Category: Lajme

  • “Më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas” – Kledja shpërthen në lot për shkak të Nichit (VIDEO)

    “Më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas” – Kledja shpërthen në lot për shkak të Nichit (VIDEO)

    “Më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas” – Kledja shpërthen në lot për shkak të Nichit (VIDEO)

    Kledja nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka folur për sjelljen e Nichit ndaj saj.

    Në një bisedë me Norën, Kledja u shpreh se ndihet e shqetësuar nga fakti që Nichi i qëndron vazhdimisht pranë dhe e ndjek nga pas, pavarësisht se ajo nuk ndihet rehat me këtë situatë.

    “S’ndihem mirë, më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas, kaq… Nuk ndihem okej, s’kam çfarë të bëj, të rri këtu, të dal jashtë…”, i tha ajo Norës mes lotësh.

    Më tej, Kledja theksoi se nuk e konsideron normale që dikush të vazhdojë të qëndrojë pranë një personi, edhe pasi ai i ka kërkuar të mbajë distancë.

    “Nuk është normale kur një person të thotë mos më rri kaq afër, ti të vazhdosh ta bësh”, u shpreh Kledja.

    Për më shumë:

  • “Puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” -Nichi përplaset ashpër me Olechkën

    “Puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” -Nichi përplaset ashpër me Olechkën

    “Puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” -Nichi përplaset ashpër me Olechkën

    Një debat i ashpër ka ndodhur mes Nichit dhe Olechkës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, duke shtuar tensionet mes banorëve.

    Nichi, i cili këtë javë mban rolin e kapitenit, ka ndarë detyrat mes banorëve dhe po mbikëqyr mënyrën se si ata po i përmbushin ato.

    Gjatë një përplasjeje, ai iu drejtua Olechkës për moskryerjen e njërës prej detyrave, ndërsa në debat përfshiu edhe Fuegon, me të cilin ajo ka shfaqur më shumë afërsi gjatë kësaj jave.

    “Po han bukë, s’po e fshin tavolinën… Mos fol allahile! Shko puthu me Fuegon dhe mos fol shumë, mashtruesja e vogël”, i tha Nichi.

    Olechka nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj menjëherë:

    “Shuj ti! Kush je ti me m’thanë mu shuj? Kqyre punën tënde. Shko pastro vet, komandant”, ia ktheu ajo.

    Burimi: Insajderi

  • Come on. -Nichi hits hard with Olechka

    A fierce debate has occurred between Nichi and Olechka at the home of the Big Brother V IP Kosova 5ʹ, increasing tensions among residents.

    Nichi, who this week plays captain, has shared duties among residents and is overseeing the way they are fulfilling them.

    During a clash, he addressed Olechka for failing to perform one of the tasks, while in the debate he also included Fuego, with whom she has shown much closer this week.

    You’re eating bread, you’re sweeping the table… Don’t say anal! Go kiss Fuego and don’t talk too much, little con, Nichi told her.

    Olechka did not remain silent and immediately replied:

    It’s you! Who are you to tell me? Look at your work. Go clean yourself up, Commander, she gave it back.

    Source Layer: Insander

  • Halil Kastrati tregon si lindi ideja për ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

    Halil Kastrati tregon si lindi ideja për ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

    Humanisti Halil Kastrati ka treguar në Debat Plus se ideja për ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë lindi nga përvojat e drejtpërdrejta të organizatës me personat në nevojë, përmes kuzhinave humanitare dhe vizitave nëpër shtëpitë e të moshuarve që jetonin të vetëm.

    Kastrati ka rrëfyer se një prej aktiviteteve të tyre ishte vizita te të moshuarit që nuk kishin përkujdesje, të cilëve u dërgonin ushqim dhe u ndihmonin në pastrimin e dhomave apo të shtëpive.

    Ai ka treguar se gjatë njërës prej këtyre vizitave, në veri të Mitrovicës, kishin gjetur një të moshuar të vdekur në dhomën e tij.

    Sipas Kastratit, pikërisht kjo përvojë i shtyu të mendonin për krijimin e një shtëpie ku të moshuarit që nuk kanë familjarë apo përkujdesje të mund të jetonin me dinjitet.

    “Të gjitha aktivitet tona lindin nga kuzhinat tona humanitare. Aty ka qenë përballja direkte me nevojtarët dhe kemi mësuar hallet dhe dertet e tyre. Ne kemi pasur atë kohë një prej aktiveve vizita tek të moshuarit që jetojnë veç vetë dhe kemi shkuar herë pas here me iu dërgu ushqim ose me ua pastru dhomat ose shtëpinë ku rrishin. Dhe në një rast në veri të Mitrovicës, gjatë vizitës të një të moshuari, e gjejmë të vdekur në dhomë. Dhe aty na lidni ideja që ne duhet ta ndërojmë një shtëpi për këtë të moshuar, që Zoti s’iu ka falur fëmijë dhe kanë ngel vetëm”, ka rrëfyer Kastrati.

    Burimi: Dukagjini

  • Halil Kastrati relates how the idea of building the homes of elderly Balkan orphans arose

    Humanist Halil Kastrati has shown in Debat Plus that the idea of building the home of the elderly Balkan orphans in Suhareka arose from the organisation’s direct experiences with needy people through humanitarian cuisines and visits to homes of elderly people living alone.

    Kastrati has confessed that one of their activities was a visit to the careless elderly to whom they sent food and helped clean rooms or homes.

    He has indicated that during one of these visits, in northern Mitrovica, they had found an elderly man dead in his room.

    According to Kastract, this very experience moved them to think about creating a home where elderly ones who have no family members or care could live with dignity.

    All our activities are born from our humanitarian kitchens. There was direct confrontation with the needy and we learned their troubles and their intentions. We have then had one of the active visits to the elderly who live alone, and we have from time to time sent food to them or through them to their rooms or houses. And in a case north of Mitrovica, during an old man’s visit, we find him dead in the room. And that’s where we come up with the idea that we have to build a house for this old man, that God gave him children and he was left alone, he confessed to Castrati.

    Source Layer: Dukeagini

  • A e ul tensionin stërvitja para gjumit, apo na pengon të flemë?

    A e ul tensionin stërvitja para gjumit, apo na pengon të flemë?

    Aktiviteti fizik në mbrëmje mund t’i bëjë mirë qarkullimit të gjakut, por një stërvitje tepër intensive, e përfunduar vonë, mund të ndikojë në cilësinë e gjumit

    Pas një dite të gjatë pune, mbrëmja është shpesh e vetmja kohë e lirë për aktivitet fizik. Por a ndihmon stërvitja para gjumit që të çlodhemi, apo na mban zgjuar edhe kur ndihemi të lodhur? Studimet tregojnë se ushtrimet në mbrëmje mund të ndikojnë pozitivisht në tensionin e gjakut, ndërsa efekti mbi gjumin varet nga intensiteti dhe ora kur përfundon stërvitja.

    Çfarë ndodh me tensionin e gjakut gjatë dhe pas stërvitjes?

    Gjatë ecjes së shpejtë, vrapimit, çiklizmit apo notit, zemra pompon më shumë gjak për të furnizuar muskujt me oksigjen. Prandaj tensioni sistolik, vlera e sipërme e matjes, zakonisht rritet gjatë sforcimit. Kjo është përgjigje normale e organizmit.

    Pas përfundimit të ushtrimeve, enët e gjakut mbeten të zgjeruara dhe tensioni te shumë persona mund të ulet përkohësisht nën vlerat e regjistruara përpara aktivitetit. Ky fenomen quhet hipotension pas stërvitjes dhe mund të zgjasë disa orë. Aktiviteti i rregullt fizik është, për këtë arsye, pjesë e rëndësishme e kontrollit të hipertensionit, krahas trajtimit të përshkruar nga mjeku.

    A është stërvitja në mbrëmje më e mirë për personat me hipertension?

    Një përmbledhje shkencore e publikuar në vitin 2026 krahasoi stërvitjen e mëngjesit me atë të mbrëmjes te personat me tension të lartë. Në disa ndërhyrje afatgjata, ushtrimet në mbrëmje ulën më shumë tensionin sistolik te burrat; disa të dhëna te gratë sugjeruan përparësi të mundshme të mëngjesit.

    Megjithatë, analiza përfshiu vetëm katër prova klinike dhe rezultatet afatshkurtra nuk ishin të njëtrajtshme. Prandaj nuk mund të thuhet se një orar është më i miri për të gjithë.

    Normalisht, tensioni gjatë gjumit bie rreth 10–20 për qind krahasuar me vlerat ditore. Ende nuk është vërtetuar se stërvitja në mbrëmje e përmirëson këtë rënie te çdo person, transmeton Telegrafi.

    A mund ta prishë gjumin stërvitja e vonshme?

    Aktiviteti fizik zakonisht ndihmon gjumin, por ushtrimet shumë intensive pak para shtratit mund të kenë efekt të kundërt. Sforcimi rrit temperaturën e trupit, pulsin dhe aktivizimin e sistemit nervor; organizmit i duhet kohë të qetësohet.

    Një studim në Nature Communications analizoi të dhënat e 14.689 personave fizikisht aktivë, gjatë më shumë se katër milionë netëve. Stërvitjet intensive dhe të vona u shoqëruan me fjetje më të vonshme, gjumë më të shkurtër e cilësi më të dobët, si dhe puls më të lartë gjatë natës.

    Kur ushtrimet përfundonin të paktën katër orë para gjumit, këto ndryshime të pafavorshme nuk u vunë re në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, studimi ishte vëzhgues: ai tregon lidhje, jo domosdoshmërisht shkak-pasojë.

    Çfarë tregojnë studimet më të fundit?

    Një analizë e vitit 2026 në Sleep Medicine Reviews përfshiu 25 studime që krahasuan ushtrimet e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Nuk u gjetën prova bindëse se stërvitja në mëngjes është përgjithësisht më e mirë për gjumin.

    U vu re, megjithatë, se aktiviteti më intensiv në mbrëmje mund të shoqërohet me më shumë zgjime gjatë natës te disa persona. Pra, rëndësi ka jo vetëm ora, por edhe ngarkesa e stërvitjes.

    Cilat ushtrime janë të përshtatshme në mbrëmje?

    Nëse mbrëmja është koha e vetme për lëvizje, nuk ka arsye të hiqni dorë. Një shëtitje e qetë, ushtrime të lehta shtrirjeje, joga relaksuese ose aktivitet me intensitet mesatar mund të ndihmojnë në çlirimin e tensionit të grumbulluar gjatë ditës.

    Vrapimet shumë intensive, stërvitjet me intervale të forta dhe ushtrimet e rënda të forcës është më mirë të përfundojnë disa orë para gjumit, sidomos nëse vëreni se ju pengojnë të flini. Personat me hipertension, sëmundje të zemrës ose terapi që ndikon në puls duhet ta përshtatin intensitetin sipas këshillës mjekësore.

    Koha më e mirë për stërvitje është ajo që mund ta ruani

    Nëse shëtitja e mbrëmjes ju qetëson dhe pas saj flini mirë, nuk ka arsye ta ndryshoni vetëm sepse dikush rekomandon mëngjesin. Por nëse stërvitja e vonshme ju lë me puls të shpejtë ose ju vonon gjumin, provoni ta bëni më herët ose të ulni intensitetin.

    Qëllimi nuk është vetëm të lodhemi, por të ndihmojmë zemrën, enët e gjakut dhe organizmin të funksionojnë më mirë. Gjumi cilësor është pjesë e rëndësishme e këtij rikuperimi.

  • Pagesa e taksës rrugore në Maqedoni hyn në epokën digjitale, sistemi i ri “Free-Flow” pritet të nisë nga viti i ardhshëm

    Pagesa e taksës rrugore në Maqedoni hyn në epokën digjitale, sistemi i ri “Free-Flow” pritet të nisë nga viti i ardhshëm

    Për herë të parë nga viti i ardhshëm pritet të nisë zbatimi modelit të ri, modern dhe digjital të pagesës së tarifës rrugore. Sistemi i njohur si “Free-Flow” do t’u mundësojë automjeteve të kalojnë pa u ndalur në pikat e pagesës, përmes identifikimit të targave nga kamerat dhe pajisjeve elektronike TAG.

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski, për TVM2, tha se ndërmarrja që ai drejton po punon intensivisht për zbatimin e standardeve moderne digjitale evropiane në sistemin e pagesës së tarifës rrugore. Në fazën fillestare, tha ai, parashihet që sistemi të zbatohet si projekt pilot për automjetet e rënda, përkatësisht kamionët. Për këtë qëllim, NP “Rrugët Shtetërore” planifikon të vendosë kamera të specializuara përgjatë rrugëve, të ngjashme me ato që përdoren në sistemin “Qyteti i Sigurt”. Përmes tyre do të bëhet identifikimi i automjeteve dhe regjistrimi i kalimit të tyre, mbi bazën e të cilit do të llogaritet tarifa rrugore, pa pasur nevojë që drejtuesit të ndalen fizikisht në pikat e pagesës.

    “Fillimisht ky sistem do të jetë i dedikuar për kamionët dhe jo për automjetet e lehta, pasi në këtë mënyrë do të parandalohet shmangia e pagesës së tarifës rrugore. Si shembull më karakteristike do të marr pikën e pagesës në Petrovec. Para kësaj pike, përkatësisht në afërsi të Idrizovës, shumë automjete dalin nga autostrada dhe vazhdojnë nëpër rrugën rajonale, përmes Petrovecit dhe Rzhaniçinos, deri në Katllanovë, ku sërish kyçen në rrugë. Në këtë mënyrë, ato e shmangin pagesën e tarifës rrugore, e dëmtojnë rrugën, e cila nuk është e paraparë për automjete të rënda dhe kamionë, si dhe rrezikojnë seriozisht sigurinë e banorëve të asaj zone. Prandaj, me këtë projekt synojmë t’i parandalojmë këto dukuri dhe, njëkohësisht, t’i detyrojmë transportuesit të paguajnë tarifën rrugore. Përveç kësaj, në Milladinov, ku aktualisht nuk ka sistem TAG, do të shohim që paralelisht të vendosim edhe sistemin “Free-Flow”.”, deklaroi drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski.

    Modeli i ri i pagesës së tarifës rrugore, përmes regjistrimit të pajisjeve TAG dhe identifikimit të targave nga kamerat, fillimisht planifikohet të zbatohet në rrugët e reja shtetërore që do të lëshohen në përdorim. Në një fazë të mëvonshme, parashihet që sistemi të shtrihet edhe në Korridorin 10 dhe drejt Tetovës. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky ndryshim do t’u kushtojë më shumë apo më pak qytetarëve.

    “Po, këtë do ta shohim në vijim. E rëndësishme është që të mos ketë pagesë të tarifës rrugore si deri më tani. Fillimisht ky sistem i ri planifikohet të zbatohet në rrugët e reja që po ndërtojmë, ku aktualisht nuk ka pagesë të tarifës rrugore. Më pas në fazën e ardhshme, do të përfshihet edhe Korridori 10, ku aktualisht paguhet tarifa rrugore si dhe drejt Tetovës, por kur do të ndodhë kjo, pas një ose dy vitesh, nuk mund t’ju them. Për momentin nuk mund të flasim nëse sistemi do të jetë më i lirë apo më i shtrenjtë.”, theksoi drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski.

    Një model i tillë i pagesës së tarifës rrugore tashmë po testohet pjesërisht në Serbi, ndërsa Kroacia ka avancuar më shumë me zbatimin e tij.

  • Hasani për deklaratën e Rashiqit për Asociacionin: E tha me urdhër të Kurtit

    Hasani për deklaratën e Rashiqit për Asociacionin: E tha me urdhër të Kurtit

    Hasani për deklaratën e Rashiqit për Asociacionin: E tha me urdhër të Kurtit

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka komentuar deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se institucionet e Kosovës janë të gatshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

    Rashiq kishte deklaruar gjithashtu se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia duhet të lihet për një moment tjetër.

    Duke folur në emisionin “DPT te Fidani”, Hasani ka pretenduar se deklarata e Rashiqit është bërë me urdhër të kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, ministri nuk do të mund të bënte një deklaratë të tillë pa marrë paraprakisht pëlqimin e kreut të ekzekutivit.

    Sa i përket çështjes së njohjes, Hasani ka thënë se kjo është e specifikuar në Marrëveshjen e Ohrit, ku, sipas tij, theksohet se palët nuk e paragjykojnë statusin.

    “Së pari, deklarata e Rashiqit është thënë me urdhër të Kurtit. Ai e ka konstatuar një fakt që ekziston tash e dy vite e gjysmë, sepse ka filluar edhe Ligji për Shtetësi… Rashiqi e ka thënë diçka që është në Marrëveshjen e Ohrit, ku aty thuhet palët pa paragjykim të statusit, ti e ke pranu, njohja reciproke dhe çdo lloj njohje tjetër është hequr nga rendi i ditës…”, ka deklaruar Hasani.

    Ai ka komentuar edhe vetë Marrëveshjen e Ohrit, duke e cilësuar atë si autonomi politiko-territoriale.

    Burimi: Insajderi

  • Hasan for Rashich’s statement of Association: He said it at Kurt’s order.

    The former head of the Constitutional Court of Kosovo, Enver Hasani, has commented on the statements by Minister for Communities and Kthim Nenad Rassic, who said Kosovo institutions are ready for the establishment of the Serb majority municipality Association.

    Rassic had also declared that recognising Kosovo’s independence from Serbia should be left for another moment.

    Speaking on show The DPS at Fidanı, Hasani has claimed Rashis’ statement was made at the order of Prime Minister Albin Kurti. According to him, the minister could not make such a statement without taking the executive leader’s consent in advance.

    As for the issue of recognition, Hasani has said it is specified in the Ohrid Agreement, where, according to him, it is emphasised that the parties do not prejudge status.

    First, Rashi’s statement was issued at Kurt’s order. He has ascertained a fact that exists now two and a half years, because the Law of State has begun… Rashihqi has said something that is in the Ohrid Agreement, where it says the parties without prejudice of status, you have agreed, mutual recognition and any other recognition has been removed from the agenda…

    He has commented on the Ohrid Agreement itself, calling it political-territorial autonomy.

    Source Layer: Insander

  • Belgjika përmbys Turqinë

    Belgjika përmbys Turqinë

    Vendasit e kanë nisur mirë takimin dhe kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet, kur Arda Guler ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, duke e dërguar topin në këndin e epërm të portës së Belgjikës.

    Megjithatë, epërsia e Turqisë ka zgjatur vetëm shtatë minuta. Jeremy Doku ka depërtuar bukur nga krahu i majtë dhe ka asistuar për Kevin De Bruyne, i cili ka shënuar për 1:1.

    Belgjika e ka përmbysur rezultatin vetëm tre minuta më vonë. Charles De Ketelaere ka përfituar nga një reagim i dobët i mbrojtjes turke dhe e ka dërguar topin në rrjetë për 2:1.

    Në pjesën e dytë, belgët kanë pasur disa mundësi për ta thelluar epërsinë, por portieri turk Ugurcan Cakir ka reaguar mirë në disa raste.

    Edhe Turqia e ka kërkuar golin e barazimit, sidomos në minutat e fundit, por portieri belg Senne Lammens i ka ndalur goditjet e Baris Yilmaz dhe Deniz Gul.

    Kështu, Belgjika i ka marrë tri pikë të rëndësishme, duke kaluar në vendin e dytë të grupit, para Italisë, e cila ende e kishte ndeshjen kundër Francës për ta zhvilluar të enjten mbrëma.

    Në anën tjetër, Turqia e ka regjistruar humbjen e pestë radhazi në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

    Kjo ishte edhe ndeshja e parë për trajnerin e ri të Turqisë, Sergen Yalcin, i cili e nisi aventurën me humbje. Për më tepër, pozita e Turqisë në Ligën A është tashmë në rrezik serioz.

    Burimi: RTKLive