dhe reagime lidhur me saktësinë e këtij pretendimi.

    Kurti, më 7 nëntor 2026, kishte deklaruar se 171 mjekë janë kthyer në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

    Megjithatë, të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2025 janë lëshuar gjithsej 95 certifikata mbi të kaluarën etike dhe profesionale të mjekëve, dokument ky që u nevojitet anëtarëve të Odës që synojnë të punësohen dhe të ushtrojnë profesionin jashtë vendit.

    “Gjatë vitit 2024 janë lëshuar 111 certifikata, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 95 certifikata, derisa gjatë vitit 2026, deri në datën e përpilimit të kësaj përgjigjeje (11 nëntor 2026), janë lëshuar 102 certifikata”, thuhet në përgjigjen e Odës së Mjekëve të Kosovës për Telegrafin.

    Po ashtu, bazuar në vetëdeklarimet e anëtarëve të Odës së Mjekëve ndër vite, rreth 600 mjekë rezultojnë të jenë të punësuar në Gjermani.

    Ndërkaq, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Durim Elshani, ka dhënë një sqarim tjetër lidhur me shifrën prej 171 profesionistësh shëndetësorë.

    Sipas tij, bazuar në të dhënat e Komisionit për Licencimin e Profesionistëve të Huaj Shëndetësorë, gjatë vitit 2025 janë licencuar 171 profesionistë shëndetësorë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, por edhe nga trevat e tjera shqiptare.

    Elshani ka theksuar se nga ky numër, vetëm 12 janë profesionistë shëndetësorë shqiptarë me nënshtetësi të Kosovës, të cilët pas përfundimit të specializimit në vendet evropiane janë kthyer për të punuar në Kosovë.

    Ndërsa 159 të tjerët, sipas tij, janë profesionistë shëndetësorë shqiptarë me nënshtetësi të huaj ose me nënshtetësi të dyfishtë, të cilët janë pajisur me licencë për të punuar dhe vepruar në Kosovë.

    Për këtë çështje ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka vënë në pikëpyetje shifrën e prezantuar nga kryeministri Kurti.

    Ai ka sfiduar përfaqësuesit e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës që të publikojnë emrat e mjekëve specialistë të kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025.

    “E sfidoj cilindo përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo SHSKUK-së që të na ofrojë vetëm 17 emra të mjekëve specialistë, jo 171, të cilët janë kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025 dhe tashmë janë të punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës”, ka deklaruar Zemaj./Telegrafi/

  • Belgjika triumfon në një duel dramatik, Turqia mbetet pa pikë

    Belgjika triumfon në një duel dramatik, Turqia mbetet pa pikë

    Belgjika triumfon në një duel dramatik, Turqia mbetet pa pikë

    Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Turqisë, duke triumfuar me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.

    Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 20-të, kur Arda Guler realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë.

    Megjithatë, Belgjika reagoi shpejt dhe vetëm shtatë minuta më vonë Kevin De Bruyne barazoi shifrat, pas asistimit të Jeremy Dokut.

    Përmbysja e rezultatit u kompletua në minutën e 30-të, kur Charles De Ketelaere shënoi nga afërsia pas asistimit të De Cuyper.

    Në vazhdim, të dyja përfaqësueset krijuan raste për gol, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

    Me këtë fitore, Belgjika ngjitet në pozitën e dytë me nëntë pikë, ndërsa Turqia mbetet në fund të renditjes pa pikë pas pesë xhirove.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Belgium triumphs in a dramatic duel, Turkey falls short

    Belgium’s national has scored significant victories in travel to Turkey, triumphing with a score of 1-2 under the fifth lap of the League of Nations.

    The match started best for the locals, who went to the top in the 20th minute, when Arda Guler realized a superhero from the free shot.

    Belgium, however, reacted quickly, and only seven minutes later Kevin De Bruyne equated the figures after Jeremy Doc’s assistance.

    The fallout was completed in the 30th minute, when Charles De Kjetlare marked from the proximity of De Cuyper’s assistant.

    In addition, both representatives created goals, but the result did not change until the end of the meeting.

    With this victory, Belgium moves to second position with nine points, while Turkey remains at the end of the ranking in a row after five laps.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj

    Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj

    Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktuar për të premten, me përfaqësues të mjekëve të rinj.

    Pas shumë kërkesave e presioneve mediale, ky takim ishte caktuar për 13 nëntor, megjithatë pak para se të vijë kjo datë, sipas burimeve të gazetares Arbereshë Uka, ky takim është anuluar nga dikasteri që e udhëheq Vitia.

    Si arsye e anulimit të këtij takimi është përmendur agjenda e ngjeshur e ministrit, si dhe është thënë se Vitia tashmë ka zhvilluar takime me përfaqësues të Parlamentit Studentor dhe të Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, ku siç është thënë, do të merren në konsideratë kërkesat e tyre.

    Ndryshe, për këtë takim, para disa ditësh kishte raportuar edhe Klan Kosova.

    Në kronikën e realizuar nga gazetarja Arbreshë Uka, studentët në prag të diplomimit kishin shprehur kërkesat e tyre që lidhen me stazhin profesional pas studimeve që e duan me pagesë sa rroga minimale në sektorin publik.

    Gjithashtu, ata kishin kërkuar edhe hapjen e konkurseve të rregullta të specializimit dhe me vlerësim transparent për secilin kriter si dhe një strategji kombëtare për punësim si mjek të rinj në kujdesin parësor.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën ku trajtoheshin kërkesat e tyre dhe ku ishte paralajmëruar takimi i 13 nëntorit:

  • It was scheduled for tomorrow, Minister Vitita cancels meeting with new doctors

    MIntire Health, Arben Vitita has cancelled a meeting she had scheduled for Friday, with representatives of young doctors.

    After many requests of media pressures, however, this meeting was scheduled for November 13th, shortly before that date comes, according to sources of journalist Arberes Uka, this meeting has been cancelled by the dictatorship leading the Year.

    As the reason for the annulment of this meeting has been cited as the minister’s busy agenda, and it has been said that Vitita has already held meetings with representatives of the Student Parliament and the Student Council of the Faculty of Medicine, where, as it has been said, their demands will be taken into account.

    Otherwise, a few days earlier, Klan Kosova reported on the meeting.

    In the chronicle carried out by journalist Arbresha Uka, students on the eve of graduation had expressed their demands related to professional stymia after studies that require the minimum pay in the public sector.

    They had also sought the opening of regular specialisation contests and transparent assessments of each criterion, as well as a national employment strategy as new doctors in primary care.

    For more, follow the chronice in which their requests were handled and where the 13 November meeting was warned:

  • Rama e konfirmon nga Dublini: NATO nuk do të mbajë samit në Tiranë vitin e ardhshëm

    Rama e konfirmon nga Dublini: NATO nuk do të mbajë samit në Tiranë vitin e ardhshëm

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se NATO nuk do të mbajë samitin e radhës në Shqipëri gjatë vitit 2027, pavarësisht planeve të mëparshme për organizimin e tij në Tiranë.

    Duke folur të enjten në Dublin, përpara një takimi të liderëve evropianë, Rama tha se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët për kohën kur do të mbahet samiti.

    “Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti. Sigurisht, jo në vitin 2027”, deklaroi Rama, sipas Reuters.

    Megjithatë, ai la të hapur mundësinë që Shqipëria të jetë nikoqire e samitit në vitin 2028.

    “Dhe në vitin 2028, nëse do të ketë samit, ai do të mbahet në Tiranë”, shtoi kryeministri shqiptar.

    Sipas Reuters, planet për organizimin e samitit të NATO-s në Shqipëri gjatë vitit 2027 kishin hyrë në pikëpyetje që në muajin qershor, për shkak të kundërshtimeve nga administrata Trump dhe pakënaqësive të disa vendeve anëtare lidhur me shpenzimet e ulëta të Shqipërisë për mbrojtjen.

    Ndërkohë, NATO po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së praktikës së mbajtjes së samiteve çdo vit. Megjithatë, diplomatët bëjnë të ditur se Aleanca mund të vendosë edhe në një afat të shkurtër për mbajtjen e një samiti gjatë vitit 2026, por jo në Tiranë.

    Një zyrtar i NATO-s ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i Aleancës do të mbahet në Shqipëri, por pa dhënë një datë konkrete.

    Në deklaratën e miratuar në samitin e NATO-s në Hagë, në qershor të vitit 2025, liderët folën për takimin e radhës në Turqi në vitin 2026, i pasuar nga një takim në Shqipëri.

    Megjithatë, në deklaratën e samitit të Ankarasë, të mbajtur në korrik të këtij viti, liderët u shprehën vetëm se presin takimin e ardhshëm, pa specifikuar datën apo vendin ku do të mbahet.

  • Nga kalaja përrallore te banjat termale, 13 vendet që duhet t’i vizitoni patjetër në Budapest

    Nga kalaja përrallore te banjat termale, 13 vendet që duhet t’i vizitoni patjetër në Budapest

    Nga kalaja përrallore te banjat termale, 13 vendet që duhet t’i vizitoni patjetër në Budapest

    Budapesti është një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Evropë, duke ofruar një kombinim të veçantë të historisë, arkitekturës madhështore, kulturës dhe jetës moderne.

    Kryeqyteti i Hungarisë, i cili shpesh krahasohet me Parisin dhe Vjenën, tërheq vizitorë me ndërtesat historike, urat piktoreske mbi Danub, tregjet tradicionale, lokalet alternative dhe banjat e famshme termale.

    Qyteti ndahet në dy pjesë nga lumi Danub: Buda, në anën perëndimore, e njohur për kodrat, kalanë dhe pamjet panoramike, si dhe Pesti, në anën lindore, ku gjenden shumica e muzeve, dyqaneve, restoranteve dhe ndërtesa e Parlamentit.

    Deri në vitin 1873, Buda dhe Pesti ishin dy qytete të ndara, të cilat së bashku me Óbudën u bashkuan për të formuar kryeqytetin e sotëm.

    Për ata që planifikojnë ta vizitojnë këtë qytet, janë 13 atraksione dhe përvoja që ia vlen të përfshihen në itinerar:

    1. Bastioni i Peshkatarëve – Një nga pikat më të bukura panoramike të Budapestit, nga ku mund të shihen Danubi, Ura e Zinxhirit dhe ndërtesa e Parlamentit.

    2. Parlamenti Hungarez – Një prej simboleve kryesore të qytetit, i njohur për arkitekturën neogotike, kupolën 96 metra të lartë dhe interierin madhështor.

    3. Këpucët në brigjet e Danubit – Një memorial prekës në kujtim të viktimave hebreje, rome dhe kundërshtarëve politikë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    4. Bazilika e Shën Stefanit – Një ndërtesë mbresëlënëse fetare, nga kupola e së cilës vizitorët mund të shijojnë pamjen 360-gradëshe të qytetit.

    5. Ura e Zinxhirit dhe Ura e Lirisë – Dy prej urave më ikonike që lidhin Budën me Pestin dhe ofrojnë pamje të veçanta mbi Danub.

    6. Tregu i Madh Qendror – Një ndalesë për ata që dëshirojnë të provojnë ushqimet tradicionale hungareze, të blejnë produkte vendase dhe suvenire.

    7. Biblioteka Metropolitan Ervin Szabó – Një bibliotekë e vendosur në një pallat historik, me salla madhështore dhe dekorime të ruajtura nga shekulli XIX.

    8. Parisi Passage – Një hapësirë arkitekturore e veçantë, e dalluar për mozaikët, xhamat shumëngjyrësh dhe stilin Art Nouveau.

    9. Szimpla Kert – Lokali alternativ më i famshëm i qytetit, i krijuar në një ndërtesë të vjetër dhe i njohur për atmosferën kreative dhe jetën e natës.

    10. Capa Center – Një qendër kushtuar fotografisë, ku organizohen ekspozita të fotografëve hungarezë dhe ndërkombëtarë.

    11. Tramvaji numër 2 – Një mënyrë praktike për të zbuluar qytetin, duke kaluar përgjatë Danubit dhe pranë disa prej monumenteve më të njohura.

    12. Linja M1 e metrosë – Një atraksion historik, e hapur në vitin 1896 dhe e konsideruar metroja më e vjetër nëntokësore në Evropën kontinentale pas asaj të Londrës.

    13. Banjat termale – Një prej përvojave më karakteristike të Budapestit, me pishina me ujë të ngrohtë dhe arkitekturë mbresëlënëse. Ndër më të njohurat janë Széchenyi, Gellért dhe Rudas.

    Me historinë e pasur, pamjet piktoreske dhe shumëllojshmërinë e atraksioneve, Budapesti mbetet një destinacion që ofron përvoja të ndryshme për çdo vizitor, pavarësisht nëse kërkon kulturë, relaksim apo argëtim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali