Category: Lajme

  • The British Embassy urges the Parliament not to rush with the Special Law: Reports With Allies Could Be Harmed

    The United Kingdom Embassy in Kosovo has expressed concern over the Kosovo Assembly’s intention to re-vote changes to the Law for Specialised Chambers.

    In a public response, the embassy has estimated that the proposed changes would not serve Kosovo’s basic interests and could harm its relations with international partners and supporters.

    The British Embassy has called on the Parliament not to rush the vote and use the time for further consultations, both within Kosovo institutions and the European Union and other international allies.

    The United Kingdom notes the goal of Kosovo’s Assembly to vote again for the changing law and meets the Law for Specialised Chambers.

    We are afraid the proposed amendments will do nothing to serve Kosovo’s core interests and damage its relations with international partners and supporters.

    We have taken into full consideration the strength of feelings surrounding recent decisions. We believe that Kosovo’s goals can best be met by ensuring that Kosovo continues to fulfil its international commitments and its dedication to accountability, justice and rule of law. We encourage the Parliament to take time for further interior consultations and with the EU and other international allies to find a better solution, the embassy’s response said.

    The British Embassy’s reaction comes at a time when Kosovo’s Assembly is expected to reexamine changes to the Law for Specialised Chambers, following its return for review by President Justina Shiroka-Pula.

    Source Layer: Dukeagini

  • Ambasada britanike i bën thirrje Kuvendit të mos nxitojë me Ligjin për Specialen: Mund të dëmtohen raportet me aleatët

    Ambasada britanike i bën thirrje Kuvendit të mos nxitojë me Ligjin për Specialen: Mund të dëmtohen raportet me aleatët

    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Në një reagim publik, ambasada ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara nuk do t’u shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës dhe mund të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë.

    Ambasada britanike i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos nxitojë me votimin dhe të shfrytëzojë kohën për konsultime të mëtejshme, si brenda institucioneve të Kosovës, ashtu edhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë.

    “Mbretëria e Bashkuar vëren qëllimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar përsëri për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do të bëjnë asgjë për t’i shërbyer interesave thelbësore të Kosovës dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë.

    Kemi marrë plotësisht parasysh forcën e ndjenjave që rrethojnë vendimet e fundit. Besojmë se qëllimet e Kosovës mund të përmbushen më së miri duke siguruar që Kosova të vazhdojë të përmbushë angazhimet e saj ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Ne e inkurajojmë Kuvendin të gjejë kohë për konsultime të mëtejshme brenda vendit dhe me BE-në dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje më të mirë, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Reagimi i Ambasadës britanike vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë sërish ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pas kthimit të tij për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

    Burimi: Dukagjini

  • Ndryshimet në Ligjin për Specialen, Britania: Druajmë se do të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët

    Ndryshimet në Ligjin për Specialen, Britania: Druajmë se do të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët

    Ndryshimet në Ligjin për Specialen, Britania: Druajmë se do të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët

    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur frikën se amendamentet e propozuara për Ligjin e Speciales nuk do t’u shërbejnë interesave të Kosovës.

    Reagimi i Ambasadës britanike vjen pasi në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës është futur në rend dite edhe kërkesa e PDK-së për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    “Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbejnë aspak interesave thelbësore të Kosovës dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë”, tha Ambasada britanike, raporton Klankosova.tv.

    Më tej, Ambasada thotë se e kanë marrë “plotësisht parasysh shkallën e pakënaqësisë lidhur me aktgjykimet e fundit”, por theksohet se “besojmë se interesave të Kosovës mund t’u shërbehet më së miri duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i respektojë zotimet e saj ndërkombëtare dhe përkushtimin ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit”.

    “E inkurajojmë Kuvendin që të marrë kohë për konsultime të mëtejshme, si brenda vendit, ashtu edhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, për të gjetur një zgjidhje më të mirë”, ka thënë Ambasada britanike në Kosovë.

    Më herët, reagim pati edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, sikurse edhe nga Ambasada e Gjermanisë.

  • Jurt takon Magyar: Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Jurt takon Magyar: Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se takimi vjen shtatë muaj pas fitores së Magyarit në zgjedhje dhe dy muaj pas rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

    Ai tha se të dyja palët janë të interesuara për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin dhe ekonominë.

    Kurti gjithashtu vlerësoi rolin e Hungarisë në kuadër të misionit të KFOR-it, duke theksuar se ky shtet është një nga kontribuuesit më të mëdhenj me trupa në këtë mision dhe ka rëndësi për paqen dhe sigurinë rajonale.

    “Sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Republika jonë aq më stabile e më prosperuese do të jetë e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe Budapesti është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

  • Nëntë anëtarë të delegacionit somalez zhduken pas vizitës në Kosovë, vetëm dy prej tyre kthehen në Somali

    Nëntë anëtarë të delegacionit somalez zhduken pas vizitës në Kosovë, vetëm dy prej tyre kthehen në Somali

    Nëntë persona që kishin ardhur në Kosovë në kuadër të një delegacioni zyrtar nga Somalia nuk janë kthyer së bashku me pjesën tjetër të delegacionit, duke nxitur reagimin e autoriteteve kosovare, të cilat i kanë kërkuar Qeverisë së Somalisë sqarime për vendndodhjen dhe sigurinë e tyre.

    Lajmi është raportuar nga mediat somaleze, të cilët shkruajnë se rasti ka nxitur shqetësime diplomatike dhe një hetim në lidhje me mënyrën se si ishte organizuar udhëtimi i delegacionit.

    Sipas raportimit, delegacioni somalez kishte arritur në Kosovë më 25 tetor 2026, me një fluturim të kompanisë Turkish Airlines.

    Në përbërje të delegacionit ishin ministri i Shtetit për Punë Publike, Banesa dhe Rindërtim, Said Mohamed Mohamud, dhe zëvendësministrja e Porteve, Fartuun Abdikadir Farah, së bashku me anëtarë të tjerë të delegacionit.

    Megjithatë, qëndrimi i nëntë personave mori një drejtim tjetër nga pjesa tjetër e delegacionit.

    Më 27 tetor, rreth orës 19:10, nëntë anëtarët u larguan nga akomodimi Dua Village në Prishtinë, pa njoftuar autoritetet përkatëse.

    Një ditë më vonë, më 28 tetor, dy zyrtarët drejtues të delegacionit u larguan nga Kosova. Ndërkaq, nëntë personat e tjerë nuk u paraqitën në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku ishte planifikuar nisja e tyre.

    Rasti bëri që institucionet kosovare t’i drejtohen autoriteteve somaleze përmes kanaleve diplomatike.

    Sipas mediumit somalez, më 30 tetor, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i dërgoi Qeverisë së Somalisë një notë diplomatike, duke kërkuar informacione për vendndodhjen dhe gjendjen e nëntë personave.

    Ndërkohë, raportimi përmend edhe zhvillime në institucionet somaleze lidhur me këtë rast.

    Sipas mediumit, dy zyrtarë të qeverisë federale janë shkarkuar në lidhje me dyshimet për lehtësimin e udhëtimit të këtyre personave, përfshirë pretendimet për pagesa të bëra në kuadër të organizimit të udhëtimit.

    Raportimi ngre gjithashtu mundësinë që nëntë personat të kenë vazhduar udhëtimin drejt vendeve të tjera evropiane dhe të kenë kërkuar azil, por ky informacion nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur./Telegrafi.

  • Ekskluzive/ Lutfi Dalipi e ka zgjedhur Kosovën, ai do të jetë në "Fadil Vokrri" të shtunën

    Ekskluzive/ Lutfi Dalipi e ka zgjedhur Kosovën, ai do të jetë në “Fadil Vokrri” të shtunën

    Mesfushori i talentuar Lutfi Dalipi ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar, kështu mëson Telegrafi.

    Dalipi ka qenë emri më i përfolur në Zvicër këtë edicion, duke qenë padiskutim sensacioni i sezonit, kurse shokoi të gjithë kur e refuzoi ftesën e grupmoshave U21, duke e informuar Federatën Zvicerane se do të luajë për Kosovën ose Shqipërinë, premtim që ia kishte dhënë gjyshit.

    Ky vendim tashmë është marrë nga lojtari. Telegrafi merr vesh se Dalipi do të jetë lojtari më i ri i Kosovës. Përpos kësaj, lojtari nga Presheva do të jetë në Prishtinë të premten kurse të shtunën do ta shikojë nga afër sfidën mes Kosovës dhe Izraelit, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00 në kuadër të Ligës së Kombeve.

    telegrafi.com

    “Përveç tri prurjeve të fundit që i kemi përmendur, Enis Rexhepit, Bleon Kurtulusit dhe Lindrit Kamberit, mund t’ju bëj me dije se afrimi i fundit i Kosovës është Lutfi Dalipi. Këtë e them me 100 për qind bindje: në muajin mars, ai do të jetë lojtar i Kosovës. Ekskluzivisht për shikuesit e “Arena e Yjeve”, mund të zbuloj se Dalipi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do ta përcjellë nga afër përfaqësuesen dardane”.

    “Po flasim për një futbollist që, në këtë moment, është ndoshta ndër lojtarët shqiptarë më në formë. Ai po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Vaduzin, ku luan si i huazuar nga Young Boys. Dalipi ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asistime, ndërsa në aspektin e driblimeve është ndër më të dalluarit në Evropë, me 36 driblime të kompletuara”, ka deklaruar gazetari Lavdim Pireva në podcastin Arena e Yjeve, prodhim i Telegrafit.

    Ardhja e tij te Kosova do të jetë një lëvizje e madhe për “Dardanët”, duke pasur parasysh cilësinë e madhe të lojtarit për të luajtur në disa pozicione në aspektin ofansiv.

    Faktikisht, me formën e jashtëzakonshme që po kalon, Dalipi pritet edhe të bëjë një lëvizje të madhe në verë dhe të luajë në Bundesliga edicionin tjetër, ku po kërkohet me ngulm nga gjigantët gjermanë si RB Leipzig, Hoffenheim e Eintracht Frankfurt.

    Por, kush është Dalipi? 20-vjeçari që e zgjodhi Kosovën para Shqipërisë?

    Që nga fillimi i sezonit, Dalipi është përcjellë vazhdimisht si nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ashtu edhe nga Federata Shqiptare (FSHF).

    Të dy përzgjedhësit e kanë kontaktuar lojtarin për t’ia konfirmuar se e duan sa më parë në ekip, derisa Ronaldo Maran edhe udhëtoi për në Zvicër bashkë me presidentin Armand Duka ku u takuan fizikisht si me të, ashtu edhe me Samuel Krasniqin e Grasshoppers.

    Mirëpo, burimet thonë se projekti i Kosovës i ka pëlqyer më shumë lojtarit dhe pas disa ditëve bisedime me familjen, i ka kthyer përgjigje pozitive “Dardanëve”.

    Kësisoj, Dalipi do të jetë në dispozicion të Kosovës që nga muaji mars, pra kur të fillojnë zyrtarisht kualifikueset për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

    Garë e “çmendur” për të në Gjermani

    Interesimi për djaloshin nga Presheva është tepër i madh në tërë Evropën, por e tërë vëmendja është padyshim në Gjermani, më saktësisht në Bundesliga.

    Në bazë të raportimeve të mediave zvicerane, Lutfi Dalipi tashmë është kontaktuar nga klubet si Leipzig, Hoffenheim e Frankfurt, kurse mbetet nën “radarin” edhe të Fiorentines e Betisit.

    Dëshira e lojtarit aktualisht është që ta përfundojë këtë edicion te Vaduzi, para se të kthehet te Young Boys dhe më pas do ta marrë vendimin për të ardhmen./Telegrafi/

  • Restoranti në Kanada ndalon hyrjen e fëmijëve nën 15 vjeç, vendimi shkakton debat

    Restoranti në Kanada ndalon hyrjen e fëmijëve nën 15 vjeç, vendimi shkakton debat

    Një restorant në Kanada ka nxitur reagime të shumta pasi pronarja vendosi të ndalojë shërbimin për klientët nën moshën 15-vjeçare.

    Sipas New York Post, Christine Pattison, kuzhiniere dhe pronare e restorantit Miss Christine’s Kitchen në Winnipeg, njoftoi se fëmijët nën këtë moshë nuk do të lejohen të qëndrojnë në hapësirën e ngrënies.

    Vendimi nënkupton gjithashtu se restoranti nuk do të ofrojë menu të veçantë për fëmijë dhe nuk do të ketë karrige të posaçme për ta apo hapësira për ndërrimin e pelenave.

    Pattison shpjegoi se politika synon të ruajë atmosferën e qetë dhe intime të restorantit, në mënyrë që klientët të shijojnë ushqimin dhe kohën e kaluar aty, transmeton Telegrafi.

    “Te Miss Christine’s Kitchen përpiqemi të krijojmë një atmosferë të ngrohtë, komode dhe relaksuese, ku mysafirët tanë mund të shijojnë ushqim të mirë, shoqëri të këndshme dhe përvoja të paharrueshme”, shkroi ajo.

    Ajo shtoi se restoranti ofron një ambient të përshtatshëm për të rriturit që dëshirojnë të largohen për pak kohë nga përditshmëria, qoftë për një mbrëmje romantike, një takim të veçantë apo thjesht për t’u çlodhur.

    Njoftimi shkaktoi reagime të ndara në rrjetet sociale. Disa përdorues, që dukeshin se ishin banorë të zonës, ngritën edhe pikëpyetje nëse kjo politikë mund të jetë në kundërshtim me legjislacionin për të drejtat e njeriut.

    Megjithatë, shumë të tjerë e mbështetën vendimin, duke argumentuar se jo çdo restorant duhet të jetë i përshtatur për fëmijë.

    “Si baba i tre fëmijëve nën moshën tetëvjeçare, e mbështes plotësisht këtë vendim. Jo çdo vend duhet të jetë i përshtatshëm për fëmijët”, shkroi një përdorues.

    Një tjetër komentoi se restorantet që nuk pranojnë fëmijë duhet të jenë më të shumta, duke theksuar se personat pa fëmijë duhet të kenë mundësinë të shijojnë një ambient të qetë.

    Nga ana tjetër, pati edhe kundërshtime ndaj kësaj politike. Disa përdorues argumentuan se restorantet duhet të jenë të hapura për familjet dhe se prindërit duhet të kenë të drejtë t’i shoqërojnë fëmijët e tyre gjatë ngrënies jashtë.

    “Nëse është restorant, nuk duhet të ketë kufizim moshe. Nuk është bar ku shërbehen pije alkoolike. Mendoj se prindërit duhet të kenë të drejtë t’i marrin fëmijët me vete në restorant”, shkroi një komentues.

    Një tjetër kritikoi përjashtimin e të rinjve nga hapësirat publike, duke thënë se shoqëria ka nevojë për më shumë përfshirje dhe jo për kufizime të tilla. /Telegrafi/

  • Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

    Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

    Në reagimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë thuhet se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbenin interesave thelbësore të Kosovës.

    “Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do të bëjnë asgjë për t’i shërbyer interesave thelbësore të Kosovës dhe do të minojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë”, thuhet në reagim.

    Ambasada britanike thekson se i ka marrë parasysh reagimet pas verdikteve të fundit, por vlerëson se Kosova duhet të vazhdojë të respektojë angazhimet ndërkombëtare.

    “Ne besojmë se qëllimet e Kosovës mund të shërbehen më së miri duke siguruar që Kosova të vazhdojë të mbajë angazhimet ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj për llogaridhënie, drejtësi dhe sundim të ligjit”, thuhet më tej.

    Britania e Madhe i ka bërë thirrje Kuvendit që të zhvillojë konsultime të mëtejshme me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, për të gjetur një zgjidhje më të mirë.

    Burimi: RTKLive

  • Great Britain Against Changes in the Law for Specialised Chambers

    In the British Embassy’s reaction to Pristina, the proposed amendments would not serve Kosovo’s basic interests.

    We are afraid the proposed amendments will do nothing to serve Kosovo’s basic interests and undermine its relations with international partners and supporters, said in response.

    The British Embassy emphasises that it has taken into account reactions after the recent verdicts, but estimates that Kosovo should continue to honour international commitments.

    We believe that Kosovo’s goals can be well served by ensuring that Kosovo continues to maintain international commitments and its commitment to accountability, justice and rule of law, it is further said.

    Great Britain has called on the Parliament to hold further consultations with the European Union and other international allies to find a better solution.

    Source Layer: RTKLive

  • Italia paralajmëron për pasoja nga ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Italia paralajmëron për pasoja nga ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me votimin e mundshëm të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, që pritet të shqyrtohen të premten në Kuvendin e Kosovës.

    Në një reagim publik, ambasada ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me zotimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve të sundimit të ligjit.

    Sipas saj, shqetësimet lidhen veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive.

    “Ndryshimet ngrenë gjithashtu shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.

    Ambasada ka bërë të ditur se, që nga kthimi i ligjit në Kuvend për rishqyrtim, ka qenë e angazhuar në përcjelljen e shqetësimeve dhe pritshmërive të saj tek autoritetet e Kosovës.

    Ajo ka theksuar se para miratimit të çfarëdo ndryshimi duhet të zhvillohen konsultime paraprake, në përputhje me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.

    “Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar”, thuhet në deklaratë.

    Ambasada italiane ka vlerësuar se miratimi i ligjit në formën aktuale nuk do t’u shërbente as interesave të Kosovës dhe as interesave të personave të dënuar së fundmi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini