Category: Lajme

  • German Embassy Joins EU Concerns for Special Law

    The German Embassy in Kosovo has reacted to the possible vote in the Kosovo Assembly of Changes in the Specialised Chambers Law, disseminating on social networks the European Union Office’s response to Kosovo.

    The German Embassy agrees fully with the EU Office’s concerns in Kosovo over the possible vote in the Kosovo Convention on Change and Fulfilling the Law for Specialised Chambers, the embassy’s response said.

    Meanwhile, the EU Office in Kosovo has voiced concern over the possible vote tomorrow in the country of these legal changes.

    According to the EU Office, the changes raise serious concerns about Kosovo’s international obligations and respect for the fundamental principles of rule of law, particularly the independence of the judiciary, the protection of victims and witnesses, the procedural rights and effective accountability.

    The EU office has stressed that the changes also raise concerns about their constitutionality, demanding preliminary consultations before any adoption of the law, in line with Kosovo’s international obligations.

    Source Layer: RTKLive

  • Edhe Gjermania kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Edhe Gjermania kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Edhe Ambasada gjermane i është bashkuar shqetësimeve të Bashkimit Evropian lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Në një reagim, Ambasada gjermane ka bërë të ditur se qëndron plotësisht në një linjë me shqetësimet e shprehura nga BE-ja në Kosovë lidhur me këtë çështje.

    BE-ja shpreh shqetësim për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    “Ambasada gjermane pajtohet plotësisht me shqetësimet e BE-së në Kosovë lidhur me një votim të mundshëm në Kuvendin e Kosovës për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagim.

    Burimi: Dukagjini

  • Biznesmeni gjendet pa shenja jete në vilën e tij

    Biznesmeni gjendet pa shenja jete në vilën e tij

    Biznesmeni gjendet pa shenja jete në vilën e tij

    Një biznesmen 72-vjeçar është gjetur i vdekur në vilën e tij në qytetin e Izmirit, në Turqi.

    Autoritetet, siç raporton CNNTurk, po dyshojnë se Bekir Kayabasi, mund të jetë viktimë e një vrasjeje.

    Ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor, në lagjen Iskele, në distriktin Urla, transmeton Klankosova.tv

    Familjarët, të shqetësuar pasi nuk po arrinin të kontaktonin me të, shkuan në vilën ku ai banonte rreth orës 23:00.

    Kur hynë brenda, e gjetën biznesmenin të shtrirë, pa shenja jete.

    Ekipet mjekësore që mbërritën në vendngjarje konstatuan vdekjen e tij.

    Gjatë ekzaminimit u vunë re shenja të plagëve nga thika dhe nga armë zjarri në trupin e 72-vjeçarit.

    Trupi i tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Izmir për autopsi.

    Pas përfundimit të procedurave, iu dorëzua familjarëve. /Klankosova.tv

  • Gjermania mbështet qëndrimin e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Gjermania mbështet qëndrimin e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dalë në mbështetje të qëndrimit të Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke u pajtuar plotësisht me shqetësimet e shprehura nga BE-ja.

    Përmes një reagimi të shkurtër, Ambasada gjermane ka bërë të ditur se qëndron në të njëjtën linjë me deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila kishte paralajmëruar për pasojat e mundshme të ndryshimeve ligjore.

    “Ne pajtohemi plotësisht me këtë deklaratë të BE-së”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë.

    BE-ja kishte shprehur shqetësim për mundësinë e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se ato ngrenë shqetësime serioze për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

    Në deklaratën e saj, BE-ja kishte veçuar veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive.

    Po ashtu, Brukseli kishte ngritur pikëpyetje për kushtetutshmërinë e ndryshimeve të propozuara, duke kërkuar që para çdo miratimi të mundshëm të zhvillohen konsultime paraprake, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

    Mbështetja e Gjermanisë vjen në vazhdën e reagimeve ndërkombëtare kundër procedimit të këtyre ndryshimeve pa konsultime paraprake me partnerët përkatës./Telegrafi.

  • Snopçe: Ajo që ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për funksionimin e demokracisë parlamentare

    Snopçe: Ajo që ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për funksionimin e demokracisë parlamentare

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për funksionimin e demokracisë parlamentare, duke iu referuar seancës për pyetje të deputetëve.

    Ai thotë se deputetëve të opozitës u garantohet e drejta që, në kohëzgjatje prej dy orësh, t’i parashtrojnë pyetje deputetësh Qeverisë.

    “Por, kur kërkohet pauzë, me ç’rast ndërpritet mundësia për ushtrimin e kësaj të drejte, e më pas arsyetimi është se dy orët tashmë kanë kaluar, kemi të bëjmë me një interpretim absurd të Rregullores së Kuvendit”.

    “Kjo është një lloj skizofrenie politike: të kesh një të drejtë të garantuar prej dy orësh, e më pas ta përdorësh kohën e kaluar në pauza si argument për ta mohuar pikërisht atë të drejtë! Gjatë kohës që flisja nga vendi më ndërpreu koordinatori i OBRM-PDUKM-së dhe si pasojë nuk arrita të shprehem deri në fund”, thotë Snopçe.

  • Keni marrë gabimisht dozë të tepërt të diuretikëve? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë

    Keni marrë gabimisht dozë të tepërt të diuretikëve? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë

    Një dozë shtesë mund të shkaktojë dehidratim, rënie të tensionit dhe çrregullime të elektroliteve që ndikojnë në punën e zemrës. Disa pasoja mund të shfaqen edhe kur fillimisht ndiheni mirë

    Nëse keni marrë gabimisht një dozë shtesë të diuretikëve, kërkoni menjëherë këshillë mjekësore, edhe nëse nuk keni shqetësime. Rreziku varet nga lloji i barit, sasia e marrë dhe gjendja juaj shëndetësore.

    Pse diuretikët janë pjesë e rëndësishme e trajtimit?

    Diuretikët janë barna që ndihmojnë veshkat të nxjerrin më shumë kripë dhe ujë nga organizmi përmes urinës.

    Te personat me tension të lartë të gjakut, disa diuretikë, si indapamidi, ndihmojnë në uljen dhe kontrollimin e tij. Te pacientët me insuficiencë kardiake, kur lëngjet grumbullohen në organizëm, këto barna mund të zvogëlojnë ënjtjen e këmbëve dhe të lehtësojnë frymëmarrjen.

    Ato përdoren edhe në disa sëmundje të veshkave që shoqërohen me mbajtjen e lëngjeve, si dhe te cirroza e mëlçisë, kur lëngjet grumbullohen në zgavrën e barkut, gjendje që quhet ascit.

    Përzgjedhja e barit dhe dozës varet nga sëmundja, tensioni arterial, funksioni i veshkave dhe nivelet e natriumit e kaliumit në gjak.

    Nëse ënjtjet shtohen ose tensioni mbetet i lartë, kontaktoni mjekun përpara se ta ndryshoni dozën.

    Çfarë ndodh kur merrni më shumë diuretikë sesa është përshkruar dhe cilat simptoma kërkojnë ndihmë urgjente?

    Marrja e një doze më të lartë mund të shkaktojë dehidratim, rënie të tensionit arterial dhe çrregullime të natriumit e kaliumit në gjak.

    Simptomat e mundshme përfshijnë etje të fortë, tharje të gojës, marramendje, dobësi, të përziera dhe ngërçe muskulore.

    Në raste më të rënda mund të shfaqen çrregullime të ritmit të zemrës, konfuzion dhe humbje e vetëdijes.

    Nëse personi humb vetëdijen, ka vështirësi në frymëmarrje, pëson kriza konvulsive ose nuk mund të zgjohet lehtësisht, duhet të thirret menjëherë ndihma urgjente.

    Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor britanik (NHS), marrja e një doze shtesë të furosemidit mund të jetë e rrezikshme dhe kërkon këshillim të menjëhershëm mjekësor, përcjell Telegrafi.

    foto: medialensking

    Pse ka rëndësi lloji i diuretikut dhe çfarë duhet të bëni ndërkohë?

    Jo të gjithë diuretikët veprojnë njësoj dhe as pasojat e mbidozimit nuk janë të njëjta.

    Një dozë e tepërt e furosemidit mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme të lëngjeve, ulje të tensionit arterial dhe rënie të kaliumit në gjak.

    Hidroklorotiazidi gjithashtu mund të shkaktojë dehidratim dhe ulje të natriumit ose kaliumit.

    Ndërkaq, spironolaktoni vepron ndryshe, sepse pengon humbjen e kaliumit. Marrja e tepërt e tij mund të shkaktojë rritje të rrezikshme të kaliumit në gjak, veçanërisht te personat me funksion të dëmtuar të veshkave.

    Sipas NHS-së, niveli i lartë i kaliumit mund të shkaktojë dobësi muskulore, lodhje dhe çrregullime të ritmit të zemrës.

    Nëse keni marrë dozë të tepërt:

    Mos provokoni të vjella.

    Mos pini sasi të mëdha uji për të neutralizuar efektin e barit.

    Mos merrni kripë apo suplemente kaliumi pa udhëzim mjekësor.

    Mbajeni pranë paketimin e barit dhe listën e barnave të tjera që përdorni.

    Zëvendësimi i lëngjeve dhe elektroliteve duhet të përcaktohet nga profesionistët shëndetësorë, sipas gjendjes klinike dhe rezultateve laboratorike.

    Kur duhet ta merrni dozën tjetër?

    Nëse keni marrë më shumë diuretikë sesa ju janë përshkruar, mos vendosni vetë se kur duhet ta merrni dozën e ardhshme. Kërkoni udhëzim nga mjeku ose toksikologu.

    Nëse thjesht keni harruar një dozë, ndiqni udhëzimin për barin përkatës. Mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e harruar.

    Nëse tensioni arterial vazhdon të jetë i lartë ose ënjtjet përkeqësohen, konsultohuni me mjekun që e ka përshkruar terapinë.

    Kë duhet të kontaktoni nëse keni marrë dozë shtesë?

    Në rast të marrjes së një doze të tepërt të diuretikëve, kontaktoni menjëherë mjekun ose shërbimin urgjent për këshillim, edhe nëse për momentin ndiheni mirë.

    Në Kosovë, për urgjenca mund të telefononi në 112, ndërsa numri i ndihmës së shpejtë është 194.

    Kur kërkoni ndihmë, duhet të jepni këto informacione: emrin e barit, dozën në miligramë, numrin e tabletave të marra, kohën kur janë marrë dhe barnat e tjera që përdorni. Tregoni gjithashtu nëse vuani nga sëmundje të zemrës ose të veshkave.

    Nëse nuk jeni të sigurt për sasinë e marrë, informojeni personelin mjekësor.

    Mos prisni shfaqjen e simptomave për të kërkuar ndihmë. Disa çrregullime, veçanërisht ato të elektroliteve, mund të zhvillohen pa shenja të qarta paralajmëruese. /Telegrafi/

  • Gjermania i del në krah BE-së për Specialen, kundërshton ndryshimet e propozuara në ligj

    Gjermania i del në krah BE-së për Specialen, kundërshton ndryshimet e propozuara në ligj

    Gjermania i del në krah BE-së për Specialen, kundërshton ndryshimet e propozuara në ligj

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur mbështetje të plotë për qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale.

    Përmes një reagimi të shkurtër, ambasada ka bërë të ditur se pajtohet plotësisht me deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

    “Ne pajtohemi plotësisht me këtë deklaratë të BE-së”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.

    BE-ja kishte shprehur shqetësime për mundësinë e votimit të ndryshimeve në këtë ligj në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se ato mund të cenojnë përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të vendit, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe të ngrenë pikëpyetje për kushtetutshmërinë e tyre.

    Bashkimi Evropian kishte theksuar gjithashtu se para miratimit të ndryshimeve nevojiten konsultime paraprake me autoritetet përkatëse.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Germany goes to the EU for Special, rejects proposed changes to law

    Germany’s embassy in Kosovo has voiced full support for the European Union’s stance on proposed changes to the Kosovo Specialised Chambers Law, known as the Special Court.

    Through a brief reaction, the embassy has indicated that it fully agrees with the EU Office’s declaration in Kosovo.

    We fully agree with this EU statement, said the German Embassy’s response.

    The EU had voiced concerns about the possibility of voting changes to this law in the Kosovo Assembly, praising that they could violate the fulfillment of the country’s international obligations, independence of the judiciary, protection of victims and witnesses, and raise questions about their constitutionality.

    The European Union had also stressed that preliminary consultations with relevant authorities are needed prior to the adoption of the changes.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Të votohet apo të nisë nga zero”, Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen

    “Të votohet apo të nisë nga zero”, Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, pas kthimit nga presidentja Justina Shiroka-Pula në Kuvend për rishqyrtim, nuk mund të amandamentohet në formën aktuale, por duhet të nisë nga zero nëse synohet ndryshimi i tij.

    Duke komentuar zhvillimet rreth këtij ligji në Five në TV Dukagjini, Kryeziu ka thënë se presidentja ka të drejtë që një ligj ta kthejë në Kuvend vetëm një herë, ndërsa Kuvendi mund ta miratojë sërish me së paku 61 vota, pa pasur nevojë për dekretimin e tij nga presidentja.

    “Në bazë të Kushtetutës, neni 80, kryetari i shtetit, presidenti ka vetëm një herë të drejtë ta kthejë ligjin. Që nënkupton ligjin e suspendon dhe duhet të bëhet një ligj i ri. Nëse parlamenti i Kosovës nuk dëshiron ta bëjë një ligj të ri, atëherë brenda katër javëve, në bazë të Rregullores së Parlamentit, duhet të votohet dhe minimumi t’i ketë 61 vota. Që nënkupton ligji hyn në fuqi drejtpërdrejt pa u dekretuar nga presidenti”, ka deklaruar Kryeziu.

    Ai i ka cilësuar si të paprecedentë zhvillimet aktuale rreth këtij ligji, duke vlerësuar se nuk kanë një qartësi të mjaftueshme procedurale dhe kushtetuese.

    “Këto situata që ne po i shikojmë, për mua janë paprecedent dhe nuk kanë ndonjë filozofi kështu të qartë procedurale ose kushtetuese. Ligji ose duhet të amandamentohet dhe të fillojë nga zero. Ose duhet të kalojë, t’i kthehet me 61 vota dhe të hyjë në fuqi pa u nënshkruar nga presidenti”, ka thënë ai.

    Kryeziu ka theksuar se ligji aktualisht nuk mund të ndryshohet përmes amendamenteve, pasi është suspenduar pas kthimit nga presidentja. Sipas tij, nëse synohet ndryshimi i përmbajtjes, duhet të iniciohet një proces i ri ligjvënës, duke nisur nga procedurat fillestare parlamentare.

    “Ky ligj nuk ka të drejtë të amandamentohet sepse është i suspenduar, por mund të amandamentohet nëse fillon nga zero. Sikurse ka filluar për herë të parë, miratohet në Parlament, i ka ato procedurat në rastin e parë e të dytë e kështu me radhë, në komisionet profesionale. Përndryshe, kështu siç është ligji nuk ka të drejtë të amandamentohet. Vetëm mund të votohet me 61 vota, të cilat i parasheh Rregullorja e Kuvendit”, është shprehur Kryeziu.

    Ish-gjyqtari i Kushtetueses ka folur edhe për kompetencën e presidentes në kthimin e ligjit, duke thënë se ajo është dashur të veprojë në mënyrë të pavarur nga partitë politike.

    “Presidentja është dashur ta nënshkruajë, s’është dashur t’i dëgjojë partitë politike. Ajo është kompetencë e saj ekskluzive për ta kthyer ligjin, jo nga presionet politike, por nëse ajo e sheh të arsyeshme”, ka deklaruar ai.

    Sipas Kryeziut, ekzistojnë dy arsye kushtetuese për kthimin e një ligji nga presidentja: nëse vlerëson se me të cenohet rendi juridik dhe kushtetues ose nëse cenohen të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare.

    Ai ka përsëritur se në rast se Kuvendi vendos ta miratojë sërish ligjin me 61 vota, ai hyn në fuqi pa nënshkrimin e presidentes.

    “Dhe dy janë arsye kushtetuese se pse mund të kthehet ligji. E para është nëse me këtë ligj konsiderohet se cenohet rendi juridik dhe kushtetues. Dhe e dyta me këtë ligj cenohet të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare apo minoriteteve.

    Heqja e presidentit nënkupton me i marrë 61 vota. Dhe presidentja s’ka më nevojë ta nënshkruajë”, ka thënë Kryeziu.

    Ndryshe, ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara ishin miratuar nga Kuvendi më 6 tetor, pas nismës së PDK-së, e cila erdhi pas dënimit në shkallë të parë të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, më 16 shtator.

    Presidentja Justina Shiroka-Pula e kishte kthyer ligjin në Kuvend më 22 tetor, pas kërkesës së PDK-së për rishqyrtim. Ndërkaq, në mbledhjen e 12 nëntorit të Komisionit për Legjislacion, PDK-ja kërkoi që Kuvendi të votojë për rrëzimin e vetos së presidentes, ndërsa VV-ja kërkoi nisjen e një iniciative të re ligjore.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    Takimi është zhvilluar në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku, sipas Kurtit, është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të KFOR-it, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë.

    Ai ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik, duke vlerësuar se ky proces do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

    “Në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC) pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë.

    Për ne anëtarësimi në Alencën Veri-Atlanike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm”, ka shkruar Kurti.

    Burimi: Dukagjini