Category: Lajme

  • Çeku takohet me drejtuesit e arsimit të lartë, diskutojnë për riakreditimin

    Çeku takohet me drejtuesit e arsimit të lartë, diskutojnë për riakreditimin

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe përfaqësuesen e Konferencës së Rektorëve, me të cilët ka diskutuar për proceset e riakreditimit dhe Strategjinë e re të Arsimit 2035+.

    Në takim, krahas ministrit Çeku, morën pjesë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Naim Gashi, kryetari i KShC-së, Avni Berisha, ushtruesi i detyrës së drejtorit të AKA-së, Arianit Krasniqi, dhe përfaqësuesja e Konferencës së Rektorëve, prorektorja e Universitetit “Haxhi Zeka”, Alma Shehu.

    Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë takimit palët u pajtuan që proceset e riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit të jenë në harmoni me Strategjinë e re të Arsimit 2035+, e cila aktualisht është në proces të hartimit.

    “Strategjia e re synon që zhvillimi dhe ristrukturimi i arsimit të lartë t’u përgjigjen drejtpërdrejt prioriteteve zhvillimore të vendit dhe nevojave të tregut të punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ministrisë, AKA-së dhe universiteteve, për të siguruar një sistem të arsimit të lartë cilësor, konkurrues dhe të integruar në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë. 

    Burimi: RTKLive

  • Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliard euro të ardhura për 2026/27

    Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliard euro të ardhura për 2026/27

    Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliard euro të ardhura për 2026/27

    Real Madridi është shumë pranë vendosjes së një rekordi të ri dhe historik financiar, pasi parashikohet që të ardhurat e klubit madrilen të kalojnë shifrën marramendëse prej 1.4 miliard eurosh për sezonin 2026/27.

    Ky sukses i jashtëzakonshëm financiar udhëhiqet kryesisht nga shfrytëzimi i stadiumit të rinovuar “Santiago Bernabeu” dhe nga fitimet e larta prej shitjes së lojtarëve të dalë nga akademia e klubit, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas parashikimeve, vetëm nga stadiumi pritet të arkëtohen rreth 420 milionë euro, shifër që përfshin shitjen e biletave të ndeshjeve, abonimet sezonale, zonat VIP, vizitat në muze dhe organizimin e eventeve të ndryshme.

    Nga ana tjetër, shitja e futbollistëve, me fokus të veçantë te talentet e reja të formuara në akademinë e Real Madridit, pritet t’i sjellë arkës së klubit plot 154.8 milionë euro.

    Megjithatë, pavarësisht këtyre të ardhurave kolosale, klubi mbretëror parashikon që fitimi neto për këtë vit financiar të jetë vetëm 14.2 milionë euro, duke reflektuar shpenzimet e mëdha operative dhe investimet e vazhdueshme të ekipit. /Klankosova.tv

  • Gjakova bëhet pjesë e Ligës së Qyteteve Historike, pranohet zyrtarisht në konferencën botërore në Japoni

    Gjakova bëhet pjesë e Ligës së Qyteteve Historike, pranohet zyrtarisht në konferencën botërore në Japoni

    Gjakova bëhet pjesë e Ligës së Qyteteve Historike, pranohet zyrtarisht në konferencën botërore në Japoni

    Komuna e Gjakovës është pranuar zyrtarisht si anëtare e re e Ligës së Qyteteve Historike, në kuadër të Konferencës së 20-të Botërore të Qyteteve Historike, e cila u mbajt në Himeji të Japonisë.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ka treguar se gjatë konferencës ka prezantuar historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim me qytetet e tjera anëtare.

    Sipas tij, takimet me kryetarë të qyteteve japoneze dhe përfaqësues të vendeve të tjera krijojnë mundësi për shkëmbim përvojash dhe zhvillimin e projekteve konkrete në fushën e kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik.

    Gjini ka vlerësuar se kjo pjesëmarrje përbën edhe një kontribut të rëndësishëm për prezencën e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

    Vizita zyrtare është përmbyllur në Kyoto, ku në një darkë të organizuar nga kryetari i këtij qyteti, Gjini ka mbajtur fjalën përmbyllëse.

    Ai ka falënderuar organizatorët për mikpritjen, si dhe Ambasadën e Kosovës në Tokio, veçanërisht zëvendësshefin e misionit, Arbër Mehmeti, për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj vizite.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gjakova joins the League of Historical Cities, officially accepted at World Conference in Japan

    The Gjakova municipality has been officially accepted as a new member of the League of Historical Cities, under the 20th World Conference of Historical Cities, which was held in Himeji, Japan.

    The news has revealed the mayor of Gjakova, Ardian Gjini, who has indicated that during the conference he has presented the city’s history and cultural heritage, as well as readiness for co-operation with other member cities.

    According to him, meetings with Japanese city heads and representatives of other countries create opportunities for exchange of experiences and development of concrete projects in the field of culture, tourism and economic development.

    Djind has estimated that this participation also constitutes an important contribution to Kosovo’s presence in international mechanisms.

    The official visit has been wrapped up in Kyoto, where at a dinner organised by the mayor of this city, Djind has kept his final word.

    He has thanked organisers for the hospitality, as well as the Kosovo Embassy in Tokyo, especially the deputy head of the mission, Arber Mehmeti, for support and co-operation during this visit.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Ik atje, puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” – Nichi i ashpër ndaj Olechkës (VIDEO)

    “Ik atje, puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” – Nichi i ashpër ndaj Olechkës (VIDEO)

    “Ik atje, puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” – Nichi i ashpër ndaj Olechkës (VIDEO)

    Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 janë shtuar, teksa një debat i ashpër ka ndodhur mes Nichit dhe Olechkës.

    Kapiten i kësaj jave është Nichi, i cili ka ndarë detyrat mes banorëve dhe po mbikëqyr mënyrën se si ata po i përmbushin ato.

    Nichi iu drejtua Olechkës për moskryerjen e një prej detyrave, derisa ia përmendi edhe Fuegon me të cilin ajo ka afermitet më shumë kësaj jave.

    “Po han bukë, s’po e fshin tavolinën… Mos fol allahile! Shko puthu me Fuegon dhe mos fol shumë, mashtruesja e vogël”, i tha ai.

    Por Olechka nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj:

    “Shuj ti! Kush je ti me m’thanë mu shuj? Kqyre punën tënde. Shko pastro vet, komandant”, ia ktheu ajo.

    Për më shumë:

  • There, kiss Fuego, little cheater. ( VIDEOS)

    Tentries at Big Brother’s home V IP Kosova 5 has been added, as a fierce debate has occurred between Nichit and Olechka.

    This week’s captain is Nichi, who has shared duties among residents and is overseeing the way they are fulfilling them.

    Nichi addressed Olechka for failing to perform one of her duties, until he mentioned to her Fuego, with whom she has closer ties this week.

    You’re eating bread, you’re sweeping the table… Don’t say anal! Go kiss it with Fuego and don’t talk too much. He told her.

    But Olechka did not remain silent and retaliate:

    It’s you! Who are you to tell me? Look at your work. Go clean yourself, Commander, She gave it back.

    For more:

  • Prapaskenat dhe momentet më të bukura të Shqip Up Comedy Festival në Cyrih vijnë me një video përmbledhëse nga Ridvan Murati

    Prapaskenat dhe momentet më të bukura të Shqip Up Comedy Festival në Cyrih vijnë me një video përmbledhëse nga Ridvan Murati

    Drejtori i festivalit, Ridvan Murati, ka publikuar një video përmbledhëse nga edicioni i pestë i Zurich Shqip Up Comedy Festival, duke rikthyer në vëmendje momentet më të veçanta të këtij eventi.

    Videoja e shpërndarë nga Murati sjell pamje ekskluzive nga prapaskenat, përgatitjet dhe organizimi në sallën e madhe, ku gjithçka po merrte formë për të mirëpritur publikun në këtë edicion jubilar.

    Përmes kësaj videoje janë ndarë edhe disa nga momentet më të spikatura të artistëve dhe aktorëve që u ngjitën në skenë, duke sjellë humor, emocione dhe spektakël për publikun shqiptar në diasporë.

    Përmbledhja nuk la jashtë as momentet nga afterparty, ku atmosferën e ndezi grupi i njohur shqiptar Elita 5.

    Performanca e tyre solli një tjetër dimension të festës, duke e shndërruar mbrëmjen në një përjetim të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.

    Përmes kësaj videoje, Ridvan Murati solli një retrospektivë të shkurtër të punës, përkushtimit dhe momenteve që e karakterizuan edicionin e pestë të Zurich Shqip Up Comedy Festival, një ngjarje që vazhdon të bashkojë artistët dhe publikun shqiptar në diasporë përmes humorit, artit dhe kulturës.

  • Albanian Up Comedy Festival’s best backstages and moments in Zurich come with a video summary from Ridvan Murati

    The festival’s director, Ridvan Murati, has published a video summary from the fifth edition of Zurich Albanian Up Comedy Festival, turning to attention the most specific moments of this event.

    The video distributed by Murati brings exclusive images from the background, preparation, and organization in the large hall, where everything was taking shape to welcome the public to this jubilary edition.

    Through this video, some of the most remarkable moments of artists and actors who took to the stage have been shared, bringing humor, excitement and spectacles to the Albanian public in the diaspora.

    The review did not even put out moments from the postparty, where the familiar Albanian group Elita 5.

    Their performance brought another dimension of the festival, turning the evening into an unforgettable experience for all in attendance.

    Through this video, Ridvan Murati brought a brief review of the work, dedication and moments that characterised the fifth edition of Zurich Albanian Up Comedy Festival, an event that continues to unite Albanian artists and public in diaspora through humor, art and culture.

  • The British Embassy opposes changes in the Special Law: Reports With International Partners Could Harm

    The United Kingdom has expressed concern over Kosovo’s Parliament’s intention to re-vote the draft law on changing and completing the Law on Specialised Chambers.

    In a statement, the British Embassy has estimated that the proposed changes would not serve Kosovo’s basic interests and could harm the country’s relations with international partners and supporters.

    In her response, the United Kingdom has said it has taken into account the strong reactions and feelings created after the recent judgments.

    However, she believes Kosovo’s goals can best be achieved by continuing to respect international commitments and dedication to accountability, justice and rule of law.

    Great Britain has called on the Assembly to take the necessary time for further consultations — both within the country and with the European Union and other international allies — with the goal of finding a better solution.

    Full statement:

    The United Kingdom has taken note of the Kosovo Assembly’s intention to vote again on the changing law and meets the Law on Specialised Chambers.

    We are concerned that the proposed changes will not serve Kosovo’s basic interests and damage its relations with international partners and supporters.

    We have taken into account the strong reactions and feelings created after the latest judgments. We believe that Kosovo’s goals can best be achieved by ensuring that the country continues to respect its international pledges and dedication to accountability, justice and rule of law.

    We encourage the Assembly to take the time needed for further consultations, both within the country and with the European Union and other international allies, in order to find a better solution. )

    Source Layer: Insander

  • Ambasada Britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Mund të dëmtojnë raportet me partnerët ndërkombëtarë

    Ambasada Britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Mund të dëmtojnë raportet me partnerët ndërkombëtarë

    Ambasada Britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Mund të dëmtojnë raportet me partnerët ndërkombëtarë

    Mbretëria e Bashkuar ka shprehur shqetësim lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Në një deklaratë, Ambasada Britanike ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara nuk do t’u shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës dhe mund të dëmtojnë marrëdhëniet e vendit me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë.

    Në reagimin e saj, Mbretëria e Bashkuar ka thënë se i ka marrë parasysh reagimet dhe ndjenjat e forta të krijuara pas aktgjykimeve të fundit.

    Megjithatë, ajo beson se qëllimet e Kosovës mund të arrihen më së miri duke vazhduar respektimin e zotimeve ndërkombëtare dhe përkushtimin ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

    Britania e Madhe i ka bërë thirrje Kuvendit që të marrë kohën e nevojshme për konsultime të mëtejshme, si brenda vendit, ashtu edhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje më të mirë.

    Deklarata e plotë:

    “Mbretëria e Bashkuar ka marrë shënim për synimin e Kuvendit të Kosovës që të votojë sërish për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Ne kemi shqetësimin se ndryshimet e propozuara nuk do t’u shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë.

    Kemi marrë plotësisht parasysh reagimet dhe ndjenjat e forta të krijuara pas aktgjykimeve të fundit. Besojmë se qëllimet e Kosovës mund të arrihen më së miri duke siguruar që vendi të vazhdojë të respektojë zotimet e tij ndërkombëtare dhe përkushtimin ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

    Ne inkurajojmë Kuvendin që të marrë kohën e nevojshme për konsultime të mëtejshme, si brenda vendit, ashtu edhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më e mirë.”

    Burimi: Insajderi