Category: Lajme

  • Schjelderup: Isha dembel para se të vinte Mourinho te Benfica

    Schjelderup: Isha dembel para se të vinte Mourinho te Benfica

    Njëzet e dy vjeçari ka treguar se para ardhjes së Mourinho nuk ishte në formën më të mirë dhe se mungesa e aktivizimit të rregullt kishte ndikuar edhe në rutinën e tij.

    “Para se të vinte Mourinho, isha paksa dembel. Nuk isha aq i përqendruar në çdo ndeshje”, ka pranuar Schjelderup.

    Mourinho, që nga ditët e para në Benfica, kishte kritikuar publikisht gjendjen fizike të futbollistit norvegjez, si dhe angazhimin e tij në fazën mbrojtëse. Trajneri kërkonte që Schjelderup të ndihmonte ekipin edhe në mbrojtje, pavarësisht kundërshtarit me të cilin përballeshin.

    “Kur erdhi ai, i vendosi standardet. Nëse nuk i përmbushje, kishe probleme dhe sigurisht që do ta dëgjoje vërejtjen e tij. Tani nuk kthehem për të ndihmuar në mbrojtje vetëm kundër Barcelonës, por edhe në ndeshjet e vështira si mysafir”, ka thënë futbollisti.

    Schjelderup ka kujtuar edhe një ndeshje si mysafir kundër një skuadre që gjendej në pjesën e poshtme të tabelës së kampionatit portugez, kur Mourinho e kishte qortuar si gjatë ndeshjes, ashtu edhe pas përfundimit të saj.

    “Ai ma bëri shumë të qartë që në fillim. Nëse dëshiroja të luaja nën drejtimin e tij, duhej të kthehesha për të ndihmuar në mbrojtje. Nuk kishte përjashtime”, ka treguar norvegjezi.

    Nën drejtimin e Mourinho, Schjelderup u bë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Benfica. Nga janari deri në fund të sezonit, ai ishte titullar në pesëmbëdhjetë nga shtatëmbëdhjetë ndeshjet e kampionatit, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë katër asistime.

    Megjithatë, pas ndryshimit të trajnerit gjatë verës, situata e tij ka ndryshuar. Nën drejtimin e Marco Silva, Schjelderup ka qenë titullar në vetëm katër nga njëmbëdhjetë ndeshjet e kampionatit. Koha e tij mesatare në fushë ka rënë nga shtatëdhjetë e tre në dyzet e një minuta për ndeshje.

    Futbollisti norvegjez ka thënë se e ka ndier mungesën e besimit që kishte nga Mourinho, sidomos në periudhën kur ishte në formën më të mirë.

    “Para Kupës së Botës isha në formën më të mirë dhe e kisha besimin e plotë të Mourinho. Luaja në çdo ndeshje dhe qëndroja në fushë për nëntëdhjetë minuta. Kur ke kaq shumë besim, ndihesh më i sigurt dhe kjo të ndihmon të jesh në nivelin më të mirë. Më ka munguar kjo pas Kupës së Botës”, ka thënë Schjelderup.

    Ai e ka pranuar se pas përfundimit të këtij turneu nuk arriti të rikthehej në të njëjtin nivel fizik dhe psikologjik.

    Schjelderup pritet të jetë titullar në ndeshjen e Norvegjisë kundër Uellsit, e cila zhvillohet të shtunën në Oslo.

    Burimi: RTKLive

  • Schjelderup: I was lazy before Hourino came to Benfoff.

    Twenty-two-year-old showed that prior to Morinho’s arrival he was not in the best shape and that the lack of regular activism had also affected his routine.

    Before Hourinho arrived, I was a little lazy. I wasn’t so focused on every fight, Schelderup agreed.

    Mourinho, since the first days in Benfya, had publicly criticised the physical state of Norwegian football and his commitment to the defence phase. The coach wanted Schelderup to help the team in their defense, despite their opponent.

    When he came, he set the standards. If you did not fulfill them, you had problems and certainly listened to his warning. Now I don’t come back to help protect only against Barcelona, but even in difficult guest matches, the footballer has said.

    Schjelderup has also recalled a game as a guest against a team located on the bottom of the Portuguese championship table when Mourinho had rebuked him both during the match and after its end.

    He made it very clear to me from the beginning. If I wanted to play under his direction, I had to return to help with the defense. There were no exceptions, the Norwegian showed.

    Under Mourinho’s direction, Schjelderup became one of Benfia’s most important football players. From January to the end of the season, it was title in fifteen out of the seventeen championship matches, marking six goals and providing four assistings.

    However, after changing coach during the summer, his situation has changed. Under the direction of Marco Silva, Schjelderup was the title in only four out of the eleven championship matches. His average time in the field has fallen from seventy-three to forty-one minutes to match.

    The Norwegian footballer said that he felt the lack of faith he had from Mourinho, especially in his best form.

    Before the World Cup, I was in the best shape, and I had the complete trust of Morainho. I played every fight and stayed in the field for ninety minutes. When you have so much faith, you feel more secure and that helps you to be at the best level. I missed this after the World Cup.

    He has acknowledged that after the end of this tournament, he failed to return to the same physical and psychological level.

    Schjelderup is expected to be titled in Norway’s match against Wales, which takes place in Oslo on Saturday.

    Source Layer: RTKLive

  • Klekovski: Sigurohet edhe blerja e 30 mijë vaksinave të tjera kundër gripit, deri më tani janë vaksinuar rreth 20 mijë persona

    Klekovski: Sigurohet edhe blerja e 30 mijë vaksinave të tjera kundër gripit, deri më tani janë vaksinuar rreth 20 mijë persona

    26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni të hënën, të jenë në dispozicion në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha procedurat dokumentare janë përfunduar, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

    Ai theksoi se ende ka vaksina në dispozicion nga furnizimi i parë dhe se tani mund të përshpejtohet procesi i vaksinimit.

    “Deri më tani kemi arritur në rreth 20 mijë persona të vaksinuar. Do të sigurohet edhe blerja e 30 mijë vaksinave të tjera kundër gripit. Pres që nesër ose të hënën të marrim vendim nëse një pjesë e vaksinave do të vihen në dispozicion edhe për grupet që nuk bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikut.Me furnizimin përfundimtar prej 30 mijë vaksinash, do të kemi gjithsej 86 mijë vaksina në dispozicion. Deri më tani, asnjëherë nuk janë vënë në dispozicion më shumë se 80 mijë vaksina, prandaj do të bëjmë një vlerësim për t’iu përgjigjur kërkesave të caktuara, në mënyrë që vaksinat të jenë të disponueshme edhe jashtë grupeve të rrezikut, me pagesë private”, shtoi Klekovski.

  • Kosova dhe Portugalia synojnë forcimin e bashkëpunimit bilateral

    Kosova dhe Portugalia synojnë forcimin e bashkëpunimit bilateral

    Sipas njoftimit të ministres, në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, mbështetjen e Portugalisë për integrimin evropian të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

    Vëmendje e veçantë i është kushtuar bashkëpunimit ekonomik, me propozimin për organizimin e Forumit të Biznesit Kosovë–Portugali në Prishtinë vitin e ardhshëm dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëpunim ekonomik.

    Në takim është diskutuar edhe mundësia e vendosjes së një linje të drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe teknologjinë e informacionit.

    Sipas Kusari-Lilës, këto iniciativa synojnë krijimin e mundësive të reja për bizneset e të dy vendeve dhe forcimin e marrëdhënieve politike, institucionale dhe ekonomike.

    Burimi: RTKLive

  • Gjakova anëtarësohet në Ligën e Qyteteve Historike të Botës

    Gjakova anëtarësohet në Ligën e Qyteteve Historike të Botës

    Në këtë konferencë mori pjesë një delegacion i Komunës së Gjakovës, i udhëhequr nga kryetari Ardian Gjini, së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Nita Efendia Brovina, dhe udhëheqësen e Sektorit të Integrimeve Evropiane, Adea Hasi.

    Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, gjatë konferencës, Gjini prezantoi historinë, kulturën dhe traditën mikpritëse të qytetit, ndërsa mori pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme, ku u nënshkrua Deklarata e Himejit.

    Pas qëndrimit në Himeji, delegacioni vizitoi edhe Kyoton, ku kryetari Gjini mbajti fjalën përmbyllëse në emër të delegacioneve pjesëmarrëse, gjatë një darke zyrtare të organizuar nga kryetari i këtij qyteti.

    Komuna e Gjakovës vlerëson se anëtarësimi në këtë organizatë hap mundësi të reja për zhvillimin turistik, kulturor dhe ekonomik të qytetit, si dhe për forcimin e pranisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Burimi: RTKLive

  • Gjakova membership in World’s History Cities League

    A delegation of the Gjakova municipality, led by President Ardian Gjini, along with Culture, Youth and Sports Director Nita Efendija Brovina and European Integration Sector Leader Adea Hasi, attended the conference.

    According to the Gjakova municipality’s announcement, during the conference, Djind introduced the city’s host history, culture, and tradition while attending the General Assembly, where the Himey Declaration was signed.

    Following his stay in Himeji, the delegation also visited Kyoton, where President Jean kept his final address on behalf of participating delegations during an official dinner organised by the mayor of this city.

    The Gjakova municipality estimates that membership in this organisation opens new opportunities for the city’s tourism, cultural and economic development, as well as for strengthening Kosovo’s presence in the international arena.

    Source Layer: RTKLive

  • Kosovo, Portugal aim to strengthen bilateral co-operation

    According to the minister’s announcement, at the meeting it has been discussed deepening co-operation between the two countries, Portugal’s support for Kosovo’s European integration and its membership in international organisations, including the Council of Europe.

    Special attention has been given to economic co-operation, with the proposal for the organisation of the Kosovo Business Forum, Portuguese, in Pristina next year and signing a bilateral agreement for economic co-operation.

    The meeting has also discussed the possibility of establishing a direct airline between Kosovo and Portugal, as well as expanding co-operation in the defence industry and information technology.

    According to Kusari-Lila, these initiatives are aimed at creating new opportunities for the two countries’ businesses and strengthening political, institutional and economic relations.

    Source Layer: RTKLive

  • Akanji ironizon zhurmën rreth Comos: Kam fituar katër herë ndaj tyre

    Akanji ironizon zhurmën rreth Comos: Kam fituar katër herë ndaj tyre

    Akanji ironizon zhurmën rreth Comos: Kam fituar katër herë ndaj tyre

    Mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares së Zvicrës, Manuel Akanji, ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë duke komentuar formën dhe vlerësimet e shumta që po merr skuadra e Comos kohët e fundit.

    Në fjalën e tij, qendërmbrojtësi zviceran u shpreh se nuk e sheh Comon si një “fenomen” të jashtëzakonshëm, pavarësisht rezultateve të larta që ata kanë arritur së fundmi.

    “Çfarë mendoj për Comon si fenomen? Kam luajtur katër herë kundër tyre dhe i kam fituar të katërta. Nuk i shoh si këtë fenomenin e madh”, deklaroi fillimisht Akanji.

    Megjithatë, ai e pranoi se ekipi është përshtatur mirë në elitën e futbollit italian dhe vlerësoi fitoren e tyre të thellë në Evropë, por shtoi se në përballjet direkte nuk i janë dukur më të fortë se rivalët e tjerë.

    “Sigurisht, janë ambientuar shumë mirë në Serie A dhe gjithashtu fituan 9-1 në Ligën e Kampionëve. Janë një ekip shumë i fortë, por në ndeshjet që kam luajtur unë kundër tyre, nuk më janë dukur superiorë ndaj skuadrave të tjera. Kanë ende shumë për të mësuar”, përfundoi mbrojtësi zikaltër.

  • Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin

    Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin

    Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin

    Liverpooli po e ndjek me shumë kujdes mbrojtësin e talentuar të Brightonit, Luka Vuskovic, dhe e ka përfshirë 19-vjeçarin në listën e objektivave kryesorë për afatin kalimtar të verës së ardhshme.

    Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e “The Reds” po e monitorojnë rregullisht paraqitjen e qendërmbrojtësit të ri, i cili po shkëlqen në Premier League dhe shihet si një investim i madh për të ardhmen e repartit defensiv në “Anfield”.

    Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë aspak i lehtë për gjigantin anglez. Vuskovic ka një kontratë afatgjatë me Brightonin të vlefshme deri në vitin 2031 dhe nuk disponon asnjë klauzolë lirimi për verën e ardhshme. Për këtë arsye, kartoni i tij vlerësohet aktualisht rreth shifrës marramendëse prej 100 milionë eurosh.

    Përveç çmimit të lartë, Liverpooli përballet edhe me dëshirën personale të lojtarit. Edhe pse Vuskovic ndihet shumë i lumtur te Brightoni nën urdhrat e trajnerit Fabian Hürzeler, ëndrra e tij e madhe mbetet që një ditë të veshë fanellën e Real Madridit.

  • Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliardë euro të ardhura për sezonin 2026/27

    Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliardë euro të ardhura për sezonin 2026/27

    Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliardë euro të ardhura për sezonin 2026/27

    Real Madridi është shumë pranë vendosjes së një rekordi të ri dhe historik financiar, pasi parashikohet që të ardhurat e klubit madrilen të kalojnë shifrën marramendëse prej 1.4 miliardë eurosh për sezonin 2026/27.

    Ky sukses i jashtëzakonshëm financiar udhëhiqet kryesisht nga shfrytëzimi i stadiumit të rinovuar “Santiago Bernabéu” dhe nga fitimet e larta prej shitjes së lojtarëve të dalë nga akademia e klubit.

    Sipas parashikimeve, vetëm nga stadiumi pritet të arkëtohen rreth 420 milionë euro, shifër që përfshin shitjen e biletave të ndeshjeve, abonimet sezonale, zonat VIP, vizitat në muze dhe organizimin e eventeve të ndryshme.

    Nga ana tjetër, shitja e futbollistëve, me fokus të veçantë te talentet e reja të formuara në akademinë e Real Madridit, pritet t’i sjellë arkës së klubit plot 154.8 milionë euro.

    Megjithatë, pavarësisht këtyre të ardhurave kolosale, klubi mbretëror parashikon që fitimi neto për këtë vit financiar të jetë vetëm 14.2 milionë euro, duke reflektuar shpenzimet e mëdha operative dhe investimet e vazhdueshme të ekipit.