Category: Lajme

  • It’s extremely important, Kurti after meeting with Council of Europe Secretary for Kosovo membership

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has held a meeting with Council of Europe Secretary General Alain Berset, within the framework of European Political Community Summit ( EPC).

    Through a Facebook post, Kurti has indicated that Kosovo’s membership in the Council of Europe has been discussed at this meeting.

    He has stressed the importance of membership in this organisation, praising that this would enable Kosovo to participate in European mechanisms for the protection of fundamental rights and freedoms.

    According to Kurti, membership would also enable Kosovo citizens access to the European Court for Human Rights.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

    “Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

    “Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Ai ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë, duke vlerësuar se kjo do t’i mundësonte Kosovës pjesëmarrjen në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

    Sipas Kurtit, anëtarësimi do t’u mundësonte gjithashtu qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosova zhvillon stërvitjen e parafundit para ndeshjes me Izraelin

    Kosova zhvillon stërvitjen e parafundit para ndeshjes me Izraelin

    “Dardanët” do ta zhvillojnë të premten stërvitjen e fundit, para përballjes me izraelitët, e cila luhet të shtunën, nga ora 15:00.

    Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u përqendruar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe përgatitjen e detajeve për këtë sfidë.

    Stërvitja e së enjtes ishte e hapur për media vetëm gjatë pesëmbëdhjetë minutave të para, ndërsa pjesa tjetër e punës u zhvillua me dyer të mbyllura.

    Shqetësim për shtabin teknik paraqet gjendja e Ermal Krasniqit. Futbollisti i krahut ka munguar në stërvitjen e fundit për shkak të problemeve muskulore.

    FFK-ja ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve mjekësore do të ketë më shumë informacione për gjendjen e tij dhe mundësinë e aktivizimit në ndeshjet e ardhshme.

    Krasniqi rrezikon të mungojë në përballjet kundër Izraelit dhe Irlandës, kjo e fundit e planifikuar të zhvillohet më 17 nëntor në Dublin.

    Ndërkohë, Kosova ka mbetur pa shërbimet e qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili është liruar më herët nga grumbullimi për shkak të lëndimit. Për shkak të problemeve fizike, në dispozicion të Fodës nuk është as qendërmbrojtësi Albian Hajdari.

    Në renditjen e Grupit B3, Kosova zë vendin e dytë me pesë pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me dy pikë.

    Burimi: RTKLive

  • Kosovo holds pre-match training

    Therdians will hold their final training Friday before confronting the Israelites, which is played on Saturday, at 1500 p.m.

    According to Kosovo Football Federation ( The selection Franco Foda has continued working with football players, focusing on tactical aspects, game organisation, and preparation for the challenge.

    Thursday’s exercise was open to the media only during the first 15 minutes, while the rest of the work was conducted by closed doors.

    Concern for technical headquarters presents Ermal Krasniqi’s situation. The wing footballer has been absent in recent training due to muscle problems.

    The NFF has made it known that after medical examinations there will be more information on his condition and the possibility of activism in future matches.

    Krasniqi risks missing in confrontations against Israel and Ireland, the latter scheduled to take place on November 17th in Dublin.

    Meanwhile, Kosovo has remained without the services of Centrekeeper Lumbardh Dellova, who was released earlier from the gathering due to injury. Because of physical problems, Foda’s available is not even the protector Albian Hajdari.

    In the B3 Group ranking, Kosovo takes second place with five points, while Israel is last with two points.

    Source Layer: RTKLive

  • Kiks Kosova: Mbi 500 mjekë mbesin në shtëpi e dhjetëra ikin në Evropë (VIDEO)

    Kiks Kosova: Mbi 500 mjekë mbesin në shtëpi e dhjetëra ikin në Evropë (VIDEO)

    Kiks Kosova: Mbi 500 mjekë mbesin në shtëpi e dhjetëra ikin në Evropë (VIDEO)

    Papunësia e mjekëve, mungesa e specializimeve dhe ikja e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit janë ndër problemet me të cilat vazhdon të përballet sistemi shëndetësor në Kosovë.

    Kiks Kosova ka trajtuar shqetësimet e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, përvojat e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit dhe vlerësimet e njohësve të sektorit për situatën aktuale.

    Besfort Racaj, absolvent i Fakultetit të Mjekësisë dhe pjesë e Këshillit Studentor, ka folur për tetë kërkesat e përbashkëta të studentëve dhe profesionistëve shëndetësorë, të cilat i janë adresuar Qeverisë së Kosovës.

    Një ndër shqetësimet kryesore të tyre është konkursi për 313 vende të shkollimit specialistik, i shpallur pas dy vitesh pritje. Sipas Racajt, shumica e vendeve janë për shërbime familjare dhe konkursi nuk përputhet me nevojat reale të mjekëve të rinj dhe sistemit shëndetësor.

    Një tjetër rrëfim në emision është ai i psikiatrit Liron Pepshi, i cili pas përfundimit të studimeve u detyrua të vazhdonte karrierën jashtë Kosovës, fillimisht në Gjermani e më pas në Luksemburg.

    Pepshi kishte planifikuar të kthehej në vendlindje dhe të kontribuonte në fushën e shëndetit mendor. Megjithatë, përkundër përpjekjeve për të kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe për të gjetur mundësi angazhimi, ai thotë se nuk mori përgjigje konkrete.

    Për problemin e papunësisë së mjekëve kanë folur edhe njohësit e shëndetësisë, Saranda Ramaj, Bujar Vitija dhe Arbreshë Uka.

    Ramaj ka rrëfyer rastin e një mjekeje që, ndonëse ka përfunduar specializimin, ka mbetur pa punë dhe pa të ardhura të qëndrueshme financiare. Ajo ka vlerësuar se numri i lartë i mjekëve të papunë është dëshmi e mungesës së planifikimit afatgjatë në sektorin shëndetësor.

    Të dhënat zyrtare të Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se nga 5 mijë e 647 mjekë vendorë të licencuar, 521 figurojnë të papunë. Ndërkohë, çdo vit licencohen mesatarisht rreth 276 mjekë.

    Në emision është trajtuar edhe deklarata e kryeministrit Albin Kurti, sipas të cilit gjatë vitit 2025 në Kosovë janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar. Ndërsa këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Durim Elshani, ka deklaruar se nga ky numër vetëm 12 janë me nënshtetësi kosovare.

    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për kthim të përhershëm apo angazhim të përkohshëm të këtyre profesionistëve shëndetësorë.

    Ndiqni në vijim kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova për këtë çështje:

    Ndiqeni emisionin e plotë:

  • “Ruju prej tij” – Valdeti dhe Bejta e paralajmërojnë Nichin për Akilin (VIDEO)

    “Ruju prej tij” – Valdeti dhe Bejta e paralajmërojnë Nichin për Akilin (VIDEO)

    “Ruju prej tij” – Valdeti dhe Bejta e paralajmërojnë Nichin për Akilin (VIDEO)

    Raporti mes banorëve në shtëpinë e BBVK5 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa kësaj radhe Nichi është paralajmëruar nga Valdeti dhe Bejta për Akilin.

    Valdeti i kërkoi Nichit të ketë kujdes nga Akili.

    “Ruju prej tina… nuk ka lanë sen pa thanë”, i tha Valdeti.

    Të njëjtin paralajmërim ia konfirmoi edhe Bejta, duke e vënë Nichin në dijeni për qëndrimet e Akilit.

    Megjithatë, Nichi u shpreh se nuk e sheh lojën e tij të lidhur me atë të Akilit.

    “Akili e ka lojën e vet, unë temen…”, deklaroi Nichi.

    Për më shumë:

  • "Ik atje, puthu me Fuegon, mashtruese e vogël" - Nichi i ashpër ndaj Olechkës në BBVK 5

    “Ik atje, puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” – Nichi i ashpër ndaj Olechkës në BBVK 5

    Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” po vazhdojnë të rriten, ndërsa një debat i ashpër ka ndodhur mes Nichit dhe influencueses bjelloruse, Olechka Grigorieva.

    Nichi, i cili këtë javë mban rolin e kapitenit të shtëpisë, ka ndarë detyrat mes banorëve dhe po kujdeset që ato të përmbushen nga të gjithë.

    Megjithatë, gjatë kontrollimit të punëve, ai i është drejtuar Olechkës, duke e kritikuar për moskryerjen e njërës prej detyrave.

    Në debat e sipër, Nichi nuk ka lënë pa përmendur as afrimitetin e saj me reperin Fuego, me të cilin ajo është parë gjithnjë e më e afërt gjatë ditëve të fundit.

    “Po han bukë, s’po e fshin tavolinën… Mos fol allahile! Shko puthu me Fuegon dhe mos fol shumë, mashtruesja e vogël”, i tha ai.

    Por Olechka nuk e ka pritur në heshtje këtë koment dhe i është kundërpërgjigjur menjëherë, duke i kërkuar të mos ndërhyjë në punët e saj.

    “Shuj ti! Kush je ti me m’thanë mu shuj? Kqyre punën tënde. Shko pastro vet, komandant”, ia ktheu ajo.

    Përplasja mes tyre ka shtuar edhe më shumë tensionet në shtëpi, ndërsa mbetet të shihet nëse raporti mes dy banorëve do të përkeqësohet edhe më tej gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Si mëson truri ta dojë kafenë, gllënjka e parë ishte e neveritshme, dhe sot nuk mund të jetosh pa të

    Si mëson truri ta dojë kafenë, gllënjka e parë ishte e neveritshme, dhe sot nuk mund të jetosh pa të

    Gllënjka e parë e kafesë së zezë është e pakëndshme për shumë njerëz, por me kalimin e kohës bëhet një nga të preferuarat. Shkencëtarët kanë zbuluar rrugën e ngadaltë të dopaminës nga zorrët në tru që shpjegon pse na pëlqen kafeja dhe shijet e tjera që nuk na pëlqejnë në fillim.

    Hulumtimi, nga një ekip nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko (UCSF), u botua në revistën Nature më 4 nëntor dhe rezultatet u prezantuan nga UCSF . Dopamina është një lajmëtar kimik në tru që lidhet me motivimin, shpërblimin dhe të nxënit.

    Shumica e hulumtimeve të mëparshme merreshin me sinjale të shpejta të dopaminës që ndodhin brenda pak sekondash, për shembull kur shohim një pjatë të preferuar. Ky ekip studioi një sistem më të ngadaltë, i cili i përgjigjet sinjaleve nga trupi pasi kemi ngrënë tashmë ushqim.

    “Ne kemi treguar se është ky sistem i ngadaltë i dopaminës që na bën të mësojmë të pëlqejmë ushqime të caktuara me kalimin e kohës, dhe ne shohim se ku dhe si ndodh kjo”, tha Zachary Knight, profesor i fiziologjisë dhe autor kryesor i studimit.

    Kur truri e shoqëron shijen e kafesë me efektet stimuluese të kafeinës, shpjegon Knight, kafeja fillon të ketë shije shumë më të mirë.

    Sinjali vjen nga stomaku

    Kur ushqimi hyn në traktin tretës, sensorë të veçantë zbulojnë lëndë ushqyese si sheqeri dhe yndyra. Ky informacion udhëton në tru dhe shkakton një çlirim gradual të dopaminës që zgjat për disa minuta. Sipas Knight, ky proces ndodh kryesisht jashtë vetëdijes sonë.

    Knight dhe James Grove, atëherë student doktorature, injektuan ujë me sheqer ose një pije të ngjashme me milkshake direkt në stomakun e minjve dhe monitoruan çlirimin e dopaminës në tru. Kjo ndau efektet e lëndëve ushqyese nga vetë shija.

    Dopamina u çlirua fuqishëm dhe për një kohë të gjatë në pjesën e përparme të amigdalës bazolaterale (BLA), një rajon i trurit i lidhur me emocionet dhe të nxënit. Dihej që dopamina çlirohej në këtë zonë, por jo për çfarë shërbente.

    Kur shkencëtarët e ndërprenë këtë rrugë, minjtë vazhduan të hanin normalisht, por nuk mund ta mësonin më se një shije e re e veçantë nënkuptonte kalori. Pastaj bënë të kundërtën: Pasi minjtë shijuan një aromë pa kalori, ata aktivizuan artificialisht fibrat e dopaminës në BLA. Kafshët filluan ta preferonin atë shije, edhe pse nuk ofronte asnjë vlerë ushqyese.

    Përgjigje më e fortë në anën e majtë të trurit

    Hulumtimet te njerëzit kanë treguar rezultate të ngjashme. Psikologia Dana Small e Universitetit Yale rianalizoi të dhënat nga një studim i mëparshëm PET me 13 burra që pinin ose një pije me bazë qumështi ose pa kalori.

    Çlirimi i dopaminës pas marrjes së lëndëve ushqyese ishte veçanërisht i theksuar në BLA-në e majtë. Në një studim të veçantë, ekipi i Marc Tittgemeyer monitoroi 38 të rritur me MRI pas marrjes së glukozës dhe u vu re një aktivitet i shtuar në të njëjtin rajon.

    Si te minjtë ashtu edhe te njerëzit, përgjigja ishte dukshëm më e fortë në anën e majtë të trurit sesa në të djathtën. Kjo i habiti shkencëtarët sepse qarqet për funksionet themelore, të tilla si ushqyerja, pritet të funksionojnë në mënyrë simetrike. Laboratori i Knight tani po heton pse ndodh kjo.

    A mund të ndryshohen preferencat ushqimore?

    Zbulimi ngre pyetjen nëse shijet mund të ndryshojnë në të ardhmen. Një nga temat interesante janë ilaçet GLP-1, të cilat imitojnë hormonin nga zorrët dhe e ndryshojnë fuqishëm oreksin.

    Ekipi nuk i testoi ato në këtë studim, por Knight spekulon se ato mund ta dobësojnë sinjalin e dopaminës të shkaktuar nga lëndët ushqyese, duke e bërë ushqimin më pak tërheqës me kalimin e kohës. Kjo është vetëm një hipotezë për momentin.

    “Nëse i kuptojmë hapat midis njohjes së lëndëve ushqyese në zorrë dhe të mësuarit në tru, mund të jemi në gjendje t’i përsosim ato dhe të ndryshojmë në mënyrë delikate sa shumë na pëlqejnë ushqime të ndryshme”, tha Knight.

  • Si qëndron çmimi i naftës në Kosovë krahasuar me vendet e rajonit?

    Si qëndron çmimi i naftës në Kosovë krahasuar me vendet e rajonit?

    Në Kosovë sot është tregtuar një litër naftë rreth 1.79 euro, derisa këto ditë ka një rënie të ndjeshme në bursat ndërkombëtare.

    Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në krahasimin me Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, me rreth 2,32 euro për litër, transmeton KosovaPress.

    Sipas të dhënave të publikuara për 12 nëntor, dallimi ndërmjet çmimit më të lartë dhe atij më të ulët në këto 5 shtete arrin në 78 centë për litër.

    Në Shqipëri, Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimin maksimal të naftës në 210 lekë për litër, që, sipas kursit të këmbimit, është rreth 2,32 euro. Kjo paraqet një rritje prej 5 lekësh krahasuar me çmimin paraprak prej 205 lekësh.

    Pas Shqipërisë renditet Serbia, ku çmimi maksimal i Eurodizelit është 236 dinarë, ose rreth 2,01 euro për litër, sipas vendimit të autoriteteve serbe që vlen nga 6 deri më 13 nëntor.

    Në Mal të Zi, çmimi maksimal i naftës është 1,95 euro për litër. Ky çmim ka hyrë në fuqi më 10 nëntor, pas një uljeje prej 2 centësh.

    Ndërkohë, në Kosovë, sipas të dhënave të raportuara nga tregu, një litër naftë kushton rreth 1,79 euro.

    Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në këtë krahasim. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjisë, çmimi maksimal i naftës është 94,50 denarë, ose rreth 1,54 euro për litër.

    Kështu, nafta në Shqipëri kushton rreth 53 centë më shumë për litër sesa në Kosovë. Në krahasim me Serbinë, dallimi është 31 centë, ndërsa me Malin e Zi 37 centë.

    Kosova, ndërkaq, ka çmim rreth 25 centë më të lartë se Maqedonia e Veriut, por 16 centë më të ulët se Mali i Zi dhe 22 centë më të ulët se Serbia.

    Duhet theksuar se krahasimi bazohet në çmimet maksimale të përcaktuara nga autoritetet në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Kosovën është përdorur një çmim i raportuar nga tregu. Për këtë arsye, të dhënat nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht çmimet reale në çdo pikë karburanti.

  • Lauren Sánchez ndryshon stil: Minifundi i Karl Lagerfeldit nga viti 1994 merr gjithë vëmendjen

    Lauren Sánchez ndryshon stil: Minifundi i Karl Lagerfeldit nga viti 1994 merr gjithë vëmendjen

    Bashkëshortja e Jeff Bezosit u shfaq në Nju-Jork me një kombinim që bashkon luksin e dikurshëm, elegancën moderne dhe një detaj të kuq që i dha karakter të veçantë gjithë paraqitjes

    Kur Lauren Sánchez shfaqet në rrugët e Nju-Jorkut, apo kudo tjetër, është e vështirë të kalojë pa u vënë re. Bashkëshortja e njërit prej njerëzve më të pasur në botë, Jeff Bezosit, ka krijuar një identitet të dallueshëm në modë, ku ndërthuren magjepsja, luksi, siluetat që theksojnë format trupore dhe veshjet që ngjallin komente të ndryshme. Ajo parapëlqen modelet e shkurtra, prerjet e ngushta dhe detajet që bien në sy, ndërsa stili i saj duket se ndjek një rregull të pashkruar: veshjet e zakonshme nuk janë mjaftueshëm interesante.

    Megjithatë, këtë herë ajo tregoi një anë tjetër të shijes së saj. Në vend të një paraqitjeje që vë në plan të parë format trupore, Sánchez zgjodhi një kombinim që bashkon elegancën e thjeshtë, luksin vintage dhe një dozë lozonjarie. Pjesa që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një minifund me firmën e legjendarit Karl Lagerfeld, nga arkivi i shtëpisë së modës Chanel.

    Për pjesëmarrjen në emisionin “CBS Mornings”, më 10 nëntor, ku promovoi librin e saj të ri për fëmijë “The Fly Who Flew to the North Pole”, ajo zgjodhi një bodi të zi me jakë të lartë nga marka Wolford, të kombinuar me një krijim të veçantë të Chanelit nga koleksioni vjeshtë/dimër 1994. Bëhet fjalë për një minifund të zi me teksturë që imiton gëzofin, të theksuar në bel nga një brez i kuq prej pëlhure tweed, i cili krijon kontrast të fortë dhe efekt të veçantë vizual.

    Backgrid

    Pjesën tjetër të veshjes e mbajti në tone të errëta, duke bërë që detaji i kuq të binte edhe më shumë në sy. Kombinimit i shtoi çorape të zeza, këpucë elegante prej lëkure të llakuar nga Christian Louboutin, me shollën karakteristike të kuqe, syze të mëdha dielli në stil aviatori dhe vathë të argjendtë në formë fjongosh. Një hollësi interesante ishte edhe çanta e vogël, e zbukuruar me kopertinën e librit të saj të ri. Kështu, edhe aksesori mori një rol promovues, në një mënyrë mjaft krijuese.

    Bodi i zi me jakë të lartë dhe silueta e ngushtë i dhanë kombinimit një pamje më serioze, me nuanca të stilit gotik, ndërsa minifundi i shkurtër, tekstura e veçantë dhe brezi i kuq sollën gjallëri dhe elegancë lozonjare. Megjithatë, ajo që e bën këtë paraqitje veçanërisht interesante është fakti se Lauren Sánchez nuk zgjodhi një krijim nga koleksionet aktuale, por iu kthye trashëgimisë së një prej shtëpive më me ndikim në historinë e modës.

    Krijimet e Karl Lagerfeldit për Chanelin gjatë viteve ’90 vazhdojnë të kenë vlerë të veçantë për adhuruesit e modës vintage. Një veshje e tillë dëshmon se dizajni i menduar me kujdes mund t’i rezistojë kohës dhe ndryshimit të trendeve, duke mbetur po aq tërheqës edhe pas më shumë se tri dekadash.

    profimedia

    /Telegrafi/