Category: Lajme

  • Edhe Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron dëmtimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë

    Edhe Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron dëmtimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë

    Edhe Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron dëmtimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish amendamentet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, Ambasada britanike ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës, ndërsa mund të dëmtojnë marrëdhëniet e vendit me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë.

    “Ne kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do të bëjnë asgjë për t’i shërbyer interesave thelbësore të Kosovës dhe do të minojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë”, thuhet në reagim.

    Ambasada ka theksuar se i kupton ndjenjat e forta të krijuara pas aktgjykimeve të fundit, por ka nënvizuar rëndësinë e respektimit të obligimeve ndërkombëtare dhe përkushtimit ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

    Në fund, Britania e Madhe i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos nxitojë me këtë proces, por të zhvillojë konsultime të mëtejshme brenda vendit dhe me Bashkimin Evropian e aleatët e tjerë ndërkombëtarë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje më të mirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Even Great Britain against changes to Special Law, warns damage to reports with international partners

    The Great Britain Embassy in Kosovo has voiced concern over the Kosovo Parliament’s intention to re-vote amendments to the change and implementation of the Special Chambers Law.

    Through a response published on Facebook, the British Embassy has estimated that the proposed changes would not serve Kosovo’s basic interests, while they could harm the country’s relations with international partners and supporters.

    We are afraid the proposed amendments will do nothing to serve Kosovo’s basic interests and undermine its relations with international partners and supporters, said in response.

    The embassy has stressed that it understands the strong feelings created after the recent judgments, but has underlined the importance of respecting international obligations and dedication to accountability, justice and rule of law.

    In the end, Great Britain has called on the Assembly not to rush through this process, but to hold further consultations within the country and with the European Union and other international allies, with the goal of finding a better solution.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • RC Cola Kosova i jep energji Doku.Tech, bëhet pjesë e edicionit të sivjetmë

    RC Cola Kosova i jep energji Doku.Tech, bëhet pjesë e edicionit të sivjetmë

    RC Cola Kosova i jep energji Doku.Tech, bëhet pjesë e edicionit të sivjetmë

    RC Cola Kosova ka qenë pjesë e edicionit të sivjetmë të Doku.Tech, duke kontribuar me freskim dhe energji në një ngjarje që bashkoi njerëz, ide dhe diskutime për të ardhmen.

    Përmes një postimi, Doku.Tech ka falënderuar RC Cola Kosovën për mbështetjen, duke vlerësuar kontributin e saj në krijimin e momenteve që e bënë këtë edicion të paharrueshëm.

    “Ja për mendje të freskëta, lidhje të reja dhe ndërtimin e së ardhmes së bashku”, thuhet në postimin e Doku.Tech.

    Burimi: Insajderi

  • Charlize Theron pranoi të xhironte një skenë nudo në filmin "Devil's Advocate", vetëm me miratimin e nënës së saj

    Charlize Theron pranoi të xhironte një skenë nudo në filmin “Devil’s Advocate”, vetëm me miratimin e nënës së saj

    Si një aktore 21-vjeçare, Charlize Theron pranoi të xhironte një skenë nudo në filmin “Devil’s Advocate” vetëm pasi foli me nënën e saj, sepse kishte frikë se Hollywoodi do ta shënonte vetëm nga pamja e saj.

    Ajo kishte pasur frikë nga ky rrezik që nga roli i saj i parë i shquar, në filmin e vitit 1996 “2 Days in the Valley”, shkruan revista Far Out. Edhe pse performanca e saj u vu re, posteri dhe fushata promovuese e filmit e seksualizuan plotësisht. Si rezultat, ajo pushoi nga puna agjentin e saj, njeriun që e zbuloi, dhe refuzoi role si ato që iu ofruan në filma si “Showgirls” dhe “Species”, sepse donte të perceptohej si një aktore serioze dramatike.

    Mundësia për të luajtur përkrah Keanu Reeves dhe Al Pacino në filmin e regjisorit Taylor Hackford ishte shumë e mirë për t’u refuzuar, por një skenë nga skenari e shqetësoi për një kohë të gjatë. Personazhi i saj, Mary Ann Lomax, humbet gradualisht mendjen nën ndikimin e John Milton (Pacino) dhe në një moment të krizës mendore hyn në kishë e mbështjellë vetëm me një batanije.

    – YouTube youtu.be

    “Para se të pranoj një rol, zakonisht ia dërgoj skenarin nënës sime për të marrë mendimet e saj dhe të njerkut tim. Kisha dyshimet e mia për skenën kishtare, por nëna ime vuri në dukje se kisha ishte një vend ku personazhi im duhej të shkonte në kërkim të mirëkuptimit”, shpjegoi Theron në atë kohë.

    Pas asaj bisede, ajo pranoi ta filmonte skenën pikërisht ashtu siç ishte shkruar. Siç tha ajo, skena të tilla janë më të fuqishmet për të dhe janë dukshëm të ndryshme nga filmat në të cilët lakuriqësia nuk shërben për asnjë qëllim. /Telegrafi/

  • Rimac i jep fund prodhimit të hiperveturës elektrike Nevera më herët se sa ishte planifikuar

    Rimac i jep fund prodhimit të hiperveturës elektrike Nevera më herët se sa ishte planifikuar

    Kompania kroate Rimac po përgatitet t’i japë fund prodhimit të hiperautomjetit elektrik Nevera, më herët se sa ishte planifikuar fillimisht. Aktualisht, prodhuesi po ndërton dhjetë njësitë e fundit të modelit Nevera R, të cilat pritet t’u dorëzohen klientëve deri në fund të këtij viti.

    Në një video të publikuar në Instagram, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mate Rimac, bëri të ditur se që nga fillimi i dorëzimeve në vitin 2022 janë prodhuar gjithsej 71 automjete Nevera. Prej tyre, 51 janë versione standarde, ndërsa 20 janë të modelit Nevera R.

    Kur kompania prezantoi në vitin 2018 konceptin që më vonë u shndërrua në Nevera, synimi ishte prodhimi i 150 njësive. Megjithatë, Rimac është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura.

    Ai e cilësoi Neveran si hiperautomjetin elektrik më të shitur në botë dhe tha se suksesi i këtij modeli ka qenë vendimtar për zhvillimin e projekteve të tjera të kompanisë, transmeton Telegrafi.

    “Pa të, sot nuk do të kishim Tourbillonin dhe as këtë fabrikë. Ajo e përmbushi misionin e saj. Mendoj se është një automjet mjaft i veçantë, që do ta ketë vendin e vet në histori”, deklaroi Rimac, duke falënderuar edhe pronarët që janë bërë pjesë e këtij rrugëtimi.

    Rimac e prezantoi për herë të parë Neveran në vitin 2018, në formën e konceptit C Two. Automjeti ishte pajisur me katër motorë elektrikë, të cilët prodhonin gjithsej 1.914 kuaj-fuqi.

    Nevera mund të arrijë shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë për vetëm 1,85 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin në 258 milje në orë. Një çerek miljeje e përshkon për 9,1 sekonda. Versioni përfundimtar i prodhimit u prezantua në vitin 2021.

    Modeli më i fuqishëm, Nevera R, zhvillon 2.107 kuajfuqi dhe përshpejton nga 0 në 100 km/orë për vetëm 1,74 sekonda. Ai arrin shpejtësinë prej 200 km/orë për 4,38 sekonda, ndërsa për të kaluar 300 km/orë i nevojiten vetëm 8,66 sekonda. Çerek miljen e përshkon për 8,23 sekonda.

    Ndërkohë, Rimac Group është zgjeruar ndjeshëm përtej prodhimit të hiperautomjeteve. Një prej njësive të saj është Rimac Technology, e cila zhvillon dhe furnizon komponentë të avancuar për automjetet elektrike.

    Grupi zotëron gjithashtu një pjesëmarrje të rëndësishme në Bugatti Rimac, ndërmarrjen e përbashkët të krijuar në vitin 2021. Nga ky bashkëpunim ka dalë edhe Bugatti Tourbillon, një hiperautomjet hibrid me tre motorë elektrikë dhe një motor V16 atmosferik prej 8.3 litrash, me fuqi totale prej 1.800 kuaj-fuqish.

    Një tjetër projekt i kompanisë është Verne, një automjet autonom robotaksi, i ngjashëm në koncept me Cybercab-in e Tesla-s, si dhe shërbimi për transport me porosi. Rimac e prezantoi Verne-n në vitin 2024, ndërsa operimet i nisi në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

  • Inspektorati ndal punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë, zbulon shkelje të sigurisë në punë

    Inspektorati ndal punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë, zbulon shkelje të sigurisë në punë

    Inspektorati ndal punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë, zbulon shkelje të sigurisë në punë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Si rezultat i këtyre gjetjeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Në njoftimin e tij, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Burimi: Insajderi

  • Inspectorate halts works at construction site in Pristina, uncovers security violations at work

    The Central Labour Inspectorate has temporarily banned work on a construction facility in Pristina, as it outlined irregularities in the field of security and health at work during the inspection.

    As a result of these findings, inspectors have come up with decisions about the temporary disruption of the works, to the elimination of irregularities and the creation of safe working conditions.

    In his announcement, the Central Labour Inspectorate has called on all employers to respect legislation in force and implement measures for security and health at work.

    Source Layer: Insander

  • Kamioni përplaset me disa automjete dhe përfshihet nga flakët – raportohet për 14 viktima në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe

    Kamioni përplaset me disa automjete dhe përfshihet nga flakët – raportohet për 14 viktima në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe

    Në një përplasje dhe zjarr, në të cilat u përfshinë një kamion dhe disa automjete të tjera në emiratin e Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë mbetur 14 persona të vdekur dhe janë lënduar 30 të tjerë, njoftoi policia të enjten.

    Ky është një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Policia e Fujairah bëri të ditur se drejtuesi i kamionit humbi kontrollin e mjetit pak para mesnatës në rrugën “Sheikh Khalifa bin Zayed”, pranë hyrjes për në Fujairah.

    Sipas policisë, kamioni goditi një automjet tjetër, më pas u përmbys dhe përplasi disa automjete të tjera që kishin ndaluar për shkak të lëvizjes së ngadaltë të trafikut, përcjell Telegrafi.

    Policia shtoi se në kamion shpërtheu një zjarr, i cili u përhap edhe në disa nga automjetet e dëmtuara.

    Pesëmbëdhjetë nga të lënduarit janë larguar nga spitali, ndërsa 15 të tjerë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor, njoftoi policia e Fujairah.

    Mes viktimave kishte shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa autoritetet po përdorin testet e ADN-së për të identifikuar disa nga viktimat e tjera.

    Ekipet e emergjencës, mbrojtja civile, ekipet e ambulancave dhe policia mbërritën në vendngjarje, shuan zjarrin, dërguan të plagosurit në spitale dhe siguruan zonën, bëri të ditur policia. /Telegrafi/

  • The truck crashes into several vehicles and is involved in flames reports of 14 victims in Fujairah of United Arab Emirates

    In a clash and fire, which included one truck and several other vehicles at the Fujarah emirate in the United Arab Emirates, 14 people dead and 30 others injured, police reported on Thursday.

    This is one of the deadliest road accidents in the United Arab Emirates.

    Fujairah police announced that the truck leader lost control of the vehicle just before midnight on Sheikh Khalifa bin Zayedım, near the entrance to Fujairah.

    According to police, the truck hit another vehicle, then fell down, and crashed several other vehicles that had been banned because of the slow traffic movement, Telegrafi records.

    Police added that a fire broke out in the truck, which spread to some of the damaged vehicles.

    Fifteen of the injured have left the hospital, while 15 others continue to receive medical treatment, Fujarah police reported.

    Among the victims were citizens of the United Arab Emirates, while authorities are using DNA tests to identify some of the other victims.

    Emergency teams, civil protection, ambulance teams and police arrived at the scene, put out the fire, sent the wounded to hospitals and secured the area, police suggested. /Telegraph/

  • Kurti takon për herë të parë kryeministrin hungarez, Péter Magyar

    Kurti takon për herë të parë kryeministrin hungarez, Péter Magyar

    Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur se të dyja palët janë të interesuara për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

    “Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka theksuar gjithashtu rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it dhe kontributin e saj për paqen dhe sigurinë rajonale.

    “Hungaria është një nga kontribuueset më të mëdha me trupa në kuadër të KFOR-it dhe ka rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka deklaruar Kurti.

    Kryeministri ka vlerësuar se forcimi institucional i Kosovës dhe integrimi i saj janë të rëndësishme për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

    Burimi: RTKLive