Category: Lajme

  • “Të votohet apo të nisë nga zero”, Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen

    “Të votohet apo të nisë nga zero”, Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, pas kthimit nga presidentja Justina Shiroka-Pula në Kuvend për rishqyrtim, nuk mund të amandamentohet në formën aktuale, por duhet të nisë nga zero nëse synohet ndryshimi i tij.

    Duke komentuar zhvillimet rreth këtij ligji në Five në TV Dukagjini, Kryeziu ka thënë se presidentja ka të drejtë që një ligj ta kthejë në Kuvend vetëm një herë, ndërsa Kuvendi mund ta miratojë sërish me së paku 61 vota, pa pasur nevojë për dekretimin e tij nga presidentja.

    “Në bazë të Kushtetutës, neni 80, kryetari i shtetit, presidenti ka vetëm një herë të drejtë ta kthejë ligjin. Që nënkupton ligjin e suspendon dhe duhet të bëhet një ligj i ri. Nëse parlamenti i Kosovës nuk dëshiron ta bëjë një ligj të ri, atëherë brenda katër javëve, në bazë të Rregullores së Parlamentit, duhet të votohet dhe minimumi t’i ketë 61 vota. Që nënkupton ligji hyn në fuqi drejtpërdrejt pa u dekretuar nga presidenti”, ka deklaruar Kryeziu.

    Ai i ka cilësuar si të paprecedentë zhvillimet aktuale rreth këtij ligji, duke vlerësuar se nuk kanë një qartësi të mjaftueshme procedurale dhe kushtetuese.

    “Këto situata që ne po i shikojmë, për mua janë paprecedent dhe nuk kanë ndonjë filozofi kështu të qartë procedurale ose kushtetuese. Ligji ose duhet të amandamentohet dhe të fillojë nga zero. Ose duhet të kalojë, t’i kthehet me 61 vota dhe të hyjë në fuqi pa u nënshkruar nga presidenti”, ka thënë ai.

    Kryeziu ka theksuar se ligji aktualisht nuk mund të ndryshohet përmes amendamenteve, pasi është suspenduar pas kthimit nga presidentja. Sipas tij, nëse synohet ndryshimi i përmbajtjes, duhet të iniciohet një proces i ri ligjvënës, duke nisur nga procedurat fillestare parlamentare.

    “Ky ligj nuk ka të drejtë të amandamentohet sepse është i suspenduar, por mund të amandamentohet nëse fillon nga zero. Sikurse ka filluar për herë të parë, miratohet në Parlament, i ka ato procedurat në rastin e parë e të dytë e kështu me radhë, në komisionet profesionale. Përndryshe, kështu siç është ligji nuk ka të drejtë të amandamentohet. Vetëm mund të votohet me 61 vota, të cilat i parasheh Rregullorja e Kuvendit”, është shprehur Kryeziu.

    Ish-gjyqtari i Kushtetueses ka folur edhe për kompetencën e presidentes në kthimin e ligjit, duke thënë se ajo është dashur të veprojë në mënyrë të pavarur nga partitë politike.

    “Presidentja është dashur ta nënshkruajë, s’është dashur t’i dëgjojë partitë politike. Ajo është kompetencë e saj ekskluzive për ta kthyer ligjin, jo nga presionet politike, por nëse ajo e sheh të arsyeshme”, ka deklaruar ai.

    Sipas Kryeziut, ekzistojnë dy arsye kushtetuese për kthimin e një ligji nga presidentja: nëse vlerëson se me të cenohet rendi juridik dhe kushtetues ose nëse cenohen të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare.

    Ai ka përsëritur se në rast se Kuvendi vendos ta miratojë sërish ligjin me 61 vota, ai hyn në fuqi pa nënshkrimin e presidentes.

    “Dhe dy janë arsye kushtetuese se pse mund të kthehet ligji. E para është nëse me këtë ligj konsiderohet se cenohet rendi juridik dhe kushtetues. Dhe e dyta me këtë ligj cenohet të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare apo minoriteteve.

    Heqja e presidentit nënkupton me i marrë 61 vota. Dhe presidentja s’ka më nevojë ta nënshkruajë”, ka thënë Kryeziu.

    Ndryshe, ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara ishin miratuar nga Kuvendi më 6 tetor, pas nismës së PDK-së, e cila erdhi pas dënimit në shkallë të parë të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, më 16 shtator.

    Presidentja Justina Shiroka-Pula e kishte kthyer ligjin në Kuvend më 22 tetor, pas kërkesës së PDK-së për rishqyrtim. Ndërkaq, në mbledhjen e 12 nëntorit të Komisionit për Legjislacion, PDK-ja kërkoi që Kuvendi të votojë për rrëzimin e vetos së presidentes, ndërsa VV-ja kërkoi nisjen e një iniciative të re ligjore.

    Burimi: Dukagjini

  • Vijnë reshjet e para të borës, shkaktojnë kaos në disa pjesë të Norvegjisë

    Vijnë reshjet e para të borës, shkaktojnë kaos në disa pjesë të Norvegjisë

    Bora ka mbuluar pjesë të mëdha të Norvegjisë, duke sjellë kaos nëpër qytete: nga ndërprerjet në transportin publik e deri te dëmtimet e automjeteve në rrugë, ndërsa shumë njerëz nuk kanë mundur të mbërrijnë në destinacionet e tyre.

    Të martën, meteorologët paralajmëruan se bora e dimrit po vinte drejt Norvegjisë, me parashikime për deri në 15 centimetra në Norvegjinë Lindore dhe deri në 30 centimetra në veri.

    Fillimisht, reshjet e borës ishin parashikuar për zonat e Oslos, Akershus, Østfold, Vestfold dhe pjesët e ulëta të Buskerud-it.

    Megjithatë, të enjten në mëngjes, paralajmërimi u zgjerua edhe për zona të tjera; aktualisht është në fuqi një alarm i verdhë për rajonet Innlandet dhe Hamar.

    Të mërkurën u lëshua gjithashtu një paralajmërim i veçantë për borën në pjesë të Norvegjisë Perëndimore.

    Dhe siç ndodh shpesh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, reshjet e para të dendura të borës për këtë sezon kanë shkaktuar probleme në të gjithë vendin.

    Shërbimet e transportit publik janë anuluar dhe janë regjistruar shumë aksidente rrugore, përfshirë raste kur automjetet kanë rrëshqitur jashtë rrugëve të ngrira.

    “Është gjithmonë befasuese se sa pak borë mjafton për të shkaktuar probleme. Me reshjet e para të borës krijohet gjithmonë kaos”, u shpreh meteorologia Hanne Beate Skattør nga Instituti Meteorologjik Norvegjez, sipas gazetës Aftenposten.

    “Po marrim njoftime të shumta për rrëshqitje, aksidente trafiku dhe kushte të vështira për drejtimin e automjeteve për shkak të reshjeve të fundit të borës”, shkroi në raportin policor Per Magne Eftang, menaxher operacionesh në Distriktin Policor të Juglindjes, pak para orës 08:00 të mëngjesit, siç raportohet në një tjetër artikull të së njëjtës gazetë.

    “Reshjet e borës ndryshojnë kushtet e drejtimit, duke ndikuar në kapjen e gomave me rrugën dhe në distancën e frenimit. Planifikoni më shumë kohë se zakonisht për të shkuar në punë apo në takime të ndryshme. Drejtojeni automjetin duke pasur parasysh kushtet e rrugës dhe mbani distancë të sigurt nga automjeti që keni përpara”, shtoi ai.

    Me rënien e fluskave të para të borës në Oslo në orën 05:30 të mëngjesit, kryeqyteti u përball me vonesa në transportin publik dhe çrregullime në trafik.

    Sipas gazetës VG, mbi 1 000 nisje autobusësh pësuan vonesa, ndërsa 65 për qind e linjave të autobusëve në zonë u anuluan.

    Policia e Oslos mori gjithashtu disa njoftime për pemë të rrëzuara që kanë dëmtuar makina të parkuara.

    Në autostradën E6, në zonën e Skulleruddumpa-s, dy kamionë mbetën të bllokuar.

    “Njëri është i drejtuar jashtë Oslos, ndërsa tjetri drejt Oslos. Kjo po shkakton probleme në trafik në atë vend”, njoftoi më tej policia.

    Moti me borë ndikoi edhe në Aeroportin e Oslos, duke shkaktuar vonesa të shumta, ndonëse stafi i operatorit të aeroportit, Avinor, deklaroi se po punonte intensivisht për pastrimin e pistave. /Telegrafi/

  • Kylie Jenner mbuloi gjoksin e saj në tapetin e kuq, fansat pretendojnë se ajo po fshihte një shenjë nga operacioni

    Kylie Jenner mbuloi gjoksin e saj në tapetin e kuq, fansat pretendojnë se ajo po fshihte një shenjë nga operacioni

    Kylie Jenner (29) u shfaq të shtunën në galën vjetore Art+Film të Muzeut të Artit të Qarkut të Los Angelesit me një fustan me shpinë të hapur, dhe një shenjë, e cila supozohet të jetë rezultat i kirurgjisë kozmetike, tërhoqi vëmendjen.

    Jenner pozoi për fotografët e veshur me një fustan nga shtëpia franceze e modës Ashi Studio. Në pamjet e tapetit të kuq, ajo shihet duke mbuluar gjoksin dhe vithet me dorën e saj, ndërsa kthehet nga fotografët.

    Përdoruesit e X e interpretuan këtë si një përpjekje për të fshehur shenjën. Disa shkruan se ajo dukej e shqetësuar dhe në siklet, ndërsa të tjerë postuan pamje të zmadhuara të shenjave së bashku me komente tallëse në lidhje me procedurat e saj kozmetike.

    Një përdorues shkroi se përpjekja e saj për të fshehur shenjat e implantit ishte qesharake. Të tjerë spekuluan se ajo kishte shenja si nga liposuksioni ashtu edhe nga një operacion për zmadhimin e vitheve, duke komentuar se asgjë në trupin e saj nuk ishte natyrale, ndërsa disa shprehën shpresë se ajo ishte mirë.

    Jenner, e cila u bë miliardere falë markës së saj të kozmetikës, më parë pranoi se kishte bërë operacion për zmadhimin e gjoksit. Kur një ndjekëse e TikTok e pyeti për detaje sepse donte të dukej si ajo, Jenner u përgjigj në një koment, duke deklaruar se kishte 445 centimetra kub implante silikoni, të vendosura deri në gjysmë nën muskul, dhe se operacionin e kishte kryer kirurgu Garth Fisher.

    Kirurgu plastik Vivek Bansal shpjegoi për The US Sun vitin e kaluar se një implant i asaj madhësie në përgjithësi do të thotë një rritje prej një e gjysmë deri në dy madhësi, varësisht nga struktura e trupit dhe indet ekzistuese.

    Bansal tha më pas se vetëm Jenner mund të konfirmonte atë që kishte bërë, por ndryshimet në fytyrën e saj tregonin mbushës, zmadhim të buzëve, korrigjim të mundshëm të hundës dhe formësim jo-kirurgjikal të fytyrës, dhe ndryshimet në trupin e saj tregonin transferim të dhjamit ose formësim të trupit. /Telegrafi/

  • Mrekulli në Brooklyn, gruaja shtatzënë nxirret e gjallë nga rrënojat e ndërtesës së shembur

    Mrekulli në Brooklyn, gruaja shtatzënë nxirret e gjallë nga rrënojat e ndërtesës së shembur

    Mrekulli në Brooklyn, gruaja shtatzënë nxirret e gjallë nga rrënojat e ndërtesës së shembur

    Një grua shtatzënë është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese që u shemb në Brooklyn të New Yorkut, ku ekipet e emergjencës po zhvillojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

    Sipas raportimit të CNN, ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja është nxjerrë nga rrënojat. Megjithatë, ende nuk ka informacione të konfirmuara për gjendjen e saj shëndetësore.

    Nga ky incident i rëndë, të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Miracle in Brooklyn, pregnant woman is taken alive from the remains of the collapsed building

    A pregnant woman was taken out of the ruins of a building that collapsed in Brooklyn, New York, where emergency teams are conducting search-saving operations.

    According to CNN’s report, rescue teams have immediately intervened at the scene, while the woman has been removed from the ruins. Still, there is no confirmed information about her state of health.

    From this serious incident, at least eight people have lost their lives, while search-saving operations are continuing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjykata rrëzon vendimin e Haxhiut për Haxhi Shalën, ia kufizoi mbrojtjen në 1 mijë euro në muaj

    Gjykata rrëzon vendimin e Haxhiut për Haxhi Shalën, ia kufizoi mbrojtjen në 1 mijë euro në muaj

    Gjykata rrëzon vendimin e Haxhiut për Haxhi Shalën, ia kufizoi mbrojtjen në 1 mijë euro në muaj

    Haxhi Shala ka fituar kontestin gjyqësor ndaj Ministrisë së Drejtësisë lidhur me vendimin për kufizimin e mbështetjes financiare për mbrojtjen e tij juridike në Dhomat e Specializuara të Kosovës, i marrë në kohën kur ministrinë e drejtonte Albulena Haxhiu.

    Ish-deputeti dhe njëri nga komandantët e UÇK-së ishte akuzuar nga Dhomat e Specializuara më 6 dhjetor 2023, nën akuzat që ndërlidheshin me administrimin e drejtësisë.

    Disa javë më vonë, Ministria e Drejtësisë kishte vendosur që mbrojtjen e tij ta mbështeste financiarisht me vetëm 1 mijë euro në muaj.

    Ky vendim ishte bazuar në Udhëzimin Administrativ të vitit 2024, i cili ndryshonte atë të vitit 2022 dhe kufizonte mbështetjen financiare për rastet që kishin të bënin me akuza kundër administrimit të drejtësisë.

    Me ndryshimet e këtij udhëzimi ishte kufizuar edhe mbështetja financiare për krerët e UÇK-së dhe rastet e tjera që ndërlidheshin me akuzat për krime lufte, duke u hequr mundësia që në raste të jashtëzakonshme të lejoheshin fonde shtesë.

    Për këto ndryshime kishin reaguar avokatët mbrojtës, por shqetësimet e tyre nuk ishin marrë parasysh nga Haxhiu.

    Gjykata: Ministria zbatoi udhëzimin e gabuar

    Gjykata Administrative, sipas vendimit të siguruar nga VOX Kosova, ka konstatuar se marrëveshja e ofruar nga Ministria e Drejtësisë në shkurt të vitit 2024, për mbështetje prej 1 mijë eurosh në muaj, ishte në kundërshtim me praktikat e ndjekura në raste të tjera me akuza të ngjashme.

    Si shembull, gjykata ka përmendur rastin e Nasim Haradinajt, të cilit i ishin ndarë 81 mijë euro për muaj për mbulimin e shpenzimeve të avokatëve, si dhe mospërputhjen me Udhëzimin Administrativ të vitit 2022.

    Sipas gjykatës, në rastin e Shalës duhej të zbatohej Udhëzimi Administrativ nr. 08/2022 dhe jo ai i vitit 2024.

    Pasi Ministria kishte vendosur që mbështetja financiare të kufizohej në 1 mijë euro në muaj, Shala, përmes avokatit të tij, kishte paraqitur ankesë në ministri më 21 shkurt 2024.

    Megjithatë, edhe kjo ankesë ishte refuzuar.

    Në vendimin e marrë më 8 nëntor 2026, Gjykata Administrative ka vlerësuar se Ministria nuk e kishte trajtuar kërkesën në përputhje me udhëzimin që ishte në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës.

    “E paditura qëllimshëm nuk e ka trajtuar kërkesën konform Udhëzimit Administrativ nr.08/2022, sepse paditësi kërkesën për kompensim e ka ushtruar pranë të paditurës para se të hyjë në fuqi UA nr.01/2024, derisa ishte në fuqi UA nr.08/2022. Përveç se e paditura ka aplikuar gabueshëm UA-në, e njëjta ka përcaktuar në mënyrë të pabazë nivelin e çështjes sepse rastin e paditësit do të duhej ta kualifikonte si komplekse sipas UA nr.08/2022”, thuhet në vendimin e gjykatës.

    Ankesën e kishte refuzuar vetë Albulena Haxhiu

    Vendimin për refuzimin e ankesës së Shalës e kishte marrë vetë Albulena Haxhiu, në atë kohë ministre e Drejtësisë.

    Gjykata ka vërtetuar se përmes Vendimit nr. 43/2024, të datës 29 shkurt 2024, Haxhiu e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit të Shalës për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes juridike.

    Në arsyetimin e këtij vendimi, Ministria kishte theksuar se Komisioni për Shqyrtim dhe Vendosje kishte shqyrtuar kërkesën dhe dokumentacionin e avokatit mbrojtës, duke marrë parasysh numrin dhe natyrën e akuzave në aktakuzë.

    Bazuar në këta faktorë, Komisioni kishte vendosur që kompensimi për mbrojtjen juridike të bëhej në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2024, në shumën prej 1 mijë eurosh.

    Këtë arsyetim të Ministrisë gjykata e ka vlerësuar si të pambështetur në dispozitat që duhej të zbatoheshin në rastin e Shalës.

    Pse duhej të zbatohej udhëzimi i vitit 2022?

    Gjykata ka shpjeguar se Udhëzimi Administrativ i vitit 2022 ishte i zbatueshëm për rastin e Shalës, pasi aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 6 dhjetor 2023 dhe ishte bërë publike më 12 dhjetor të po atij viti.

    Ndërkaq, Udhëzimi i ri Administrativ nr. 01/2024 kishte hyrë në fuqi më 7 shkurt 2024, pra rreth dy muaj pas ngritjes së aktakuzës.

    Sipas gjykatës, Udhëzimi i vitit 2022 përcaktonte se procedurat, kushtet dhe kriteret për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes juridike zbatoheshin nga momenti i ngritjes së aktakuzës.

    Në vendim, gjykata i është referuar edhe nenit 4, paragrafit 1 të këtij udhëzimi, i cili përcakton se personat e akuzuar potencialë trajtohen në mënyrë të barabartë dhe ndalohet çdo lloj diskriminimi ndaj tyre.

    Po ashtu, neni 5 përcakton se Qeveria, përmes Ministrisë së Drejtësisë, siguron mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike të personit të akuzuar potencial, në përputhje me kushtet dhe kriteret e parapara me Ligjin nr. 05/L-053, Ligjin nr. 05/L-054 dhe Rregulloret e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sipas kësaj dispozite, mbulimi i shpenzimeve fillon nga momenti i ngritjes së aktakuzës.

    Gjykata ka vënë në pikëpyetje arsyen pse Komisioni i Ministrisë nuk e kishte zbatuar udhëzimin e vitit 2022.

    “Gjykata sqaron se në rastin konkret është e paqartë përse Komisioni i të paditurës nuk ka zbatuar Udhëzimin nr.08/2022, duke qenë se zbatueshmëria e këtij Udhëzimi për mbulimin e shpenzimeve fillon në momentin e ngritjes së aktakuzës siç përcakton neni 5”, thuhet në vendim.

    Më tej, gjykata ka sqaruar se momenti i ngritjes së aktakuzës përcakton pikënisjen e mbulimit të shpenzimeve, ndërsa paraqitja e kërkesës nga pala është vetëm kusht procedural për fillimin e procedurës së kompensimit.

    Sipas gjykatës, Ministria nuk vepron sipas detyrës zyrtare, por vetëm pas kërkesës së palës. Megjithatë, kërkesa duhet të vlerësohet në raport me nenin 5 të Udhëzimit Administrativ nr. 08/2022.

    Për këtë arsye, gjykata e ka konsideruar vendimin e Ministrisë si juridikisht të mangët.

    Ministria obligohet ta rishqyrtojë kërkesën e Shalës

    Në përfundim, Gjykata Administrative e ka obliguar Ministrinë e Drejtësisë që ta rishqyrtojë kërkesën e Haxhi Shalës dhe të marrë një vendim të ri, duke zbatuar Udhëzimin Administrativ të vitit 2022.

    Ministrisë i është caktuar afati prej 30 ditësh që, në procedurë të përsëritur, t’i marrë parasysh vërejtjet e gjykatës dhe t’i mënjanojë të metat e evidentuara.

    “Në këtë drejtim, gjykata e obligon të paditurën që në afat prej tridhjetë (30) ditësh, në ri-procedurë të veprojë sipas vërejtjeve të dhëna në këtë aktgjykim dhe pasi t’i mënjanojë të metat e cekura, të marrë vendim të drejtë të bazuar në ligj. Vërejtjet e cekura janë të obligueshme për organin e paditur, duke u bazuar në nenin 65 të Ligjit për Konfliktet Administrative”, thuhet në vendim.

    Ndryshe, Gjykata Speciale me seli në Hagë e kishte dënuar Haxhi Shalën me tre vjet burgim në shkurt të vitit 2025.

    Më 10 shkurt 2026, Shala ishte liruar me kusht nga burgu.

    Burimi: Insajderi

  • Zyra e BE-së në Kosovë shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Zyra e BE-së në Kosovë shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    “Ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

    Sipas saj, ndryshimet gjithashtu ngrenë shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.

    “Që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës. Kjo përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet tutje në reagim. 

    Burimi: RTKLive

  • EU Office in Kosovo Expresses Concern for Changes to Special Law

    The European Union office in Kosovo has voiced concern over announcement of possible voting tomorrow in Kosovo’s Convention on Change Law and the completion of the Special Chambers Law.

    The changes raise serious concerns about Kosovo’s international obligations and respect for the fundamental principles of rule of law, in particular the independence of the judiciary, protection of victims and witnesses, continuation of procedural rights and effective accountability, the EU Office’s response to Kosovo says.

    According to her, the changes also raise concerns about their constitutionality.

    Since the return of the reexamination law to the Kosovo Assembly, we have actively engaged in conveying our concerns and expectations to the Kosovo authorities. This includes the need for preliminary consultations before any adoption of the law, in line with Kosovo’s international obligations, is said to be further in response. 

    Source Layer: RTKLive

  • Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Izraelit, në stërvitje mungoi Ermal Krasniqi

    Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Izraelit, në stërvitje mungoi Ermal Krasniqi

    Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Izraelit, në stërvitje mungoi Ermal Krasniqi

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër seancë intensive stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Izraelit.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën në Prishtinë, derisa kjo ishte stërvitja e parafundit para duelit.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar për përgatitjet që po bëhen dhe fokusin e përzgjedhësit Franco Foda në stërvitjen e lojtarëve.

    “Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, për shkak të shqetësimeve muskulore, në stërvitjen e sotme mungoi Ermal Krasniqi, i cili është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares.

    “Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv