Category: Lajme

  • Millions’ public property disposal suspected of detention for Pristina municipality official

    The Constitutional Prosecutor in Pristina announces public opinion that he has filed a request at the Constitutional Court in Pristina for the appointment of a 30-day detention measure to indictees M.B., who has been arrested under suspicion of carrying out criminal work Using official duty or authority by Article 14 of the Republic of Kosovo Penal Code ( KPRK).

    According to prosecution allegations, the defendant M.B., during 2023 in Pristina, in the quality of the official person, responsible for the archive in Pristina’s Intercommunal Archives Depon, allegedly using his office and official authority, has overstepped competencies and failed to fulfill official duties regarding the verification of the authenticity of the archive.

    Also, there is doubt that the defendant M.B., with the goal of accessing illegal property rights to the other person with N.J. initials, who is currently on the run, has helped to use forged public documents, enabling public property to be illegally passed on to name and possession of the N.J. person.

    The State Prosecutor, within investigative actions and aimed at preventing alienation or loss of property allegedly linked to illegal activity, has issued orders for the provisional ban of 48 property parcels, whose overall value is suspected to reach millions of euros.

    The Constitutional Prosecutor in Pristina in co-ordination with the Kosovo Police remains committed to combating crime and corruption, as well as prosecuting all persons who conflict with the law.

    Source Layer: Insander

  • Dorëhiqet shefi i Nvidia-s, pas raportimeve për lidhje me një të dyshuar si spiune kineze

    Dorëhiqet shefi i Nvidia-s, pas raportimeve për lidhje me një të dyshuar si spiune kineze

    Dorëhiqet shefi i Nvidia-s, pas raportimeve për lidhje me një të dyshuar si spiune kineze

    Jensen Huang ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të kompanisë teknologjike Nvidia, pas raportimeve për lidhje jashtëmartesore me një person të dyshuar si spiune kineze dhe një punonjëse të kompanisë.

    Në vend të tij, përkohësisht do të emërohet drejtoresha financiare e Nvidia-s, Colette Kress, e cila do ta udhëheqë kompaninë deri në caktimin e një pasardhësi të përhershëm.

    Bordi i drejtorëve të Nvidia-s ka konfirmuar largimin e Huangut, por në deklaratën zyrtare nuk ka përmendur skandalin e spiunazhit dhe raportimet për jetën e tij private. Në vend të kësaj, bordi ka vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e kompanisë, të cilën e bashkëthemeloi.

    Në deklaratën e bordit thuhet se Huang ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kompaninë dhe industrinë e teknologjisë.

    “Kontributi i Jensenit në Nvidia është i jashtëzakonshëm. Nvidia është një nga kompanitë më me ndikim në botë në fushën e teknologjisë. Bordi dhe kompania e falënderojnë Jensenin për kontributin e tij të pallogaritshëm ndaj kompanisë dhe industrisë”, thuhet në deklaratë.

    Disa ditë para dorëheqjes, bordi i Nvidia-s kishte angazhuar një nga firmat më të njohura ligjore amerikane, Wachtell, Lipton, Rosen & Katz, për të zhvilluar një hetim të pavarur lidhur me raportimet për marrëdhënien e Huangut me Alice Huang, e cila nuk ka lidhje familjare me drejtuesin e kompanisë.

    Sipas raportimeve, Alice Huang dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

    Huang kishte pranuar më herët se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore, për të cilën kishte kërkuar falje ndaj familjes dhe punonjësve të kompanisë.

    Ndërkohë, raportimet e fundit kanë përmendur edhe një marrëdhënie tjetër të dyshuar të Huangut me një punonjëse të Nvidia-s.

    Huang ishte një nga bashkëthemeluesit e Nvidia-s në vitin 1993 dhe e drejtoi kompaninë për më shumë se tri dekada, duke e shndërruar atë në një nga prodhuesit më të rëndësishëm të çipave për inteligjencën artificiale, raporton The Guardian, përcjell Insajderi.

    Burimi: Insajderi

  • Gërvalla diskuton me KOMF-in për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

    Gërvalla diskuton me KOMF-in për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

    Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka njoftuar se në takim është diskutuar për forcimin e mekanizmave të raportimit dhe mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna, si dhe për bashkërendimin e përpjekjeve ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile.

    “Projekti i KOMF-it, “Platforma Digjitale për Raportimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Fëmijëve”, është një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, që synon t’u mundësojë fëmijëve raportimin e dhunës dhe abuzimit përmes një mekanizmi digjital të sigurt, të besueshëm dhe miqësor për ta. Projekti parasheh pilotimin e platformës në 55 shkolla, trajnimin e profesionistëve dhe hartimin e standardeve për trajtimin e rasteve të raportuara, me synim funksionalizimin e saj deri në vitin 2028”, ka shkruar Gërvalla.

    Gërvalla ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve kërkon që asnjë formë dhune të mos relativizohet dhe asnjë rast të mos mbetet pa trajtimin e duhur.

    “Si Koordinatore Kombëtare, do të jem fuqishëm e angazhuar në mbështetje të çdo nisme dhe çdo përpjekjeje që e bën këtë mbrojtje reale, të prekshme dhe të pakushtëzuar”, ka deklaruar ajo.

    Burimi: RTKLive

  • Presidentja Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Turqisë për Kosovën

    Presidentja Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Turqisë për Kosovën

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë, Babür Hızlan.

    Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar kontributin e saj në kuadër të KFOR-it, si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe përshëndeti nisjen e punimeve për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Jahoc të Gjakovës, në bashkëpunim me kompaninë turke MKE, si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve vendore të mbrojtjes.

    Presidentja vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në NATO. Në këtë kontekst, presidentja Shiroka Pula theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e eksporteve kosovare dhe nxitjen e investimeve turke në Kosovë

    Burimi: RTKLive

  • Pas largimit të Huang, drejtimin e Nvidia e merr një grua – kush është ajo?

    Pas largimit të Huang, drejtimin e Nvidia e merr një grua – kush është ajo?

    Pas 33 vjetësh nën drejtimin e Jensen Huang, gjiganti i Al, Nvidia ka një drejtuese të re.

    Colette Kress është emëruar drejtoreshë ekzekutive e përkohshme, pas dorëheqjes së bashkëthemeluesit të kompanisë.

    Kress, e cila iu bashkua Nvidia-s në shtator të vitit 2013, ka mbajtur postet e zëvendëspresidentes ekzekutive dhe drejtoreshës financiare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kompanisë.

    Para se t’i bashkohej Nvidia-s, ajo kishte punuar për afro 25 vjet në sektorin financiar të kompanive të mëdha teknologjike, përfshirë Microsoft dhe Cisco.

    Sipas njoftimit zyrtar, Kress do të vazhdojë të mbajë edhe përgjegjësitë e saj aktuale, derisa bordi drejtues të përzgjedhë një drejtor të përhershëm ekzekutiv.

    “Fuqia e Nvidia-s ka ardhur gjithmonë nga njerëzit e saj. Jam e përkushtuar të ndërtoj mbi themelet e jashtëzakonshme që Jensen krijoi gjatë 33 viteve të fundit”, deklaroi ajo.

    Bordi i Nvidia-s ka nisur kërkimin për drejtuesin e ri, duke shqyrtuar kandidatë si brenda, ashtu edhe jashtë kompanisë.

    Kress tani merr drejtimin e një prej kompanive më të rëndësishme në botën e Al, në një moment vendimtar për të ardhmen e saj. /Telegrafi/

  • Shitësi që u bë viral, i këshillon klientët të mos harxhojnë para

    Shitësi që u bë viral, i këshillon klientët të mos harxhojnë para

    Shitësi që u bë viral, i këshillon klientët të mos harxhojnë para

    Një shitës në Seul të Koresë së Jugut është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale, falë një mënyre të pazakontë të komunikimit me klientët.

    Siç ndodh rëndom, në vend që t’i bindë të blejnë, ai shpesh i këshillon të mos shpenzojnë para.

    Shitësi, i njohur në internet si “Scarf Uncle”, punon në tregun tradicional Namdaemun, ku videot e tij duke u thënë klientëve se një shall nuk u përshtatet dhe se nuk duhet ta blejnë, janë bërë virale.

    Shprehje të tilla si “Mos i shpenzoni paratë” dhe “Nuk të shkon, mos e bli”, e kanë bërë atë një personazh të dashur për mijëra përdorues të rrjeteve sociale, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv

    Popullariteti i tij është rritur aq shumë, sa njerëz nga pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut udhëtojnë drejt tregut vetëm për ta takuar dhe për të blerë prej tij.

    Por, fluksi i vizitorëve është bërë aq i madh, sa dyqani është detyruar të ndërpresë përkohësisht punën disa herë, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e policisë për menaxhimin e turmave.

    Shitësi madje ka angazhuar sigurim privat për të parandaluar incidentet.

    Më 12 nëntor, ai hapi edhe një dyqan online, pasi kishte marrë kërkesa të shumta nga njerëzit që dëshironin të blinin përmes internetit.

    Rezultati ishte i jashtëzakonshëm, dyqani regjistroi mbi 110 mijë vizitorë brenda një dite, ndërsa produktet u shitën brenda një kohe shumë të shkurtër./Klankosova.tv

  • A viral seller advises customers not to spend money

    – What?A salesman in Seoul, South Korea, has become a social networking sensation, thanks to an unusual way of communicating with customers.

    As is common, instead of convincing them to buy, he often advises them not to spend money.

    The vendor, known on the Internet as Scarf Uncleu, works on the traditional Namdahun market, where his videos telling customers that a scarf doesn’t fit and that they shouldn’t buy it, have become viral.

    Expressions like “Don’t spend money” and “don’t go, don’t buy it,” have made him a beloved character for thousands of social network users, reports The Guardian, broadcast Kloncosova. tv

    Its popularity has grown so high that people from different parts of South Korea travel toward the market just to meet it and buy it.

    But the influx of visitors has become so large that the store has been forced to temporarily cut off its work several times, while police intervention in mob management has also required.

    The vendor even committed private insurance to prevent incidents.

    On November 12th, he also opened an online store after receiving numerous requests from people who wanted to buy through the Internet.

    The result was remarkable, the store registered over 110 thousand visitors within a day, and products were sold in a very short time. /Klankosova. tv

  • Skandali me lidhjet jashtëmartesore, dorëhiqet drejtuesi i Nvidias

    Skandali me lidhjet jashtëmartesore, dorëhiqet drejtuesi i Nvidias

    Skandali me lidhjet jashtëmartesore, dorëhiqet drejtuesi i Nvidias

    Jensen Huang ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, pas raportimeve për lidhje jashtëmartesore me një person që dyshohet se është spiune kineze, si dhe me një punonjëse të kompanisë.

    Në vend të tij, përkohësisht do të shërbejë drejtoresha financiare e Nvidias, Colette Kress, derisa të emërohet një pasardhës i përhershëm.

    Deklarata e bordit të drejtorëve të Nvidias, e cila konfirmon largimin e Huang-ut, nuk e përmend skandalin e spiunazhit apo zbulimet lidhur me sjelljen e tij personale që kanë përfshirë kompaninë; në vend të kësaj, ajo vlerëson kontributin “të thellë” të Huang-ut në kompaninë që ai e bashkëthemeloi.

    Drejtoresha financiare Colette Kress merr përkohësisht drejtimin e Nvidia-s, pas dorëheqjes së CEO-s Jensen Huang për shkak të një skandali – ndiqni zhvillimet live

    “Kontributet e Jensen-it për Nvidia-n janë të thella. Nvidia është një nga kompanitë teknologjike më me ndikim në botë. Bordi dhe kompania e falënderojnë Jensen-in për kontributet e tij të jashtëzakonshme ndaj kompanisë dhe industrisë,” thuhet në deklaratë, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

     Në fillim të kësaj jave, bordi i kompanisë prodhuese të çipave angazhoi firmën ligjore prestigjioze “Wachtell, Lipton, Rosen & Katz” për të kryer një hetim “të plotë dhe të pavarur” lidhur me marrëdhënien e tij me Alice Huang – e cila nuk ka asnjë lidhje familjare me kreun e Nvidia-s.

     Firma ligjore e udhëzoi Jensen Huang-un që të vazhdonte të drejtonte Nvidia-n ndërkohë që hetimi ishte në zhvillim e sipër.

  • Anija legjendare fundoset qëllimisht, zbulohet arsyeja

    Anija legjendare fundoset qëllimisht, zbulohet arsyeja

    Anija legjendare fundoset qëllimisht, zbulohet arsyeja

    Anija historike amerikane “SS United States”, e njohur dikur si njëra ndër anijet më të shpejta të pasagjerëve në botë, është fundosur qëllimisht në ujërat e Gjirit të Meksikës, pranë Floridës.

    Por, ky nuk është fundi i zakonshëm i një anijeje të vjetër.

    Ajo do të shndërrohet në shkëmbin artificial më të madh në botë.

    Sipas Reuters, fundosja u realizua të mërkurën, më 11 nëntor, pas një procesi të gjatë përgatitor.

    Ekuipazhet kishin larguar karburantin dhe materialet e tjera që mund të përbënin rrezik për mjedisin dhe zhytësit.

    Në trupin e anijes ishin hapur gjithashtu vrima dhe kalime të posaçme, në mënyrë që uji dhe jeta detare të mund të depërtojnë në pjesët e saj të brendshme.

    Anija, me gjatësi prej afro 300 metrash, pritet të qëndrojë në fund të detit, në një thellësi prej rreth 55 metrash, pranë Destinit në Florida.

    “SS United States” u lëshua në det në vitin 1951 dhe u bë e famshme për shpejtësinë e saj në udhëtimet transatlantike.

    Ajo u tërhoq nga shërbimi në vitin 1969, ndërsa për dekada qëndroi e ankoruar në Filadelfia.

    Projekti për shndërrimin e saj në shkëmb artificial kap vlerën e rreth 13 milionë dollarëve.

    Kështu, anija që dikur transportonte pasagjerë përtej Atlantikut, tashmë do të shërbejë si një strehë e re për jetën nënujore./Klankosova.tv

  • The legendary ship deliberately sinks, the reason is revealed

    AThe American historical ninja The SS United States, once known as one of the fastest passenger ships in the world, is deliberately sunk in the Gulf of Mexico, near Florida.

    But this is not the regular end of an old ship.

    It will be transformed into the largest artificial rock in the world.

    According to Reuters, the sinking was realised on Wednesday, November 11th, following a long preparation process.

    The crews had evacuated fuel and other materials that could pose a threat to the environment and divers.

    Special holes and passages were also opened on the ship’s body so that water and marine life could penetrate its interior parts.

    The ship, about 1,000 feet [300 m] long, is expected to stand at the bottom of the sea at a depth of about 55 feet [55 m] near Dustin, Florida.

    ) The SS United States was launched at sea in 1951 and became famous for its speed on transatlantic voyages.

    She withdrew from her ministry in 1969, while for decades she remained anchored in Philadelphia.

    The design for converting it into artificial rock measures about $13 million.

    Thus, the ship that once carried passengers across the Atlantic will already serve as a new haven for underwater life. /Klankosova. tv