
Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali