Category: Lajme

  • “Ju bërtet” - Nichi kritikon Zojën për mënyrën si iu drejtohet meshkujve (VIDEO)

    “Ju bërtet” – Nichi kritikon Zojën për mënyrën si iu drejtohet meshkujve (VIDEO)

    “Ju bërtet” - Nichi kritikon Zojën për mënyrën si iu drejtohet meshkujve (VIDEO)

    Nichi ka kritikuar mënyrën e komunikimit të Zojës, duke i thënë se ajo përdor ton të lartë jo vetëm ndaj meshkujve, por edhe ndaj femrave në shtëpi.

    “Ju bërtet meshkujve, edhe femrave”, i tha Nichi.

    Ndërkohë, Zoja u kundërpërgjigj duke theksuar se mënyra e saj e të folurit nuk nënkupton se është person i ashpër.

    “Edhe në Prime kur flas bërtas. Unë nuk jam e ashpër”, deklaroi ajo.

  • You scream &#82/11; Nichi criticises Zoya for her approach to men ( VIDEOS)

    – What?The ichi has criticised Zoya’s way of communicating, saying she uses high tones not only to men but also to women at home.

    You yell at men and women, Nichi told him.

    In the meantime, Zoya retorted that her speech does not mean that he is a harsh person.

    Even in Prime when I speak screams. I’m not tough, She declared.

  • Nëntë anëtarë të delegacionit somalez që vizituan Kosovën zhduken, vetëm dy kthehen në shtëpi

    Nëntë anëtarë të delegacionit somalez që vizituan Kosovën zhduken, vetëm dy kthehen në shtëpi

    Nëntë anëtarë të delegacionit somalez që vizituan Kosovën zhduken, vetëm dy kthehen në shtëpi

    Nëntë anëtarë të një delegacioni zyrtar shtetëror nga Somalia, të cilët kishin qëndruar në Kosovë në fund të tetorit, raportohet se janë zhdukur pasi janë larguar nga hoteli ku ishin akomoduar në afërsi të Prishtinës.

    Për rastin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka dërguar një notë verbale Qeverisë së Somalisë, duke kërkuar informacione për vendndodhjen dhe sigurinë e tyre, raporton Klankosova.tv, duke iu referuar medias somaleze “Garowe Online”.

    Sipas komunikimit diplomatik të datës 30 tetor 2026, delegacioni kishte arritur në Kosovë më 25 tetor, me një fluturim të kompanisë “Turkish Airlines”. Ai udhëhiqej nga ministri i Shtetit për Punë Publike, Banesa dhe Rindërtim, Said Mohamed Mohamud, dhe zëvendësministrja e Porteve, Fartuun Abdikadir Farah.

    Nëntë personat që tashmë po kërkohen ishin pjesë e grupit shoqërues të delegacionit.

    Sipas MPJD-së, më 28 tetor, gjatë përgatitjeve për largimin e delegacionit drejt aeroportit, Protokolli Shtetëror u informua se nëntë personat ishin larguar nga hoteli një natë më herët, më 27 tetor, rreth orës 19:10, pa njoftuar autoritetet përgjegjëse.

    Ministria ka bërë të ditur se nuk ka arritur të marrë konfirmim nëse ata janë ende në Kosovë, nëse kanë udhëtuar drejt një shteti tjetër apo ku ndodhen aktualisht.

    Ndërkohë, ministri Said Mohamed Mohamud dhe zëvendësministrja Fartuun Abdikadir Farah janë larguar nga Kosova më 28 tetor, ndërsa nëntë anëtarët e tjerë nuk janë paraqitur në terminalin VIP të Aeroportit të Prishtinës, ku pritej të niseshin sipas itinerarit të planifikuar.

    Dyshohet për skandal me viza në Somali

    Rasti raportohet të ketë shkaktuar edhe pasoja politike në Somali, ku dy ministra federalë thuhet se janë shkarkuar nga detyra, nën dyshimet se kishin mundësuar udhëtimin e nëntë personave në këmbim të parave.

    Sipas pretendimeve të raportuara nga mediat somaleze, personat në fjalë ishin paraqitur si punonjës të institucioneve shtetërore për t’u përfshirë në delegacionin zyrtar dhe për të përfituar viza udhëtimi.

    Po ashtu, burime të cituara nga “Garowe Online” pretendojnë se nëntë personat kanë udhëtuar më pas drejt vendeve të tjera dhe kanë kërkuar azil.

    Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa në notën diplomatike të Kosovës nuk përmenden pagesat, shitja e vizave apo kërkesat për azil.

    Deri më tani, autoritetet kosovare kanë kërkuar nga pala somaleze sqarime zyrtare për rrethanat e largimit dhe vendndodhjen e nëntë personave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nine Somali delegation members visiting Kosovo disappear, only two return home

    Nine members of an official state delegation from Somalia who had stayed in Kosovo in late October reportedly disappeared after leaving the hotel where they were accommodated in the vicinity of Pristina.

    For the occasion, Kosovo’s Ministry of Foreign Affairs and Diaspora has sent a verbal note to the Somalia government, seeking information about their whereabouts and security, Klankosova.tv reports, referring to the Somali media )Garowe OnlineOh.

    According to diplomatic communication on October 30th 2026, the delegation had arrived in Kosovo on October 25th, with a flight of Turkish Airlines Company. He was led by State Minister for Public Affairs Banes and Reconstruction Said Mohammed Mohamud, and Deputy Minister of Ports Fartuun Abdikadir Farah.

    The nine already sought were part of the delegation’s escort group.

    According to the MPJD, on October 28th, during preparations for the delegation’s departure to the airport, the State Protocol was informed that the nine people had left the hotel the previous night, October 27th, around 19:10, without announcing the responsible authorities.

    The ministry has indicated it has failed to receive confirmation whether they are still in Kosovo, whether they have travelled to another state or where they are currently located.

    Meanwhile, Minister Said Mohammed Mohamud and Deputy Minister Fartuun Abdikadir Farah have left Kosovo on October 28th, while the other nine members have not been submitted to the VIP terminal at Pristina Airport, where they were expected to leave on the planned route.

    Visa scandal suspected in Somalia

    The case is reported to have caused political consequences in Somalia, where two federal ministers are said to have been dismissed from office, under suspicions that they had enabled the journey of nine people in exchange for money.

    According to claims reported by the Somali media, people in question were submitted as employees of state institutions to be involved in the official delegation and to obtain travel visas.

    Also, sources quoted by ʹGarowe Online assert that nine people have then travelled to other countries and sought asylum.

    However, these claims have not been independently confirmed, while Kosovo’s diplomatic note does not mention fees, visa sales or asylum requirements.

    So far, Kosovo authorities have asked the somal side for official clarification of the outgoing circumstances and whereabouts of nine people.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Italia i bashkohet BE-së kundër ndryshimeve në Ligjin e Speciales: Konsultimet ende nuk janë zhvilluar

    Italia i bashkohet BE-së kundër ndryshimeve në Ligjin e Speciales: Konsultimet ende nuk janë zhvilluar

    Italia i bashkohet BE-së kundër ndryshimeve në Ligjin e Speciales: Konsultimet ende nuk janë zhvilluar

    Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Në reagimin e saj, Ambasada italiane ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze sa i përket përmbushjes së zotimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimit të parimeve themelore të sundimit të ligjit.

    Sipas Ambasadës, shqetësimet lidhen veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe sigurimin e llogaridhënies efektive. Po ashtu, është ngritur edhe çështja e kushtetutshmërisë së këtyre ndryshimeve.

    Ambasada ka bërë të ditur se, që nga kthimi i ligjit në Kuvend për rishqyrtim, ka qenë aktive në përcjelljen e shqetësimeve dhe pritshmërive të saj tek autoritetet e Kosovës.

    Në këtë drejtim, ka theksuar nevojën për konsultime paraprake para miratimit të çfarëdo ndryshimi, në përputhje me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.

    “Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.

    Më tej, Ambasada vlerëson se ligji në formën aktuale nuk do t’u shërbejë as interesave të Kosovës dhe as interesave të individëve që së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Postimi i plotë i Ambasadës italiane:

    “Ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me votimin e mundshëm që pritet të mbahet nesër për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me përmbushjen e zotimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Këto ndryshime gjithashtu ngrenë pikëpyetje lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.

    Që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, ne kemi qenë aktivë në përcjelljen e shqetësimeve dhe pritshmërive tona tek autoritetet e Kosovës.

    Kjo përfshin edhe nevojën për konsultime paraprake para miratimit të çfarëdo ndryshimi, në përputhje me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.

    Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar. Ligji në formën aktuale nuk do t’u shërbejë as interesave të Kosovës dhe as interesave të individëve që së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.”

    Burimi: Insajderi

  • Italy joins the EU against changes to the Special Law: Consultations have not yet been developed

    Italy’s Embassy in Kosovo has expressed concern over the possibility that Kosovo’s Assembly will vote tomorrow on amendments to the Law on Specialised Chambers.

    In its response, the Italian Embassy has estimated that the proposed changes raise serious concerns as regards meeting Kosovo’s international commitments and respecting the fundamental principles of rule of law.

    According to the Embassy, concerns are particularly related to the independence of the judiciary, the protection of victims and witnesses, the continuation of procedural rights and the ensuring of effective accountability. The issue of constitutionality of these changes has also been raised.

    The embassy has indicated that, since the return of the law to the Assembly for review, it has been active in conveying its concerns and expectations to Kosovo authorities.

    In this direction, it has stressed the need for preliminary consultations prior to the adoption of any change, in line with Kosovo’s international pledges.

    Sorry that these consultations have not yet been held, says the Italian Embassy’s response.

    Furthermore, the Embassy estimates that the law in the current form will serve neither the interests of Kosovo nor the interests of individuals who have recently been condemned by Kosovo’s specialised Chambers.

    Complete Italian Embassy Posting:

    We express our concern over the possible vote expected tomorrow for the law that changes and meets the Law for Specialised Chambers.

    The proposed changes raise serious concerns about meeting Kosovo’s international pledges and respecting the fundamental principles of rule of law, particularly the independence of the judiciary, protection of victims and witnesses, continuation of procedural rights and effective accountability. These changes also raise questions about their constitutionality.

    Since the return of the law to the Kosovo Assembly for review, we have been active in conveying our concerns and expectations to Kosovo authorities.

    This includes the need for preliminary consultations prior to the adoption of any change, in line with Kosovo’s international pledges.

    We’re sorry these consultations haven’t been held yet. The law in the current form will serve neither the interests of Kosovo nor the interests of individuals who have recently been condemned by Kosovo’s specialised chambers. )

    Source Layer: Insander

  • DAP publikoi listën e debitorëve: Mbi 5.200 qytetarë dhe kompani kanë borxhe mbi 14 miliardë denarë

    DAP publikoi listën e debitorëve: Mbi 5.200 qytetarë dhe kompani kanë borxhe mbi 14 miliardë denarë

    Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar listën e fundit të debitorëve të nëntorit, e cila përfshin një total prej 5,.200 qytetarësh dhe kompanish me detyrime tatimore dhe doganore të papaguara.

    Sipas të dhënave të DAP-it, lista përfshin 2.006 persona juridikë dhe 3.194 individë me detyrime të papaguara deri më 31 korrik 2026, të cilat nuk ishin shlyer deri më 31 tetor.

    Borxhi neto i përgjithshëm i debitorëve arrin në 14.024,931.031 denarë, që është 83.15 milionë denarë më shumë krahasuar me listën e mëparshme. Në të njëjtën kohë, numri i debitorëve është rritur me 60.

    Pjesa më e madhe e borxhit ka të bëjë me taksat dhe kontributet e papaguara, në shumën prej 13.78 miliardë denarë, ndërsa borxhi në bazë të detyrimeve doganore arrin në 240.9 milionë denarë.

    Raporti gjithashtu thotë se në shtator 2026, 74.782 punëdhënës kishin detyrim të paguanin pagat për 553.040 punonjës. 49.439 punëdhënës, ose 66.11 përqind, paguan pagat brenda afatit ligjor, të cilat mbuluan kontributet për 481.003 punonjës ose 86.97 përqind të totalit./Telegrafi/

  • Edhe pse ndodhet në Big BrotherVIP Kosova 5, Bejta do të jetë pjesë e "Shok Podcast"

    Edhe pse ndodhet në Big BrotherVIP Kosova 5, Bejta do të jetë pjesë e “Shok Podcast”

    Moderatori dhe krijuesi i përmbajtjeve, Fisnik Juniku, është gati të rikthehet me sezonin e shtatë të podcastit të tij, por këtë herë me një risi në formatin e intervistave.

    Ai ka bashkëpunuar me kompaninë “Auto Mita” për të sjellë një koncept ndryshe, ku intervistat me personazhe publike do të zhvillohen brenda një veture, gjatë kohës që moderatori dhe të ftuarit e tij udhëtojnë së bashku.

    Përmes këtij formati, Juniku synon të krijojë një atmosferë më të afërt dhe më spontane me të ftuarit, duke i dhënë bisedave një tjetër dinamikë nga ajo e podcastit tradicional.

    Ai tashmë ka publikuar edhe promon e episodit të parë të sezonit të ri, ku i ftuar do të jetë këngëtari Bejta, i cili aktualisht është banor i “Big Brother VIP Kosova 5”.

    Interesimi për këtë intervistë pritet të jetë i madh, pasi ajo është realizuar pak kohë para se Bejta t’i bashkohej aventurës në shtëpinë më të famshme në vend.

    Kështu, përveç rrëfimeve dhe deklaratave të tij para hyrjes në BBVK 5, shikuesit do të kenë mundësinë të zbulojnë edhe nëse këngëtari kishte ndonjë parandjenjë apo pritshmëri për eksperiencën që e priste brenda shtëpisë.

    Se çfarë ka rrëfyer Bejta në këtë bisedë dhe cilat kanë qenë mendimet e tij para se të bëhej pjesë e reality show-t, mbetet të zbulohet me publikimin e episodit të parë të sezonit të ri. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Schmidt paralajmëron se shkëputja e 'Republika Srpska' nuk është hequr plotësisht nga rendi i ditës

    Schmidt paralajmëron se shkëputja e ‘Republika Srpska’ nuk është hequr plotësisht nga rendi i ditës

    Ish-Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, paralajmëroi në Berlin se shkëputja e ‘Republika Srpska’ nuk është hequr plotësisht nga rendi i ditës, megjithëse perspektivat e saj janë më të ulëta pas ndryshimeve në Serbi, dhe se Bosnja dhe Hercegovina është ende larg anëtarësimit në BE.

    Diskutimi “Dejtoni dhe pasojat e tij: Organizata Evropiane e Paqes në Ballkanin Perëndimor” u organizua nga Akademia Evropiane në Berlin në muajin që shënon përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Siç thuhet më tej, fokusi i diskutimit ishte në situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë pas zgjedhjeve të fundit, si dhe zhvillimet në Serbi dhe se si ndryshimi i qeverisë në Beograd mund të ndikojë në marrëdhëniet midis Sarajevës dhe Banja Llukës.

    Folësi kryesor ishte Schmidt, i cili la postin e Përfaqësuesit të Lartë këtë verë për shkak të presionit amerikan për t’u larguar.

    Siç raportojnë mediat, Schmidt tha se BeH është larg çdo përparimi serioz drejt anëtarësimit në BE.

    Ai iu referua raportit të fundit të Komisionit Evropian, i cili paraqet një pamje shumë të pafavorshme të BeH.

    Dhe ai i kushtoi një pjesë të konsiderueshme të prezantimit të tij zgjedhjeve në Serbi dhe ndikimit të tyre të mundshëm në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Ai e konsideroi shkëputjen e mundshme të RS si një nga çështjet më të rrezikshme për të ardhmen e vendit, dhe sipas mendimit të tij, tani është më pak e mundshme.

    “Çështja e shkëputjes nuk është hequr plotësisht nga rendi i ditës. Megjithatë, besoj se mundësitë për arritjen e qëllimeve politike përmes temës së shkëputjes janë zvogëluar”, citohet të ketë thënë Schmidt.

    Ai shtoi se ekzistonte një rrezik serioz që një referendum për shkëputjen e RS të mbahej që vitin e ardhshëm.

    Megjithatë, ai personalisht nuk beson se popullsia e atij entiteti do ta mbështeste atë.

    Kur u pyet nëse një ndryshim politik i ngjashëm me atë në Serbi mund të ndodhte në BeH, ai ishte skeptik.

    “Serbia ka një shoqëri civile shumë më të fortë. Bosnja dhe Hercegovina nuk është homogjene në këtë drejtim, dhe madje as të rinjtë nuk janë të bashkuar; megjithatë, unë shoh mundësi të caktuara”, tha Schmidt. /Telegrafi/

  • Kurti takohet Rutte: Anëtarësimi në Aleancë mbetet prioritet strategjik i Kosovës

    Kurti takohet Rutte: Anëtarësimi në Aleancë mbetet prioritet strategjik i Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Dublin, në margjinat e Samitit të nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Në takim është diskutuar bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, situata e sigurisë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

    Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi, ku ka treguar se me kreun e NATO-s ka diskutuar për zhvillimet aktuale dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

    Ai ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it është i mirë, ndërsa ka shprehur interesimin për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

    “Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti.

    Kreu i Qeverisë në detyrë ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike mbetet një prej prioriteteve strategjike të vendit.

    Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në të gjithë kontinentin evropian.

    Kurti ka vlerësuar gjithashtu se prania dhe angazhimi i NATO-s në rajon mbeten të rëndësishme përballë rreziqeve të sigurisë dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm.

    Takimi me Rutte vjen në kuadër të angazhimeve të Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe avancimin e synimit për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike./Telegrafi.