Category: Lajme

  • Kurti takohet Rutte: Anëtarësimi në Aleancë mbetet prioritet strategjik i Kosovës

    Kurti takohet Rutte: Anëtarësimi në Aleancë mbetet prioritet strategjik i Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Dublin, në margjinat e Samitit të nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Në takim është diskutuar bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, situata e sigurisë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

    Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi, ku ka treguar se me kreun e NATO-s ka diskutuar për zhvillimet aktuale dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

    Ai ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it është i mirë, ndërsa ka shprehur interesimin për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

    “Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti.

    Kreu i Qeverisë në detyrë ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike mbetet një prej prioriteteve strategjike të vendit.

    Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në të gjithë kontinentin evropian.

    Kurti ka vlerësuar gjithashtu se prania dhe angazhimi i NATO-s në rajon mbeten të rëndësishme përballë rreziqeve të sigurisë dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm.

    Takimi me Rutte vjen në kuadër të angazhimeve të Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe avancimin e synimit për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike./Telegrafi.

  • Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë

    Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë

    Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Inspektorati u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Job security irregularities stop at construction facility in Pristina

    The Central Labour Inspectorate has temporarily suspended work on a construction facility in Pristina, as it outlined irregularities in the field of security and health at work during the inspection.

    According to this institution’s announcement, the decision to cut the works has been taken to eliminate irregularities and create safe working conditions.

    The inspectors have called on all employers to respect legislation in force and implement measures needed to ensure the safety and health of workers.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunes së Prishtinës, bllokohen 48 parcela

    Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunes së Prishtinës, bllokohen 48 parcela

    Sipas Prokurorisë, i dyshuari gjatë vitit 2023, në cilësinë e personit përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare lidhur me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

    “Ekziston dyshimi se i pandehuri M.B., me qëllim të mundësimit të përfitimit të kundërligjshëm të të drejtave pronësore për personin tjetër me inicialet N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati, ka ndihmuar në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, duke mundësuar që prona publike në mënyrë të kundërligjshme të kalojë në emër dhe posedim të personit N.J.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Në kuadër të hetimeve, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet të arrijë në miliona euro.

    Sipas Prokurorisë, kjo masë është ndërmarrë me qëllim të parandalimit të tjetërsimit apo humbjes së pasurisë që dyshohet se ndërlidhet me veprimtarinë e kundërligjshme.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe ndjekjen penale të personave që bien ndesh me ligjin. 

    Burimi: RTKLive

  • Banned for Pristina municipality official, 48 parcels blocked

    According to the prosecution, the suspect during 2023, in the quality of the person responsible for the archive in Pristina’s Intercommunal Archives Depon, allegedly exceeded competencies and failed to fulfill official duties regarding the authenticity of archive documentation.

    There is doubt that the defendant M.B., with the goal of accessing illegal property rights to the other person with N.J. initials, who is currently on the run, has helped to use forged public documents, enabling public property to be illegally passed over on behalf and possession of the person N. J.A. says the D.A.’s announcement.

    Under the investigation, the State Prosecutor has issued orders for the provisional ban on 48 property parcels, whose overall value is allegedly to reach millions of euros.

    According to the prosecution, this measure has been undertaken in order to prevent alienation or loss of property allegedly linked to illegal activity.

    The Constitutional Prosecutor in Pristina has stressed that, in co-ordination with the Kosovo Police, it remains committed to combating crime and corruption, as well as prosecuting those who conflict with the law. 

    Source Layer: RTKLive

  • RUBIKON sonte: A do të zgjohet opozita?

    RUBIKON sonte: A do të zgjohet opozita?

    RUBIKON sonte: A do të zgjohet opozita?

    Në Rubikon të Klan Kosovës sonte do të diskutohet për partitë opozitare.

    Sa po e sfidojnë Qeverinë Kurti partitë opozitare?

    A po i lënë zhvillimet brenda partive në hije përgjegjësitë e tyre si opozitë?

    Çka duhet të ndryshojë që opozita të shihet si alternativë për qeverisje?

    Në panel: Vehbi Kajtazi, Meliza Haradinaj, Bekim Çollaku, Labinot Balaj dhe Arbër Vllahiu.

    Sonte, nga ora 20:45, në Klan Kosova.

  • Irani pretendon se katër cisterna nafte u goditën nga shpërthimet në Ngushticën e Hormuzit

    Irani pretendon se katër cisterna nafte u goditën nga shpërthimet në Ngushticën e Hormuzit

    Irani pretendon se katër cisterna nafte u goditën nga shpërthimet në Ngushticën e Hormuzit

    Katër cisterna nafte janë goditur nga shpërthime në Ngushticën e Hormuzit, ka bërë të ditur ushtria iraniane të enjten, duke pretenduar se anijet kishin injoruar paralajmërimet dhe kishin hyrë në zona të kufizuara të kësaj rruge strategjike detare, transmeton klankosova.tv

    Marina e Gardës Revolucionare të Iranit pretendoi se dy anijet kishin shpërthyer pasi kishin goditur mina detare. Mediat shtetërore iraniane publikuan edhe pamje që, sipas tyre, paraqesin momentet e incidenteve.

    Ndërkohë, ushtria iraniane njoftoi se edhe dy cisterna të tjera kishin goditur mina të enjten pasdite, teksa po lundronin në pjesën lindore të Ngushticës së Hormuzit.

    Sipas televizionit shtetëror iranian, këto anije kishin injoruar paralajmërimet, kishin çaktivizuar sistemet e radarëve dhe kishin hyrë në një zonë të kufizuar, ku më pas kishin marrë flakë.

    Agjencia e lajmeve Reuters bëri të ditur se nuk kishte arritur të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e autoriteteve iraniane.

    Sulmet ndaj cisternave po vazhdojnë në Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht rritjes së qarkullimit të anijeve dhe pritjeve për uljen e tensioneve në konfliktin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Këto zhvillime janë reflektuar edhe në rënien e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

  • Skandal me delegacionin somalez që vizitoi Kosovën: Zhduken nëntë nga ta, vetëm dy kthehen në shtëpi

    Skandal me delegacionin somalez që vizitoi Kosovën: Zhduken nëntë nga ta, vetëm dy kthehen në shtëpi

    Skandal me delegacionin somalez që vizitoi Kosovën: Zhduken nëntë nga ta, vetëm dy kthehen në shtëpi

    Nëntë anëtarë të një delegacioni zyrtar shtetëror somalez, që vizituan Kosovën në fund të tetorit, raportohet të jenë zhdukur.

    Për rastin, Kosova i ka kërkuar zyrtarisht Qeverisë së Somalisë të japë sqarime për vendndodhjen dhe sigurinë e tyre, të cilët janë larguar nga akomodimi i tyre në Prishtinë në fund të tetorit dhe prej atëherë nuk dihet se ku ndodhen, transmeton Klankosova.tv.

    Në një letër diplomatike të datës 30 tetor 2026, sipas medias somaleze “Garowe Online”, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka shprehur shqetësim serioz lidhur me rrethanat e largimit të nëntë personave, duke theksuar se nuk ka konfirmim për vendndodhjen e tyre, gjendjen shëndetësore apo nëse janë larguar nga territori i Kosovës.

    Komunikimi diplomatik, i dërguar përmes një note verbale me numër reference 4868-561/26, i është adresuar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Somalisë.

    Sipas letrës, delegacioni somalez kishte arritur në Kosovë më 25 tetor 2026, në orën 19:45, me një fluturim të kompanisë “Turkish Airlines”.

    Delegacioni udhëhiqej nga ministri i Shtetit për Punë Publike, Banesa dhe Rindërtim i Somalisë, Said Mohamed Mohamud, dhe zëvendësministrja e Porteve, Fartuun Abdikadir Farah, të shoqëruar nga përfaqësues dhe anëtarë të tjerë.

    MPJD-ja, gjithnjë sipas “Garowe Online”, ka bërë të ditur se nëntë personat për të cilët kërkohen sqarime ishin pjesë e grupit shoqërues të delegacionit.

    Sipas komunikimit, më 28 tetor, gjatë përgatitjeve për realizimin e programit të paraparë dhe transferimin e delegacionit drejt aeroportit, Protokolli Shtetëror u informua se nëntë personat ishin larguar nga akomodimi i tyre në një hotel në afërsi të Prishtinës, në mbrëmjen e 27 tetorit, rreth orës 19:10.

    Ata dyshohet se ishin larguar pa njoftuar autoritetet përgjegjëse për përcjelljen e delegacionit gjatë qëndrimit në Kosovë.

    Informacionet fillestare thoshin se nëntë personat ishin larguar në mënyrë të pavarur dhe mund të kishin udhëtuar drejt një lokacioni jashtë Kosovës. Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme ka theksuar se këto të dhëna nuk përbëjnë konfirmim për vendndodhjen e tyre dhe as nuk dëshmojnë se ata janë larguar vërtet nga territori i Kosovës.

    Sipas letrës, Protokolli Shtetëror kishte tentuar të merrte informacione përmes përfaqësuesve të delegacionit, por deri në përgatitjen e komunikimit diplomatik nuk kishte marrë asnjë përgjigje konkrete për vendndodhjen e nëntë personave.

    Ministria ka konfirmuar se ministri Said Mohamed Mohamud ishte larguar nga Kosova më 28 tetor, ndërsa zëvendësministrja Fartuun Abdikadir Farah ishte larguar po atë ditë, më vonë.

    Ndërkaq, nëntë anëtarët e tjerë nuk ishin paraqitur në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku pritej të niseshin sipas itinerarit të planifikuar.

    Për këtë arsye, Kosova i ka kërkuar Qeverisë së Somalisë të sqarojë rrethanat e largimit të tyre dhe të ofrojë informacione për vendndodhjen dhe sigurinë e tyre aktuale.

    Po ashtu, Mogadishut i është kërkuar të sigurojë që autoritetet kompetente të Kosovës dhe Protokolli Shtetëror të njoftohen për çdo ndryshim në planet e udhëtimit të delegacioneve, përfshirë qëndrimin dhe largimin e anëtarëve të tyre.

    Skandal me viza në Somali, dy ministra raportohet se u shkarkuan

    Rasti raportohet të ketë shkaktuar pasoja politike edhe në Somali, ku dy ministra federalë thuhet se janë shkarkuar nga detyra, nën dyshimet se kishin mundësuar udhëtimin e nëntë personave në këmbim të parave.

    Sipas pretendimeve, të rinjtë ishin paraqitur si punonjës të institucioneve shtetërore dhe ishin përfshirë në delegacionin zyrtar me qëllim të përfitimit të vizave të udhëtimit.

    Megjithatë, në letrën diplomatike të autoriteteve kosovare nuk përmenden pagesat, shitja e vizave apo përfshirja e pretenduar e ministrave somalezë.

    Sipas “Garowe Online”, burime të njohura me rastin kanë pretenduar gjithashtu se nëntë personat më pas kanë udhëtuar drejt vendeve të tjera dhe kanë kërkuar azil. Por, destinacionet e tyre dhe statusi aktual i emigracionit nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

    Komunikimi i Kosovës nuk konfirmon se ata kanë kërkuar azil apo se kanë hyrë në një shtet tjetër. Ai dokumenton vetëm faktin se autoritetet kosovare nuk kanë arritur të përcaktojnë vendndodhjen e tyre pas largimit nga akomodimi në Prishtinë.

    Rasti ka ngritur pikëpyetje për mënyrën e organizimit të delegacioneve zyrtare ndërkombëtare, përzgjedhjen e personave që i shoqërojnë ato dhe dyshimet për parregullsi në udhëtimet e financuara ose të organizuara nga institucionet shtetërore. /Klankosova.tv

  • Arlinda e akuzon Jonën se po i shkon pas Nichit prej kur doli i preferuar (VIDEO)

    Arlinda e akuzon Jonën se po i shkon pas Nichit prej kur doli i preferuar (VIDEO)

    Arlinda e akuzon Jonën se po i shkon pas Nichit prej kur doli i preferuar (VIDEO)

    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Arlinda e ka akuzuar Jonën, për sjellje kontradiktore, brenda shtëpisë.

    Ajo tregoi se si një ditë ajo ishte ndier keq në praninë e Nichit dhe Akilit, por më pas kishte ndryshuar.

    Sipas saj, krejt kjo ndodhi pasi “lëvizën votat”, duke iu referuar televotimit që e nxori Nichin më të preferuarin.

    “Para katër ditëve, Jona ke mes Nichit dhe Akiliy dhe ma bojke mu, kishte këqyre çka po më bojnë. I thash hajde qitu. A ki ankth a? Erdh tha, shumë bullizues, çfarë fjalori. Të nesërmen nejti prape. Lëvizën votat, shkoi atje.”

  • Norway is covered by first snow, chaos in traffic, and public transportation

    The first thick snowfalls for this season have caused chaos in parts of Norway, paralysing public transportation, making roads difficult and causing numerous accidents.

    According to foreign media, rainfall has included several regions of the country, while meteorologists had warned that up to 15 inches [15 cm] of snow can fall in eastern Norway and that in the north as much as 20 inches [30 cm].

    The biggest problems have been reported in the capital, Oslo, where snow began to fall around 05:30 a.m., causing delays and cancellations in public transportation.

    More than 1,000 bus stops have been delayed, and 65 percent of bus lines in the area have been canceled, reports the VG newspaper.

    Meanwhile, police have accepted numerous reports of traffic accidents, vehicles that have slipped off the road and fallen trees that have damaged parked cars.

    Even on the E6 highway, in the Sculleruddumpa area, two trucks have remained blocked, causing problems in circulation.

    The protests have also affected the operation of Oslo Airport, where numerous delays have been recorded. Airport operator Avinor has indicated that teams are working to clean up the tracks.

    Meteorologist Hanne Beat Scat’r of the Norwegian Meteorological Institute has said that the first snowfall often causes chaos, as vehicle leaders have not yet adapted to winter conditions.

    Authorities have called for increased caution in traffic, greater distance between vehicles, and more time for travel.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal